Shkrim me shkas të veçantë
Puna e mirë gjithmonë fletë vet. Në këto kohë të vështira jete, ai ose ajo, që e do punën ,mund ta siguroi edhe ekzistencën. Ende janë të rralla rastet kur në fshatrat tona kudo, në veçanti në Rekë të Keqe, femrat dalin prijatare të punëve në familje.

Drite Rexhaj Dobrosh-Gjakovë
Këtë radhë, veçuam njërën nga ato femra punëtore, e cila me guxim e sakrificë, punon të gjitha punët shtëpiake, por edhe ato të fushës. Quhet Drita Rexha e lindur ne vitin 1970 në familjen e madhe e te respektuar, Shala në Logjë të Pejës. Te prindërit e ka mësuar dhe ushtruar kultivimin e pemëve dhe perimeve, duke sjellë fitime në familje të babës. Të njëjtën punë, edhe ma me zell, e bën me shokun e jetës,Bekë Rexhaj nga Dobroshi i Gjakovës, të cilët në jetën bashkëshortore rrisin shtat fëmijë. Nga fëmijët,dy kanë mbaruar fakultetin, të tjerët mësojnë bukur, në shkolla të mesme e fakultete, në Gjakovë e Prishtinë. Ndryshe,Beka është arsimtarë i Gjuhës e Letërsisë shqipe në shkollën fillore”Dy Dëshmorët” në Sheremetaj të Gjakovës. Ditëve të lira,është krahu i djathtë i bashkëshortes së mrekulluar,Dritës.
Në verën që sapo iki,Drita ishte kultivuesja më e përmendur në fshat e jo vetëm,për kultivimin e specave,domates,lakrës etj. perimeve. Ajo kujdeset edhe për seren e sajë që e përdorë edhe në kohë dimri,duke ia kushtuar kujdesin dhe kohën e duhur. Nga këto punë fushore,ka edhe rezultate të mira, ani se kushtet klimatike ishin mjaft të vështira. Ajo me bashkëshortin Beken, kanë hapur puse për ujitjen e fushës së tyre, ashtu qe nuk e ka “prekë” kriza e thatësisë. Nga kjo veprimtari kanë nxjerrë përfitime sa për shkollimin e fëmijëve të tyre.
Nuk është vetëm kultivimi i pemëve e perimeve si e vetmja veprimtari . Ata kanë edhe 12 krerë lopë prej të cilave nxjerrin fitim të mirë nga produktet e qumështit. Si punë më e rëndë në stallë,e ka ndihmën edhe të fëmijëve dhe burrit. Por,ajo që të nxitë interesimin e elanit të punës së kësaj gruaje fisnike ,është se kryerjen e punëve kudo e bënë me përkushtim,plot dashuri, pa asnjë ngurrim,me shumë merak. Ajo tërë ditën e angazhuar,nuk ka as kohë të tregoi për lodhjen. Kur e pyetem se a ke kohë të hash bukë së paku,qeshi Drita e Beka dhe foli:” për Zotin,ka rast kur harroj edhe bukën. Punët duhet kryer mirë e me kohë që të prihet e mbara tërë ditën. Por,beso,nuk lodhem fort nga se e di se fëmijët e mi nuk ma hupin mundin, po mësojnë mirë. Edhe fundi do të vijë i mbarë….”,na tha Drita e buzëqeshur.


dashuria për bletën-bletaria
Drite Rexhaj, pos atyre punëve që cekëm ma lartë, ka edhe një profesion tjetër, atë të bletares së mirëfilltë . Me bletari ka tre vite që merret intensivisht. Deri këtë vit ka pas rreth 20 koshere bletësh, ndërsa tani, ajo ka rritur numrin në 86 koshere. Për këtë qëllim,ajo ka mbaruar disa kurse e seminare në Gjakovë, ka lexuar disa libra për bletën, për punën dhe jetën e sajë. Tani,në kuptimin e plotë të fjalës,ajo e njeh,e do dhe e kultivon bletën me shumë dashuri. Bile, bashkëshorti, Beka, në këtë drejtim, pak e ndihmon nga shkaku i thumbimit të bletës, alergjisë. Ajo gjatë tërë vitit,në katër stinët,kujdeset sepse e dinë se çfarë duhet bërë me bletën gjithë kohën.

Kur shkuam te shtëpia e Bekës,na mirëpriti si e ka traditë kjo familje,nga se babai i tij i ndjerë,Hysen Mala, ishte burrë odash në Rekë të Keqe e jo vetëm. Sapo u futem në oborr,pamë Dritën se punonte te bletët me tesha mbrojtëse. Kur u ofruam dhe pamë se me sa elegancë punonte me bletën,me shume kujdes e qetësi,si e do bleta,filloi të na tregoi se si i ka trajtuar dhe përgatitur për fazën dimërore. Me që ka një numër të madh kosheresh,herë pas here,kontrollon lëvizjet e tyre,përgjon zhurmën nga brenda.
Për kureshtje e pyetëm se sa pati fitim këtë vit,por ajo nuk e dëgjoi pyetjen tonë, ndërsa Beka foli ,se nga këto koshere duhet të kenë dalë 86o kg mjaltë, ndonëse, në enët që kemi,nuk i masim asnjëherë.

Kjo grua punëtore e palodhshme,është një shembull tipik i një emancipimi të femrës fshatare,të gruas në tërësi,një fakt që tregon për një civilizim me punë e jo me fjalë. Kjo grua komunikatave, me shumë respekt, të jepte me kuptua se ka një fakultet të mbaruar. Të folurit e sajë, modestia në veshje dhe qëndrimi korrekt, harmonia bashkëshortore, bujaria, ishin vetëm disa nga vlerat dhe virtytet njerëzore që duhet t’i ketë një grua tipike malësore. Le të shërbej kjo grua si një shembull për shumë e shumë gra tjera,nëna fëmijësh se puna është nderë për njeriun, në përgjithësi. Këtë e ka, barabarësia e gruas sot.

Nga një kafe me bashkëshortët,Rexhaj nga Dobroshi
Pasi mbaruam gjithë punën që kishim si qëllim,për një portret të merituar, të një gruaje me shumë vlera,e përshëndeta, ia zgjata dorën, por ajo e bashkëshorti më thanë,jo,pa një kafe,nuk dilet nga kjo shtëpi. Ashtu si e do ambienti fshatarë, na ofroi shkëmbat dhe në mes të oborrit, nën një hije kumbulle, pimë kafetë së bashku, duke u ndie si një familje, me shumë respekt e mirëkuptim.
Gjakovë,
11.tetor,2017
Komentet