Gjykata e Lartë dënoi përfundimisht 7 ish-anëtarë të ushtrisë së Pinochetit për torturimin dhe vrasjen e kantautorit, të konsideruar si “Bob Dylan” kilian më 1973.
VOAL- Gjykata e Lartë Kiliane ka vënë drejtësi për kantautorin Victor Jara, i cili u torturua dhe më pas u qëllua për vdekje me 45 plumba në stadiumin e Kilit (emblema e tmerreve të diktaturës së ekstremit të djathtë të Pinochet). Më pak se dy javë përpara 50-vjetorit të grushtit të shtetit në Kili më 11 shtator 1973, Gjykata e Lartë në Santiago dënoi përfundimisht 7 ish-anëtarë të ushtrisë në pension, tani midis 73 dhe 85 vjeç, me dënime nga 8 deri në 25 vjet burg për vrasje dhe rrëmbim. Një vendim para të cilit ish-brigadieri Hernan Chacon preferoi të vetëvritet.
Sipas asaj që u rindërtua nga gjyqi, Victor Jara, i konsideruar si “Bob Dylan” kilian – i cili me kalimin e viteve ka frymëzuar muzikantë si Bruce Springsteen, Clash dhe U2 – zëri i rilindjes kulturore të vendit me Allenden, u rëmbye kur ishte në mbledhje së bashku me qindra studentë dhe akademikë të tjerë në Universitetin Teknik të Santiagos, ku ai dha mësim, pas sulmit në pallatin Moneda. Trupi i tij u gjet 4 ditë pas grushtit të shtetit.rsi-eb