Këshillat në vijim mund t’iu ndihmojnë grave dhe femrave të reja të punësuara, duke iu treguar se si të qëndrojnë të shëndetshme dhe të lumtura, si në planin e biznesit ashtu edhe në jetën private.
Nuk duhet të jeni më e mira në çdo gjë
Shumë femra të reja kanë dëshirë për të qenë studente të shkëlqyera, për të gjetur një punë të mirë, që të kenë një marrëdhënie të mirë dhe të jenë nëna të mira. Duhet të kuptoni se nuk mund të jeni më e mira në çdo aspekt dhe se askush nuk mund të presë këtë nga dikush. Nëse këmbëngulni në këtë, do të shpenzoni energjinë kot dhe do të dëmtoni shumë shpejt shëndetin.
Me blerjen e artikujve nuk e blini lumturinë
Në hulumtimin në qendrën kombëtare për bioteknologji informative morën pjesë 12.000 brucoshë, të cilët dy dekada më vonë përsëri u përgjigjën në pyetjen se si e vlerësojnë nivelin e tyre të kënaqësisë me jetën. Ata që ishin materialistë si studentë, ishin më pak të kënaqur me atë që kanë arritur.
Fokusohuni në efikasitet
Është e rëndësishme të mendoni se sa jeni efikase, sepse, në qoftë se është kështu, kjo mund të ndikojë në jetën tuaj. Mos hiqni dorë pas dështimit, sepse ky është një mësim i rëndësishëm. Shfrytëzoni suksesin dhe dështimin në mënyrën më të mirë.
Prano rrezikun
Dilni nga hijet, pranoni rrezikun. A e dini se studimet tregojnë se meshkujt kanë më shumë vetëbesim në veten e tyre se sa femrat, të cilat shpesh i nënvlerësojnë vlerat e tyre. Derisa janë të vegjël, djemtë lavdërohen nëse “bëjnë shumë përpjekje”, kurse vajzat marrin komplimente kur janë “të mira” ose “të zgjuara”. Prandaj, ato shmangin sfidat dhe heqin dorë lehtë. Nëse jeni në mesin e atyre që duan të takojnë njerëz të cilët janë perfeksionist dhe që mendojnë se vazhdimisht duhet të dëshmojnë veten e tyre, shpejt do të shpenzoni energjinë pozitive në punë. E gjithë kjo ju pengon që të jeni me të vërtetë e lumtur.
Përsosmëria nuk ekziston
Dëshira për të qenë të përsosur në të vërtetë vepron në mënyrë shkatërruese mbi personalitetin tonë. Tendenca drejt perfeksionimit shkatërron të gjithë kreativitetin. Ekspertët madje thonë se perfeksionimi është i lidhur me depresion, ankth, varësi, paralizën e jetës dhe mundësive të humbura. Frika nga humbjet, gabimet, dështimi për të përmbushur pritjet e të tjerëve dhe vulnerabiliteti ndaj kritikave, nuk na lejojnë të hyjë në fushën në të cilën ka konkurrencë të shëndetshme.
Dobësia është e mirë
Mos kini frikë nëse ndiheni të pambrojtur dhe mos bëni përpjekje për ta mbajtur brenda. Është më mirë që të jeni fleksibël dhe e butë, sesa e ngurtë, sepse ajo e cila është e vendosur nuk mund të thyhet, është një mesazh nga një poemë. /ZËRI/
Komentet