Pas pak minutash në Kapitol të Uashingtonit, do të zhvillohet ceremonia zyrtare e betimit të Donald Trump si President i SHBA. Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania, mbërritën fillimisht në Shtëpinë e Bardhë ku u pritën nga çifti Joe dhe Jill Biden.
Ata konsumuan një çaj në dhomën ovale. Më pas çifti Biden u largua nga Shtëpia e Bardhë.
Ndërsa eskorta Presidenciale e Donald Trump iu drejtua ndërtesës së Kongresit ku do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të tij.
ZHVILLIMET MINUTË PAS MINUTE
Ora 16.47 Biden lë përfundimisht Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, la përfundimisht Shtëpinë e Bardhë, duke u nisur bashkë me presidentin e zgjedhur, Donald Trump, drejt Kongresit, ku do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të Trumpit.
Biden shërbeu në këtë post një mandat katërvjeçar.
CNN raporton se Biden i la një letër Trumpit në Zyrën Ovale.
Ora 16.35 Trump i drejtohet Kapitolit
Pas takimit me Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump iu drejtua Kapitolit. Eskorta Presidenciale po udhëton për tek ndërtesa e Kongresit ku do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të tij. Pas betimit si president i SHBA, Donald Trump do t’i drejtohet kombit me një fjalim.
Ora 16.29 Putin uron Trump për marrjen e detyrës si president: Moska është e hapur për dialog me SHBA-të
Presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi urimet më e tij Donald Trump disa orë përpara inaugurimit të tij në Uashington si presidenti i 47- të i Shteteve të Bashkuara. “Ne e përgëzojmë Donald Trump për hyrjen në zyrë… Moska është e hapur për dialog me Shtetet e Bashkuara që do të ndërtohet mbi baza të barabarta dhe reciprokisht të respektueshme”, tha Putin gjatë takimit të Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Rusisë të hënën.
Ora 16.15 “Mirë se vini në shtëpi”, zbardhet biseda mes Trump dhe Biden në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden kanë mirëpritur Presidentin e zgjedhur Donald Trump dhe Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë pas një shërbimi në Kishën Episkopale të Shën Gjonit.
“Mirë se vini në shtëpi”, i tha Biden Trumpit, raporton CNN.
Zakonisht pas shërbimit të mëngjesit, presidenti i zgjedhur, zëvendëspresidenti i zgjedhur dhe bashkëshortët e tyre zakonisht vizitojnë Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti i zgjedhur dhe presidenti në largim mbajnë një takim të shkurtër privat.
Ora 16.01 FOTO/ Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë, priten nga çifti Biden
“Presidenti i zgjedhur Donald Trump së bashku me bashkëshorten e tij Melania Trump e nisi ditën e ceremonisë së betimit Presidencial me një vizitë në Kishën e Shen Gjonit ne Washington DC. Presidenti i zgjedhur Trump mbante veshur një pallto të gjatë ngjyrë të zezë ndërsa bashkëshorta e tij Melania kishte veshur një kostum shik në nuancë blu të errët. bw
Vijon…