VOAL

VOAL

Donald Trump? Një Silvio Berlusconi me “salcë” amerikane! – Nga Franck Iovene

November 12, 2016
blank

Komentet

blank

Kryemadhi publikon foton: Ky është organizatori i vërtetë i skemës mafioze të inceneratorëve, bashkëjetues i…

Monika Kryemadhi ka publikuar foton e një personi për të cilin shprehet se është “organizatori i vërtetë i skemës mafioze të inceneratorëve, i cilësuar botërisht prej mediave si bashkëjetues i njërës prej pronarëve të inceneratorëve, znj. Stela Gugallja”.

Kryemadhi thotë se ai është “mik i pronarit tjetër të inceneratorëve Klodian Zoto, e bashkëpunëtor financiar i zyrtarëve të Rilindjes”.

“Fiksojeni mirë, sepse nesër mund ta shikoni sërish, si pjesë të stafit elektoral të fushatës së Erion Veliaj. Pasi, edhe kjo firmë e paligjshme e Veliaj për inceneratorin e Tiranës, është hedhur për llogari të tij dhe grupit të tij. E ndërsa shqiptarët paguajnë shumë shtrenjtë koncesionin 29€/ton për një incenerator që nuk ekziston, paratë publike shkojnë në xhepat e grupit të strukturuar kriminal të djegsave korruptiv, për të blerë media dhe paprekshmërinë nga drejtësia e intimiduar”, shprehet ajo.bw

blank

Klasifikimi i cilësisë së jetës-Tirana më e ndotura në Evropë

Tirana ka vijuar të përkeqësojë renditjen si kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë edhe gjatë këtij viti, sipas, Numbeo, sistemi më i madh i të dhënave për koston dhe cilësinë e jetesës, ndërsa është ndër të fundit në botë.

Në krahasim me mesin e një viti më parë, cilësia e jetesës është përkeqësuar. Në renditjen aktuale, Tirana ishte e 232-a nga 254 kryeqytete e qytete, ndërsa një vit më parë, në mesin e 2021-it ishte në pozicionin e 215.

Kryeqyteti shqiptar është futur për herë të parë në renditje në mesin e vitit 2020, ku sërish u rendit e fundit në Europë, në vendin e 218, por që nga ajo kohë renditja po vjen vetëm në përkeqësim.

Indeksi i Cilësisë së Jetesës nga Numbeo është një vlerësim i cilësisë së përgjithshme të të jetuarit, që përdor një formulë empirike që merr në konsideratë indeksin e fuqisë blerëse, të ndotjes, të kostos së jetesës, të sigurisë, të kujdesit shëndetësor, të kohës së qëndrimit në trafik, të klimës si dhe raportin e çmimeve të pasurive të paluajtshme ndaj të ardhurave.

Kryeqyteti shqiptar penalizohet nga çmimet e larta të pasurive të paluajtshme në raport me të ardhurat, ndotjen, kujdesin shëndetësor, ndërsa është pak më mirë në indeksin e klimës.

Tirana renditet e 44-a më e shtrenjtë nga 254 qytete e kryeqytete në raportin e çmimeve të pasurive të paluajtshme ndaj të ardhurave. Të blesh një apartament në kryeqytet është njësoj e shtrenjtë në raport me të ardhurat, si ta blesh atë në Londër, Milano, Romë, apo Munih.

Për indeksin e ndotjes, kryeqyteti shqiptar është në vendin e 242, më i ndoturi në Europë dhe ndër të fundit në qytetet në këtë renditje.

Në indeksin e trafikut, Tirana është në vendin e 181 nga 254 qytetet që kanë më shumë trafik, por gjithsesi është më mirë se kryeqytete të tilla si Londra apo Parisi.

Por në indeksin e fuqisë blerëse (që mat fuqinë blerëse në raport me mesataren e Nju Jorkut), kryeqyteti shqiptar është ndër të fundit, në vendin e 231.

Në Indeksin e Kujdesit Shëndetësor, Tirana është në vendin e 246, e fundit në Europë dhe duke u renditur ndër 9 qytetet me kujdesin më të keq shëndetësor që janë të përfshira në këtë renditje.

Në indeksin e klimës, ku kryeqyteti renditet në vendin e 85, me një klimë relativisht të përshtatshme.

Në indeksin e sigurisë, Shqipëria renditet e 131, më mirë se rajoni (Shkupi, Podgorica), apo se Barcelona, Torino, Roma.

Nga kryeqytetet e tjera të rajonit, më mirë në cilësinë e të jetuarit renditet Sarajeva (179) e Bosnjë Hercegovinës, Beogradi i Serbisë (208), Shkupii Maqedonisë së Veriut (219).Mungojnë të dhënat për Pritshtinën dhe Podgoricën.

Qytetet me cilësinë më të mirë të jetesës në botë janë dhe Canberra dhe Adelaide në Australi dhe më të këqijat Lagos në Nigeri dhe Manila në Filipine.

Monitor

blank

The Guardian: Kullat si monumente nacionalisto-korruptive të Tiranës

Luftëtari guximtar, vrasësi i osmanëve, mbreti ngadhënjimtar me sytë e zjarrtë, hundën romake dhe mjekrën e dendur dhe të derdhur, prej kohësh ka qenë prezent në trajtën e monumentit në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë.

Tashmë heroi kombëtar, Skënderbeu do të lëshojë një hije edhe ca më të rëndë në kryeqytet dhe imazhi i tij do të ekspozohet si asnjëherë më parë në një bllok apartamentesh dhe dyqanesh 85 metra të lartë, në qendër të Tiranës.

Kjo ndërtesë, e projektuar në formën e kokës së heroit, do të ngrihet si një kullë e bardhë amorfe e rrethuar me ballkone që valëzohen për të krijuar një përafrim të tipareve të Skënderbeut, duke e ngulitur profilin e tij në beton dhe xham.

Banorët e rinj të kësaj stukture gjigande do të jenë në gjendje të vështrojnë panoramën nga sytë e luftëtarit, të pushojnë në veshët e tij ose të darkojnë në afreskun e vendosur në fund të hundës së Skëndërbeut.

Ngrehina surreale është vepër e arkitektëve holandezë të studios MVRDV, të cilët janë të njohur për ngritjen e strukturave të tilla, që ata preferojnë t’i quajnë projekte skulpturore figurative.

Treshja e arkitektëve është përgjegjëse për krijimin e katastrofës që mban emrin Marble Arch Mound, ose kodra artificiale e harkut të mermerit në Londër, e cila nga shumë është konsideruar si një krijesë vizatimore e blerë lirë në pazar.

Më herët, arkitektët kanë projektuar një muze në formën e flluskave gjigante, një depo ruajtjeje arti në formën e një tasi sallate dhe një kompleks apartamentesh të ngjeshura bashkë për të formuar fjalën HOME.

E megjithatë, ata duket se i kanë ruajtur metaforat e tyre ‘artistike’ më banale për Ballkanin. E kjo përzgjedhje është bërë ndoshta jo pa qëllim, por duke supozuar se më pak nga klientët dhe kritikët e tyre do t’i shohin ndonjëherë këto ndërtesa.

Në një distancë e shkurtër nga vendi ku është planifikuar të ndërtohet koka gjigante e Skënderbeut, ngrihet një kullë tjetër e projektuar nga MVRDV, e quajtur Downtown One. Pllaka e rëndë prej 140 metrash betoni supozohej të përbante një hartë të pikseluar të Shqipërisë që dilte nga fasada e saj.

Por pas ndërtimit, forma që ka dalë në pah është aq e paqartë sa duket sikur një pjesë e kallëpit është vendosur keq duke krijuar një rrëmujë të çuditshme. Relievet e ndërtesës janë bërë në mënyrë aq kaotike sa duken si gropa të cekëta, që japin përshtypjen se ndërtesa po gërryhet para kohe.

“Qytetet në mbarë botën kanë filluar të ngjajnë shumë me njëri-tjetrin. Për këtë arsye unë inkurajoj gjithnjë ndryshimin dhe karakterin individual. Tirana të ofron mundësinë e një kanavace bosh, ku mund të krijosh duke ruajtur karakterin dhe ndjenjën e këtij vendi.”, thotë Winy Maas, një nga partnerët themelues të firmës holandeze të arkitekturës.

Shumica e banorëve vendas nuk janë fare të sigurt për ndjenjën e vendit që ka krijuar Maas, apo shumë nga arkitektët e tjerë ndërkombëtarë që kanë ardhur për të riformuar qytetin. Deri më tani një grusht kullash janë duke u vendosur rreth sheshit qendror Skënderbej të Tiranës, me katër tashmë të përfunduara dhe të paktën gjashtë të tjera në proces.

Kjo stuatë nuk është kaluar në heshtje. Shpesh ka pasur protesta të zëshme kundër shkatërrimit të vilave të epokës otomane për t’i hapur rrugë ndërtimeve të larta. Kritikët ankohen se me këtë ritëm po humbet trashëgimia dhe po rriten çmimet e apartamenteve, ndërsa nuk kanë munguar edhe akuzat se projektet po përdoren si skema të pastrimit të parave nga krimi i organizuar.

Dy vila historike u shkatërruan për t’i hapur rrugë kullës së Skënderbeut në maj të vitit 2020, kur qyteti ishte në lockdown prej pandemisë. Në këtë kohë edhe Teatri Kombëtar i qytetit, që datonte nga vitet 1930, u shkatërrua gjithashtu për t’i hapur rrugë një projekti të arkitektit danez Bjarke Ingels.

“E ardhmja e Tiranës do të jetë plot me rrokaqiej”, thotë Vincent WJ van Gerven Oei, një shkrimtar holandez që ka jetuar në Tiranë për 12 vitet e fundit dhe ka ndjekur nga afër zhvillimin e qytetit.

“Më pëlqëjnë punimet e MVRDV-së, gjërat që ndërtojnë në Holandë janë ndër ndërtesat e mia të preferuara, por në Shqipëri kanë bërë vetëm marrëzira. Ata mendojnë së dizajni i shëmtuar që u japin ndërtesave do të shpëtojë nga kritika vetëm sepse përdorin motivet nacionaliste.”

Gjatë një prezantimi në vitin 2018, Maas foli pikërisht mbi simbolikën e hapur nacionaliste të projektimit të një ndërtese në formën e hartës së vendit.

“Kam pasur një diskutim me disa nga politikanët europianë për këtë,” tha ai. “I pyeta nëse mund të bëhet kjo. Mendoj që Shqipëria ka nevojë për këto elemente, për t’u dukur edhe më e hijshme.

Teksa vërtitej në skenë si një fëmijë hiperaktiv, Maas rapsodizonte në atë kohë lidhjen e tij të dashurisë me Shqipërinë. Ai e përshkroi vendin tonë si “një shtet pa para, ku vetëm konsumohet kafe dhe ku nuk ka asgjë për të bërë”- fleta e përsosur bosh për idetë e tij të çuditshme- “si një mini-Kinë që ofron mundësi të bollshme për arkitektët”.

“Sipërmarrësit e ndërtimeve urbane po pasurohen,” vijoi të thoshte Maas i emocionuar, por pa përmendur se nga mund të vinin paratë për të ndërtuar vizione të tilla marramendëse, duke pasur parasysh ekonominë e varfër të vendit. Një raport i vitit 2020 nga Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar vuri në dukje se industria shqiptare e ndërtimit ishte bërë një pikë e nxehtë ku bandat kriminale ndërkombëtare pastronin paratë, kryesisht nga trafiku i drogës. Ky raport vlerësoi se 1.6 miliardë euro “para të pista” ishin pastruar përmes sektorit shqiptar të pasurive të paluajtshme në tre vitet e mëparshme, ku 60% i financimit të projekteve vinin nga burime të paligjshme.

Vitin e shkuar, prokurorët e antimafias në Itali zbuluan se grupi kriminal i Ndranghetës kishte pikasur zhvillimet e ndodhura në Tiranë si një mundësi kryesore për pastrimin e parave të tyre. Në një nga përgjimet e publikuara, dy persona të arrestuar diskutonin për një ndërtues pronash në Shqipëri, i cili kishte tre leje ndërtimi për ndërtesa me vlerë 180 milionë euro, por kishte vetëm 10 milionë euro në dorë.

“Rrokaqiejt e reja do të shiten për 3000-4000 euro/ metri katror”, thoshte një nga të dyshuarit. “Dhe a e dini se sa kushton ndërtimi? Vetëm 510 €.”

Arkitektët e MVRDV-së deklarojnë se, në përputhje me ligjin holandez, ata kryejnë kontrolle për klientët e tyre duke përdorur një kompani tjetër, palë e tretë, që skanon për aktivitet kriminal, dhe nuk ka hasur asnjë rast të përdorimit të fondevë të paligjshme.

Një zëdhënës i bashkisë të Tiranës u shpreh për The Guardian: “Detyra e bashkisë është të sigurojë që të respektohen planet e ndërtimit, estetika, rregullat e arkitekturës dhe planet e lëvizshmërisë. Ne e kuptojmë se jetojmë në një mjedis politik toksik në Ballkan dhe u kemi kërkuar vazhdimisht liderëve të opozitës të tregojnë cila nga këto kulla është e dyshuar për një aktivitet kriminal? Deri më sot nuk kemi asnjë përgjigje dhe nuk ka pasur asnjë pretendim zyrtar në prokurorinë e Tiranës”.

Riformësimi radikal i kryeqytetit shqiptar gjatë dy dekadave të fundit mund t’i atribuohet kryesisht Edi Ramës, i cili shërbeu si kryetar bashkie nga viti 2000-2011, ndërkohë që nga viti 2013 mban postin e kryeministrit të vendit.

Rama ishte një basketbollist profesionist dhe artist në vitet 1990, i cili pasi jetoi disa vite jashtë u kthye në Shqipëri dhe u pozicionuar si ministër i Kulturës në vitin 1998. Me t’u bërë kryetar bashkie i Tiranës ai nisi një operacion radikal në riformësimin e qytetit. Rama u bë i njohur shpejt për politikat e tij të lyerjes së ndërtesave me ngjyra të ndezura, kinse për të gjallëruar qytetin, krijimin e korsive për biçikleta dhe mbajtjen e konkurseve ndërkombëtare arkitekturore.

Një nga projektet e para që studioja arkitekturore MVRDV mori nën sundimin e Ramës ishte qendra tregtare Toptani në vitin 2005, e cila u konceptua si një masë e zbrazur e mbuluar me ekrane gjigante reklamash. Pasi fitoi konkursin, arkitekti Maas nuk mori më lajme për ndërtesën deri kur kuptoi se qendra tregtare ishte ishte ndërtuar nga persona të tjerë, dhe gjatë procesit ishte holluar në mënyrë drastike. Fasada dixhitale ishte këmbyer me panele standarde të veshjes gri, ndërsa vizioni i tij ishte transformuar në një qendër të zakonshme tregtare.

“Shpesh projektet në Shqipëri realizohen në formë krejtësisht tjetër nga synimi fillestar i arkitektëve”, thotë filologu Van Gerven Oei. “Në skicën digjitale gjithçka ngjan shumë bukur dhe inovatore, por në realitet kompanitë shqiptare të ndërtimit duan të bëjnë gjithçka kollaj, sa më shpejt dhe me çmimin më të ulët të mundshëm.”

Për të mos u dekurajuar nga qendra tregtare që i përngjante monstrës së Frankenstein-it, MVRDV vazhdoi të kërkonte ‘punë’ në Shqipëri. Përpara se të merrnin në dorëzim Downton One kjo studio u përball me një sërë projektesh të parealizuara, ku vlen të përmendet blloku kolosal i apartamenteve, i quajtur Tirana Rocks, të planifikuara për t’u ndërtuara në një zonë buzë liqenit artificial në vitin 2008.

Maas shpjegon se Downtown One u mendua fillimisht si një ndërtesë tre-dimensionale në formën e Shqipërisë, por rezultoi shumë e shtrenjtë, kështu që ata vendosën të bënë formën e hartës në një kullë të thjeshtë drejtkëndore. Në 2018, MVRDV-ja u caktua, pa konkurs publik, si studioja që do të transformonte Piramidën e Tiranës në një qendër teknologjike.

Ndërkohë sa i takon kullës së Skënderbeut, Maas kujton se ideja i erdhi pasi dëgjoi kryeministrin që të thoshte se donte të krijonte diçka historike.

E megjithatë, gjykuar edhe nga dështimet e vazhdueshme të punëve të mëparshme, ndërtesa ka më shumë gjasa që t’i ngjajë kokës së artistit të kthyer politikan, i cili do të qëndrojë duke vështruar në përjetësi përbindëshat e betonit që errësojnë Tiranën.syri.net

blank

“Ata kryejnë krime dhe mbushin burgjet”- Më shumë se 4 000 shqiptarë hynë në Britani me gomone këtë vit, DailyMail zbulon taktikat e reja të bandave

Media britanike DailyMail vijon t’i bëjë jehonë çështjes së emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që kalojnë kanalin e “La Manshit” me gomone dhe tentojnë të qëndrojnë në ishull duke shfrytëzuar ligjin për azilkërkuesit e trafikuar.

Pasi publikoi të dhëna të inteligjencës, ku nënvizohej se 40% e emigrantëve azilkërkues gjatë muajve të fundit kishin qenë nga Shqipëria, DailyMail ka zbuluar sot se më shumë se 4 000 shqiptarë kanë arritur në Britani përmes Kanalit përgjatë këtij viti.

Ministrat kanë frikë se rritja e numrit të azilkërkuesve do të shtyjë numrin e këtij viti të mbërritjeve të anijeve të vogla përtej rekordit prej 28,500 që u arrit në 2021.

 

Përshkallëzimi i paprecedentë i të ardhurve shqiptarë është për shkak të taktikave të reja nga bandat e trafikimit të njerëzve në Ballkan dhe dobësive në ligjet e ‘skllavërisë moderne’ të Britanisë, thanë burime për median angleze.

blank

Sapo mbërrijnë në Britaninë e Madhe, shqiptarët pohojnë se janë trafikuar ose shfrytëzuar, duke e bërë më të vështirë largimin e tyre.

 

“Këtë vit kemi pasur 4000 njerëz nga Shqipëria që kanë ardhur tashmë. Po e shohim këtë rritje nga Shqipëria, sepse ata paguajnë më shumë dhe u garantohet kalimi nga kontrabandistët, ashtu siç nuk e kanë të tjerët. Njerëzit që vijnë në MB shpesh përpiqen të pengojnë largimin duke bërë një pretendim sipas ligjeve moderne të skllavërisë”, tha një burim i afërt me Sekretaren e Brendshme Priti Patel.

 

Ndërkohë, dy ditë më parë u publikuan shifrat duke sqaruar se 20,000 migrantë kanë arritur në tokën britanike këtë vit përmes kalimit me gomone, një shifër historike dhe shqetësuese që nuk u arrit vitin e kaluar deri në fillim të nëntorit.

 

“Kjo do të thotë se shqiptarët kanë përbërë një në pesë nga ata që kalojnë Kanalin që nga fillimi i janarit”, nënvizohet më tej në artikull.

 

Në një periudhë 6 javore në qershor dhe korrik, 1,075 shqiptarë mbërritën me varka të vogla, pothuajse një në katër nga totali i kësaj periudhe.

blank

“Një pjesë e konsiderueshme e të ardhurve shqiptarë përfundojnë duke kryer krime, në një lloj “dere rrotulluese” në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar”, shtoi burimi nga Ministria e Brendshme britanike.

Një marrëveshje me Shqipërinë, e nënshkruar nga Patel në korrik 2021, ka çuar në një rritje të numrit të kriminelëve të dërguar në shtëpi, me Ministrinë e Brendshme që aktualisht ka një fluturim largimi për në Tiranë pothuajse çdo javë.

Por fluksi nëpër Kanal tejkalon shumë numrat që largohen. Agjencia Kombëtare e Krimit po punon me policinë lokale në Shqipëri për të parandaluar njerëzit që shkojnë drejt Britanisë dhe po godet bandat e kontrabandës.bw

blank

“Minë në planet e Putinit”, mediat britanike: Një zyrtar i lartë i Kremlinit iu afrua fshehurazi Perëndimit dhe kërkoi negocimin e fundit të pushtimit të Ukrainës

Mediat britanike në një artikull të botuar në mbrëmje vonë bëjnë me dije se një zyrtar i lartë i Kremlinit u është drejtuar diplomatëve perëndimorë dhe shefave të inteligjencës në një përpjekje për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë.

Burimi thuhet të ketë pohuar se pjesa më e madhe e elitës së Moskës është shumë e shqetësuar për trajektoren e pushtimit të presidentit rus Vladimir Putin në vendin fqinj dhe janë të alarmuar nga forca e sanksioneve të gjera të vendosura nga Perëndimi si përgjigje ndaj autorkratit.

Në një dokument, i cili supozohet se është shpërndarë në agjencitë perëndimore të inteligjencës dhe i parë nga The Mirror, thuhet: “Një përfaqësues i rrethit të brendshëm të Putinit dërgoi një sinjal për dëshirën për të negociuar. Humori i elitës së Kremlinit është panik”.

Është e paqartë se cili anëtar i zyrtarëve të lartë të Moskës ka të ngjarë të ketë minuar planet e Putinit, por dokumenti supozohet se e përshkroi personin e brendshëm si një “shtyllë të regjimit” në Rusi.

Një burim diplomatik ukrainas i tha The Mirror se nuk do të habiteshin kur të dëgjonin se zyrtarë të nivelit të lartë të Kremlinit po përpiqen të lidhen me agjencitë e inteligjencës perëndimore pas shpinës së Putinit.

“Ndodh shpesh, siç ndodhi në fazat e mbylljes së Luftës së Dytë Botërore, që zyrtarët nga njëra anë e shqetësuar për të ardhmen e tyre bëjnë qasje për ta siguruar atë”, tha burimi.

Nëse një politikan i lartë në Moskë do të deklaronte publikisht dëshirën për paqe në Ukrainë ose do të kritikonte Putinin, jeta e tyre do të ishte në rrezik ekstrem së bashku me familjen e tyre.

Anatoli Chubais, që dikur ka mbajtur edhe postin e zv/kryeministrit dhe që mbikëqyri transformimin e Rusisë nga ekonomia komuniste në kapitaliste, dha dorëheqjen nga posti i tij si i dërguar i posaçëm i Putinit në organizatat ndërkombëtare në mars dhe u largua nga Rusia për të jetuar në mërgim në shenjë proteste për luftën.

67-vjeçari u sëmur papritur rëndë në fund të muajit të kaluar pasi përjetoi mpirje në gjymtyrët e tij dhe tani besohet se është në kujdesin intensiv duke vuajtur nga një çrregullim i rrallë neurologjik.

Rasti Chubais është vetëm i fundit në një seri sëmundjesh misterioze dhe vdekjesh të dhunshme (më shumë se një duzinë) që kanë goditur biznesmenët rusë, zyrtarët dhe familjet e tyre të afërta, që kur filloi ‘operacioni ushtarak special’ i Putinit në Ukrainë dhe u vendosën sanksionet perëndimore.bw

blank

A duhet te behet kallezim ne SPAK, per Inspektorin qe shkoi per te zbatuar nje Urdher te paligjshem? Nga Gazmend Rusi

 
 
Marr shkas per sa me siper nga ngjarja e rende qe pati si shkak vendimin e IMT, per prishjen e prones se nje qytetari, e cila eshte permbyllur fatkeqesisht me plagosjen e nepunesit zbatues te IMT-se.
 
Duke uruar nje sherim te shpejte dhe pa pasoja te plagosurit (nepunesit zbatues te IMT-se), po i drejtohem ketij nepunesi dhe nepermjet tij te gjithe nepunesve te tjere qe zbatojne urdhera te paligjshem te eproreve te tyre.
 
Nepunesit e Bashkive dhe te Njesive Administrative ne vartesi te tyre, jane marre ne pune dhe gezojne statusin e Nepunesit Civil, referuar Ligjit Nr. 152/2013 “Per nepunesin civil”.
 
Nepunesi civil eshte i detyruar qe te zbatoje me perpikmeri, nenet e ketij ligji dhe rregullores se brendeshme te INU-se,  gjate ushtrimit te detyrave ne terren. 
 
Ne kete ligj, legjislatori ka parashikuar qe nepunesi civil te kete pergjegjshmeri ne zbatimin e ligjit dhe kjo eshte e sanksionuar ne Nenir 43, “Detyrimi i përgjegjshmërisë dhe refuzimit të urdhrave të paligjshëm”, te Ligjit Nr. 152/2013 “Per nepunesin civil”, ne te cilin shprehet se:
 
1. Nëpunësi civil mban përgjegjësi të plotë për ligjshmërinë e çdo veprimi apo mosveprimi të tij, gjatë ushtrimit të detyrës në shërbimin civil. 
2. Nëpunësi civil ka detyrimin të veprojë në përputhje me urdhrat e marrë nga eprorët hierarkikë, sipas ligjit dhe rregullave të brendshme të institucionit. 
3. Nëse nëpunësi civil ka dyshime për paligjshmërinë e urdhrit të eprorit, ai nuk e zbaton urdhrin, por informon pa vonesë eprorin e personit që ka dhënë urdhrin dhe kërkon konfirmimin e tij me shkrim. 
4.  Nëpunësi civil ka detyrimin ta zbatojë urdhrin me shkrim, sipas pikës 3 të këtij neni, me përjashtim të rastit kur zbatimi i tij përbën vepër penale..
 
Per sa me siper, shkaktari per plagosjen e nepunesit te IMT, eshte vete nepunesi qe merr persiper te zbatoje nje urdher te paligjshem, pasi ceshtja eshte ne gjykate dhe duhet qe te pritet vendimi i saj i formes se prere (Apeli).
 
Nepunesa civil, kini pergjegjshmeri ne zbatimin e ligjit, sidomos ato qe kane te bejne me demet qe i shkaktoni qytetareve, sepse te demtuar dalin qytetaret dhe juve, qe zbatoni urdhera te paligjshem, pasi ne rastin me te mire, ndaj jush do te kete kallezim per ndjekje penale, dhe ne varesi te rrethanave mund te denoheni me gjobe por edhe me disa vite burg, per prishjen e prones ne menyre te paligjshme ne rastin konkret.
 
P.S.    Inspektore, perpara se te shkoni te zbatoni nje vendim apo urdher te paligjshem te eprorit tuaj mendoni ne radhe te pare per veten dhe familjen tuaj dhe njekohesisht mendoni edhe per dramen qe shaktoni tek qytetari dhe familja e tij, te cilet ne rastin konkret i keni lene ne qiell te hapur dhe pa strehe mbi koke?
blank

ENVERISTAT NUK MUND TË BËHEN HERONJ SHOKU VELIAJ! Nga Besim Ndregjoni

Mosveprimi dhe indiferentizmi ndaj ideologjisë kriminale të komunizmit në këtë periudhë kohore postkomuniste ka nxjerrë në rend të ditës fenomenin e rrezikshëm dhe shumë të dëmshëm për shoqërinë, frymën e enverizmit dhe pushtimin e politikës shqiptare nga enveristat. Enveri ka vdekur , por fryma e enverizmit po njeh rritje në një shoqëri të traumatizuar nga diktatura 45 vjecare ku nuk u denua nga drejtësia

Dje u mbushën 39 vite nga vdekja tragjike e luftëtares , patriotes, krijueses së Partisë Social Demokrate shqiptare, shkrimtarja e shquar Musine Kokalari në Rreshen –Mirditë. Bijë e një familje fisnike, antifashiste, dhe antikomuniste. Të gjith shqiptarët e përndjekur politikë dhe antikomunistë, por shqiptarët e ideollogjizuar nderonin këtë shqiptare të madhe nxënse e Sami Frshërit, mbaruar fakultetin e letërsisë Moderne në Universitetin “La Sapinza” në Romë.Dje nderuam aktivitetin e saj kombëtar e patriotik, studimet e shkrimet e saja me përmasa botrore, vrasjen tragjike të dy vëllezërve të sajë Muntaz e Vesim Kokalari nga diktatori Enver Hoxha një masakrën e nëndorit të 44 kujtuam gjygjin e saj në 1946 ku ajo shfaqi gjith guximin e saj, duke deklaruar në sallën e gjygjit : “Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim! Unë e dua vendin tim dhe pse nuk jam komuniste., Ju po më denoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoi falje , sepse nuk kam bërë asnjë faj.“Ju më denoni mua se jam nxënse e Sami Frashërit. “Dhe agjensia telegrafike shqiptare ka ilustruar në një mënyrë shum fisnike foton e saj gjat procesit gjygjësor. Mbasi përballoi me stojtizëm torturat çnjerzore të xhelatëve komunistë, dhe mbasi kreu 16 vite burg politikë, ajo u internua në Rreshen – Mirditë ku punonte në ndërtim si puntorë llaçi deri kur vdiq në mënyrën më tragjike. Në viti 1980 e dërmuar nga vuajtjet dhe e raskapitur nga punët e rënda u sëmurë nga kanceri, u la pa mjekuar dhe vdiq e vetmuar në Rreshen , ku e varrosën varrhimsit. Mbas ardhjes pluralizmit, ajo është nderuar dhe i jan botua studimet e saja “ Siç më thotë nëna plakë,” 1941, “Rreth vatrës”1944, “sa u tund jeta” 1944

Departamenti i Shtetit Amerikan për të nderuar veprimtarinë e Musine Kokalarit ka emërtuan një medalje me emrin e sajë, dhe nderon personalitet e ndryshme shqiptare që sakrifikojnë për shoqërinë dhe demokracinë. Kështu para disa vitesh është nderuar me medaljen “ Musine Kokalari ish Z/vëndsë ministria e punës sociale Bardhyla Konspiri kur ishte Ministër Erion Velia.

blank

MUSINE KOKALARI NË SAllËN E GJYGJIT KOMUNISTË

Shqiptarët ndodhen përpara fenomenit më të rrezikshëm për ecurinë dhe zhvillimet e demokracisë, Ato përballen me mos denimin e ideollogjisë kriminale të diktaturës. Sot mazhoranca aktuale po rikthen dhe po trysnon me pushtetin politik qeverisës simbolet e diktatures komuniste.

Mbas 31 vitesh ne përballemi me një mazhorancë me moshë të re por me mentalitet komunist dhe këmbgulës për të rehabilituar diktatorin dhe simbolet e atij regjimi shfarosëse që vrau dhe torturoi shqiptarë të pafajshëm

blank

Dje në ditën e përvjetorit të vdekjes tragjike të disidencës Musine Kokalari komanduesi i Bashkisë së Tiranës nderoi Enveristin famkeq , ish bashkëpuntorin e diktatorit Enver Hoxha Sevo Tarifen me me Medaljen e Mirnjohjes, një akt sa i turpshëm dhe aspak ligjor për një sistem demokratike.

Shoku Veliaj! Të shërbejsh në një sistemi demokratik që e ka denuar me ligj regjimin diktatorial të Enver Hoxhës si sistemi më i egër e më vrastarë, një sistem Stalinist që ka vrarë dhe ka zhdukur kufomat mbi 6000 shqiptarve që nga fëmija e deri tek pleqt 85 vjeçar, që sot nuk kam një varr, dhe në emër të pushtetit vendor të fyesh Musine Kokalarin në përvjetorin e vdekjes tragjike të saj, e qindar mijëra familje shqiptare që përballuan atë genocide shterorë diktatorial , që sot nuk kan nuk kan një varr në token e tyre, duke nderuar enveristin Tarifa, kjo është veprim sa i papërgjegjshëm aq dhe anti kombëtar. Në çdo vend që ka kaluar regjimi diktatoriale bashkëpuntorët e diktatorit i mbyllin vitet e pleqërisë në bugje, dhe jo të nderohen.

I kujtojmë monstrave të enverizmit të tipit Sevo Tarifa dhe Enveristit të Bashkisë Tiranë me një madalje që jep ty, falë mbështetjes së politikbërjes për bashkëpuntorët e diktatorit nuk mund të ja parqitni si një qytetar të devotshëm ata që kan marrë pjesë në krimet e diktaturës. Ne të perndjekurit politike shqiptare nuk i harrojme krimet dhe humbjen e e jeteve të familjeve tona, dhe shprehim indinjatën tonë njerzore ndaj monstrave enveriste që prishin ekulibrat e shoqerise postkomuniste që po ndërotojme me sakrifica demokracine e brishte shqiptare. I bejmë me dije ketij Tarifava dhe Veliajve se sa të rrojnë krimet makabre të Enver Hoxhes nuk mund ti fshinë me një dekoratë. Është turp kombëtar që Partitë politike si opozita dhe pozita janë në një linjë për mos denimin e enverizmit kësaj ideologjie çfarose vrastare për kombin shqiptar. Heshtja e opoziës për dekorimin e enveristit Sevo Tarifa është akt i turpshëm.Helmatisja e brezit të ri me ideollogjinë primitive dhe reaksionare që himnizon kriminelin dhe krimin përbën aktin më të turpshëm dhe të papranueshëm për një shoqëri demokratike. Rikthimi i syve nga ato krime që kanë ndodhur në Shqipëri për 50 vite, është thirrja për të kuptuar se përveç përpjekjes për dije, na duhet edhe të kthejmë sytë nga njeriu, nga vetja, nga vlerat, që të mos rrëzohemi sërish. Leximi i së djeshmes është njëkohësisht thirrja që të mos dorëzojmë para asnjë oferte lirinë tonë për të besuar, për të folur, për të guxuar. Por në fillim, ama, le të dimë se cilët jemi… Kjo nevojë ka qenë për të gjitha vendet në ish-diktaturë, që në një mënyrë a në një tjetër kanë gjetur rrugëzgjidhje për të pranuar të vërteta, duke na lënë të kuptojmë se harresa për atë kohë është thjesht një iluzion. Do të kujtoj gjithnjë dhe kudo ata që persekutuan dhe ishin fytyra e regjimit komunist. Nuk do t’i harroj kurrë, dhe kështu duhet të bëjë shoqëria, në mënyrë që të kemi një ndërgjegje morale e të ndërtojme një shoqëri pa konflikte por të dashur e paqesore..

“Këmbanat bien për të gjithë.. diktatura po troket nga indiferenca jonë. Heshtja vret lirinë.

Presidenti
Besim Ndregjoni

 

 

 

 

 

 

 

 

blank

Mëshirë Zot! Falna ne që s`mundena me qenë më shumë se gishtat e një dore … Nga Ervina Toptani

Ka raste kur nëpërmjet të shkruarit, dëshiroj me gjithë shpirt të derdh jashtë gjithë dhimbjen e tmerrshme që më paralizon plotësisht çdo ind e nerv të trupit. Është nga ato herët kur lotët nuk zgjidhin kurrfarë pune e kur pikëllimi arrin kulmin. Ka raste kur njeriu harron plotësisht dhimbjet e veta e madje i duken krejt të kota, të lehta për t`u përballuar e hiçgjë për t`u kallzuar në krahasim me çfarë ta ngre shpirtin peshë prej dhimbjes së tjetrit. Ka raste kur duhet me e nxjerr shpirtin krejt të lakuriqtë e me e lanë të qaj, të ulërasë pafund, të tretet derisa të mos e ndjesh më.
Po lexoja rrëfimin e znj. Liza Pali, e burgosur në moshën 18 vjeçare, vitin 1947, ndërsa e motra Terezina Pali e burgosur në vitin 1946. Por përpara burgut ishte HETUESIA! Liza 10 muaj e Terezina 17 muaj. E njëjta hetuesi ku lanë jetën në tortura çnjerëzore djemtë e vajzat më të mira të Shqipërisë. Mundem me përmend vetëm disa prej këtyre heroinave që provuan hetuesinë, të njëjtë me atë të burrave, prej të njëjtëve xhelatë: Musine Kokalari, Neva Frashëri, Olimbi Gavoçi, Rukie Rama, Marie Tuçi, Frida Sadedini, Lavdie Petrela, Marie Ranxi, Dylbere Pazari, Hazize Ferhati, Shega Këlcyra, Semiramis Verlaci, Rita Koka, Merushe Topalli, Liza e Terezina Pali, Bianka Balliçi, Elsa Cika, Ana Daja, Ganimet Cuka, Viola Beqiri, Hanza Borshi, Xhovana Qatja, Qerime Bome, Drita Ahmeti, Dhora Leka, Adile Boletini, Nexhibe Tabaku, Nurie Koçuli, Elena Preza, Fatime Demce, Vitore Radi, Afërdita Hajrullai, Lindita Beka, Behije Kalaja, Agime Pipa, Marie Levendi, Fiqiret Prishtina, etj, etj. (këto janë vetëm pak emra, historinë e të cilave unë e njoh)
Torturat e metodat që përdorte sigurimi i shtetit ishin prej atyre që dhe mesjeta do i kishte zili. I lidhnin në shtylla me konop (litar) në të gjithë trupin, e këmbët skalavareshin mbi një pëllëmbë mbi tokë. I linin aty për ditë të tëra (Liza Palin e lanë prej ditës së mërkurë e deri të hënën e javës së re pa ujë e pa ushqim, Bianka Balliçin një javë të plotë varur në shtyllë në oborrin e burgut të burrave krejt lakuriq) e zakonisht këtë lloj varje e bënin në oborret e hetuesive e brenda dhomave të troturave. I linin pa ushqim, pa asnjë veshje në trup me ditë të tëra, në birucat në dimrin e acartë derisa trupi kthehej i gjithi në ngjyrë vjollcë të errët e bëhej blu. I rrihnin me litarë të lagur, me shkopinj druri e kur shkelmonin me këmbë mbanin veshur kambale ushtarake, ndërkohë që dikush tjetër hidhte ujë të ftohtë me kova nga lartësia e tavanit mbi trupin e të gjorave. I vinin të hanin krimba, jashtëqitjen e hetuesve e të gardianëve.
Kur vajzat e gratë ishin në ditët e menstruacioneve i linin pa asnjë veshje në trup e pa asnjë mundësi pike uji derisa të mbaronte kjo periudhë. Kur ishte verë ju e imagjinoni tmerrin e grerëzave e mushkonjave prej aromës së gjakut. Nuk kishin asnjë mundësi ku të gjenin një pikë ujë as për të pirë jo më për t`u pastruar. Kishte hetues (të paktën 4 prej atyre në fillim të listës së zezë që qarkullojnë edhe në rrjetet online) që kishin dëshirë që torturat t`i shijonin me një gotë raki përpara, sikur shihnin një film romantik, e nëse ndodhte që pikat e gjakut të të mjerave që shpërkasnin muret, t`u përlyenin gotën atëherë merrnin një darë dhe ua shtrëngonin atë në gjoks (tek pjesa e butë e gjidhënies) derisa gruaja shtrihej në tokë pa ndjenja. U vinin rrymë elektrike në trup, sidomos në vesh. Njeriu hidhej përpjetë nga voltazhi i lartë në krahun tjetër të dhomës me një cyrril gjaku që i dilte jashtë veshit. Ua lidhnin këmbët në dy karrige të ndryshme e me një gjilpërë të trashë u shponin gjithë shputën e këmbës. Gjilpëra hynte në mish në thellësinë e gjysëm gishtit e më pas i linin ashtu për minuta të tëra deri orë. Kur i zgjidhnin i detyronin të ecnin mbi xhama të thyer. Vajzat me flokë të gjatë i lidhnin për flokësh në këmbët e tavolinës e dikush i mbante shtrënguar në bel të mos lëviznin, dikush tjetër tërhiqte tavolinën derisa flokët u shkuleshin me gjithë lëkurën e kokës. U vinin zjarrin me çakmak në organet intime e sqetulla. Ua lidhnin prangat aq fort në kyçe sa ato thërrmoheshin ngadalë.
Këto janë vetëm disa prej torturave që “shqiptarët trima”, në shërbim të diktaturës, u bënin vajzave e grave të reja në hetuesinë e burgjet komuniste.
Unë nuk kam më as lot të qaj, as frymë të ulëras e as mundësi t`i evidentoj të gjithë bishat e egra që kryenin këto akte barbarie. Ata barbarë prej këtyre, që nuk jetojnë më, as varr nuk meritojnë të kenë e këta që janë ende gjallë, që politikanët e këtyre 30 viteve ua kanë ruajtur më së miri “nderin”, disave duke ua hequr dosjet plotësisht e disa të tjerëve duke mos lejuar t`u hapen deri sot, meritojnë të njëjtin shpërblim siç ua kanë bërë viktimave të pafajshme.
Jam munduar gjithnjë të jem larg politikës, larg asaj që serviret si ushqim për gojëra të liga, larg pisllëkut e gjithçkaje që nuk ka lidhje me kulturën, atë që na mungon më shumë si popull. Por sot dua të ulëras shqip, të shkruaj çfarë nuk kam mundësi ta shpërthej me fjalë para një megafoni gjigand e të bërtas papushim 24 orë në 24 derisa të mos mundem më as frymë të kem. Jo se do të ndryshoja ndonjë gjë, asgjë s’do të ndryshonte, por të paktën të isha e qetë që dhimbjen time munda ta flas e ta nxjerr jashte trupit në njëfarë mënyre. Për të ndryshuar diçka, sado të vogël, duhen vite punë në çdo drejtim, sidomos në atë të pasqyrimit të të vërtetës siç ka ndodhur, por fillimisht fillon duke u ndërgjegjesuar që injoranca e dashakeqësia që i kanë injektuar këtij populli në dekada ështe kaq e thellë sa gjithkush duhet ta fillojë rehabilitimin e mendjes tek vetja.
A ka shqiptar që nuk e di sot, çfarë kanë bërë “etërit” komunistë në 50 vite? A ka shqiptar sot që nuk e di se “politika” ose më mirë bulmeti i helmuar i stanit të kuq që shqiptarët kanë ngrënë për 32 vite, është produkt i po të njëjtave duar vrastare, të së njëjtës diktaturë që vrau sa deshi e si deshi? A ka shqiptar sot që mendon një fije krejt të vogël për cilin prej këtyre palaçove politikë që kemi sot, po i ndërsehet tjetrit e si pa të keq e shpallim shoshoqin armik për faj të miopisë e mendjengushtësisë prej së cilës vuajmë? A ka shqiptar që nuk e di se këtë bulmet të prishur që hamë sot e kemi dhuratë prej atyre që deri dje ishin ministra të diktaturës, sekretar partie, rinie, drejtues të sigurimit, hetuesa, gjyqtarë, djem e vajza biologjikë të vrasësve të shqiptarëve pa faj? Më kanë penguar në dhjetra forma që të shkruaj për njerëzit që njoh, për familjarë të mitë (për të cilët ende nuk kam shkruar asnjë rresht), miq të familjes, të njohur të tjerë e bashkëvuajtës të tyre në biruca hetuesish e burgje. Nuk është e thjeshtë të paguash çmimin e të qenit i vërtetë, në shërbim vetëm të së vërtetës e në mbrojtje të saj.
Ju i njihni të gjithë, njësoj siç i njoh unë, por vendosni, me zgjedhjen tuaj, që në turrën e druve të digjen zërat e lirë e preferoni të promovoni ata që ju shpërlajnë trutë e ju servirin helmin në dozat e duhura!
Nuk mundem, në këtë rast të bëj asnjë arsyetim filozofik a psiko-social sepse s’kam asnjë element të qënësishëm prej mendësie të shëndoshë popullore, ku të mbështetem. Kam vetëm revoltë, vetëm lot, vetëm dhimbje.
Unë kam shpresuar …. kam shpresuar … se një ditë ne do të mundemi vërtet të jemi Ne! Si mund të jemi “Ne” kur duam të hamë njëri tjetrin si 47 vjet më parë, si 30 vjet më parë, si sot? Si mund ta kuptojmë ne lirinë kur “trimëritë” më të mëdha shqiptarët e këtij shekulli të fundit i kanë treguar me njëri tjetrin, duke vrarë, torturuar, vjedhur, grabitur, përdhunuar e shkatërruar kë kanë mundur?
Të më ndjejnë ata miq virtualë që lexojnë me dëshirë analizat e prurjet e mia mbi kulturën, filozofinë, artin, poezitë e mia, shkrimet me natyrë psiko-sociale.
Unë sot dua të ulëras shqip, të qaj shqip e të mallkoj shqip çdo përbindësh që i ka duart e lyera me gjak të pafajshëm. Janë po aq fajtorë të gjithë ata shqiptarë që këto kameleonë të së keqes i mbështesin politikisht, i promovojnë duke ditur vjedhjet e vrasjet e tyre të panumërta politike, e duke ditur që kushdo që erdhi në pushtet në 32 vite pati mundësi, nëse realisht do të donte të bënte drejtësi, të hapte dosjet, të paktën ta fillonte këtu drejtësinë. Por këta janë të gjithë me dosje! Përndryshe nuk do të caktoheshin aty ku janë ende sot! Të gjithë bashkëvuajtës e bashkëfajtorë!!!! Ama torturat makabre, këta bashkëfajtorët, dje e sot, nuk i provuan kurrë!
Mëshirë Zot! Falna ne që s`mundena me qenë më shumë se gishtat e një dore me të zgju Ty Zot nga gjumi me ulërimat e lotët tanë!
p.s. në kujtim e nderim të të gjitha heroinave që kam përmendur më lart në shkrim e qindra të tjerëve që nuk kam mundur të përmend.
blank
Ervina Toptani
blank

Qyteti Antwerp ku u vra Bledar Muça po pushtohet nga gangsterët shqiptarë të trafikut të drogës

“Qyteti belg Antwerp thuhet se tani po pushtohet nga gangsterët shqiptarë me rrugët e qytetit të mbushura me para, me policinë që lufton me kartelet e drogës”, shkruan media ‘Eu Today’. Para disa ditësh, periferia e Antwerp-it, Borgerhout, u trondit nga një shpërthim rreth orës 4 të mëngjesit, sulmi i tretë i këtij lloji në vetëm një javë. Nga sulmi pati vetëm dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme që ishte objektivi.

Policia, Sedee Dovo, shërbimi ushtarak belg për asgjësimin e bombave shkoi menjëherë në vendngjarje. Pajisja shpërthyese, e cila kishte në shënjestër bodrumin e pronës, raportohet se ishte një pajisje e thjeshtë shpërthyese e improvizuar e bazuar në fishekzjarre, ose “IED” sic njihet në gjuhën ushtarake. Sulmet dyshohet se lidhen me Antwerp, që konsiderohet qendra kryesore për kontrabandën ndërkombëtare të kokainës.

Media ‘Eu Today’ shton se pjesa më e madhe e kokainës që trafikohet përmes Antwerp-it besohet se vjen nga Kolumbia. Megjithatë, ka dyshime se gjithçka drejtohet nga shqiptarët ndërsa ka nisur lufta e ashpër e policisë kundër drogës.

“Në shkurt të këtij viti, një gangster shqiptar me një pasaportë të falsifikuar britanike u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Antwerp, mes një beteje të përgjakshme për menaxhimin e tregtisë fitimprurëse të drogës në metropolin belg, e cila e ka shndërruar atë në kryeqytetin evropian të kokainës”, raporton EU Today.

Për këtë i referohen Bledar Muçës, miku i ngushtë i Florenc Çapjas i cili u qëllua gjashtë herë teksa kthehej në banesën e tij dhe ka dyshime se bëhet fjalë për vrasje me porosi. Belgjika, e më konkretisht Antwerpi duke se është vendi ky “kanë lulëzuar” bandat shqiptare në të cilën kanë vijuar aktivitetin e tyre kriminal.

syri.net

blank

Rritet rreziku për jetën e kritikëve të regjimeve autokrate

VOA

Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e reagimeve të ashpra nga qeveritë perëndimore ndaj regjimeve autoritare që përpiqen t’iu mbyllin gojën kritikëve jashtë vendit inkurajon më shumë vende jodemokratike të zbatojnë praktika të tilla. Prezantuesja iraniane e lajmeve te Zëri i Amerikës, Masih Alinejad ishte pothuajse viktimë e veprimeve të tilla. Gazetari, Igor Tsikhanenka sjell detajet nga Nju Jorku.

12 muajt e fundit të jetës së saj mund të jenë lehtësisht një kapitull i një romani me temë spiunazhin ndërkombëtar.

“Ishte tronditëse, tekstualisht jam rrënqethur”, thotë gazetarja iraniane, Masih Alinejad.

Në verën e vitit 2021, FBI-ja ndaloi një komplot rrëmbimi kundër gazetares së Zërit të Amerikës.

Pesë iranianë dyshohet se planifikuan ta rrëmbejnë atë në qytetin e Nju Jorkut, ta çojnë me varkë në Venezuelë dhe më pas në Iran. Katër iranianë aktualisht po mbahen nën akuzën e komplotit për rrëmbimin e zonjës Alinejad.

Më pas, në korrik të këtij viti, pamjet treguan një burrë 23-vjeçar azer në verandën e shtëpisë së saj në Brooklyn.

Policia më vonë e ndaloi personin e identifikuar si Khalid Mehdiyev, dhe i gjeti 1,100 dollarë dhe një kallashnikov të mbushur me plumba në makinën e tij, numri serial i të cilit ishte fshirë.

“Sigurisht, kam frikë! Unë jam njeri! Por besoj se edhe regjimi ka frikë nga unë” thotë ajo.

Iraniano-amerikanja që punon për Zërin e Amerikës është kritike e pasionuar e Teheranit, si dhe mbrojtëse e vendosur e të drejtave të grave. Zonja Alinejad ka ardhur në SHBA si emigrante në vitin 2009. Por edhe këtu, ajo është në shënjestër për aktivitetin e saj.

“Kishte disa përpjekje nga regjimi iranian për të më hequr qafe. E dini pse? Sepse tani, unë jam bërë si një makth për ta. Jo vetëm unë. Miliona gra si puna ime. A mund ta besoni që ata kanë frikë nga flokët tanë?”, thotë më tej gazetarja Alinejad.

Teherani mohon çdo përfshirje. Tani, nën mbrojtjen 24 orëshe të FBI-së, gazetarja është viktimë e asaj që ekspertët e quajnë hakmarrje transkombëtare, apo përpjekje nga qeveritë autoritare për t’iu mbyllur gojën kritikëve jashtë vendit.

Organizata “Freedom House” thotë se ka vërejtur veprime të tilla nga më shumë regjime autoritare.

“Një numër në rritje e qeverive kanë filluar të veprojnë brenda vendeve demokratike: brenda Shteteve të Bashkuara ose BE-së, ku njerëzit mendojnë se janë të sigurt, pasi kanë ikur nga vendi autoritar”, thotë Drejtoresha për Hulumtime tek organizata “Freedom House”, Yana Gorokhovskaia.

Kjo prirje mund të shpjegohet nga disa faktorë, thotë më tej ajo.

“Programet e lira kompjuterike me qëllim spiunimi po iu mundësojnë edhe diktatorëve më të varfër, të ndërmarrin disa nga këto veprime. Faktor tjetër është se vendet demokratike nuk kanë reaguar ashpër ndaj incidenteve, edhe kur janë kryer vrasje”, thotë zonja Gorokhovskaia.

Gazeterja iraniane Alinejad, e cila ka mbi 7 milionë ndjekës në Instagram, pajtohet me këtë vlerësim.

“Gabimi fillon te kompanitë e teknologjisë, pasi ato e lejojnë Putinin, Khomenein e Iranit, lejojnë të gjithë diktatorët, të gëzojnë ‘lirinë e fjalës’ në rrjete sociale. Pse? Kur të njëjtët diktatorë i ndalojnë njerëzit e tyre të shijonin rrjetet sociale?”, pyet gazetarja iraniane.

Asaj i kujtohet koha kur si 7-vjeçare në Iran shikonte klerikët në televizion duke mbajtur fjalime mizogjene.

“Tani, klerikët po më shikojnë mua. Unë u bëra gazetare për të fuqizuar dhe bërë zëri i miliona grave”, thotë zonja Alinejad.

Është e vështirë të thuash saktësisht se sa gra fuqizon gazetarja me programin e saj të përjavshëm televiziv “Tablet”, por përpjekjet për t’i mbyllur gojën tregojnë qartë se zëri i saj po dëgjohet në Teheran.

blank

Pasurimi i ‘djemve të Londrës’ dhe kriminaliteti, Salianji tregon për The Sun si Rama propozon ‘amnisti fiskale’

Mijëra shqiptarë po vërshojnë drejt Britanisë së Madhe me gomone dhe përfundojnë në kthetrat e bandave të drogës. Ky është alarmi që japin zyrtarë të lartë shqiptarë dhe ata anglezë. Media angleze The Sun ka vizituar Tiranën, pasi një raport ushtarak nxori në dritë se katër nga dhjetë emigrantë që kalonin ilegalisht për Angli janë shqiptarë.

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Boshnjaku thekson se “Njerëzit që bëjnë para nga droga kthehen këtu duke ngarë Maseratis dhe Mercedes dhe blejnë një vilë të madhe në fshat”

Shefat e lartë të policisë në qytet pretendojnë se shumica e atyre që largohen po e bëjnë këtë për arsye financiare – me krerët e krimit që kthehen në shtëpi me makina luksoze.

Ne pamë automjete të nivelit të lartë me targa të Mbretërisë së Bashkuar që qarkullonin. I pyetur për eksodin në Britani, Saimir Boshnjaku, drejtori i policisë së imigracionit, tha: “Disa njerëz duhet të largohen sepse i ka zënë gjakmarrja, ose kanë rënë në konflikt me bandat kriminale dhe kanë frikë për jetën e tyre. Por shumica janë emigrantë ekonomikë.

“Njerëzit që bëjnë para nga droga kthehen këtu duke ngarë Maseratis dhe Mercedes dhe blejnë një vilë të madhe në fshat. Të rinjtë e shohin këtë dhe kjo i bën ata të duan të bëjnë të njëjtën gjë.”

Rreth një në pesë kanë lënë kombin e Evropës Lindore në disa zona pasi janë joshur nga premtimet për pasuri të mëdha në Britaninë e Madhe.

Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko, vlerëson se janë 150 mijë bashkatdhetarë të tij në Britani. Kjo do të thotë se numri është më shumë se trefishuar që nga viti 2019, kur Zyra për Statistikat Kombëtare llogariti se ishin 47,000 këtu. Por kostoja e kontrabandimit në Britani mund të jetë deri në 30,000 £.

Të rinjtë shqiptarë që bëjnë udhëtimin për në Britaninë e Madhe mund të përfundojnë në borxhe ndaj bandave të cilat më pas i detyrojnë të shpërndajnë kokainë ose të punojnë në fabrikat e kanabisit në qytetet britanike. Burimet e qeverisë këtu pranojnë se është krijuar një cikël toksik ku njerëzit më të varfër joshen në vese, ndërsa bosët e krimit bëjnë fitime të paprecedenta.

Disa madje po përfundojnë në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar dhe hetimet kanë zbuluar se dëbimet do të dyfishohen këtë vit pasi zyrtarët përpiqen të shtypin eksodin.

The Sun të dielën do të raportojë se Home Office ka shpenzuar 1 milion paund për një stacion të ri policie në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit në Tiranë këtë vit për të ndihmuar në sistemin e të kthyerve.

Në vitin 2021, 497 shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe. Megjithatë, në gjashtë muajt e parë të këtij viti 443 janë kthyer, që do të thotë se shifra e vitit të kaluar ka të ngjarë të dyfishohet deri në dhjetor.

“E di që imigracioni i paligjshëm është një shqetësim i madh dhe mund t’ju siguroj se po bëjmë çmos për t’i dhënë fund. “Kur një shtetas shqiptar deportohet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ne i marrim në pyetje dhe kontrollojmë nëse kërkohet për ndonjë akuzë. Nëse janë, i dërgojmë në burg. Atyre që kanë emigruar ilegalisht u ndalohet udhëtimi duke i penguar ata të largohen nga vendi. Përpunimi i kaq shumë njerëzve nuk është i lehtë për ne, kështu që ne i jemi shumë mirënjohës qeverisë britanike për këtë stacion të ri policie”, është shprehur drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Boshnjaku.

Lidhjet e Shqipërisë me Britaninë janë të dukshme në Tiranë, ku makinat luksoze me targa të Mbretërisë së Bashkuar mund të shihen duke lundruar nëpër rrugët me pemë. Të ashtuquajturat “vila londineze” të ndërtuara me para të bëra ilegalisht jashtë shtetit po shfaqen gjithashtu në qytete dhe fshatra të largëta të shkatërruara më parë nga varfëria.

“Ne po bëjmë çmos për t’i dhënë fund”

Historitë e “djemve të Londrës” se grumbullohen pasuri jashtë shtetit inkurajojnë të tjerët të bëjnë të njëjtin udhëtim të rrezikshëm.

Rreth 2 miliardë paund do të investohen në Shqipëri nëpërmjet huave të dhëna nga UK Export Finance, në një përpjekje për të përmirësuar mundësitë dhe për të bindur të rinjtë se kanë një të ardhme në vendin e tyre.

Por deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, thotë se politikanët tanë po merren për budallenj. Ai e krahason kombin e tij me narko-shtetet e Amerikës Latine, ku korrupsioni është endemik dhe gangsterët që merren me kokainë kanë kontroll të hekurt.

“Nuk është befasi që kaq shumë njerëz po shpërngulen në Britani pasi kjo ka vazhduar për një kohë të gjatë. Ajo që është befasuese është se sa pak po bën qeveria për këtë. Trafikimi i qenieve njerëzore është një problem i madh për Shqipërinë. Për shkak se kaq shumë njerëz po largohen, kjo po shkakton një fatkeqësi ekonomike. Ka qytete dhe fshatra të tëra ku nuk do të gjesh njeri nën moshën 40-vjeçare, siç janë larguar të gjithë të rinjtë.

Një raport i OKB-së ka deklaruar se popullsia e Shqipërisë do të bjerë nga 2.8 milion në një milion në shekullin e ardhshëm dhe është e vështirë të imagjinohet ndikimi që do të ketë. Por përballja me kriminelët nuk duket të jetë prioritet për qeverinë. Në vend të kësaj, kryeministri Edi Rama po propozon një ‘amnisti fiskale’ që do t’u lejonte shqiptarëve që jetojnë jashtë të kthejnë deri në dy milionë euro pa u hetuar. Qeveria dëshiron t’i taksojë këto para me shtatë për qind, por është e qartë se një sistem i tillë do t’i lejojë kriminelët të pastrojnë paratë e tyre të pista”, është shprehur Salianji.

Më shumë se 1500 shqiptarë ndodhen aktualisht në burgje në Angli dhe Uells, duke i bërë ata përqindjen më të lartë të shtetasve të huaj në paraburgim, sipas statistikave të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

“Thjesht duke forcuar kontrabandistët”

Shifrat e reja treguan se nga 2,863 emigrantë të transportuar nga nëntë banda nga 1 qershori deri më 12 korrik të këtij viti, 1,075 — ose 37.5 për qind — ishin shqiptarë . Pothuajse tre herë më shumë emigrantë që mbërrijnë në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar nga Franca vijnë nga vendi paqësor ballkanik – ku nuk ka pasur luftë për më shumë se 25 vjet – krahasuar me askund tjetër. Vitin e kaluar 3000 foshnja lindën në Britani nga nëna shqiptare, sipas ONS, duke i bërë ata kombësinë e dhjetë më të zakonshme të lindjes, nga 41-ta e një dekade më parë.

Zëdhënësi i qeverisë shqiptare , Endri Fuga tha: “Për Shqipërinë është shumë për të ardhur keq që ka deputetë që janë kaq të gatshëm të godasin ndërkombëtarisht vendin e tyre për përfitime të vogla politike. “Por kjo është arsyeja pse ata nuk janë në gjendje të fitojnë dhe kanë kaluar nëntë vitet e fundit në opozitë. “Si qeveri ne kemi punuar ngushtë me të gjitha institucionet përkatëse në Mbretërinë e Bashkuar dhe rezultatet kanë qenë gjithmonë më të mira kur ka pasur bashkëpunim të vërtetë dhe të sinqertë nga të dyja palët.” Dhe shoqatat bamirëse në Calais mbrëmë këmbëngulën se kishin “pak përvojë” në punën me shqiptarët, duke sugjeruar se numrat mund të ishin “një anomali”.

Clare Moseley, themeluesja e Care4Calais, tha: “Nga kolegët në sektorin e bamirësisë që kanë lidhje më të ngushta me Shqipërinë, ne e kuptojmë se vendi mund të mos jetë në luftë, por kjo nuk do të thotë se është një vend i sigurt. “Ka çështje serioze të dhunës, detyrimit dhe trafikimit të njerëzve, përfshirë trafikimin e fëmijëve, dhe shifrat e fundit tregojnë një normë pranimi prej 55 për qind për refugjatët shqiptarë, kështu që çdo pretendim se ata janë të gjithë emigrantë ekonomikë mund të jetë i supozuar.”

  • blank

Ajo shtoi: “Nëse ka pasur një ndryshim kohët e fundit, kjo është dëshmi e mëtejshme se politikat parandaluese të qeverisë nuk kanë asnjë ndikim dhe thjesht po forcojnë kontrabandistët. “Realiteti është se qeveria ka mbyllur të gjitha rrugët zyrtare për refugjatët për të kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar, duke i çuar njerëzit në duart e kontrabandistëve të njerëzve dhe duke ofruar atë numër rekord të kalimeve me varka të vogla. “Nëse ne u japim viza për kalim të sigurt, në bazë të shqyrtimit për një kërkesë të qëndrueshme për azil, për refugjatët e tjerë në një mënyrë të ngjashme me atë që bëjmë me ukrainasit, kjo do të thyente modelin e trafikantëve të njerëzve dhe do të shpëtonte jetë.”

“Nuk ia vlen të rrezikosh”

Shqiptarët ndërmarrin një udhëtim të rrezikshëm duke shpresuar për një jetë më të mirë në Britani – por nuk ka asnjë garanci për pasurim të shpejtë.

Saldatori Klodjan Deda tani i vjen keq që pagoi 3500 paund për kontrabandistët e njerëzve që e çuan atë nga Franca në brigjet angleze. Ai kaloi një vit duke jetuar në Londër, por zbuloi se 170 £ që fitonte çdo ditë nuk mjaftonin për të paguar faturat .Ai u kthye në Shqipëri në qershor dhe tani po bën 20 £ në ditë për të njëjtën punë. 27 vjeçari thotë se “Nëse dikush do të më pyeste nëse duhet të transferohej në Britaninë e Madhe, do të thosha se nuk ia vlen.Vetëm njerëzit që shkojnë atje për të shitur drogë ose për të punuar në shtëpitë e kanabisit fitojnë shumë para. Nëse punon shumë në një punë të zakonshme, fiton mjaftueshëm për të mbijetuar. Londra është aq e shtrenjtë sa që edhe pse fiton pothuajse dhjetë herë më shumë se sa këtu, nuk ka shumë ndryshim. Më vjen shumë keq që shpenzova kaq shumë nga kursimet e mia për të shkuar në Britani. Doja të filloja një jetë të re atje dhe të kisha më shumë siguri dhe një standard më të mirë jetese. Por udhëtimi ishte shumë i rrezikshëm dhe më mungonte familja ime dhe moti i këndshëm që kemi këtu. Unë jam shumë më i lumtur tani, edhe pse të gjithë miqtë e mi janë ende në Londër”.

Pas mbërritjes në Calais, Klodjan kontaktoi me një grup të trafikut të njerëzve duke hipur në një varkë me  14 persona.

“Ishte ftohtë dhe u bëmë qull gjatë kalimit 12-orësh. Për pjesën tjetër të udhëtimit ishte mirë. Policia nuk u përpoq të na ndalonte dhe ne nuk pamë shumë anije të mëdha. Pjesa më e frikshme ishte kur hipëm në varkë, pasi ishim të shqetësuar se trafikantët mund të na hidhnin në det. Nuk e di ku kemi zbritur, por na kanë mbledhur disa zyrtarë në plazh. Është shumë e zakonshme të udhëtosh në Angli tani, edhe pse është e rrezikshme, dhe unë njoh njerëz që pothuajse humbën këmbët e tyre nga hipotermia”, është shprehur ai./Marre nga Panorama

blank

Brigada 64: Njësiti famëkeq i ushtrisë ruse me numër të madh viktimash

Ukrainasit duke bartur trupat e vdekur të ushtarëve rusë. Fotografi nga arkivi.

Mark Krutov

Në selinë e njësitit 51460 të ushtrisë ruse, në rajonin e largët lindor Kabarovsk, nuk ka shumë kohë prej kur është krijuar një mur për ushtarët e vdekur.

Ky njësit njihet si Brigada e 64-të e Gardës së veçantë të pushkëve motorike.

Në mur shihen fotografitë e 44 ushtarëve dhe zyrtarëve tjerë, sipas një fotografie që fillimisht është publikuar në rrjetin social, VK dhe më pas i është konfirmuar Radios Evropa e Lirë (REL).

Në mur nuk ka shumë të dhëna se ku janë vrarë këta ushtarë, mirëpo vetëm se të gjithë janë nderuar me titullin e famshëm, Urdhri për Kurajë.

Aleksei Astashov, burri që e ka publikuar fotografinë, i ka treguar Radios Evropa e Lirë se ku janë vrarë ata: në Kiev, Izjum dhe Sllovjansk të Ukrainës.

Pushtimi rus në Ukrainë ka hyrë në muajin e gashtë dhe inteligjenca perëndimore beson se Rusia ka regjistruar më shumë humbje të ushtarëve, sesa në gjithë dekadën e luftës sovjetike në Afganistan më 1980.

Prindërit e Aleksei Pushilos kanë marrë medaljen që i është ndarë të birit të vdekur në luftime.

Prindërit e Aleksei Pushilos kanë marrë medaljen që i është ndarë të birit të vdekur në luftime.

“Secili ka shkuar në SVO”, ka thënë Astashov për REL-in, duke iu referuar “operacionit special ushtarak”, shprehja që e përdor Kremlini kur e përmend luftën në Ukrainë.

Sipas tij, të gjithë ushtarët e brigadës janë dërguar në Ukrainë, përveç “vajzave, rekrutëve të rinj dhe stafit administrativ”.

Sipas tij, shumica i kanë nënshkruar kontratat nën presion.

“Pjesa më e madhe e tyre janë transferuar në Ukrainë, teksa kanë qenë duke kryer stërvitjet në Bjellorusinë fqinje”, ka thënë ai.

Sipas Astashovit, brigada ka pasur rreth 1.500 trupa dhe tani numri i të vdekurve shkon në “të paktën disa qindra”.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka ndryshuar situatën e sigurisë në Evropë, ka transformuar aleanca, ka ndryshuar strategjitë ushtarake të Perëndimit, ka goditur ekonominë globale dhe e ka përshpejtuar rënien e Rusisë në udhëheqësi autoritare.

Kjo luftë ka shpërfaqur edhe dobësinë e forcave ushtarake të Rusisë.

Zyrtarisht, Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar vetëm një herë të dhëna për viktimat e luftës.

Sipas një deklarate të 25 marsit, autoritetet ruse kanë thënë të kenë regjistruar 1.351 viktima dhe mbi 3.800 të plagosur.

Muri përkujtimor me emrat dhe fotografitë e ushtarëve të vdekur të Brigadës 64.

Muri përkujtimor me emrat dhe fotografitë e ushtarëve të vdekur të Brigadës 64.

Megjithatë, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Shtetet e Bashkuara, William Burns, ka thënë muajin e kaluar se beson që Rusia mund të ketë humbur të paktën 15.000 njerëz dhe të ketë të plagosur rreth 45.000 ushtarë.

Këto shifra janë përmendur sërish këtë muaj nga zyrtarë tjerë amerikanë.

“Mund të sugjerojmë se rusët mund të jenë përballur me 70-80.000 viktima në më pak se gjashtë muaj”, u ka thënë një zyrtar amerikan gazetarëve.

“Këto shifra janë kombinim i të vrarëve dhe të plagosurve. Ky numër mund të jetë pak më i madh ose pak më i vogël, mirëpo aty diku është, dhe përbën shifër të konsiderueshme, duke marrë parasysh se rusët nuk kanë arritur asnjërën prej objektivave të presidentit rus, Vladimir Putin, të cilat i ka bërë të ditura në fillim të luftës”.

“Toka amë dhe interesat shtetërore”

Me bazë në Kabarovsk – rreth 9.000 kilometra në lindje të Ukrainës – brigada e pushkëve është riorganizuar në vitet 1990 në kuadër të angazhimit në Çeçeni, përgjatë luftës së parë atje.

Kjo brigadë është modernizuar në fund të viteve 2000.

Ky njësit ka fituar famë globale pasi njësitet ruse janë tërhequr nga distriktet në veri të Kievit në fund të muajit mars, duke zmbrapsur ofensivën e tyre në kryeqytetin ukrainas.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka akuzuar këtë brigadë për mizoritë e kryera në qytezën Buça dhe rajonet përreth ku janë kryer vrasje masive dhe ka dyshime për krime tjera.

Më 8 gusht, autoritetet në Buça kanë thënë se kanë identifikuar 458 trupa të vdekur, prej të cilëve 419 besohet se janë vrarë apo torturuar.

Disa javë pas raportimeve për masakër në këtë qytet, Putin ka nderuar brigadën e 64-të për mbrojtje të “tokës amë dhe interesave shtetërore”.

Ai ka lavdëruar brigadën për “heroizmin dhe kurajën që ka treguar”.

Sipas të dhënave që gjenden në murin përkujtimor në kampin e brigadës, rreth 20 minuta larg Kabarovskut, të paktën 44 ushtarë të njësitit kanë vdekur në fund të muajit shkurt dhe mars – periudhë koincidente me fazën e parë të pushtimit rus.

Datat tjera lidhen me ofensivën e radhës, pasi komandantët rusë kanë tërhequr Brigadën e 64-të dhe njësitet tjera nga Kievi dhe i kanë ripozicionuar në rajonin lindor të Donbasit, duke përfshirë zonat rreth Harkivit.

Në total, Radio Evropa e Lirë ka arritur të vërtetojë vdekjet e 30 prej 44 ushtarëve – fotografitë e të cilëve janë shfaqur në murin përkujtimor – duke përdorur informacione të disponueshme nga publikimet zyrtare, mediat sociale dhe raportimet e mediave.

Dobësitë e ushtrisë ruse

Shkalla e lartë e të vdekurve dhe të plagosurve në anën e Rusisë u është atribuuar disa faktorëve.

Forcat ukrainase kanë zhvilluar beteja të ashpra duke mbrojtur jo vetëm rajonet në veri të Kievit, por edhe lokacione tjera, përfshirë Donbasin dhe qytetin port Mariupol.

Në këtë të fundit Ukraina është dorëzuar pas disa muajsh luftime.

Një ekspert mjeko-ligjor ukrainas tregon çfarë ka gjetur në trupin e një ushtari rus të zhvarrosur në fshatin Zavalivka, në perëndim të Kievit.

Një ekspert mjeko-ligjor ukrainas tregon çfarë ka gjetur në trupin e një ushtari rus të zhvarrosur në fshatin Zavalivka, në perëndim të Kievit.

Mbrojtja ukrainase është përforcuar dukshëm nga armët e Perëndimit, të cilat i kanë zëvendësuar armët e periudhës sovjetike.

Në ditët e para të luftës, trupat ukrainase kanë përdorur raketat anti-tanke Javelin të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara dhe NLAW nga Britania, për të shkatërruar tanket ruse dhe makinat tjera të armatosura.

Në mesin e dobësive tjera të Rusisë përfshihet mungesa e pajisjeve mjekësore dhe teknikave moderne për trajtim dhe evakuim të të plagosurve.

Pas tërheqjes nga rajoni i Kievit, shumë njësite ruse janë shkatërruar, kanë thënë zyrtarë ushtarakë amerikanë dhe ekspertë të jashtëm.

Sipas disa vlerësimeve, disa njësite ruse kanë humbur një të tretën e personelit.

Michael Kofman, ekspert për ushtrinë ruse në Qendrën për Analiza Detare – me bazë në SHBA – ka thënë se pas çdo ushtari rus të vrarë, janë mbrapa edhe rreth 3.5 të plagosur.

Yury Fedorov, ekspert ushtarak rus, ka vlerësuar se personeli total i Brigadës 64, që përfshin dy batalione me pushkë të motorizuara dhe një batalion me tanke, ka shkuar në rreth 2.500 trupa ushtarake përpara luftës.

“Brigada e 64-të është nga rajoni i largët i lindjes dhe shumë njësite të saj kanë qenë të dobëta dhe të pajisura keq”, ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Ekziston një praktikë që kur trupat goditen rëndë, atëherë krijohen brigada të reja me pjesëtarë të mbetur të brigadave të ndryshme”, ka thënë Federov.

“Për të qenë gati për luftë, brigada të tilla duhet të kalojnë nëpër procesin e koordinimit luftarak. Komandantët e togave duhet të njihen me njëri-tjetrin, të korrigjojnë kanalet e komunikimit. Kjo kërkon të paktën disa muaj”.

Ushtarë rusë të vdekur dhe tanke ruse të shkatërruara në afërsi të Kievit. Mars 2022.

Ushtarë rusë të vdekur dhe tanke ruse të shkatërruara në afërsi të Kievit. Mars 2022.

Megjithatë, Brigada e 64-të nuk mund të shpërbëhet, sipas tij, sepse kjo gjë do të dëmtonte vendimet e Putinit.

“Shpërbërja nënkupton se kjo brigadë është përgjegjëse për krimet në Buça”, ka thënë Federov.

“Prandaj, ka shumë mundësi që në të do të dërgohen ushtarë të rinj”, ka thënë ai.

Analistë tjerë në grupin hulumtues, Ekipi për Inteligjencë të Konflikteve, ka thënë se shifrat për viktima, që ka prezantuar Astashov, do të ishin të besueshme, nëse aty përfshihen vetëm ushtarët me kontrata.

Ekspertët kanë përmendur edhe moralin e ulët dhe disiplinën e dobët, në mesin e faktorëve tjerë që kanë çuar në numër kaq të madh të viktimave.

Astashov, i cili punon në njësitin mjekësor në Brigadën e 64-të, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se të paktën 100 ushtarë mund të kenë refuzuar për të luftuar në Ukrainë, sidomos pas humbjeve që u janë shkaktuar forcave ruse në fillim të luftës.

“Prej muajit janar, ata janë dërguar në Bjellorusi për ushtrime dhe më pas në Ukrainë, mirëpo askush nuk i ka lejuar” që të shkojnë në shtëpi, apo të kenë pushime, ka thënë ai në disa biseda që ka zhvilluar me një gazetar të REL-it në platformën VK.

Më vonë ai e ka bllokuar gazetarin e REL-it nga llogaria që ka.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Send this to a friend