Ish-drejtori i Arkivit të Shtetit, Kastriot Dervishi në një reagim pas intervistës së Nexhmije Hoxhës tregon, sesi ia shpërblye e veja e ish-diktatorit ish-ministrit Abdurrahman Dibra që e ndihmoi me bursë.
Dervishi tregon dokumentin e firmosur nga Enver Hoxha për pushkatimin e gjashtë intelektualëve në mars të vitit 1946. Dervishi thotë se këtë fat pati dhe djali i ish-ministri Abdurrahman Dibra ndërsa vetë ai u burgos.
Ndërsa për atë që Nexhmija tha se familja e saj kishte vështirësi në përballimin e jetës me rrogën që ajo dhe Enveri merrte, Dervishi shkruan se, “gënjen kur thotë që mezi “shtynin muajin” në familje, kur kjo familje i grabiti shqiptarëve plot 320 tonë flori”.
Nexhmija hodhi në treg helmin e saj të fundit. I shfrytëzoi edhe këto minuta apo orë të fundit për të na thënë se ngelet e njëjta. As nuk jam çuditur se as kam shpresuar ndonjëherë se do ndodhë ndonjë kërkim ndjese dhe faljeje prej atyre që kam bërë krime. Këta janë të gatshëm edhe sot të bëjnë të njëjtën gjë.
Si njerëz mosmirënjohës, të zinj sa s’ka ku të shkojë, luajnë edhe në prag të vdekjes agjitacionin helmsjellës me shpresën se ky do të ndikojë sadopak te brezi i ri.
Nexhmije Xhunglini kur ishte nxënëse është ndihmuar me bursë nga ish-ministri Abdurrahman Dibra. Jo vetëm që nuk ia diti për nder por këtë e burgosi dhe djalin Qenan Dibra, ia pushkatoi. Babai i Nexhmijes, po me ndihmën e A.Dibrës u punësua në Kryqin e Kuq në Tiranë. Gjatë kohës së luftës nuk është internuar sikurse gënjen kjo por ka qenë ekonomat në shtëpinë e fëmijës.
Gënjen kur thotë që mezi “shtynin muajin” në familje, kur kjo familje i grabiti shqiptarëve plot 320 tonë flori. Asnjë pushtues nuk i ka shkaktuar qytetarit shqiptar këtë grabitje kaq masive dhe një rrënim kaq të madh ekonomik. Çifti Hoxha përfaqësoi një regjim mizerabël që me triska e nisi e me triska e bitisi.
Në të gjitha raportet ndërkombëtare, Shqipëria e Hoxhës krahasohet me vendet e fundit afrikane. Sikur Shqipëria të kishte “ngrirë” në vitin 1944, do të ishte shumë më e lehtë ta vijonte qeverisjen sot, sesa me pasojën e 46 viteve komunizëm, eksperimentit më tragjik e të kotë të njohur deri sot.
Në lidhje me krimet, Nexhmija tha se E.H. ishte “burrë shteti” e nuk merrej me këto gjëra. E para: asnjëherë E.H. nuk u bë dot burrë shteti. Ai ishte shefi udhëheqës i krimit. Është provuar që vendimet për ekzekutimet me vdekje i merrte Byroja Politike e E.H. dhe i certifikonin gjykatat.
Lexoni vetëm kujtimet e Enver Hoxhës. Ndër të tjera, në to ka shumë urrejtje, hakmarrje e zili. Dhe natyrisht të urryerit përmenden aty dhe janë persekutuar, vrarë apo dënuar me burgim.
Po bashkëlidh një urdhër ekzekutimi të E.H. për disa persona. Ndër ta ka profesorë shumë të shkolluar. Pasi miraton ekzekutimin, ky “njeriu që nuk di gjë”, kërkon të mësojë edhe fjalën e tyre të fundit. Se normalisht, çfarë pune tjetër kishte veç kësaj?
Ka qenë qershor i vitit 1975, kur, si telekronist i Televizionit Shqiptar, më binte çdo vit të ngjitesha në Qafën e Martës, në festën tradicionale të zonës, ku shumë ngjarje historike, . . .
Kardinali Mikel Koliqi ishte vëllai i Ernestit. Për hakmarrje ndaj vëllait që ishte një personalitet i emigracionit politik shqiptar, regjimi komunist e burgosi të përmendurin . . .
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Maj 2025
“Die Transvaler” ka botuar, të hënën e 5 shkurtit 1979, në faqen n°2, një shkrim rreth ekzilit të mundshëm asokohe të familjes mbretërore . . .
Nga Uvil Zajmi
Në vijim të udhëtimit tonë me ekipin kombëtar të futbollit për Eliminatoret “Euro ’68”, dhe drejt sfidës historike të 17 dhjetorit ’67 ndaj Gjermanisë Federale në T . . .
AGIM JAZAJ/ Në kujtesën e kombit, me kujtesë, dhe në faqet e historisë, mbeten të gdhendur edhe 400 luftëtar që ranë për çlirimin e Vlorës, të vitin 1920, mbetur të përjetshëm, p . . .
Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të . . .
Marrë nga libri i
të Madhit Dijetar
Gene X. Kortsha
“ONE MAN’S JOURNEY TO FREEDOM”
(UDHETIMI E NJI NJERIUT PER NE LIRI)
GENE X. KORTSHA
1924 – 2016
Tridhetë e tri vjet ma parë me 199 . . .
Çdokush ka një histori, e shënjon atë. Një histori të vërtetë. Dhe e vërteta është edhe më e bukur, sado e trishtuar që është e thuhet. E vërteta është e thjeshta. Dhe ky artist gje . . .
“Kanë qenë dy javë bashkë në nji dhomë spitali në Rrëshen. Të njajtin ushqim që pregaditnim për nanën (vjehrrën) me i çue t’u spitali, të njajtin pregaditnim edhe për Musinenë. Qe një . . .
Ramize Gjebrea ishte një partizane e Luftës së Dytë Botërore, e akuzuar për sjellje imorale nga një gjykatë e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, dhe e pushkatuar në fshatin Ramicë, Vlorë në 1 . . .
KISHA E VAUT T’ DEJËS 1361, KU U KUNORZUE GJERGJ KASTRIOTI
1361 – 1967
Kjo ishte Kisha Monumentale e vitit 1361, në Vaun e Dejës, pranë Shkodres, ku . . .
Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të lirisë . . .
Komentet