Në librin “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”, gazetari Roland Qafoku zbulon detaje befasuese per vdekjen e Ismail Qemalit. Ai shkruan aty se ajo ishte vrasje të pastër. “Aty kam publikuar të gjitha faktet, dokumentet autentikë dhe dëshmitë që e vërtetojnë plotësisht këtë”- shkruan ai ne liber.
Roland Qafoku
“Nëse doni që Shqipëria të bjerë në qetësi duhet të vriten tre persona: Ismail Qemal Vlora, Esad Pashë Toptani dhe unë”.
Në një ditë prilli të vitit 1914 Preng Bibë Doda iu drejtua princ Wied-it me këto fjalë teksa bisedonin në Durrës se si duhet të bëhej shteti shqiptar.
Gazeta “Perugia Citadina” që shkruan për vdkejen e Ismail Qemalit.
Më 24 janar 1919 u vra në Perugia të Italisë Ismail Qemali. Më 22 mars 1919 u vra duke shkruar në Lezhë vetë Preng Bibë Doda . Më 13 qershor 1920 u vra në Paris Esad Pasha. A ishte profeci apo zëvendëskryeministri Doda dinte shumë për kurthet, intrigat, stilin oriental të të funksionarit të shqiptarëve këtë nuk di ta them.
Por e sakta është se ajo që ai i tha princit gjerman rezultoi e vërtetë. Shumë pak, për të mos thënë aspak, është folur për vdekjen e njeriut që themeloi shtetin shqiptar. Zyrtarisht është shkruar se ai vdiq nga hemorragjia cerebrale. Por nga investigimi që unë kam bërë për shumë vite më rezulton se ai është vrarë. Më saktë akoma është helmuar.
Në librin tim “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”, vdekjen e Ismail Qemalit e kam cilësuar vrasje të pastër. Aty kam publikuar të gjitha faktet, dokumentet autentikë dhe dëshmitë që e vërtetojnë plotësisht këtë.
Dokumentet më kokëfortë janë ato që janë siguruar në arkivin e spitalit të Peruggias. Nuk gëzoj respekt për ata studiues mediokër që e cilësojnë këtë si një çështje të mbyllur. Unë nuk kam dyshime, por jam i bindur që Ismail Qemalin e kanë vrarë. Por ky lloj debati meriton vetëm pak kohë.
2. Hotel “Burfani” në Perugia të Italisë në vitin 1919 në të cilin vdiq Ismail Qemal Vlora.
Ajo që personalisht mendoj është që shteti shqiptar duhet të ndërmarrë një nismë për të hetuar një nga vrasjet më të mistershme. Teknologjia e sotme bën të mundur të gjendet shkaku i vdekjes nëse Ismail beu vdiq natyralisht apo u helmua. Mjafton zhvarrimi I eshtrave dhe kryerja e analizave.
Do ishte në nderin e këtij shteti që të zhvarroste pas afro 1 shekulli një të vërtetë që ka të bëjë me njeriu që themeloi këtë shtet. Përulje me respekt ndaj kryeveprës që bëri beu i Vlorajve! Na la një shtet.
Kardinali Mikel Koliqi ishte vëllai i Ernestit. Për hakmarrje ndaj vëllait që ishte një personalitet i emigracionit politik shqiptar, regjimi komunist e burgosi të përmendurin . . .
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Maj 2025
“Die Transvaler” ka botuar, të hënën e 5 shkurtit 1979, në faqen n°2, një shkrim rreth ekzilit të mundshëm asokohe të familjes mbretërore . . .
Nga Uvil Zajmi
Në vijim të udhëtimit tonë me ekipin kombëtar të futbollit për Eliminatoret “Euro ’68”, dhe drejt sfidës historike të 17 dhjetorit ’67 ndaj Gjermanisë Federale në T . . .
AGIM JAZAJ/ Në kujtesën e kombit, me kujtesë, dhe në faqet e historisë, mbeten të gdhendur edhe 400 luftëtar që ranë për çlirimin e Vlorës, të vitin 1920, mbetur të përjetshëm, p . . .
Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të . . .
Marrë nga libri i
të Madhit Dijetar
Gene X. Kortsha
“ONE MAN’S JOURNEY TO FREEDOM”
(UDHETIMI E NJI NJERIUT PER NE LIRI)
GENE X. KORTSHA
1924 – 2016
Tridhetë e tri vjet ma parë me 199 . . .
Çdokush ka një histori, e shënjon atë. Një histori të vërtetë. Dhe e vërteta është edhe më e bukur, sado e trishtuar që është e thuhet. E vërteta është e thjeshta. Dhe ky artist gje . . .
“Kanë qenë dy javë bashkë në nji dhomë spitali në Rrëshen. Të njajtin ushqim që pregaditnim për nanën (vjehrrën) me i çue t’u spitali, të njajtin pregaditnim edhe për Musinenë. Qe një . . .
Ramize Gjebrea ishte një partizane e Luftës së Dytë Botërore, e akuzuar për sjellje imorale nga një gjykatë e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, dhe e pushkatuar në fshatin Ramicë, Vlorë në 1 . . .
KISHA E VAUT T’ DEJËS 1361, KU U KUNORZUE GJERGJ KASTRIOTI
1361 – 1967
Kjo ishte Kisha Monumentale e vitit 1361, në Vaun e Dejës, pranë Shkodres, ku . . .
Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të lirisë . . .
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Maj 2025
Gazeta letoneze “Nasze życie” ka botuar, të dielën 23 korrikut 1939, në faqen n°3, një shkrim asokohe rreth qëndrimit të familjes mbretërore shq . . .
Komentet