VOAL

VOAL

Dokumentar dedikuar punëtorëve sezonalë të Kosovës që kontribuan me punë në Zvicër e që sot jetojnë me vetëm 75 Euro

October 2, 2018

Komentet

Dy shoqata shqiptare në Zvicër shprehen MIRËNJOHËS DHE FALENDERUES NDAJ SHBA

MIRËNJOHËS DHE FALENDERUES NDAJ SHBA

PËR NDIHMËN DHE SHPËTIMIN E SHQIPTARËVE NGA SHFAROSJA

URIME 250 VJETORIN AMERIKË

Leo Freundlich, në librin e tij: GOLGOTA SHQIPTARE 1912-1913 me të dhëna e dëshmi akuzon dhe kundërshton veprimet e Serbisë pushtuese për shfarosjen e popullit shqiptar.

Të njejtin veprim Serbia e bëri gjatë viteve 1990-1999 nënë komandën e Sllobodan Millosheviqit ndaj shqiptarëve, por falë ndërhyrjes së SHBA-së nënë udhëheqjen dhe drejtimin e operacioneve të NATO-së kundër Serbisë, shpëtuan popullin shqiptarë të Kosovës nga llojet e shfarosjeve prej ushtrisë, paramilitarëve dhe policisë serbe.

SHBA-ndihmuan që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur e në miqësi të përhershme ashtu siç kërkonte në vazhdimsi kryetari i parë dhe historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Populli shqiptar në përgjithësi e ai i Dardanisë në veçanti përherë do të jetë mirënjohës ndaj SHBA për ndihmën e dhënë dhe shpëtimin nga shfarosja, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës themelimin e institucioneve ruajtjen dhe garantimine kufijve dhe zhvillimin ekonomik.

Dy shoqatatë për 250 vjetorin e SHBA-së i përcjellin urimet e përzemërat e meritore,të gjitha institucioneve shtetërore dhe popullit liridashës Amerikan, që përherë të jenë në miqësi dhe përkrah Kosovës së pavarur, të jen të parët në botë me zhvillimin ekonomik në të gjitha drejtimet.

Për shoqatatë:

Abas Fejzullahi

2026-07-04

Solothurn- Zvicër

 

Urime 4 Korriku – Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nga Saim Tahiraj

SHBK „Salih Çekaj“ në Zvicër i uron 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – mbarë popullit amerikan, duke i dëshiruar paqe, mirëqenie dhe përparim të mëtejshëm.

Njëkohësisht, kjo është një ditë e madhe edhe për mbarë popullin shqiptar, sepse pikërisht në Amerikë lindi, u ushqye dhe u forcua shpresa jonë për liri, demokraci dhe pavarësi. Populli shqiptar nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen vendimtare që Shtetet e Bashkuara i dhanë kombit tonë në momentet më të rëndësishme të historisë.

Nga Presidenti Wilson, i cili mbrojti të drejtat e shqiptarëve në kohët më të vështira, e deri te presidentët Bush dhe Clinton, që kontribuan fuqishëm në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, Amerika ka qenë gjithmonë në anën e drejtësisë dhe të lirisë. Sot, mbështetja e Shteteve të Bashkuara vazhdon edhe nën administratën e Presidentit Trump, duke dëshmuar se miqësia shqiptaro-amerikane mbetet një vlerë e çmuar dhe strategjike për kombin tonë.

Këtë miqësi duhet ta ruajmë si sytë e ballit, sepse është trashëgimia më e çmuar politike dhe kombëtare që kemi. Siç na porosiste Presidenti historik i Kosovës, Prof. Ibrahim Rugova: „Në miqësi të përhershme me SHBA-të.“

Në këtë ditë të shënuar, shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për popullin amerikan dhe për udhëheqësit e tij, të cilët në vazhdimësi qëndruan pranë shqiptarëve, duke mbrojtur lirinë, të drejtat dhe dinjitetin tonë përballë sfidave dhe armiqve shekullorë.

Zoti e bekoftë Amerikën!

Zoti e bekoftë popullin amerikan!

Zoti e bekoftë popullin shqiptar!

Zoti e bekoftë dhe e forcoftë përgjithmonë miqësinë shqiptaro-amerikane!

Me shumë nderime,

Kryesia e SHBK „Salih Çekaj“ në Zvicër

GRANIT XHAKA LUAJTI SOT NDESHJEN E 150 ME KOMBËTAREN ZVICERANE

VOAL- Më 3 korrik 2026 kapiteni Granit Xhaka ka arritur rekordin e 150 ndeshjeve të luajtura me fanellën e kombëtares zvicerane. Në të njëjtën ditë, Zvicra ka mundur Algjerinë 3-0 në Vankuvër të Kanadasë, duke u kualifikuar në një të tetën e finalaeve të Botërorit.

 

“Veshja e fanellës së kuqe më bën shumë krenar”
Kënaqësia dhe gëzimi janë të shkruara në të gjithë fytyrën e Granit Xhakës ndërsa ai del para kamerave të SRF pas fitores 2-0 kundër Algjerisë. Ishte paraqitja e tij e 150-të për Zvicrën. Veçanërisht e rëndësishme: ishte paraqitja e tij e 145-të si titullar. “Kjo ditë do të thotë shumë për mua”, thekson 33-vjeçari nga Bazeli, i cili ka rrënjë në Kosovë. “150 ndeshje për vendin ku kam lindur dhe jam rritur. Të qenit në gjendje të vesh fanellën e kuqe më bën shumë krenar.” Që nga debutimi i tij më 4 qershor 2011, nën drejtimin e Ottmar Hitzfeld në stadiumin Wembley kundër Anglisë, Xhaka është bërë një shtyllë gjithnjë e më e domosdoshme e ekipit zviceran. Pas daljes në pension të Stephan Lichtsteiner, trajneri i atëhershëm i kombëtares Vladimir Petkovic e emëroi atë kapiten, por ai kishte qenë tashmë një udhëheqës para kësaj. Gjithmonë të sinqertë me njëri-tjetrin Xhaka nuk i kursen fjalët. Edhe në prag të kësaj Kupe Bote, ai veproi si një zë i ashpër, duke shtypur çdo shenjë vetëkënaqësie apo qetësie që në fillim. Dhe skuadra e dëgjon.
“Dje u brohorita para skuadrës”, tregon ai. “Dhe u thashë atyre se do ta bënin ditën time të veçantë nëse fitonim”. Sapo u tha, aq sa u bë, veçanërisht pasi Xhaka dhe shokët e tij të ekipit nuk ishin të kënaqur me pjesën e parë – pavarësisht se kryesonin 1-0 – dhe trajtuan gabimet e tyre. “Mendoj se të gjithë jemi mjaftueshëm të rritur për të qenë të sinqertë me njëri-tjetrin”, thotë ai. “Ne biseduam për gjërat, bëmë ndryshime dhe si pasojë luajtëm një pjesë të dytë shumë të mirë”. Injorimi i thashethemeve për transferime Zvicra – falë pjesërisht Xhakës – ka avancuar përtej fazës eliminatore të një Kupe Bote për herë të parë që nga viti 1938 dhe është në raundin e 16-të. Ai dëshiron të injorojë plotësisht një çështje anësore: mulliri i thashethemeve ka qenë duke u përplasur për ditë të tëra. Në moshën e avancuar të një futbollisti, Xhaka, pas një sezoni të parë të fortë te Sunderland, thuhet se synon një tjetër transferim të madh te skuadra e fuqishme e Premier League, Chelsea. “Sinqerisht, kjo nuk është puna ime. Kam ekipin tim të menaxhimit, të cilët janë plotësisht të përqendruar në këtë,” sqaroi kapiteni në një intervistë televizive. “Të gjithë e dinë se përparësia ime numër një është Kupa e Botës dhe unë jam plotësisht i përqendruar në të. Çdo gjë tjetër – thashethemet dhe ajo që po shkruhet për mua – nuk më intereson tani për tani.” Ndeshja e raundit të 16 kundër Kolumbisë ose Ganës është të martën. “Dua të luaj një Kupë të mirë Bote me këtë ekip dhe të shkruaj historinë time. Çdo gjë tjetër me siguri do të pasojë.”

Zvicra thyen mallkimin 88-vjeçar, mposht Algjerinë dhe kualifikohet në 1/8 e finales së Botërorit

Zvicra siguroi një vend në 1/8 e finales së Botërorit 2026, pasi mposhti Algjerinë me rezultatin 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në Vankuver, të vlefshme për fazën e 1/16-ve.

Helvetët e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në minutën e 10-të me Breel Embolo. Sulmuesi shfrytëzoi një rast të mirë dhe i dha avantazhin skuadrës së drejtuar nga Murat Yakin.

Pjesa e dytë nisi po aq mirë për Zvicrën, e cila dyfishoi shifrat vetëm një minutë pas rifillimit të lojës. Dan Ndoye realizoi në minutën e 46-të, duke vulosur fitoren 2-0 dhe duke i dhënë qetësi skuadrës së tij deri në fund të takimit.

Me këtë sukses, Zvicra jo vetëm që siguroi kalimin në fazën e 1/8-ve të finales, por edhe i dha fund një pritjeje të gjatë historike. Helvetët fituan për herë të parë një ndeshje me eliminim direkt në një Kupë Bote pas plot 88 vitesh, duke thyer një mallkim që kishte zgjatur që nga edicionet e para të turneut.

Në raundin e ardhshëm, skuadra e Murat Yakin-it do të përballet me fituesen e duelit mes Kolumbisë dhe Ganës, me synimin për të vazhduar rrugëtimin e saj në Botërorin 2026.

Zvicër – Algjeri 2-0

  KUSHTETUTA E KAÇANIKUT – Me shkas për ripublikim pas 13 vitesh për aktualitetin e tashëm Nga: Abas Fejzullahi

Me shkas për ripublikim pas 13 vitesh për aktualitetin e tashëm

RRETHANAT E DY KUSHTETUTAVE TË KOSOVËS, CILAT ISHIN ATO ?

Nga: Abas Fejzullahi

1.   KUSHTETUTA E KAÇANIKUT

Më 1990-09-07 në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme, që Serbia kishte vendosur në tërë Kosovën edhe në Kaçanik, Delegatët e Kuvendit të Kosovës, bazuar në DEKLARATËN E PAVARESISË SË 2 korrtorit 1990 e cila u lexua para derës së ndërtesës së Kuvendit (pasi që Gjorgje Bozhoviqi kishte dhënë urdhër për mbylljen e dyerve të Kuvendit për delegatët e përkatësisë jo serbe)

Deklarata kushtetuese, teksti origjinal

(aprovuar nga grupi i delegatëve në shtëpinë e Dr. Skender Skenderit, më 1.07. 1990)

Teksti i deklaratës shkruar nga dora e Akademik Gazmend Zajmi, ka preambulën e vet, ka emërtimin dhe tekstin e duhur, siç shihet në vazhdim: «Duke u nisur nga vullneti i shprehur vendosmërisht anë e mbanë Kosovës nga ana e shumicës së popullsisë së Kosovës, vullnet ky i sublimuar edhe në Deklaratën e ASHA të Kosovës për pozitë të re kushtetuese të Koso- vës, si dhe duke u nisur nga roli dhe pozita e Kuvendit të Kosovës si organ përfaqësues dhe kushtetutëdhënës më i lartë i pushtetit dhe i vetëqeverisjes në Kosovë, Kuvendi i Kosovës solemnisht shpallë»:

DEKLARATËN KUSHTETUESE MBI KOSOVËN SI NJËSI TË PAVARUR DHE TË BARABARTË NË KUADËR TË FEDERATËS (KONFEDERATËS) TË JUGOSLLAVISË SI SUBJEKT I BARABARTË ME NJËSITË E TJERA NË FEDERATË (KONFEDERATË)

1.   Në këtë Deklaratë shprehet dhe shpallet qëndrimi burimor kushtetues i popullsisë së Kosovës dhe i këtij Kuvendi si akt i vetëvendosjes politike në kuadër të Jugosllavisë.

2.   Ky Kuvend duke e shpallur nga ana e tij dhe në nivel të tij Kosovën si njësi të barabartë në Jugosllavi, në bazë të principeve të demokracisë autentike mbi respektimin e vullnetit të njerëzve dhe të kolektiviteteve njerëzore dhe kombëtare, pret konfirmimin e këtij akti konstitutiv të tij në Kushtetutën e Jugosllavisë me mbështetje të plotë të opinionit demokratik në Jugosllavi dhe të opinionit ndërkombëtar.

3.   Ky Kuvend Kosovën dhe pozitën e re kushtetuese të saj e konfirmon si bashkësi politiko – kushtetuese dhe pozitë politiko–kushtetuese të përbashkët të qytetarëve dhe nacionaliteteve të barabarta të Kosovës, ku Shqiptarët si shumicë e popullsisë së Kosovës dhe një ndër popujt më numerik në Jugosllavi, si dhe serbët dhe të tjerët në Kosovë konsiderohen popull–komb dhe jo kombësi (pakicë kombëtare).

4.  Në ndërkohë, deri në aplikimin definitiv juridik të kësaj Deklarate kushtetuese, Kuvendi dhe organet e pushtetit të Kosovës marrëdhëniet e tyre në rendin kushtetues të Jugosllavisë i mbështesin në Kushtetutën në fuqi të Jugosllavisë dhe jo në amendamentet e Kushtetutës së RS të Serbisë të vitit 1989, me ç’ rast bëhet edhe anulimi i vendimit të Kuvendit të Kosovës i datës 23 mars 1989 mbi dhënien e pëlqimit në këto amendamente.

5.   Kuvendi i Kosovës deri në nxjerrjen e Kushtetutës se re të Kosovës tash e tutje do të komunikoj publikisht me këtë emërtim duke e emërtuar njëkohësisht bashkësinë shoqëroro – politike organ i së cilës është vetëm si “Kosovë”.

6.  Me këtë Deklaratë abrogohet Rezoluta e Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës e 10 Korrikut të vitit 1945 nga Kuvendi i Prizrenit, e cila u nxor pa vullnetin e popullit.

Prishtinë, më 1 korrik 1990 ”

Në bazë të nenit 397 dhe 398 të Kushtetutës së Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 7 shtator 1990, merr këtë V E N D I M

MBI SHPALLJEN E KUSHTETUTES SE REPUBLIKES SE KOSOVES.

Sh p a ll e t:

Kushtetuta e Kaçanikut, Kushtetutë e Republikës së Kosovës të cilën e aprovoi Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 7 shtator 1990.

Pjesë të shkëpuura nga kujtimet dhe dëshmit e Dr.Skënder Skënderit:

Shpallja e Deklaratës Kushtetuese

2. 07. 1990, Prishtinë, në shkallët e Kuvendit

Seanca ka filluar në ora 12:25 dhe përfundua në ora 12:45.

Në ato çaste duhej të thirrej grupi i delegatëve që do ta informonin Kryetarin e Kryesisë së KSA të Kosovës, Kryetarin e Këshillit ekzekutiv të KSA të Kosovës për seancën që do të mbahej atë ditë, rendin e ditës, kohën dhe vendin e mbajtjes me qëllim të prezantimit të tyre në seancën e Kuvendit të KSA të Kosovës. Siç u pa, kjo është krye.

Të 115 (nga këta tre ishin zgjedhur si delegat të Kuvendit të Kosovës, por më vonë ishin deleguar në Kuvendin e Serbisë ku tani kanë mandatin), prandaj ishin 111 delegatë të Kuvendit të KSA të Kosovës, para derës së ndërtesës së Kuvendit (pasi që Gjorgje Bozhoviqi kishte dhënë urdhër për mbylljen e dyerve të Kuvendit për delegatët e përkatësisë jo serbe), shpallën Deklaratën Kushtetuese të 1990-tës.

Të njëjtën ditë zonja Eva Bredli, iu bashkua delegatëve që pritshin fillimin e Seancës. Nuk vonoi, iu afruan policët serb dhe e sollën në Polici. Atje iu urdhërua që brenda 24 orësh ta lëshoi Jugosllavinë, me ndalesë për të hyrë në Jugosllavi për tre vjet.

Kuvendi me duartrokitje të gjata dhe të furishme e Shpalli Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si subjekt i pavarur dhe i barabartë në Federatën/Konfederatën Jugosllave. Në këtë mbledhje u anulua vendimi i 23 Marsit të vitit 1989 kur u morr pëlqimi nga ana e Kuvendit të Kosovës për “Kushtetutën e Tanksave”.

Nxora dokumentet dhe u nisa kah pjesa ku kishte filluar seanca. Ishin çastet e fundit, apllauzi i duartrokitjeve më zuri në ballë të grupit të delegatëve që e lëshonin vendin. Shumë gazetarëve ju ndava kopjet e Deklaratës Kushtetuese, shpejtë po thuaj se mbetesha pa to. Vendosa ti ndërpres dhëniet e tyre. Dikush nga kolegët më tha shpërndaj se kemi sa të duash dhe mi lëshoj disa në dorë. Më vonë me delegatin më të ri (nga meshkujt) Muhamet Ahmeti dhe me sa di unë me Hamëz Halabakun kemi shëtitur deri te Grandi jemi kthyer deri të Iliria (Bozhuri), jemi ndarë, dhe unë kamë shkua në Fakultetin Teknik. Aty më pritshin të gjithë koleget. Ju tregova se çka ka ndodhur. U shtanguan nga gëzimi. Përqafimet e urimet nuk kishin të ndalur…

Gjatë 3 dhe 4 korrik i tërë populli shqiptar kudo që gjendej përkrahu vendimet e Kuvendit, tash e tutje e sa të jetë jeta do të quhen “Delegatët e Dy Korrikut”. Asnjë herë deri në këtë çast kur i shkruaj këta rreshta, nuk ka ndodhë gëzim, festë e shpresë më e madhe e popullit shqiptar, dhe jam i sigurt se më kjo nuk do të përsëritet me asgjë tjetër, se dita kur u dëgjua jehona e aprovimit të Dokumentit të kësaj dite. “

Çfarë shkruante shtypi ne vitin 1990 për punën e Delegatëve të Kuvendit të KSA të Kosovës:

Kolumna: ”Kuvendi me popull”

Rilindja” 26. 06. 1990

Do të mbahet e shënuar në historikun e punës së Kuvendit të KSA të Kosovës mbledhja e së mërkurës dhe të enjtes (24 dhe 25. 06. 1990) kur 74 delegatë nënshkruan amendamentin me të cilin kërkohet nxjerrja e Kushtetutës së re të Kosovës. Ishte kjo një kërkesë legjitime, e bazuar në rregullat e punës së Kuvendit, që ka mbështetje në Kushtetutën e RSFJ dhe në Kushtetutën e KSA të Kosovës. Fundja, është kjo kërkesë e popullit, e bazës deleguese të këtyre delegatëve, të cilët gjithsesi janë të obligueshëm të mbrojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë.

Por, kjo kërkesë e këtyre delegatëve shumica e të cilëve, ishin të kombësisë shqiptare, doli si të ishte diçka që ia vë flakën Kuvendit të KSA të Kosovës, që ia vë flakën Jugosllavisë! Thuaja se Kushtetuta e Kosovës na qenka diçka krejt tjetër nga aktet e këtilla që tashmë janë në procedurë të nxjerrjes nëpër republika dhe në KSA te Vojvodinës, thuaja sikur vetëm Kosova na qenka ajo oazë ku po u dashka të bëhet diçka tjetër, e ndryshme nga viset tjera të vendit. E, zyrtarët e Kuvendit të KSA të Kosovës , ata që janë më kompetentët, që kanë obligim shoqëror dhe ligjor që të komentojnë ne mënyrën më të drejtë ligjin dhe rregullat e punës, me këtë rast, ose heshtën, ose i shpjegonin punët sipas politikës ditore, sipas kohës së vet, apo sipas skenarit të përgatitur më parë, sikur të ishin delegatët e kësaj përbërjeje makinë për vendosje, siç jemi mësuar shumë herë të kemi delegatë te kuvendit.

Sikur harrohet edhe fakti se delegatët janë të vetmit përfaqësues legjitimë të popullit, të vetmit janë ata që duhet dhe mund të përfillen kërkesat e tij legjitime. Kjo një dhe e dyta, do theksuar edhe faktin kur dilnin kërkesa për suprimimin e plotë të autonomisë te Kosovës, kërkesa që assesi mos të pranohet iniciative e delegatëve për nxjerrjen e Kushtetutës së re të Kosovës, kur dilnin kërkesa për suprimimin e plotë të RSFJ të vitit 1974, atëherë heshtej, apo ndaj këtyre kërkesave nuk reagohej fare e, kërkesa për nxjerrjen e Kushtetutës së re, të përbashkët, për të mirën e të gjitha nacionaliteteve në Kosovë, e cila është dhe do të mbetet në Jugosllavi, por me status të veçantë dhe të barabartë, sikur ishte diçka jo legjitime, e mbrapsht, kundër këtij, apo atij, e në të vërtet e tërë ajo që ndodhi në Kuvend, ishte skenar i politikës së gabueshme që udhëhiqet në Kosovë dhe ndaj Kosovës, jo tash, por tash e dhjetë vjet më parë.

Dhe, derisa të mos kuptohet njëherë e përgjithmonë mirë se Kosova është e përbashkët, e të gjithë nacionaliteteve që këtu jetojnë, deri sa pjesëtarët e të gjitha këtyre nacionaliteteve mos të angazhohen që të gjithë njëherë dhe së pari për të mirën e saj dhe të mirën e përbashkët, deri atëherë do të krijohen ndasi të këtilla, të rënda por për të gjithë. Do të ishte mirë që deri më dy korrik të ulet tensioni nacional që të përfillet kërkesa për fillimin e procedurës për nxjerrjen e Kushtetutës së re, e ç’ farë do të jetë ajo do të vendosi populli, bashkërisht, pa dëm tëaskujt.   

Rr.Rugova

Mbi Deklaratën Kushtetuese

Kosova e Re”

Deklarata kushtetuese e delegatëve të Kuvendit tonë me të cilën shpallet Kosova Republikë, është, sipas mendjes sime, gurthemeli i tretë, sigurisht edhe i vërtet, me të cilët brenda 112 vjetësh shqiptarët në Kosovë, së pari më 10 qershor 1878 në Prizren, së dyti më 30 e 31 dhjetor 1943 dhe me 1 janar 1941 në Bunjaj, së treti më 2 korrik 1990 në Prishtinë u ngiten për të drejtat e tyre historike, natyrore dhe juridike për emancipimin e plotë sovran kombëtar. Natyrisht, në mes të këtyre datave radhiten luftërat, rezistencat dhe therorizmat e shqiptarëve të cilët kur me pësime e, kur me pak fitore, arritën në ditën e sotme.

Rrustem Berisha

Kush e përgatiti tekstin final të Deklaratës Kushtetuese të Dy Korrikut 1990

(“Bota Sot”, 2 korrik 2005, faqe 7)

Nuk ka shqiptar që nuk rrëqethet kur i dëgjon fjalët e Muharrem Shabanit, edhe pas, me siguri për të 100-të herë nga leximi i parë me 2 korrik të vitit 1990. Lus të gjithë dëgjuesit që sa herë ti dëgjojnë këto fjalë historike, të mendojnë se i lexon akademiku i nderuari Akademik profesor dr. Gazmend Zaimi, se i lexon profesor dr. Ejup Statovci, se i lexon profesor dr. Kurtesh Salihu, se i lexon profesor dr. Ismet Salihu, se i lexon profesor dr. Riza Smaka, se i lexon profesor dr. Fatmir Fehmiu, pasi në pyetjen:

 kush e përgatiti tekstin final të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 dhe Kushtetutën e parë të Republikës së Kosovës – Kaçanikut, të 7 shtatorit, koordinatori i detyrave të fundit përmbledhëse me një grup delegatësh, i cili ka qenë në qendër të të gjitha ngjarjeve, zoti Halit Muharremi deklaron:

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, në krye të së cilës atëherë ishte Akademik Gazmend Zajmi”, z. Halit Muharremi më tutje shkruan:

Sa për koincidentë, pikërisht sot, më 29 qershor, kur edhe e zhvillojmë këtë bisedë për “Botën Sot”, bëhen 15 vjet kur për herë të parë në shtëpinë e delegatit Skender Skenderi, në Arbëria 1, ish Dragodani në Prishtinë, kisha ftuar nja 15 delegatë të Kuvendit të Kosovës, ku për herë të parë shpalova konceptin politik të Deklaratës Kushtetuese. Në atë takim definitivisht jemi marrë vesh dhe dakorduar edhe për të gjitha detajet e tjera të organizimit të mbledhjes së 2 Korrikut, jemi marrë vesh se kush do ta udhëheq mbledhjen, kush do ta lexojë tekstin e Deklaratës, por jemi marrë vesh edhe për variantet, nëse ndodhë kështu, apo ashtu, në rast të ndërhyrjes së policisë serbe etj.

Po në këtë takim kemi harmonizuar definitivisht edhe tekstin final të Deklaratës, që në fakt ishte i kryer në takimet e tjera të rrethit më të ngushtë të ekspertëve tanë eminentë shkencorë që ato ditë punonin pa ndërprerë në këtë çështje, e ata ishin: Profesor dr. Ejup Statovci, profesor dr. Kurtesh Salihu, profesor dr. Ismet Salihu, profesor dr. Riza Smaka, profesor dr. Fatmir Fehmiu. “

Nga të dhënat e sipërshënuara, në vijim natyrshëm dalin në sipërfaqe disa dukuri dhe pyetje për:

Delegatët e Kuvendit të Kosovës, që në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme dhe shtetrrethimit policor e ushtarak, që Serbia kishte vendos në Kosovë, më 1990 shpallen Kosovën Republikë, sipas të dhënave të deri tashme,  ka dëshmi të mjaftueshme se janë haruuar tërsisht, e si bie në mend askujt nga përgjegjësit institucional, për ta, as në vitin 2013, se ku gjinden, si janë dhe si jetojnë…?

  1. Si trajtohen tani, me Kushtetutën e Ahtisarit, në të gjitha drejtimet?

Kushtetuta e nxjerrë nga pakoja e përgatitur jashtë vendi nga të tjerët, që brumi i asaj gatese është një përzierje eksperimentale në laboratoriumet e veçanta, me ngjitjen (infektimin) e lloj lloj bakterjesh e virusësh sa do të fshehur me mjeshtri e dinakri, nga specialistët me përvojë eksperimentesh me shëndetin e të tjerëve, por jo edhe të pa vërejtur, me bazë dyshimi, që po sa të hapej pakoja, për t`u nxjerrë e përpunuar përbërja e atij brumi, të ngjitur (infektuar) që në embrion, e për t`u jetësuar në praktikë, (…me ligje dhe rregulla të ashtuquajtura demokratike… por me diskriminime pozitive ndaj shumicës vendore, nga ana e pakicës kolonizatore serbe në Kosovë), lëshonte dhe lëshon vazhdimisht erë të pa këndëshme dhe shumë të dyshimt, për shëntetin dhe zhvillimin e Shtetësisë së Kosovës, me pasoja të dëmshme dhe afatgjate në të ardhmen e ndoshta edhe të pa përmirsueshme në të gjitha drejtimet. Për fat të keq të Kosovës, vendorët e pranuan me vetdije, këtë gatesë, dhe tue gëlltitur pak nga pak,  siç thonin edhe ata vet, me lëshime të shumta e dhimbje, që s`do të ndalen asnjëherë për Kosovën… pasi që gëlltitjet  tani më janë bërë dukuri për parlamentarët, qeveritarët e pushtetarët e ndryshëm, të cilët kanë miratuar e miratojnë ligje dhe dispozita për interest e tyre, që me shumë sukses i kanë zbaatuar në praktikë, ndërsa për qytetarët ka vetëm premtime e fjalë të bukura, ndërsa Ligjet dhe Drejtësia mbeten të dëshiruara e të pa zbatuara në praktikë deri më tani…?!

2.   KUSHTETUTA E PAKETËS SË AHTISARIT

Pas hyrjes së forcave të NATO-së në Kosovë dhe vendosjes së Administratës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara:UNMIK-ut, shqiptarët në Kosovë, në vend se të bashkoheshin për një qëllim që të bëjnë shtetin, (për të cilin janë bërë përpjekje e luftëra të vazhdueshme me shumë mundime  e vështërsi në kushte dhe rrethana të ndryshme, në kohë dhe hapësirë, ku brez pas brezi, janë flijuar dëshmor e heronjë për liri e pavarësi) e të kërkojnë nga faktori ndërkombëtar, që të njihet pavarësia e shpallur e Kosovës sipas Kushtetutës së Kaçanikutmë 1990-09-07, ashtu siç kërkonte vazhdimisht Kryetari i parë i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, i dashur dhe shumë i nderuar nga populli i Kosovës, që me kohë u kujdes edhe për elmentet e shtetësisë: stemën, hymnin dhe flamurin, jo vetem që s`u pranuan nga opozita e ashtuquajtur krahu i luftës, por në mes të Prishtinës, ju dha flaka Flamurit Dardan me të gjitha elementet kombëtare, vetëm e vetëm pse ishte ideja  e një  të urryeri e të mallkuari prej tyre…!

Befasia që ndodhi më 2008-02-17, në Parlamentin e Kosovës, ku kryetari i Parlamentit, Kryeministri dhe Kryetari i Kosovës dhe parlamentarët, përsëri për herë të dytë shpallën Kosovën Republikë, por tani në rrethana krejt tjera pa ndonjë rrezik për burgosje a vrasje nga Serbia, të mbrojtur nga KFOR-i, e policia vendore dhe me përkrahjen e miqëve ndërkombëtar, në hapsirën e Parlamentit, u shpalos Flamuri me gjashtë yje me ngjyrë të verdhë e të kaltërtë pa asnjë element kombëtar, himnin pa tekst, pa kërkuar mendimin dhe dëshirën e popullit, sepse ata, si të zgjedhur nga populli,  e përfaqësojnë edhe mendimin edhe dëshirën e popullit në Parlament, pozitë dhe opozitë s`bashku, pa ju dhënë mundësia qytetarëve të bëjnë përzgjedhjen e falamurit, hymnit e stemës, ato u nxorren nga brendia e pakos të ashtu quajtur Pakoja e famshme e Ahtisarit (nga se, shqiptarët s`permenden më se u  shëndrruan në kosovarë dhe sipas tyre janë: memec e të shurdhër, dhe s`ka nevojë  që himni të ketë tekst..)!

Edhe pse UÇK-ja luftimet i bëri me Flamurin Kombëtar, kënduan e nderuan himnin kombëtar,  tani me këto veprime të sipërpërmendura, u nderuan apo u lënduan, heronjë e dëshmorë të kombit dhe të gjithë të tjerët që dhanë jetën e tyre gjatë luftës?!

 Ne vend që të bashkohën të gjithë, për të bërë shtetin me bashkërënditjen e veprimeve në të gjitha drejtimet, ndodhi e kundërta që befasoi jo vetem popullin, e shumë vuajtur shqiptarë  nga sundimi serb,  invalidët e luftës, por edhe miqtë ndërkombëtarë të cilët kishin ndihmuar pa hile në fitoren e lirisë dhe dëbimin e Serbisë nga Kosova…!

  U bë një luftë e tmerrshme për të marrë pushtetin e jo për të bërë shtetin, për të zënë poste e pozita, për të sunduar e përfituar, heqën dor nga Shpallja e pavarësisë së Kosovës, mohuan Kushtetuten e Kaçanikut, punën e Parlamentit dhe të Kryetarit të Kosovës, tue i bërë ato të pa qëna dhe se gjëja s`kanë vepruar në asnjë drejtim ( kurse faktori i jashtem vazhdimisht e vlersonte qëndresen e Republikës së Kosovës dhe institucioneve, pushtetin paralel gjatë 10 viteve me rradhë dhe qëndresën gjithëpopullore si dhe luftën e bërë në të gjitha format e mënyrat e mundshme deri edhe tek lufta e armatosur e UÇK-së , të cilën e ndihmoj dhe e përkrahu NATO-ja fal SHBA  me ndërhyrje të drejtëpërdrejt)..!

 Si frytë i kësaj lufte për lakmi e për pushtet nga ato struktura politike që si këshillëtar kishin urrejtjen e atyre që i shifshin si kundërshtar politik, pasi i bënë të pa qena institucionet e Kosovës:-Parlamentin, Kushtetuten dhe Kryetarin, tue mendue se do vin vet shpejt e shpejt në pushtet,  e të i bëjnë sërish ato si dojnë e si duan vet, ndodhi vetëvrasja e Kosovës nga lakmija e vendorëve për të marrë push- tetin që e kanë edhe sot, por jo edhe shtetin… ku sundon Ligji dheDrejtësia..!

 Dëshmi: Pasi mohuan Kushtetutën e Kaçanikut me të cilën Kosova u shpall Republikë më 1990!

  Administratori i parë i UNMIK-ut përfaqësues i Francës z. Bernard Kushner në Kosovë, i dha urdhër Kryetarit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës që brenda një muaj ti shuan të gjitha institucionet e Kosovës, sipas kërkesës që vazhdimisht bënin ato struktura politike tue mendue se: pas shuarjes së tyre ata do të vinin në pushtet. Mirpo UNMIK-u solli Kornizën Kushtetuese, ku i çveshi shqiptarët vendor të të gjitha strukturave politike nga vendimarrja në të gjitha drejtimet dhe i ngarkonte vetem me përgjegjësi kur u duhej atyre per qëllimet e tyre politike, dhe kështu   UNMIK-u për të qëndruar sa më gjatë në Kosovë për interesat e tyre, u la poste, pozita e tituj, vetem sa per sy e faqe dhe për dekor e vetkënaqësi, ndërsa vendimet i merrte vet ashtu si donte. Kështu u sjellen e pshtjellën tetë vite me rradhë, të ndarë e përçarë mes veti, ku UNMIK-u, lejoj dhe përkrahu lulëzimin dhe zhvillimin e krimit të organizuar politikë dhe ekonomik, keqpërdorimet në të gjitha fushat e drejtimet, të cilatë vazhdojnë sot e kësaj dite pa u dënuar e ndëshkuar nga drejtësia..!

Kryetarja, kryeministri, ministra e zëvends ministra, deputet e Parlamentit të Kosovës të dalur kush nga zgjedhjet e ashtuquajtura të lira dhe demokratike,  kush nga pakoja e kush nga zarfi, me vota  dhe pa vota, kush me vota të vjedhura, me keqpërdorime, kërcënime, ryshfet e mashtrime, për të cilat është folur në vet Parlamentin e Kosovës, në RTV dhe shkruar në shtypin e botuar dhe elektronik si brenda vendi dhe jashtë, për ngritjen e padive kundër mija vepruesve për dukurit dhe ngjarjet e sipërshënuara gjatë zgjedhjeve… Ndërsa sërbet kolonizator, që Kosovën e shqiptarët i dogjën dhe e poqën, në vazhdimsi, tash sipas Kushtetutës së Ahtisarit, Kosova është Shtet multietnik, për hatër të pakica serbe kolonizatore në Kosovë prej 3-4% . Në Parlamentin e Kosovës kanë vendet e rezervuara dhe pozitat e siguruara, me apo pa zgjedhje, sikur të ishin 30% sipas kërkesës e këshillave të Dan Eversit,  nga BE i  ja la kopilin serb te dera Kosovës me përzierjen e tij, gjatë administrimit të UNMIK-ut me Kornizën Kushtetuese edhe tani vazhdon me Kushtetutën e Ahtisarit, që e quajnë diskriminim pozitiv ndaj shumicës kosovare(se shqiptarët s`përmenden askund edhe pse janë shumicë mbi 90% se u shkrin në Kosovar), e të cilët jo vetem që se njohin Republikën e Kosovës, por edhe veprojnë haptas kundër Kosovës, mu ashtu siç i udhëzon, paguan dhe i organizon Serbia,  janë të përgdhelur edhe të paguar nga buxheti i Kosovës, e të cilët jo vetem se kontrollojnë  18% të sipërfaqës së Kosovës në veri  me pjesën e Mitrovicës përej urës së lumit Ibër, ku me vite qëndrojnë pengesat, dhe në atë pjesë të qytetit vriten shqiptarët, nga serbët askush s`burgoset, në çdo këndë e hapsirë janë mbishkrimet me alfabetin çirilicë, flamujt e serbisë foto të Sheshekit dhe kriminelve të tjerë, Gjykatën dhe rregullimin e jetës e bëjnë strukturat paralele serbe, rrymë kanë vazhdimisht, s`paguajn tatim, dhe  qe 13 vite asnjë lider i Kosovës në asnjë fushat zgjedhore s`ka guxuar me dal në atë pjesë të Mitrovicës me  bërë fushat  po as me shkuar këmbë e me u shetit vet pa përcjellje ( e besa as me përcjellje s`jau ka mbajt) dhe krekosen vazhdimisht në TV e shtyp tue thënë Kosova shtet i pavarur –sovran dhe demokratik..!

  Shqiptarët e Kosovës në kurbet (në të gjitha kontinentet ku janë e kah janë të shperndar ku jetojnë dhe punojnë me vite) janë mbi 30% dhe s`përfaqësohen në Parlamentin e Kosovës me asnjë përfaqësues, edhe pse me punën, djersën edhe gjakun e tyre, e mbajtën gjallë   Kosovën me ndihma të gjithanshme dhe ende e mbajn, e ndihmuan   edhe luftën, por për qudi qeveria e Kosovës kujdeset   vetem për pakicën serbe   e cila tani më është bërë shtet në shtet mu ashtu siç ka planifikuar edhe Serbia!

  Të gjithë përfaqësuesit shtatror të Serbisë, deri më tani, haptas e kanë thën në Kosovë sa herë që kanë hy pa pyetur kend, në të gjitha nivelet e ndryshme ndërkombëtare si BE, PE, KS, OKB etj se kurrë nuk do ta njf Kosovën si shtet të pavarur, dhe haptas ka ngacmuar, kërcënuar e ka vepruar përmes strukturave paralele tue vu pengesa të ndryshme e deri te vrasja e shqiptarëve, dhe  në Kushtetuten e Serbisë Kosova është pjesë e Serbisë..!

  Sa i përket bisedimeve që kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka kërkuar jo vetem leje por edhe autorizim nga Parlamenti i Kosovës , për t`i bërë e zhvilluar ato pa caktuar afatin e përfundimeve të tyre  e që ju ka dhënë edhe nga opozita në përjashtim të opozitës reale Vetëvendosjes(VV) e cila e ka kundërshtuar me argumente por e mbivotuar me vota..! Ai, zhvillon takime e bisedime në Bruksel me kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiç, dhe marrëveshjet e arrijtura i quan historike për Kosovën, (që s`janë të tilla e për Serbin janë historike, se po çfajsohet nga krimi dhe gjenocidi që ka kryer ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe po e rikthen ndikimin dhe mbikqyrjen në Kosovë përmes pakicave kolonizatore serbe)  nga se, Serbia vazhdimisht parashtron kërkesa, e përfaqësuesi i Kosovës(spo e cekim Republika e Kosovës sepse vet kryeministri ka heq dor nga Republika me pranimin e Fusnotës(pusnotës)  sipas kërkesës së Serbisë, dhe  nga  këto bisedime të deri tashme  dhe lëshimet e bëra nga Kosova që po i bëhen Serbisë dhe serbëve kolonizator në veçanti në Mitrovicë me rrethinë me kërkesat e tyre të pa ndalura, atyre ju është hapur rruga dhe po u krijohen kushte dhe rrethana të përshtatshme që edhe tash po edhe në të ardhmen të realizojnë qëllimet e tyre në dëm të Kosovës e në të mirë të Serbisë, pasi që Serbia gjithnjë parashtron kërkesa e paraqet kushte, ndërsa Kosova bënë lëshime i pranon ato e asnjëherë s`paraqet kushte dhe kërkesa a kushtëzime siç bënë Serbia pa ndalur sikur Kosova ti ket hak e gjak Serbisë..!. Serbia kërkon ndryshimin e ligjeve në Kushtetutën e Kosovës, sepse kërcënon se do t`i ndërprej bisedimet, Kosova i plotëson ato, Serbia cakton datën e zgjedhjeve, Kosova  e pranon ate, Serbia kërkon heqjen e shenjave të shtetit nga fletvotimet, edhe këtë e pranon dhe do t`i pranon të gjitha që kërkojn serbët e Serbia vetëm e vetëm të jet në pushtet kryeministri Hashim,  i cili  ka pasur arsye t`i kushtëzon bisedimet me Serbinë, me ato kushtëzime që sa herë ju kanë kërkuar në Parlament nga deputetët në opozitë të VV.

Për fatin e keq të Kosovës dhe të shqiptarëve pozita e dikurshme, pra opozita e tashme që i ka humur vazhdimisht zgjedhjet në këto pesë vitet e fundit, s’ka lënë gjë pa bërë me shpifje e propogandë për të ardhur në pushtet edhe pse pushtetin si opozitë e ka pasur dhe sot e kësaj dite e ka sepse Drejtësinë e ka nën mbikqyrje *Prokurori e Gjyqësi janë në shërbimin e tyre qysh se i aknë vendosur në ato pozita, ekonomin dhe pasurin kryesore të Kosovës e kanë nënë kontrollin e tyre dhe të njerëzve që i kanë vendosur dhe Ju shërbejn me devotshmëri sot e kësaj dite, andaj pozita i ka fituar vazhdimisht në disa parë zgjedhje, por jpushtetin e ushtron dhe kontrollon kryesisht opozita e tashme.

Urime 2 Korriku – Dita e Deklaratës Kushtetuese të Kosovës Postimi i Saim Tahiraj

Postimi i Saim Tahiraj

Saim Tahiraj Nga FL-Fb më, 2026-07-02

Urime 2 Korriku – Dita e Deklaratës Kushtetuese të Kosovës

Sot, me krenari dhe nderim të thellë, përkujtojmë 2 Korrikun e vitit 1990, ditën kur deputetët e Kosovës, me guxim, vizion dhe përgjegjësi historike, miratuan Deklaratën Kushtetuese, duke sfiduar regjimin pushtues serb dhe duke shprehur vullnetin e patjetërsueshëm të popullit shqiptar për liri, demokraci dhe shtetësi.

Ky akt madhor nuk ishte vetëm një deklaratë politike, por një betim para historisë se Kosova nuk do të pranonte kurrë robërinë. Ai u bë gurthemeli i rrugës sonë drejt pavarësisë dhe një udhërrëfyes për rezistencën institucionale, për luftën çlirimtare dhe për shpalljen e shtetit të pavarur të Kosovës.

Në këtë ditë kujtojmë me mirënjohje deputetët e 2 Korrikut, Presidentin historik Ibrahim Rugova, veprimtarët e çështjes kombëtare, luftëtarët e lirisë, dëshmorët, martirët dhe të gjithë ata që, me sakrificën dhe përkushtimin e tyre, e bënë realitet ëndrrën shekullore të popullit tonë.

Liria dhe shteti që gëzojmë sot janë amaneti më i shenjtë i brezave që sakrifikuan gjithçka për Kosovën. Prandaj, detyrë e secilit prej nesh është ta mbrojmë, ta forcojmë dhe ta zhvillojmë Republikën e Kosovës me unitet, përgjegjësi dhe përkushtim kombëtar.

Në emër të Shoqatës Bamirëse Kulturore “Salih Çekaj” në Zvicër, ua urojmë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve kudo në botë këtë ditë të lavdishme të historisë sonë kombëtare.

Urime 2 Korriku!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë ata që i dhanë Kosovës lirinë, dinjitetin dhe shtetin!

Lavdi përjetë veprës së tyre!

Kryesia e SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër

 

Protestë kundër kryeministrit: Shqipëria është edhe e jona!- Nga GANI QARRI, Zyrih

Kryeministër, në pozitën që tash e mbi një mandat ushtroni, nëse rastësisht nuk u ka ikur nga mbamendja, keni ardhur me protesta, apo thënë më saktë për tu ngjitur në postin e lartë aktual të cilin mbani, parapërgatitjet dhe kalitjen i keni ushtruar mirë paraprakisht me organizimin e demonstratave masive në rrugë, ku ka pasur edhe dy vdekje të rinjsh, ndërsa ne, në të gjitha aktet tuaja me qëllime të pastra kombëtare dhe shtetërore u kemi mbështetur pa rezervë në çdo kohët e situatë, me përjashtim të dakordimit për humbjen e jetëve dhe plagosjen e pjesëmarrësve në protesta. Thënë realisht na habitni shumë se si brenda (“nate”)-një mandati, u bëtë kaq paqësor dhe nuk u intereson më për zhvillimet në FYROM, e as për protestat paqësore në Shqipëri, megjithëse kryekëput, që të dyja këto zhvillime, kanë të bëjnë pikërisht me të drejtat e shqiptarëve dhe çështjen kombëtare, në të cilën ju gjithmonë jeni betuar, para se të vinit në pushtet.

Prandaj dhe habit shumë fakti se si ju heshtni kaq gjatë, përveçse nuk mbështetët e nuk thatë asnjë fjalë të vetme qoftë edhe në shenjë të përkrahjes formale për protestat paqësore të para pak kohëve të thirrura nga studentët shqiptar të Iliridës, me kërkesat e tyre të arsyeshme dhe plotësisht të drejta, për përdorimin e gjuhës amtare shqipe në provimet e jurisprudencës, derisa populli dhe një pjesë e qytetarëve u solidarizuan me ta, si dhe vet BE u dha të drejtë kërkesave elementare të studentëve shqiptar Iliridas, ju heshtët atëherë e heshtni sot edhe për protestat në Shqipëri, sikur kjo ngjarje ti përkiste ndonjë populli të largët që nuk na lidhë asgjë me te, nga ishujt tejoqeanik, Bangladeshi, Burma apo shteti i vet-emërtuar si Myanmar, ku sundon junta ushtarake dhe bëhet keqtrajtimi sistematik i pjesëtarëve të popullsive joshumicë, gati ngjashëm siç ndodhë edhe me trajtimin e shqiptarëve në kuasi-shtetin artificial të njohur si FYEROM.

Në protestat e thirrura prej jush, mjerisht kanë ndodhur edhe tragjedi dhe për fat të keq, janë vrarë në moshën më të mirë të jetës nga policia rumune Mon Balaj e Arben Xheladini madje Arbeni ishte vëllai i 4 motrave dhe djalë i vetëm në familje, të cilët ranë më 10 shkurt 2007 derisa po shprehnin pakënaqësinë me gjendjen në Kosovë dhe protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë, kurse sot, pas gati 20 vitesh, ata kujtohen në mënyrë mjaftë të zbehtë e sipërfaqësisht, sikur shuarja e tyre në lule të rinisë, të kishte ndodhur rastësisht apo nga ndonjë veprim i ashtuquajtur “akt kolateral”.

Dhe ajo që na habitë mbi të gjitha, është fakti se pikërisht tani, mu para zhvillimeve më madhore të kohës, kur protestat mbarëkombëtare ka mese 23 ditë që organizohen pareshtur e aq mrekullueshëm në Tiranë dhe qytetet tjera kryesore të Shqipërisë, ju gjeni kohë të merrni pjesë e mbani edhe fjalime pompoze në lojëra fëmijësh të fshatrave kufitare, sikur të ishit kryetar i ndonjërës nga Bashkësitë lokale atje, apo përfaqësues i kulturës së nivelit komunal dhe jo kryeministër i vendit.

Madje për turpin tuaj, ju nuk gjeni as sot dy minuta kohë, të shprehni qoftë edhe mbështetje “virtuale” e thoni të paktën dy-tre fjalë të zgjedhura në përkrahje të protestave të drejta mbarëkombëtare të rinisë shqiptare të mbledhur nga të gjitha anët e trojeve tona etnike dhe diaspora jonë patriotike, për çlirimin e vendit nga narkomafia, bandat e krimit të organizuar dhe një kryemafioz i cili pasi dëboi mbi 1 milion shqiptar nga Shqipëria, nuk hezitoi ta nxjerr në ankand publik edhe Shqipërinë, për ta shitur pjesë,pjesë, sikur shteti amë i shqiptarëve, të ishte pronë e tij private dhe trashëgimi e lënë nga i ati Kristaqis.

Ç ‘është e vërteta, ne nuk është se kemi harruar se dhe ju keni bërë mjaft gafa në karrierën tuaj politike, duke filluar nga fushata neveritëse për shamia, e madje atëbotë caktuat edhe moshën, kur vajzat minorene shqiptare në Kosovë, sipas jush “duhej”, të mbuloheshin alla-arbqe, derisa gruaja juaj jetonte e jeton në Norvegji dhe vajzën e shkolloni po në këtë vend nordik, larg simbolikave islamike, pa trysninë e inskenimeve turko-arabe që ndodhin përditë në Kosovë, siç vepronit në kooketim me imamët, duke zgjedhur qëllimisht orën12-të të ditës që bashkë me Arben Vitinë të nguroseshit në këmbë si statuja në nderim të “ezaneve” turko-arabe, pa fije turpi.

Kryeministër, ti je ai që na i ktheve së fundi edhe çallmat fetare në parlament dhe atë, pasi qytetarët e Kosovës me votën e tyre të lirë, spastruan njëherë e mirë Kuvendin nga shamitë turko-arabe, ndaj tani e ke obligim politik nga pozita të cilën e ushtroni, që të inkorporoni sa më parë në parlament edhe një Sheh alevit, Priftin katolik dhe popin serb, ngase në emër të barazisë për të gjitha fetë dhe besimet në vend, BE mund t`ua kërkojë juve personalisht apo ti vendos Kosovës KUSHT për pranimin në Këshillin e Evropës, madje hoxha, prifti dhe shehi ndoshta në fillim të mandatit, do të qëndrojnë në seancat parlamentare edhe kur votohet për president, për dallim nga deputetët e opozitës së inkriminuar, që veprojnë si robot të partisë dhe largohen nga seancat e Kuvendit vetëm për ta prishur kuorumin e nevojshëm dhe moszgjidhur këtë çështje kaq kruciale për shtetin.

Gjithsesi një gjë duhet ta keni gjithmonë parasysh dhe të mos harroni asnjëherë, se nuk ka udhëheqës të paprekshëm as kryeministra të përjetshëm dhe kjo që po i ndodhë sot Edi Ramës,i cili kishte krijuar një megalomani të pashembullt piramidale, aq sa ndihej edhe zot i padiskutueshëm i fronit të pushtetit, mund tu ndodhë shpejtë, apo në një të ardhme të afërt edhe juve, sepse me apo pa vetëdije, jeni duke i kontribuuar vet personalisht kësaj çështjeje dhe punuar natë e ditë në atë drejtim.

Ti dhe ministri juaj i mbrojtjes, keni shkelur me të dy këmbët qëndrimin zyrtar të funksionarëve më të lartë të shtetit dhe me vetëdije po përdhosni çdo normë serioziteti të pozitave që mbani, duke u lëshuar në veprime të palejuara dhe takuar edhe njerëz të dyshimtë e gjysmëanalfabet të përfolur edhe për haraq, fajde, hajni e vjedhje ordinere, familjet e të cilëve, pikërisht në kohën e pushtimit klasik të Kosovës nga Serbia dhe vitet e luftës në Kosovë, me favorizime të veçanta- zyrtare të ministrisë së brendshme të shtetit serb, mbanin telefonat ajror të Serbisë në shtëpi dhe Ju në vend se si kryeministër i vendit, ta urdhëroni AKI-në si dhe organet përkatëse shtetërore të hulumtojnë spiunët, që nxorën ushtarët e UÇK-së në prita të ushtrisë dhe policisë okupatore serbe, ku u vranë dhjetëra apo edhe qindra prej tyre, në fshatra dhe treva të banuara vetëm me shqiptar, ku nuk jetonte asnjë serb i vetëm, si në Lugishtë, Goden, Rugovë të hasit etj, sot e atëherë, po ata ushtarë të vrarë në prita nga serbët me tradhti të shqiptarëve, bëhet sikur përkujtohen me shumë buj, ku gravitojnë lirshëm, janë të pranishëm fizikisht apo mbajnë edhe fjalime të zjarrta edhe vet spiunët shqipfolës pa ju bërë syri “terr”, njëjtë si në kohën kur në ditët më të vështira, pa asnjë fije brengosjeje, po këta ushtarë të pafajshëm të UÇK-së, i spiunonin dhe nxirrnin në prita të forcave okupatore serbe.

UÇK, duhet të kuptohet përgjithmonë se është aset kombëtar dhe jo sinonim privat i askujt, ndaj përfundimisht duhet të nxirret një vendim parlamentar nga Legjislativi i Vendit, si organi më i lart i shtetit, që përkujdesjen për përkujtimin e të rënëve, manifestimin e datave e ngjarjeve të shënuara, si dhe të shënimi i përvjetorëve të veçantë e zhvillimeve tjera të mirënjohura historike të luftës e të paqes, të merren përsipër nga shteti, e jo edhe 27 vite pas çlirimit, të lejohet që pikërisht me këto vlera kombëtare, të luaj kush të dojë, sipas tekeve të tij, pa qenë i autorizuar zyrtarisht nga shteti, pa poseduar përgatitje të nevojshme shkollore, e madje as nivel dytësor kualifikues dhe pa autoritet qoftë edhe minimal të prezantimit, gjë që minimizon tërësisht edhe seriozitetin e organizimeve dhe zbehë në maksimum prestigjin e ngjarjeve, ndryshe nëse vazhdohet me këtë sallamadi, jeni duke ia gërditur këtij populli edhe historinë dhe shkatërruar besimin në çdo gjë, fakt që më së miri dëshmohet me vet rënien drastike të pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje dhe tubimet tjera të organizuara nën slogane pompoze kuazi-“patriotike”, ndaj mjaft më, me këso sallamadish gjysmëprivate dhe fjalamani e takime të inskenuara kaq neveritshëm nga vet ju, shkaku i të cilave edhe besimi në personalitetin tuaj, sa vjen e po bie çdo ditë e më tepër.

Një gjë duhet ta keni parasysh se përkundër të gjitha “tejkalimeve”, për të mos thënë gafave të lartcekura, duke qenë se Qeveria juaj çliroi veriun e Kosovës nga bandat kriminale serbe dhe bashkë me organet e rendit e të ligjit, shuat oazën e krimit të organizuar ku bashkë-kooketonin bandat serbe e shqiptare, shtritë sovranitetin shtetëror në të gjitha pjesët e vendit dhe ndaluat me ligj organizatat terroriste serbe të mbështetura nga Serbia e Aleksandër Vuçiq, ishin arsyet që deri më tani gabimet tuaja, i kemi kaluar “hatërsisht”, duke shikuar përmes gishtërinjve, sepse Trepça, Ujmani e Mitrovica dhe shtrirja e shtetësisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, ishte shumë e rëndësishme për ne si popull i vogël dhe shtetin tonë të ri, ende të pa-konsoliduar tërësisht.

Por të heshtni tani e mbi tre javë,për protestat masive në Shqipëri, ju dhe gjithë ministrat e qeverisë tuaj, qoftë edhe kështu si jeni aktualisht-“qeveri në detyrë”, sikur të ishte çdo gjë normale dhe të mos ndodhte asnjë zhvillim i jashtëzakonshëm pozitiv për Shqipërinë dhe shqiptarët, kjo është vërtetë e pafalshme, për çfarë ju e keni detyrim moral e kombëtar, obligim shtetëror dhe nga vet funksioni që ushtroni, mbani përgjegjësi politike, tu jepni shqiptarëve një përgjigje të qartë, se pse silleni kështu dhe çfarë prisni më, që ende nuk dilni në mbështetje publike dhe zyrtare të protestave të drejta të të rinjve progresist në shtetin amë-Shqipëri, të cilët tash e mbi 23 ditë me radhë po dëshmojnë se meritojnë mbështetjen e parezervë të të gjithë shqiptarëve.

Për fund ,ju lutem  shumë, na thoni kur u bëtë ju kaq paqësor, se vërtetë na duket ndryshim i madh, e i pazakontë, mbi 360°, ndaj kemi filluar të mos ju kuptojmë më, apo ndoshta po prisni që Edi Rama, pas projektit të parë sekret të “zajednicës” serbe, të përpiluar pas shpinës së Kosovës dhe kokë më kokë, me Aleksandër Vuçiqin, që pa konsultim dhe pa dijeninë e Qeverisë tuaj, i`a  dëgoi Makronit dhe BE-së për imponimin nga BE, të një “republika srpska” edhe në Kosovë, Sivëllai i Vuçiqit ti dorëzoj tani një projekt të dytë, edhe më konspirativ të “zajednicës” serbe, presidentit Makron, zonjës Meloni dhe Bashkimit Evropian për miratim në Bruksel, i cili siç u dëshmua vetëm para pak javëve në gazetën gjermane “FAZ” (Frankfurter Allgemeine Zeitung), edhe sot vazhdon të inskenoi editoriale të përbashkëta me Aleksandër Vuçiqin, dhe njëjtë si atëherë-pas inatosjes “shkatërruese” deri në bllokim frymëmarrjeje, për mos-faljen e veriut të Kosovës, Serbisë fashiste, serish ti vendos i pari në Evropë-sanksione Kosovës, siç i pati vendosur më 2023 dhe anuluar edhe takimin e dy qeverive të paraparë të mbahej më 13 qershor të po ati viti në Gjakovë, ta quaj përsëri Mitrovicën dhe veriun e vendit tonë, “tokë të askujt”, si dhe pasi ti “ri-ofendojë”-alegorikisht, ish kryetarët shqiptar të komunave në veri, se koha e Oso Kukës-ve shqiptar ka përfunduar, ta paraqes serish Kosovën në hartat e konstruktuara enkas prej tij, si pjesë të territorit të Serbisë dhe ne pastaj të ngrihemi në protesta derisa të rrëzojmë dhe ty nga pushteti dhe tu dërgojmë të dyve në pensionim të përhershëm politik?!

Të fala me shëndet dhe dëshirën për kthjellim!

 

Gani Qarri Zyrih

Skandali i Ramës në Zvicër- Zagani: Qëndroi në hotelin më të shtrenjtë, ambasadori hante hamburger në rrugë

Zagani ka treguar se kryeministri është akomoduar në një hotel super luksoz dhe shumë të shtrenjtë në Bazel, i inaguruar së fundmi dhe i njohur si destinacion i elitës së biznesit botëror.

TIRANË- Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me vizitën e fundit të kryeministrit jashtë vendit, duke rrëzuar pretendimet zyrtare për udhëtime modeste dhe private. Ish shefi i antidrogës, Dritan Zagani i ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv ka denoncuar me fakte konkrete sjelljen e kreut të qeverisë gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, që sipas tij, nxjerr zbuluar abuzimin me asetet shtetërore dhe luksin e shfrenuar.

Zagani ka treguar se kryeministri është akomoduar në një hotel super luksoz dhe shumë të shtrenjtë në Bazel, i inaguruar së fundmi dhe i njohur si destinacion i elitës së biznesit botëror.

Megjithatë, ajo çfarë është shqetësuese thekson ish shesfi i antidrogës, është trajtimi i përfaqësuesve të trupit diplomatik dhe përdorimi i mjeteve zyrtare të shtetit shqiptar në shërbim të plotë kryeministrit, edhe pse ky i fundit pretendoi se ishte një  vizitë private.

“E lexova dhe me vëmendje të madhe, megjithëse ma dërguan se unë jam aq nivel i lartë i armiqësisë sa as në Facebook nuk e lexoj dot atë budalla. Pasi e lexova dola dhe e kontestova direkt realitetin sepse ai vazhdonte shkruante nga hoteli Mövenpick statuset e tij dhe ishte akoma në Bazel duke justifikuar mashtrimet, në kohë që thoshte që prej një dite e gjysmë isha atje u bë nami. Me rrena. Po nejse, unë kam pa ca, ca gjëra që i pashë live. I shikoja nëpër emisionet e juaja, i shikoja, i dëgjoja nëpër rrjete. Si ka mundësi thosha që një, një situatë e tillë.

Po kur e kam pa live, 3 metra, 2 metra afër klounin, se si ishte, se si sillej, se si vishej, se çfarë jetë bënte, me të vërtetë ishin shumë pak ato që dëgjoja për të. Ishin shumë, shumë pak. Po të hysh te detajet, se di ajo mjekra do t’i ketë zënë ndonjë tip morri se e krunde gjithë kohës. E të rrish robi, me bë figurë, i palarë edhe i veshur ashtu si zhuls i zi sado t’i kushtojnë ato rrobat e shtrenjta, të mortjes së fundit, se çfarë mode është ajo vetëm ai di, por një njeri si i pashpirt e në të gjitha senset shkurt. Dhe kjo qe përshkrimi.

Unë mbas një kërkimi shumë të vogël nëpër rrjetet e Bazelit e gjeta që strehohej në një nga hotelet që ka dy vjet që është inaguruar, një hotel super luksoz dhe super i shtrenjtë, që atje në fakt shkojnë shumë… personazhe, po shkojnë të botës së biznesit apo të ndryshme, që shpenzojnë shumë dhe s’e kanë problem. Elita që shkon dhe nuk e ka problem. Biles, një miku im, që u rrinim takoheshim dhe po pinim kafe poshtë te bari i këtij lokalit, po prisja që të mos, fatkeqësisht të takoja liderin e madh, po s’e takova dot aty, më tha: Si ka mundësi që edhe hotelin e ka zgjedhur të ngjitur 100 metra në vijë ajrore larg me godinën që flitet si godina e Rothschild-ve, si qendra e Rothschild-ve këtu. Tashi gjëra t’i dinë vetë pastaj.

Dhe e dëgjova dhe e lexova me vëmendje kur thoshte: Mirë ajo gënjeshtra banale që pinte ujë e hante kush e di se çfarë asnjë gjë, biskota, se ishte ulur vetë i dhjeti në një ndër restorantet më të shtrenjta aty, që aty vetëm një kafe do ta paguajë sa i bie i paguajnë dritat… Jo që po hante darkë me lëng qershie, e kanë ndenjur deri në një të natës aty, me ca pleq që s’e kuptoja çfarë muhabetesh ishin po puna e tij. Por ajo që më bëri përshtypje është që, mes gjithë të tjerave, gënjente komplet hapur për çdo lëvizje, për çdo gjë që bënte që unë po i shikoja live. Në ambasadën tonë ka qenë një makinë, gjithmonë një makinë e ambasadorit që e njoh, që në takimet me, me një prezantim i librit në Zyrih të një gazetari, shkrimtari kosovar e gazetar, kam njohur për herë të parë ambasadorin.

E kam kontakt me makinën që kur ishte ministër Ilir Gjoni. Dhe po ajo makinë ishte prapë në qarkullim aty rreth e rrotull. Por çuditërisht, doli me targën 125 ditën që erdhi Rama. Një BMË nga ato të papërdorur deri më sot, avull, modelet e fundit fare. Që ishte në dispozicion të tij, me një shofer nga do që shkonte, nga do që rrinte ai. Dhe e njëjta makinë ku ishte Rama, ishte dhe ajo makina e parkuar krahas makinës së adjutantit, ambasadorit. Dhe ajo që më bëri përshtypje… ti je përfaqësues i shtetit. Hiqesh sikur… një njeri i një niveli, që prezantohesh para elitës, para s’e di se kujt. Po a nuk e kuptova. Lokali i ngjitur, hante, pinte Edi Rama me ca pleq e plaka, muhabetet e tij, atje pinte verë me gjithë lindjen, ishin veshur edhe bukur. Njëri me të kuqe, ajo me të kuqe, ky me të zeza, e përfaqësonin denjësisht flamurin.

Dhe ngjitur me atë lokal, tre metra më tutje në një tavolinë, ambasadori me shoferin me një shpurë njerëzish që nuk i njihja, nga dy gra dhe burra, hanin hamburger, e pinin birra. Po të paktën, minimumi, merre atë shpurën e ambasadës apo çfarë janë ata, e shoferin, po minimumi ambasadorin një, një kryeministër duhet ta kishte në krah të vetes në vendin që ka udhëtuar. Ose në qoftë se thotë që ka udhëtuar privatisht, privatisht, me lekët tona si gjithmonë, por po e zëmë që ka udhëtuar privatisht, atëherë çfarë do me makinën e ambasadës, e me targën e ambasadës C… BE 1 vizë 125, është makina, targa e ambasadës shqiptare e listuar në listat e targave diplomatike këtu. Pse bredh poshtë e lart me makinë në qoftë se e paske udhëtimin privatit?

Se kur bredh me makinën e ambasadës e të ambasadorit, minimumi thashë ambasadori duhet të jetë prezent me kryeministrin. Jo ambasadorin e kishte lënë atje mbrapa të hante hamburger me shoferin. Pra, imagjinoni kush na përfaqëson dhe si, dhe si na trajton. Se shiko, i shikoj për shembull nëpër këto mediat apo nëpër lajme e gjëra, edhe këta diktatorët e tjerë ose këta sheikët që vijnë nga vendet e pasura që janë mbretër me kuptimin e plotë të fjalës, edhe këta nuk i, nuk i poshtërojnë kaq shumë njerëzit e tyre që kanë, si përfaqësi në vendet ku shkojnë ose si i trajton ky, nuk arrij ta marr një, një, të të jap një ide të them çfarë, çfarë logjike ka ky lloj specie, ky lloj njeriu. Pa hyrë pastaj te gënjeshtrat që i ka kështu hapur fare,” tha Zagani./Dosja.al

Mësuesi që ndriçonte errësirën- Nga ARIF EJUPI

(Kushtuar mësuesit, poliglotit dhe disidentit Ymer Adem Llugaliu)

Me pendë e punë mposhte çdo furtunë,
atë që mësoje natën e vije në jetë ditën.
Kudo që shkoje, terrin e shuaje e ndizje dritë.

Kishe qëndrim burri e durim më të fortë se guri,
fjalë bindëse që shpirtin e ngrinin peshë.
Na inkurajoje e na jepje forcë e guxim;
detet i sfidonim me not e bjeshkët me fluturim.

Në vitet e zymta,
kur shpresat shuheshin si lulet nga acari,
na thoshe: mos u dorëzoni kurrë —
se dorëzimi është vdekje për së gjalli.

Me punë e përkushtim
ndër breza përçove edukatë, humanizëm e dashuri.

Në stuhi e zagushi qëndrove llambë ndriçuese,
si dikur idhulli yt, Migjeni, në Pukë e Vrrakë.

Me fjalën shpatë, me syrin pishë,
që nga Mirdita deri në Elbasan e Llap
errësirën e ktheve në dritë.

U ndave nga jeta në heshtje e pabujë,
me emrat Mirditë, Shkodër, Llap e Krujë në gojë,
që Shqipëria të mos përkulet por të qëndrojë zonjë.

ARIF EJUPI
Gjenevë, 7 mars 2026

 

 

 

Protestë para Kombeve të Bashkuara në Gjenevë kundër tjetërsimit të pasurive kombëtare dhe kolonizimit të heshtur të Shqipërisë- Nga ARIF EJUPI

 

 

De pasdite, saktësisht në orën 18:00, para selisë së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, mbi 100 mërgimtarë protestuan kundër tjetërsimit të pasurive kombëtare dhe kundër asaj që ata e cilësuan si kolonizim të heshtur të Shqipërisë.

Në këtë manifestim, të pranishmëve iu drejtua edhe Ueli Leuenberger, ish-deputet në Parlamentin e Zvicrës dhe ish-kryetar i Partisë së të Gjelbërve, i cili gjatë fjalës së tij tha:

“Të dashur miq,

Pas nesh qëndrojnë ndërtesat ku debatohen çështjet kryesore të kohës sonë.

Përpara nesh janë qytetarë me prejardhje të ndryshme, të bashkuar nga një bindje e përbashkët: disa thesare nuk mund të reduktohen në vlerën e tyre të tregut.

Nëse flas sot, flas si ambientalist, si i Gjelbër, por edhe si një mik i hershëm i popujve të Ballkanit dhe i Shqipërisë.

Një rajon që e kam njohur, vlerësuar dhe respektuar për bukurinë e peizazheve të tij, pasurinë e kulturave të tij dhe forcën e popullit të tij.

Ajo që po ndodh sot në Shqipëri shtrihet shumë përtej kufijve të atij vendi.

Mobilizimi kundër projekteve masive të pasurive të patundshme, të planifikuara për Ishullin e Sazanit dhe për pjesë të vijës bregdetare shqiptare, ngre një pyetje themelore:

Kujt i përket trashëgimia natyrore e një vendi?

A i përket ajo disa investitorëve të fuqishëm, të aftë për t’i shndërruar hapësirat unike në mallra luksoze për një pakicë të privilegjuar?

Apo i përket popullit, atyre që jetojnë atje sot dhe brezave të ardhshëm?

Për mua, përgjigjja është e qartë. Bregdetet, pyjet, lagunat, malet dhe peizazhet që e bëjnë Shqipërinë kaq të bukur nuk janë thjesht asete ekonomike.

Ato janë kujtesë kolektive, trashëgimi e përbashkët dhe përgjegjësi e përbashkët.

Sigurisht, Shqipëria ka nevojë për investime.

Sigurisht, ajo ka nevojë për zhvillim ekonomik, vende pune dhe mundësi për të rinjtë e saj.

Por zhvillimi nuk mund të nënkuptojë privatizimin e të mirave të përbashkëta ose shkatërrimin gradual të asaj që përbën identitetin dhe pasurinë e thellë të një vendi.

Në të gjithë botën, ne i kemi parë tashmë pasojat e kësaj logjike: betonizimin e bregdeteve, shkatërrimin e ekosistemeve, përjashtimin e popullatave lokale, pasurimin e një pakice dhe varfërimin e trashëgimisë kolektive.

Dhe kur projekte të një madhësie të tillë drejtohen nga aktorë që ushtrojnë pushtet të madh financiar dhe politik, është plotësisht legjitime që qytetarët të shtrojnë pyetje.

Pyetje rreth transparencës.

Pyetje rreth procedurave demokratike.

Pyetje rreth vlerësimeve të ndikimit në mjedis.

Pyetje rreth lidhjeve midis interesave private dhe vendimeve publike.

Qeveria shqiptare mban sot një përgjegjësi të madhe.

I takon asaj të dëshmojë se vendimet e marra janë në interes të përgjithshëm dhe jo nën presionin e fuqive ekonomike apo interesave të veçanta.

Besimi demokratik nuk mund të dekretohet.

Ai ndërtohet përmes transparencës, dëgjimit dhe respektit për qytetarët.

Pikërisht këtë kërkojnë sot gratë dhe burrat që mobilizohen në Shqipëri.

Ata nuk po mbrojnë vetëm një ishull apo një pjesë të vijës bregdetare.

Ata po mbrojnë një vizion të caktuar për të ardhmen.

Ata po mbrojnë të drejtën e njerëzve për të marrë pjesë në vendimet që ndikojnë në territorin e tyre.

Ata po mbrojnë të drejtën e brezave të ardhshëm për të trashëguar një mjedis natyror të ruajtur.

Ata po mbrojnë parimin se jo gjithçka është në shitje.

Dhe cili vend do të ishte më i përshtatshëm se Gjeneva për ta përcjellë këtë mesazh?

Këtu, në këmbët e Kombeve të Bashkuara, ne përsërisim se mbrojtja e mjedisit, pjesëmarrja demokratike dhe respekti për komunitetet lokale nuk janë pengesa për zhvillimin.

Ato janë parakushtet e tij.

Shqipëria meriton një të ardhme të begatë.

Por ajo gjithashtu meriton të ruajë peizazhet e saj, vijat e saj bregdetare, biodiversitetin dhe shpirtin e saj.

Kur një ekosistem i jashtëzakonshëm shkatërrohet, ndonjëherë mjaftojnë vetëm disa muaj.

Rindërtimi i tij ndonjëherë zgjat shekuj.

Dhe shpesh është i pamundur.

Kjo është arsyeja pse sot shprehim solidaritetin tonë me qytetarët shqiptarë që thjesht kërkojnë të dëgjohen.

Lufta e tyre është lokale.

Por mesazhi i tyre është universal.

Sepse, në fund të fundit, pyetja është e njëjtë kudo: çfarë bote duam t’u lëmë atyre që vijnë pas nesh?

Shpresoj që dialogu, transparenca dhe e mira e përbashkët të mbizotërojnë.

Dhe, mbi të gjitha, shpresoj që zëri i shoqërisë civile shqiptare të dëgjohet, të respektohet dhe të merret në konsideratë.”

Shumica e protestuesve mbanin në duar flamuj me shqiponjën dykrenore, si dhe pankarta me slogane të ndryshme, ndër të cilat veçohej thirrja: “Rama duhet të ikë sa më parë”.

Më pas, të pranishmëve iu drejtua edhe z. Edon Duraku, i cili fillimisht sqaroi arsyet e organizimit të kësaj proteste. Ai kritikoi ashpër qeverinë aktuale të Republikës së Shqipërisë dhe kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar atë për papërgjegjësi ndaj tjetërsimit të pasurive të vendit.

Duraku kritikoi gjithashtu edhe qeveritë e mëparshme, të cilat, sipas tij, nuk kanë qenë mjaftueshëm syçelë ndaj kësaj çështjeje tejet të ndjeshme, e cila dëmton rëndë Shqipërinë dhe popullin e saj.

Edhe folës të tjerë theksuan se pasuritë kombëtare duhet të mbrohen me çdo kusht nga tjetërsimi dhe se praktikat e gabuara, të cilat çojnë drejt një kolonizimi të heshtur të Shqipërisë, duhet të ndërpriten sa më parë.

Gjatë protestës u dëgjuan brohoritje të njëzëshme me kërkesën që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqje të menjëhershme. Një kërkesë e ngjashme iu drejtua edhe z. Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike.

Protestuesit me pankarta ku shprehnin pakënaqësinë e tyre ndaj Edi Ramës dhe Sali Berishës, duke kërkuar përgjegjësi ligjore për veprimet që, sipas tyre, kanë dëmtuar Shqipërinë dhe interesat kombëtare.

Në fund të manifestimit u tha se kjo ishte një protestë ad-hoc dhe se në ditët në vijim pritet të organizohen protesta më masive, deri në dorëheqjen e kryeministrit aktual, Edi Rama.

Protesta ishte paqësore dhe përfundoi pa asnjë incident.

ARIF EJUPI

Shënim i autorit:
Ky shkrim ka karakter tërësisht informues dhe dokumentues. Ai përbën një raportim nga vendi i ngjarjes mbi zhvillimin e protestës, pjesëmarrjen, fjalimet dhe mesazhet e shprehura nga protestuesit.

Përmbajtja e pankartave, brohoritjet, deklaratat dhe kërkesat e artikuluara gjatë protestës pasqyrohen vetëm si pjesë e kontekstit faktik të ngjarjes dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht qëndrimet, bindjet apo pikëpamjet personale të autorit.

Autori mbetet në rolin e vëzhguesit dhe raportuesit, duke synuar të dokumentojë me korrektësi zhvillimet publike, pa marrë përsipër identifikimin me deklaratat politike apo vlerësimet e shprehura nga pjesëmarrësit.

Kujtime nga turnirët shkollorë të futbollit në Podujevë (vitet ’70–’80)- Nga ARIF EJUPI

 

Në vitet ’70 dhe në fillim të viteve ’80, kur fushat e shkollave në Podujevë shndërroheshin në arena të vogla sportive, futbolli ishte më tepër se lojë. Ishte festë, krenari dhe garë e ndershme mes bashkëmoshatarësh, nxënësish dhe arsimtarësh.

Turnirët që organizoheshin në fund të çdo viti shkollor mblidhnin nxënës, mësues dhe spektatorë të shumtë rreth një topi që rrotullohej në një terren të thjeshtë, por të mbushur me energji rinore.

Nga ajo periudhë kanë mbetur në kujtesën tonë jo vetëm rezultate dhe ndeshje, por edhe figura që lanë gjurmë në kujtesën kolektive. Emra që sot kujtohen me respekt, mall dhe mirënjohje për lojën e pastër që kultivuan.

Kolegë dhe ish-nxënës e kujtojnë me nostalgji dhe emocione z. Daut Ajvazi nga Sveçla e Podujevës, arsimtar i Edukatës Fizike në këtë fshat. Ai kishte nisur të luante në Klubin Futbollistik “Llapi” të Podujevës, por ishte paraqitur vetëm në dy-tri ndeshje zyrtare.

Ende mbetet e paqartë pse Dauti, me gjithë atë talent, e kishte braktisur futbollin e madh. Gjatë organizimit të turnirëve shkollorë, që zhvilloheshin në vigjilje të përfundimit të çdo viti akademik, Dauti shkëlqente me lojën e tij të bukur.

Veçmas, lojën e tij e karakterizonin driblimet dhe shpejtësia në stil atleti. Po ashtu, goditjet i kishte të sakta. Ishte e habitshme nga e merrte gjithë atë energji, sepse ishte shtatshkurtër dhe i hajthëm. Loja e tij, sidomos driblimet e bukura, merrnin duartrokitje nga shumë shikues të pranishëm në këto ndeshje.

Skuadra e shkollës së Sveçlës, e përbërë edhe nga arsimtarë të tjerë si: Islam Visoka, Mustafë Ajvazi, Osman Podvorica, Rrahman Bejtullahu, Sabri Podvorica, Kadri Tërholli, Nexhmi Balaj, Maliq Shaqiri, Lutfi Musolli, Ismail Vokrri, Zejnullah Zejnullahu, Ismet dhe Jahush Llugaliu, e përforcuar edhe nga nxënësit Ali Adem Ajeti dhe Skënder e Ali Kutleshi, ishte një ekip që vështirë mposhtej nga skuadrat e tjera të shkollave të Llapit.

Në turnirët festivë apo në ndeshjet e këmbimit shkollë më shkollë, formacioni i shkollës së Sveçlës i kënaqte të gjithë me lojën e shkëlqyeshme. Veçmas binin në sy Daut Ajvazi, Ali Ajeti dhe Skënder Kutleshi.

 

 

Mesfushën e mbante stabile dhe i furnizonte me topa bashkëlojtarët Ali Ajeti, dëshmor i kombit. Veç kësaj, Aliu kishte edhe gjuajtje jashtëzakonisht të forta. Ndërkaq, Dauti si qendërsulmues dhe Skënderi si sulmues i krahut të majtë ishin të pandalshëm.

Takime derbi konsideroheshin ato ndërmjet shkollës “Vëllazërim-Bashkim” të Podujevës, sot “Shaban Shala”, dhe shkollës “Danillo Vukiçeviq”, tani “Ali Ajeti”, të Sveçlës, si dhe ato ndërmjet shkollave “Meto Bajraktari” të Gllamnikut dhe shkollave të Llapashticës, Kërpimehut, Bajçinës e Dumnicës.

Kishte vullnet dhe disiplinë. Shumëkujt mund t’i duket e pabesueshme, por terreni i shkollës “Shaban Shala” mbushej me spektatorë në të katër anët. Tregohej korrektësi. Festohej qetë dhe pa provokime.

Në këta turnirë, që për kohën kishin rëndësi të veçantë, filloi të shfaqej edhe talenti i legjendës Fadil Vokrri, atëherë nxënës i shkollës tetëvjeçare “Shaban Shala” të Podujevës.

Fadili përfaqësonte skuadrën e kësaj shkolle së bashku me axhallarët e tij, Selatin Vokrri dhe Muhamet Vokrri, mësimdhënës në këtë çerdhe të njohur të arsimit llapjan.

Merita për mbarëvajtjen e këtyre turnirëve të futbollit të vogël kishin edhe gjyqtarët profesionistë e autoritativë: Bedri Muçolli, Enver Qosa, Rifat Raçi, vëllezërit Hashim e Bislim Aliu, Vehbi Bekteshi e të tjerë.

Ikona të këtij organizimi sportiv ishin edhe futbollistët Selatin, Muhamet dhe Fadil Vokrri, si dhe Sylejman Mehmeti, Fazli Llugaliu ,Ragip Çitaku, Shaqir Gashi dhe Ahmet Haxhiu.

Shquheshin edhe të tjerë si: Daut Ajvazi, Islam Visoka, Ali Ajeti, Skënder Kutleshi nga Sveçla; Hashim Aliu, Hilmi Syla, Hamdi Mustafa-Lala, Nexhmi Hoti, Nuhi dhe Bajram Osmani, Hazir Haziri-Zogu, si dhe nxënësit Murat Bislimi, portier, Sherif Shala dhe Skënder Feta nga shkolla e Gllamnikut.

Arsimtarë dhe nxënës të skuadrës së shkollës fillore “Meto Bajraktari” në Gllamnik të Podujevës, pjesëmarrës në garat e futbollit të vogël,  tregohen të suksesshëm edhe gjatë viteve 1974–1975.

Nga e djathta, në këmbë: Hashim Aliu, arsimtar i Edukatës Fizike; Fahri Breznica; Nexhip Zeneli; Osman Ejupi-Zijaça; Hilmi Musa; dhe Nexhmi Hoti, mësues dhe lojtar.

Nga e majta, rreshti ulur: Shaip Berisha; Ejup Murat Ejupi, portier; dhe Bajram Lahu.

Ndërkaq, nga shkolla “4 Korriku” e Llapashticës, me angazhim dhe lojë dalloheshin: Sylejman Mehmeti, portier në skuadrën e futbollit dhe hendbollit të Llapit; Ahmet Haxhiu, qendërsulmues i KF “Llapi”; vëllezërit Isak dhe Fuat Qosa; Islam Bashota; Muharrem Havolli; Shefqet Cakiqi-Llapashtica, portier në vitin 1978, ende nxënës i kësaj shkolle; dhe Murat Hodolli. Ndërsa nga shkolla “Emin Duraku” e Bajçinës dalloheshin Mustafë Gashi dhe Zenel Çitaku.

Kurse skuadra e shkollës së Dumnicës, “Vuk Karaxhiq”tani “ Lasgush Poradeci”, udhëhiqej nga Emin Ajvazi, futbollist aktiv i KF “Llapi” të Podujevës dhe mësimdhënës në këtë vatër të diturisë.

Edhe pse nga ajo periudhë kanë kaluar mbi pesë dekada, shpeshherë na parafytyrohen momente të paharrueshme, të cilat nuk arriti t’i shlyejë as lufta, as dhuna e vazhdueshme e pushtuesve serbo-sllavë.

Arif Ejupi
Gjenevë, 8 qershor 2026

P.S. Çdo riprodhim, shpërndarje, publikim ose shfrytëzim i paautorizuar i këtij materiali, në çfarëdo forme apo mënyre, përbën shkelje të të drejtave të autorit dhe bie ndesh me dispozitat ligjore në fuqi. Shkelësit e këtyre të drejtave mund të përballen me masa ligjore përkatëse.

 

 

SHQIPËRIA NUK SHITET! Protesta në Konfederatën Helvetike Gjenevë, 11 Qershor, Bernë 13 Qershor dhe Zürich 15 Qershor

🇦🇱 SHQIPËRIA NUK SHITET!

Protesta në Konfederatën Helvetike

 

Gjenevë – 11 qershor, ora 18:00

Përpara Kombeve të Bashkuara

(e konfirmuar nga policia)

Bernë – 13 qershor, ora 16:00

Përpara Ambasadës Shqiptare në Bernë

(e konfirmuar nga policia dhe bashkia)

Zyrih – 15 qershor, ora 18:00

Në sheshin Europaplatz

📢 Njoftim i rëndësishëm për protestën e diasporës në Gjenevë!

Të dashur bashkëatdhetarë,

Zëri i diasporës shqiptare nuk mund dhe nuk do të heshtë kurrë kur bëhet fjalë për fatet e atdheut tonë. Kauza jonë është e drejtë, e pastër dhe jetike për të ardhmen e Shqipërisë!

🔴 NJOFTIM MBI VENDNDODHJEN

Për shkak të masave të rrepta të sigurisë dhe organizimit të Samitit të G7 në Gjenevë, autoritetet zvicerane, fatkeqësisht, nuk na kanë dhënë lejen për ta zhvilluar protestën përpara Misionit të Përhershëm të Shqipërisë.

Por kjo nuk na ndal! Kauza jonë zhvendoset në një pikë edhe më strategjike dhe ndërkombëtare:

📍 Vendi: Kombet e Bashkuara – Place des Nations, pranë “Broken Chair”, Gjenevë

📅 Data: E enjte, 11 qershor

🕕 Ora: 18:00 – 20:00

Toka është jona, e ardhmja është jona!

Ju mirëpresim në numër sa më të madh për të treguar forcën, unitetin dhe vendosmërinë e diasporës shqiptare në këtë kauzë të drejtë.

🇦🇱 Ejani me flamuj dhe me dinjitetin që na karakterizon!

📢 Ju lutemi, shpërndajeni këtë njoftim sa më gjerë

****

🇦🇱 ALBANIA IS NOT FOR SALE!

📢 Important Announcement Regarding the Albanian Diaspora Protest in Geneva

Dear fellow Albanians,

The voice of the Albanian diaspora cannot and will not remain silent when it comes to the future of our homeland. Our cause is just, sincere, and vital for the future of Albania.

🔴 LOCATION UPDATE

Due to the strict security measures and organizational requirements surrounding the G7 Summit in Geneva, the Swiss authorities have unfortunately not granted permission for the protest to take place in front of the Permanent Mission of Albania.

However, this will not stop us. Our cause is moving to an even more strategic and internationally significant location:

📍 Location: United Nations, Place des Nations, near the Broken Chair, Geneva📅 Date: Thursday, June 11🕕 Time: 6:00 PM – 8:00 PM

The land is ours. The future is ours.

We warmly invite you to join us in large numbers to demonstrate the strength, unity, and determination of the Albanian diaspora in support of this important cause.

🇦🇱 Bring your flags and the dignity that defines us!

📢 Please share this announcement widely


Send this to a friend