• Studentët janë mbledhur në ditën e tretë të protestës. • Universitetet dhe gjimnazet kanë bojkotuar mësimin dhe kanë marshuar drejt rrugëve të kryeqytetit. • Bojkoti i mësimit po përfshin gjithnjë e më shumë gjimnaze në Tiranë, pasi gjimnazistët e “Petro Nini Luarasit”, “Partizanit”, “Qemal Stafës” dhe “Çajupit” kanë dalë në protestë. • Protesta është shtrirë edhe në Elbasan dhe Durrës, ku qindra studëntë janë bërë bashkë dhe kanë vijuar revoltën e tyre. • Një pjesë e studentëve u zhvendos para Kuvendit, ndërsa pati edhe tensione pasi policia ndërhyri menjëherë. • Protestuesit janë ndalur përpara godinës dhe kanë nisur të thyejnë xhamat e saj, duke shënuar një tjetër episod gjatë demonstratave që prej ditësh po zhvillohen në Tiranë.