Ai moment, që të gjithë kancelarët e Europës, por dhe të Botës i trembeshin, ndodhi.
Britania e Madhe votoi në një referedum masiv popullor për t’i thënë ‘JO’ qëndrimit të saj në Europë.
33 milione Britanike i than ‘JO’, asaj që sot quhet “Independence Day”.
Cameron jep dorëheqjen nga Kryeministër duke drejtuar vendin në një taranzicion të butë, me sytë nga Bursa e Londras ku sterlina hyn në një rënie pikiatë që nuk ishte parë që para 30 vjetësh.
Londra ka qenë gjithmonë me një këmbë brenda e një këmbë jashtë BE-së, dhe kjo ka qenë patenta e saj që e bënte atë një trup nën trupin ekonomik dhe politike të vendimarrjes në Bruksel.
Por kush kane qenë shkaqet që çuan popullin anglez të vendoste këtë ndryshim radikal për politikat e së ardhmes së Anglise, por jo vetëm të saj.
Në Azi, Amerikë kur blejnë, e kur tentojnë të nenshkruajnë një marëveshje biznesi, syte i hedhin nga Londra shumë më pak nga Berlini, Parisi e Roma.
Londra shihet si pika e parë e investitorëve dhe si garantja e traditës se saj imperiale.
Londra ishte dhe është, “softëare” i shpikjeve teknologjike, kulturës e artit.
Londra ishte peshorja e ekuilibrave për hegjemoninë gjermane në Europën ku nga dita në ditë po zhduket klasa e mesme e popullsisë, falë atyre politikave që qeveria gjermane vendosi për të dëgjuar më shumë teknokratët europiane sesa realitetin popullor.
80 % e ligjeve krijohen dhe imponohen nga Brukseli në drejtim të parlamenteve të vendeve që janë anëtare të BE.
Emigracioni europian, afrikan aziatike i dhanë vitet e fundit goditjen përfundimtare pakënaqësisë popullure duke parë të tronditur interesat e punësimit, bukën e përditeshme.
Duke shtuar këtu shkaqet historike të rënies së Murit të Berlinit, globalizimit horizontal, por dhe vertikale, krijimin e monedhës Euro dhe duke përfunduar me krizën që nuk ishte parashikuar në asnjë prej traktateve që shtetet kishin nënshkruar, një vend me historinë e Britanisë se Madhe nuk mundet të linte të gjitha këto elemente pa i marrë në konsiderat.
Populli fitoi, teknokratët e Europës dhe njëherë morën mësimin e duhur.
Europa nuk do jetë pa Britaninë e Madhe, ajo që bota njihte më parë.
Sigurisht është një ndeshje interesash ekonomike, dhe anglezet kanë dalë të fituar nga kjo ndeshje.
Sot anglezët festojnë ‘Ditën e Pavarësisë’.
Komentet