Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në 22-vjetorin e Çlirimit ka dërguar një mesazh paralajmërues për qytetarët e tij dhe Serbinë.

Ai thotë se Sebria ka ende plane për t’u kthyer në Kosovë dhe kjo tregon se rreziku është më i madh se kur më parë.

“Rreziku dhe kanosja nga Serbia nuk ka kaluar ende, kërcënimi sot është më i pranishëm se kurrë më parë që nga 12 qershori 1999 sepse për sa kohë që Serbia ka ende plane për t’u kthyer në Kosovë dhe ato nuk i fshehë aspak, ne duhet të jemi të gatshëm ta mbrojmë atdheun tonë me çdo kusht.”– tha Konjufca.

Nga ana tjetër kryeparlamentari kërkon që duhet gatishmëri për të mbrojtur atdheun përderisa Serbia e ka Kosovën ende në Kushtetutën e saj dhe e konsideron si tokë të saj, pra asgjë s’ka mbaruar.

 ”Sa kohë Serbia na ka në kushtetutën e saj dhe sa kohë na konsideron tokë e saj, asgjë nuk ka përfunduar me Serbinë. Prandaj, 12 qershorin duhet ta festojmë gjithnjë me krenari për atë që është arritur, por edhe me vigjilencë për atë që nuk ka përfunduar ende”– shtoi ai.