Disa sugjerime rreth krizës së tanishme politike
• Kuvendi i Kosovës ka ende hapësirë të mjaftueshme kohore dhe procedurale për të shmangur vetëshpërbërjen dhe për ta mos çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
• Të 120 deputetët duhet të përdorin mekanizmat ligjorë dhe kushtetues në dispozicion, duke ushtruar obligimin e tyre për zgjedhjen e presidentit/presidentes së vendit.
• Nuk ekziston asnjë pengesë procedurale apo kohore që do ta pamundësonte votimin dhe zgjedhjen eventuale brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.
• Koalicioni në pushtet dhe partitë opozitare kanë hapësirë të mjaftueshme dhe përgjegjësi politike për të marrë vendime të përbashkëta.
• Asnjë arsyetim për mosushtrimin e obligimit nga ana e deputetëve nuk mund të ketë peshë më të madhe sesa ajo e përgjegjësisë për çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme. Deputetët që e çojnë vendin në zgjedhje të parakoshme do ta mbajnë barrën e përgjegjësisë për këtë.