Politikanët tanë fortë mirë e dinë së më çfarë gjendje të rëndë ekonomike dhe politike po përballemi. Përkunder kësaj këta çdo ditë na i përseritin prrallat e tyre së ata janë më të mirët .Së ata janë zgjedhja më e mirë, së ata e duan shumë vendin dhe kombin.Shtrohet pyetja pse pra është gjendja kaq e rëndë sociale ekonomike por edhe politike ?Pse pra,popullin dhe vendinTuaj , ju që po krekoseni çdo natë së po bëni punë të mëdha, e ka mbulur skami dhe mjerimi social?.Pse afër gjysma e populallatës aktive janë të pa punë? Pse nuk kemi zhvillim të duhur ekonomik?Pse nuk po kemi investime të jashtme? Pse vendi është mbytyr në korrupcion dhe kriminalitet?Pse po humbim territore? E kështu edhe shumë pyetje tjera që sigurisht nuk keni përgjigje adekuate.Ju dhe soji i juaj po merrni nga dy edhe tre paga të larta . Sigurisht së mendoni së jeni duke vepruar mirë, ose nuk keni ndërgjegje për punën e mbrapsht që po e beni.Ju i keni premtuar popullit shumë gjatë fushatave , duke mos u treguar fare të sinqertë karshi votës së sovranit.Po vdesin njerëzit nga sëmundjët së nuk po kan fuqi më ta përballojnë jetën shumë të keqe që po e bajnë. Keni krijuar kushte dhe standard aq të lartë për vete , kur shumica po jetojnë me 1 euro në ditë .Kurrë nuk zbritet në popull për ti pyetur së me cilat probleme po ballafaqohen .Keni pasur gjatë këtyre viteve shumë mundësi ta përmirësoni situatën për të mirë e nuk po e bëni.Pse po ikin të rinjet masovikisht nga Kosova ,nuk dhate kurrë përgjigje, veq që dhatë ndonjë deklaratë fyese.
A ju kanë mësuar prindërit tuaj në fëmijëri së mos të përvetësoni ate që nuk është e juaja?. A ju kanë mësuar së duhet respektuar edhe të tjeret?Sigurisht ju kanë mësuar që mos të genjeni dhe mos ta vjedhni popullin tuaj.Nese prindërit tuaj nuk ua kan thënë e keni mësuar në shkollë, së të gjithë kanë të drejta të barabarta dhe janë të barabartë para ligjit.Tiparët njerëzore janë edhe ato kur ti dalim zot njeri- tjetrit në situata të vështira, e ju këtë gjë sikur e keni harruar!!!Ju po ua merrni të tjerëve të drejtat eklementare .I keni detyruar njerëzit që të bëhen rob të politikave Tuaja .Po ua merrni lumturinë e jetës e cila pak u ka mbetur. Ne vend të përparimit të gjthëmbarshem , në po kthehemi mbrapa në kohën e diktaturës,ku po sfidohet edhe pavarësia e fituar me sakrifica të mëdha njerëzore dhe materjale. Nuk jeni ju aq të rëndëshsihem sa po mendoni . Politika të cilën po e bëni ju, është diletante që nuk ka lidhje me diplomaci. Mos mendoni së e ka pushtet të përjetshem. Një ditë do të harroheni, dhe pak kush prej jush do të mbetet në kujtesën e popullit për të mirë…
Komentet