Ti më shfaqesh kaherë si Mbretëreshë e Kujtesës
në tryezën e bukës,
në tastierën e internetit,
në hapin që hedh malit e fushës,
në në shetitore në dallgët e larta të detit.
Falmë
nëse fshehtaz e derdh lotin,
e dërgoj në qiell lutje për Zotin
se dhimbja ma çan gjoksin
kur për ty qiellin retë duan ta rrokin.
Nuk ka kalendar
për vitet e tua të tretura.
As për vitet e pajetuara mes kohe.
Për ty, Florinë,
Ca thinja
më janë shtuar ditëve të mbetura
Ca rrudha si shtretër përronjësh
më shumë në ballë po më shtohen.
Në cilën dritare
mund të shoh sytë e ty të qeshur e të bukur e flokët e verdha?
Në cilin Pentagram
Në cilën tel lahute a violine
vargun e këngës ta ndaloj?
Në cilin libër
Fletën e pambyllur ta lexoj?
Në cilën vazo zemre
lulja më e freskët për ty do të lulëzojë?
E rëndë,
fort e rëndë fjala për ty e mira
E shtenjëta e urta e menqura jonë
Florinë
Ti na le pas dhimbjen dhe krenarinë.