VOAL

VOAL

DHE HËNA DHE YJET DHE BOTA – Poezi nga CHARLES BUKOWSKI

May 16, 2015
2 Comments
  • author avatar
    erza 7 years ago Reply

    so beautiful

Komentet

FALEMINDERIT, REZARTA! Poezi nga Zhuliana Jorganxhi

 

Nuk është e lehtë të hapen porta zemrash!
Pa ndërroje të tregohet gjithë një shpirt!
Duhet të ecësh me hapa shumë të lehta,
të flasësh ti me to veç ëmbëlsisht.

Shpirt’ i njeriut është si gjithësia!
Me rrugë pafund e labirinte plot,
hap porta zemre krijuesish “ARRATIA”,
“Faleminderit!”, i thonë të gjithë sot.

Tek “ARRATIA” hyjnë të gjithë ata,
që ditës: “Mirëmëngjes!” i thonë në ecje,
përpara nesh vijnë jetët e mëdha,
të bukrën’ kan’ burim, ku shuajn’ etjen.

E kanë një pasion –zjarr të pashuar,
talenti i tyre është një thesar
dhe mrekullisht krijojnë me ato duar,
kulturën e një vendi, shkencë, art.

Shpirt’ i njeriut është si gjithësia,
me rrugë pafund e labirinte plot!
Hap porta zemre krijuesish “ARRATIA”
“Faleminderit!” Rezarta, themi gjithë sot!

 

Kompozitori i mirënjohur Enver Shengjergji shpreh zhgënjim ndaj Rovena Dilos

 

Kompozitori i mirënjohur Enver Shengjergji shpreh zhgënjim ndaj Rovena Dilos

Ja çfarë shkruan Maestro Shengjergji në rrjetin social:

“Kjo është e patolerueshme se si mund të këndohet kënga ime “Nën Kurorën e Ullirit” –

Ku e gjeni këtë të drejtë!

Megjithë respektin e konsideratin time ndaj jush si kengetare me nje kariere te gjate e te sukseshme artistike nuk mund te besh me kengen time si te duash .

E para e ke marrë dhe kenduar pa lejen time

E dyta nje orkestracion qe eshte jashte çdo llogjike te idesë së kenges

Kush te lejon te shtremberosh vijen melodike te kenges

Te shtosh manjera vokalizash, ku ka ne disa vende mos perputhje te thekseve melodike me atë te thekseve te poezise etj etj”

Artistë shqiptarë vihen përballë fakteve të kryera kur u përvetësohen veprat – sepse në Shqipëri edhe sot e kësaj dite nuk njihet e drejta e autorit.

Në çdo vend të botës, shkelje të tilla nëse kryehen janë me pasoja, sepse duhet të demshpërblejnë të dëmtuarin.

Eris Tare, Kurator i ekspozites se Abaz Hado:-“ Trunk and Trees” habidadi i piktorit!

Eris Tare :-“ Trunk and Trees” Kurator i ekspozites se Abaz Hado.

Eris Tare Kuratori i kesaj ekspozite te larmishme prej 44 vepra thekson se kjo ekspozitë është konceptuar në dimensionin e vetë, ku më shumë ka të bëjë me muzikalitetin, harmoninë dhe ekuilibrat kromatik, që ndodhen dhe arrihen vetëm prej magjisë së ngjyrës. Gjithsesi nuk mungojnë disa vizatime grafike, si një përqasje me konceptin e ekspozitës.

Ja se çfarë thotë vetë piktori rreth punimeve të tij artistike:

Trunks and Trees” lidhet me fillesën, që kur nisa të projektoj një seri veprash mbi raportin që ka secili prej nesh me botën si tërësi universale. Natyra ka qenë dhe është objekt referues për çdo artist vizual, ky raport ekziston prej periudhave primitive e deri në kohët moderne. Kjo tregon për atë lidhje të pandashme të njeriut me këtë hapësirë që na është lënë në dispozicion për të jetuar. Ne mbi të kemi ushtruar ndikimin tonë për t’a ndryshuar, transformuar dhe përshtatur në kushtet dhe nevojat tona sipas qytetërimeve. Është një raport, që na vendos përballë kërkesave dhe nevojave për t’a përshtatur si hapsirë, shpesh me gabime të rënda, duke dhunuar me arrogancën tonë, pjesë të rëndësishme saj. Të vendosur përballë kërkesës për qytetërim, zhvillim industrial, teknologjik, që njerëzimi i ka patur të nevojshme për mbijetesën dhe vazhdimësinë e tij, shpesh në mënyrë fatale kemi tejkaluar mbi nevojat tona, duke keqpërdorur këto asete mrekullisht të krijuara të gjithësisë. Nëse ndodhemi sot në këtë vorbull ngjarjesh, nga ku në kënde të ndryshme, është vënë në emergjencë vetë sistemi riprodhues dhe aftësia e njerëzimit, për të siguruar trashëgiminë e universit, si një vazhdimësi për të ardhmen e tij.

Ndërsa ne sot luftojmë, bormbardojmë pa keqardhje, hedhim raketa, kërcënojmë me bomba bërthamore. Kjo nuk është vetëm një marrëzi individuale, por edhe një mentalitet miopik monstruoz, që e zotërojnë individë me pushtet të veçantë, që e konsiderojnë këtë gjithësi, si një pronësi vetëm të një epoke. Kjo tokë është një mrekulli hyjnore, që na është dhënë bujarisht mijra e mijra vjet, ku njerëzimi lindi, u zhvillua dhe bëri historinë e tij, kjo është një rregullsi që nuk mund të ndërpritet përmes dhunës, brutalitetit, kjo kështu duhet të vazhdojë.

Këtë përqasje e vendosa detyrimisht si fillësë mbi ciklin e punimeve të “Trunks and Trees”, pa e stërholluar me një titull të madh, por me një të thjeshtë, sepse kërkova në thelb të saj raportin tim njerëzor, me atë pjesë të natyrës së ka shoqëruar zhvillimet, qytetërimet dhe jetët tona. Në këto vepra nuk ka personazhe primare, por vetëm pyje, trungje, pemë të ndryshme, që nuk janë domosdoshmërisht realitet syvëzhgues, por diku si mbirealitete virtuale, herë si përcerptime konceptuale vizuale. Me pasionin tim tashmë prej vitesh, për të lëvizur në këmbë, angazhimin tim në sporte në rininë timë të hershme, kam vrapuar në kodrat e liqenit bashkë me Pitin, qenin tim besnik. Pikërisht këtej, kanë ardhur frymëzimet e para, që më tej gjatë procesit, nuk mbetën më si realitet i tillë. Referencat janë pjesë e raportit që vendosa me këto objekte, duke i parë jo si modele metafizike, por i’u riktheva anemizmit primitiv, kur të parët e njerëzimit në fazën fillestare, besonin se druri dhe objekte të ngurta vëllimore kanë shpirt. Kësisoj, çdo trung i një peme të thyer, pemët me trupin dhe degëzimet e tyre, por edhe pyjet masive, i kam trajtuar si të ishin personazhe me ndjesi e shpirt. Kur nisnin të merrnin formë, më dukej sikur në brendi lëvrinin ndjesi, kode, simbole, që gjenin jehonën në ato gropat e çuditshme, që krijohen në trupin e tyre, si shenjë jetëgjatësie dhe durimi stoik ndaj çdo lëndimi apo vuajtjeje. Kjo dukshëm shfaqet në lëkurën e ashpër apo në ato degë që lidhen aq çudishëm me njëra-tjerën. Kështu u formatua dhe erdhi kjo ekspozitë, që fillimisht mund t’a përceptoja përmes fletëve si një seri grafike, ku do isha më i sigurtë sepse është habidati im.——- Abaz Hado ( Autori i veprave)

Libri i panjohur i Ismail Qemalit- Nga Evarist Beqiri

Libri me “Kujtimet” e Ismail Qemal Bej Vlorës, u botua në formën e një autobiografie me redaktimin e gazetarit Sommerville Story, dhe me parathënien e gazetarit dhe autorit amerikan William Morton Fullerton me titullin “The memoirs of Ismail Kemal Bey”. Domethënës është fakti që Ismail Qemali është i vetmi personazh i shquar i Perandorisë Osmane, kujtimet e të cilit janë botuar pikësëpari në anglisht.

Ato u botuan nga shtëpia botuese “Constable and Company Ltd.”, në Londër në vitin 1920, vetëm një vit pas vdekjes së tij. Në parathënie Fullerton thekson se, gjatë periudhës së shkrimit në vitet 1917-1918, Ismail Qemalit i ranë mbi shpatulla halle personale shpesh herë të rënda dhe halle të  tjera më të  rënda të lidhura me problemet patriotike për të ardhmen e Atdheut Shqiptar.  Dhe pikërisht si pasojë e vdekjes së Ismail Qemalit, pjesa e fundit e këtyre kujtimeve që lidhej pikërisht me Shqipërinë, mbeti e papërfunduar. Në shqip kujtimet e tij do të publikoheshin fillimisht në vitin 1968, në Toronto, Kanada, të përkthyera nga patrioti vlonjat Reshat Agaj. Më vonë libri do të ribotohej në shqip dhe do të përkthehej në italisht e turqisht.

Në kujtimet e tij Ismail Qemal bej Vlora flet me një vërtetësi të admirueshme për shumë ngjarje të rëndësishme të politikës botërore të kohës. Aty pasqyrohet me një kthjelltësi të posaçme bota otomane dhe roli i shqiptarëve brenda saj. Një gjetje e jashtëzakonshme nga pikëpamja artistike është ilustrimi i marrëdhënieve të komplikuara midis krerëve shqiptarë dhe otomanëve, me metaforën e bukur të njerëzve që jetojnë afër një mali vullkanik; dhe të cilët janë të detyruar të bashkëjetojnë me shpërthimet e tij të herëpashershme.

Kjo alegori kaq e goditur artistikisht duket se ka prekur fort edhe një mendje artistike gjeniale si ajo e Kadaresë. Prandaj, jo më kot alegoria do të risillej sërish nga gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare, në vitet e diktaturës në veprën e tij “Pallati i Ëndrrave”, për të goditur sërish sistemet diktatoriale që synojnë kontrollin absolut të mendjeve njerëzore. Me të vetmin ndryshim që emri i Vlorajve do të zëvendësohej me atë të Qyprillinjve, si më largët në kohë…

Por ky nuk është i vetmi libër i shkruar nga Ismail Qemali. Libri tjetër i shkruar prej tij shpërfaq aftësitë e tij të spikatura si një publicist dhe intelektual i kalibrit të lartë. Ai është një manual për marrëdhëniet ndërkombëtare të kohës. Në hyrjen e librit Ismail Qemali thekson se ai nuk ishte duke shkruar autobiografinë e tij, por thjesht po shpjegonte arsyet e azilit të tij politik vullnetar. Ky libër është tërësisht i panjohur për shqiptarët. Ai është botuar në vitin 1900, në osmanisht dhe u përkthye në gjuhën franceze, angleze dhe arabe në vitin 1901.

Përkthimi në këto gjuhë flet për rëndësinë që pati ky publikim në atë kohë. Rëndësia e këtij publikimi theksohet edhe në letrën e datës 2 maj 1900, që ambasadori britanik në Kostandinopojë Sir Nicholas R. O’ Conor i dërgon kryeministrit dhe njëkohësisht ministrit të Jashtëm britanik Markezit të Salisbury-it (Robert Gascoyne-Cecil, 3rd Marquess of Salisbury). Letra është pjesë e fashikullit të arkivave britanike për Ismail Qemalin, të cilin e kemi zbuluar së fundmi për publikun shqiptarë.

Një versioni i shkurtuar në anglisht i këtij libri, u botua në një prej periodikëve britanike më me influencë të kohës “The Fortnightly Review”. Libri është një tjetër dëshmi e lidershipit vizionar dhe e kapaciteteve intelektuale, politike, diplomatike të Ismail Qemalit. Ai është një traktat i mirëfilltë politik dhe një udhërrëfyes për marrëdhëniet ndërkombëtare. Një nga motivet e botimit të librit me titull “Çështja e Transvalit ose Roli Civilizues i Britanisë së Madhe në Këndvështrimin Mysliman”, është nxjerrja në pah rolit të Britanisë së Madhe si demokracia liberale më e madhe e kohës dhe roli i saj civilizues në botë.

Ndërkohë qëllimi tjetër i Ismail Qemalit në shkrimin e librit lidhet me fitimin e përkrahjes britanike ndaj çështjes shqiptare. Shqiptarët ishin i vetmi komb në Ballkan, pa përkrahje nga asnjë nga Fuqitë e Mëdha në përpjekjet e tyre për liri. Vetëm pas një dekade nga shkrimi i këtij libri do të shpallej Pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemal Vlora…

Kohët nuk janë aq të largëta sa të mos na flasin me këshilla të vyera për të tashmen dhe të ardhmen tonë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një nga figurat më të ndritura jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë arenën ndërkombëtare. Sepse siç shkruante dikur një njeri i mençur: “Zoti nuk i krijon njerëzit e mëdhenj për nevojën e vetëm të një kohe dhe të vetëm një populli, por për nevojën e të gjithë popujve dhe të të gjitha kohërave. bw

Tiranë, më 29.4.2024

Evarist Beqiri2

 

FLUTURAT ERDHËN DHE KËTEJ… – Dokumentari, kineasti Bujar Alimani dhe kujtesa e së ardhmes – Nga VISAR ZHITI

Mbrëmë shkuam të shohim një film
për 21 gra nga anë të ndryshme të atdheut, që kanë qenë të internuara në fshatrat e Lushnjës, në baltrat e Savrës dhe të Gradishtës etj, që tani  jetojnë në Amerikë e Kanada… ato që mundi të intervistonte regjisori dhe skenaristi i “Fluturave”, miku ynë, Bujar Alimani, ç’kishte pranë New Yorkut, ku dhe jeton.
Dëshmi rrëqethëse nga ferri, qendresa prej Rozafe dhe ringjallja me trishtimet dhe zhgënjimet, me besim të bukur gruaje te jeta dhe fëmijët e tyre.
Bukuri dhe dinjitet… Dokumentari ka atë lirizëm të titullit, “Fluturat”, mbase ka dashur të shmangë tmerret dhe traumat, për ta bërë më të durueshme vuajtjen e madhe dhe padrejtësitë lemerisëse, – kam hequr pjesë ku ka lot, – do të thoshte regjisori Bujar Alimani, në bisedën në fund me shikuesit e filmit. Pse…?!
Me zërin e gruas realiteti merr më kuptim…. Punonim si skllave në fusha, që 14 vjeçe- fëmijë, gjyshi i pushkatuar, babai në burg, xhaxhai i arratisur… ne, të pafajshmet engjëllore, që s’na jepnin të drejtën e shkollimit për më tej… mamaja ime faqen e parë të abetares e griste, ishte fytyra e urryer e diktatorit Enver Hoxha… makina e arrestimeve vinte rrotull barakave tona… martesat e dëshpëruara… gëzimi i trishtë, në ngërçin e valleve mungonte babai, vëllai… a ishin gjallë në burg…? Kam lindur mbi traktor, tha një grua, s’më pranonin në maternitet… prapë “Gazi i Degës”, kujt i erdhi radha të arrestonin përbindshat?…
– Kështu dridheshim dhe na kapte ankthi, kur afrohej ajo makinë e kobshme, – do të thoshte Eda ime, – në diskutimin e saj pas filmit.
– Po ti do të kishe burrin brenda në atë makinë, – do ta ngrija zërin unë. Të qeshura në sallë, me të kaluarën, si do të ketë qenë, edhe qeshet, po thoshim.
– Ne i njohim, janë mikeshat tona, – do të tregonte Eda në fjalën e saj, – vajzat e Lekës, e Bajos… Pervizi, Mirakaj, Kupi, Dosti, Sina, Dema, Kaloshi… Alemi… mbiemra historikë… Visari ka qenë në burg me shumë prej tyre… Unë vazhdova të them se me pjesët e hequra të dokumentarit si të rënda duhet të bëhet vazhdimi: Fluturat kthehen përsëri… e vërteta është e vërtetë e plotë…
Tani në diskutimin e tij kujtoi dhe romanin tim “Perëndia mbrapsht dhe e dashura” me gra të burgosura dhe të internuara, që triumfojnë edhe të vrara…
Regjisori tregoi se filmi është shfaqur dhe në shtete të tjera e në kryeqytetin e Europës së Bashkuar, në Bruksel, etj, dhe, edhe pse kishte hequr lotet e të internuarave, tani ishin lotët e spektatoreve të huaja, etj, etj. Kineasti Bujar Alimani pastaj falenderoi të pranishmit dhe miqtë tanë Dhimo Jano e Artan Nati, që i mundësuan ardhjen këtu, në Qendrën Kulturore të Shqiptarëve në St. Charles.
Bisedat pér filmin vazhduan dhe jashtë, me Ernestin, Dr. Minellan, Milton, Doshin, me zonjat e tyre…
S’donim të ktheheshim në shtëpi, donim të shikonim lule, tulipanët – si flutura të mëdha, të shtangura… Po ajo gruaja që nuk shikonte dot më luledielli, ia merrnin frymën, se i kujtoheshin fushat e internimit, kur punonte si robinjë me shatin e lamëshirshëm, po ajo gruaja që kishte marrë me vete një gur nga kisha e Shën e Premtes… edhe qenin e internimeve një tjetër, me atë shkuan në Itali, e fshehën pas palltos, pastaj në SHBA… Edën gjyshi i saj e përqafoi për herë të fundit me pranga në duar dhe s’u kthye më nga burgu… edhe nëna ime, motra vinin shpesh të më takonin në burg, më sillnin dhe libra, edhe kunata, dy mbesat e vogla… po ajo zonja e bukur në fund të filmit, që ngjiste shkallët e Bashkisë së New Yorkut, ku punonte, ishte vajza e mikut tim të burgut, Hasan Bajo, që shpëtoi poezitë e mia…
Dhe po kërkoja një poezi, që e kisha shkruar pa rënë ende diktatura… në internim, kur shkoja të takoja bashkëvuajtësit, miqtë e mi Dinen, Esatin, në Tokat e Vdekura,  në Gradishtë Naimin, Bardhin, dy Lekat, njëri në Pluk, Eugjenin në Grabian, aty kisha dhe dy djemtë e xhaxhait, Sigfridin me Sazanin…
Ndoshta ishte poezia e parë që dilte në një libër për gratë e internuara, e kam futur në librin “Kujtesa e ajrit”, që mezi mundi të botohej në 1993, se nuk kishte letër…
Po ne i kemi të shkruara mbi pergamenën e gjallë të lëkurave tona.
 
Po e sjell si dëshmi të atëhershme në nderim të tyre:

Kujtim prej hiri që bie si muzg i vranët- Cikël poetik nga LULZIM LOGU

SONETE

MËKATAR
Ndoshta nesër papritur nuk do të jem tjetër , por në lëkurën time prapë
Prapë ndjej shijen e athtë të netëve të pambaruara me ty dhe trupin tënd
Teksa avullon tisin e ngrohtë të dashnisë të vonuar në kohë dhe ankthin
Ankthin e të qënit pjesë e të fundmes strehë të pasionit mëkatar, të vjetër
Të vjetër tashmë në pamundësinë e trishtë të mbijetesës…

Ti ngadalë shndrrohesh në një kujtim prej hiri që bie si muzg i vranët
Mbi krahët e thyeshëm të ëndrrës së pafajshme dhe të shpresës…

MOLI
Cukla resh ndjellin muzgun pranë nesh
Dhe shlyejnë buzëkuqin prej buzëve tua
Që ngadalë shndrrohet më i ëmbël, më gri
E ndjej që edhe sonte po të ikësh sikur dielli
Asnjë peng mes nesh nuk mbetet tjetër
Kur silueta jote te moli shket , varkë e fundit
Mbi syrprinën e ëndërrt të vesës…

VERA
Mbi qelqin e gotës vizatuar trajtat e mungesës
Ngjyer në tulin e purpurtë të një qershie të vetme
Zhytur padashur në lëngun e akullt që marrëmënd
Duke kuptuar ritmin e çmendur të jetës
Dhe kufijtë e vetes…

Shtyj gotën përtej pragut por nuk thyhet
Teksa rrokulliset në barin e brishtë të muzgut
Vera e vjetër…

AMANET
Amanet ta kisha lënë zemrën pa ngurim
Atë mbrëmje jam kthyer me gjoksin bosh
Një pikëllimë të madhe në zgavrën e tij
Binte si këmbanë natën e pambarueme
Ndërsa ti shkoje me zemrën time në duar
Ndër banesa të shkretuara, ndër mure…

Amanet ta kisha lënë zemrën pa ngurim
Llambë për ty në rrugën e gjatë të kthimit
E pashë kur u shua skaj horizontit të largët
Si drita e zbehtë e një ylli …

Një zog nate ulet të çukisë mbi mua
I uritur dhe me cicërima ndër vaje
Por ti mos u ndal rrugës tënde e dashur
Si fener shprese, zemrën time mbaje…

KOHA
Netve, kur më merr malli
Kthej kohën e shkuar kah vetja
E flas me të në sofrën e natës
Së bashku pimë verë të valë
Me gllënjka të vogla, të ngadalta
Dehemi pakuptuar deri në ag…

Ajo ka shkuar në krahë yjesh
Në sofrën e përmbysur të mëngjesit
Pelerinë e saj e përgjakur kullon
Diellin e sapolindur dhe të sotmen
Pengjet e mia merr me vete
Si lotë shiu mbi horizont i zbraz…

Tropojë, Mars 2024

“Klonimi” i një jete në diktaturë- Esé nga Përparim Hysi

Libri i AGRON SHEHUT “Një jetë për t’u treguar”

Mikja ime,FATMIROSHE XHEMALAJ, më dhuroi librin e AGRON SHEHUT “Një jetë për t’u treguar”.Një dhuratë komode për mua,se,kur më dhurojnë një libër,kam ndiesinë e atij fëmijës kur i bëjnë një dhuratë. E quaj”dhuratë”,se,sado që i dua librat, ato ,pothuajëse,janë”Molla të ndalueme” për mua ,një pensionist që mezi shtyj muajin. Nga ana tjetër,për dhuratat kam po atë perceptim që kishte NIÇE.Ky thoshte:-Nuk ka gjë që ma gërvish lëkurën më shumë se dhuratat. Ma gërvish,nuk ma gërvis,e falnderova miken time dhe u ktheva në shtëpi. Më duket se e kam thënë dhe diku tjetër:”karburanti” im për zgjerimin intelektual timin,është vetëm leximi. Kur dikush më dhuron një libër,siç ndodhi me miken time, atëherë,për mos e ndjerë aq shumë”gërvishjen e lëkurës”,për të “paguar” sado pak doganën, shkruaj për librin.
* * *
Autorin e librit.AGRON SHEHU, e njoh prej kohësh. Ai ka jetuar në FIER dhe është inxhinier nafte me profesion.JO vetëm kaq: ai ka mbi 25-vjet që jeton me familje në KANADA dhe,veç profesionit, ka hobinë e bukur e të vështirë të shkrimtarit. Ai është bërë i njohur për lexuesin shqiptar.me librin e parë:”Tokësorët në hapësirë,kohë:Ç’tronditje”. Në gjykimin tim.tepër sipërfaqësor për këtë libër.mund të them vetëm kaq:është libër vetëm për lexues elitë dhe i”paqpërtypshëm” për çdo stomak lexuesish. Më vonë,ai shkroi romanin”Postnjerëzorët”. Emërues i përbashkët që e nderon autorin.është një fakt shumë domethënës:të dy romanet janë listuar si të rekomanduar nga MINISTRIA E ARSIMIT,për të rinjtë e shkollave ku të marrin njohuri “se çka ndodhur dhe do të ndodhë me njerëzimin,në hapësirë e kohë.Këto dy romane janë botuar dhe në gjuhën anglisht.
Kur hapa librin”Një jetë për t’u treguar”,atëherë,duke e ndjekur faqe pas faqesh,deri sa e sosa,pothuaj me një frymë, njoha atë AGRONIN jo vetëm inxhinier nafte, por AGRNONIN”inxhinier të shpirtit njerëzor”. E ndiqja me kërshëri që nga fëmijëria,me këmbë të zbathura dhe unë,gati 10-vjet më i madh se ai,them:-E ka fjalën për mua,se dhe unë me këmbë të zbathura kam qenë në shkollë. Këtu,në këtë libër, ai është aq i vërtetë sa të bën t’i kthehesh e t’i rikthehesh edhe njëherë,faqe pas faqesh se valllë,a ka më të bukur se sa e vërteta?
Në MADAGASKAR ka një shprehje që ia vlen t’ia “kundravë” librit të AGRON SHEHUIT. NË MADAGASKAR thuhet:”Njeriu është si një shishe e zezë: nuk shihet ç’ka brenda në të”. Thonë,thonë,por le të lexojnë librin e AGRONIT. I thotë të gjitha açik.nga “a-ja” tek “zh-ja”.
Me AGRON SHEHUN në këtë libër ka ndodhur ajo që JOHAN WOLFGANG GOETHE(1749-1832) e ka thënë me kohë:” Karakter në gjëra të mëdha apo të vogla,do të thotë në ato gjëra që je i zoti t’i bësh”.
Duke treguar për jetën e tij (në vetë të parë), ai sikur,sado që shkruan butë, kthehet në një”shumësi njerëzish” që jetuan bashkë me të në kohën e”bukur të partisë”,ku,sado qemë,pothuajse, të gjithë”Sokratë të vuajtur”,por duheshim të hiqeshim si”derra të kënaqur”, Duhet të brohorisnim për”Njëshin”,sado që ky”njëshi”,kur thoshte Majakovski”ishte zero e fil”. AGRON SHEHU e “thyen atë shishen e zezë” të Madagaskarit dhe tregon tërë mjerimin e kohës:kur mungonte buka:ku për gjellë nuk bëhej fjalë;kur fshatari mbillte grurë dhe hante misër hibrid apo”ibret” siç shpotisnin nën zë. Ishte koha kur ikte koka e njeriut,për hiç mos gjë. Siç duket”Njëshi”,si nxënës i zellshën të ILIÇIT rus,kish bërë të tijën thënien makabre:”Një ditë mizoritë e mia do falen”. Regjimi diktatorial qe kthyer si ajo”Shpatëtarja e verbër” (një filim kinez) që vriste e priste armiq.Më tepër të shpikur. Një njollë në biografi,e pagoi si ai që për”Një thelë,pagoi një pelë”, Kur e shoh në tërësi,pasi e përfundova së lexuari,them që autori me librin sikur ka thënë atë”Poemën e mjerimit” të MIGJENIT në prozë. Por kjo”Poema” e AGRONIT ka dhe ca atribute të tjera: ka makabritetin e vrasjeve, ka poshtërimin e njerëzve me aftësi nga të paaftët. Në çdo çap,”vigjëlonte” partia, I aft ishte komunisti dhe as vlerësohej aftësia. Intelektuali ndjente më shumë ftohtë,se sa ai fëmija që shkonte zbathur në shkollë. Këtu nuk bëhet fjalë për një”AGRON”,por për gjithë ne,të tjerët, që e kemi përjetuar atë mjerim, Sikur,për një çast, të gjithë atë jetë në ato 50-vjet dikttaturë(eshtuquajtura e proletariatit), të kishe mundësi ta ktheje në një trup dhe ta vishje me pergamenë të shkruar faqe për faqe nga AGRONI,atëherë kushdo do dilte me atë përfundimin: kurrë mos u ktheftë ai regjim,. AGRON SHEHU e ka”klonuar” me librin e tij. Dhe kur i bëj pyetjen vetes:- Si ia ka arritur autori,vetvetiu më vjen ndërmend ajo që ka thënë JANUSH VISHNJEVSKI që thotë:” Një libër i shkruar mirë na ndihmon jo vetëm të zgjerojmë horizontin,por na ndikon që të bëhemi persona më të mirë”.
Por,për autorin,AGRON SHEHU s’kam se si mos vë në dukje, se sado me profesion inxhinier nafte, e katreguar aftësinë e lartë profesionale në ALBERTA,por dashurinë për letësinë e ka treguar duke shkruar libra.
Meriton që të thuash për të atë që prej kohësh e ka thënë,shkrimtari francez Andoine De Santis-EXUPERY(1900-1944):”Jeta ka kuptim,nëse e këmben atë nga dita në ditë, në diçka tjetër”. AGRONI e ka bërë se me atë ka ndodhur ajo që thotë WILIAM FRANKESHTAIN(1897-1964):”Mes dhimbjes dhe asgjësë,unë zgjodha dhimbjen”.AGRON SHEHU zgjodhi dhimbjen dhe,me librin e tiij, është si balsam për të shëruar ato plagë aq të dhimbshme.
E uroj,AGRON SHEHUN:-Të presim me libra të tjera!
Tiranë,28 prill 2024

Gjovalin Shkurtaj, guhëtari dialektolog – ligjërues në Akademinë e Arteve për Teorinë e dramës- Nga Tefë Topalli

Edhe librat kanë histori: histori të hartimit nga autorët për rrethanat e krijimit, por edhe të botimit të tyre; ka me dhjetëra tregime që kanë mbetur në biografitë e shkrimtarëve, të cilët, në ditë e fundit të jetës, i kanë mohuar veprat e shkruara, u janë lutur miqve të ngushtë t’i digjnin ato, siç ësht Franz Kafka, shkrimtari bohem i gjuhës gjermane, i cili jo vetëm nuk arriti, me gjallje të tij, t’i shihte veprat, madje edhe i mohoi, duke porositur mikun e afërt Max Brod, t’i zhdukte ata….Tjetër janë shkencëtarë e gjuhëtarë të botës, veprat e të cilëve nuk e kanë parë dritën e botimit, sa ishin gjallë, por janë publikuar mbas vdekjes, si është lingusiti i shquar zviceran Ferdinand De Saussure, që në fillim të shekullit të kaluar mbajti ligjërata të lira në Universitetin e Gjenevës dhe u largua nga jeta, pa i botuar, ndërkohë që dy studentë të tij: Charles Bally (Sh.Bajy) dhe Albert Sechehaye (A.Seshe), adhurues të profesorit të tyre, e përjetësuan librin e tij Cours de Linguistique Générale (Kurs i Gjuhësisë së Përgjithshme), duke e bërë autorin mjeshtër, të cilit iu referuan dhe vazhdojnë t’i referohen të gjitha rrymat e drejtimet e mëvonshme linguistike botërore.

Njëqind vjet më vonë, në ditët e sotme, del se njëri ndër shkrimtarët më të njohur në botë, nobelisti G. G. Márquez, jo vetëm që paskësh mohuar romanin “Shihemi në gusht”, por kishte këmbënguluar të mos botohej…duke lënë edhe shënimin “Ky libër nuk bën. Duhet shkatërruar!”…Ndërsa botimi i njëkohshëm në gjuhët europiane, si ngjarje kulturore botërore… u prit me aq përjetim, sipas shkrimtarit të ri A.Dushi.

***

Pak gjatë kjo hyrje, por, me dëshirën t’i afrohem sadopak metodës së mjeshtrit të bisedës dhe kulturës së gjuhës, prof. Shkurtajt, në hyrjet pindarike që bën ai, për njerëz e ngjarje, edhe kur merr e shkruan për një kuvend Malësie apo për peshën e fjalës shqipe, kryekreje, për verbin e shkrimtarëve tanë, në prozë e poezi, siç ka bërë deri më sot. Ai nuk mohon si Kafka e Márquezi, por si mbledhës i urtë i nektarit të gjuhës sonë gjithandej, si etnograf e kulturolog brenda vendit dhe në diaporën shqipfolëse, kërkon të gjenerojë edhe punë e studime të kohës së rinisë….gati para gjysmë shekulli. Ishin vitet kur Arsimi ynë i Lartë, në disa degë u themelua dhe mbahej kryesisht me sepecialistë e profesorë të huaj. Për disa disiplina në vitet 1970 në Institutin e Arteve (kështu quhej atëherë) pedagogu i ri Gjovalin Shkurtaj mbane leksionet e lëndës  Kultura e gjuhës në skenë dhe në ekran, njëlëndë e domosdoshme dhe aq e pëlqyer prej shumë breza studentësh, të cilët do t’i demonstronin arrtitjet  e kësaj disipline aq bukur e me nivel të lartë, edhepse aktorët vinin nga treva të ndryshme dialektore të vendit, por edhe sepse kumbimi i fjalës normative gjuhësore para spektatorëve, jo vetëm në kryeqytet ku ndodhej Tatri Kombëtar, por edhe në shfaqje të zakonshme që trupa teatrore bënte nëpër qytete e krahina të Shqipërisë dhe jashtë kufijve tanë politikë. Gjatë këtij shkrimi se si m’u kujtua një vlerësim që pata dëgjuar prej aktorit të talentuar Rikard Ljarja për pedagogët që jepnin leksione të ILA.: “Ne kemi përfituar shumë prej atyre pedagaogëve të vjetër e të rinj Institutit të Gjuhësisë, që na dhanë mësim, sepse vinim prej gjimnazeve të ndryshme të vendit e përgatitja jonë gjuhësore nuk ishte si e sa duhej për skenën dhe sekuencat filmike që do të ndërtoheshin mbi artin e bisedës dhe dialogut spontan.“

Në vijim të historisë së këtij libri, dua të nënvizoj se Teori drame, e prof. Gj. Shkurtajt është një kurs leksionesh me ligjërata të lira, siç dhe bëjnë rëndom lektorët e rinj në shkollat e larta: me skeda e shënime pikash të ndryshme, për të ruajtur argumentin e trajtuar, me vjelje të pjesshme e citime prej autorëve e veprave të tyre, kryesisht nga gjuhët e huaja, me gjithë vështirësitë që ishin krijuar në atë kohë ndryshimesh e zhvillimesh politike, sipas modeleve të Revolucionit Kulturor Kinez…Pedagogu i ri nuk arriti t’i botonte ligjëratat e kësaj lënde as si dispensë për të gjithë studentët. Kështu ka ndodhur: kohët e fundit ai po u kushton shumë vëmendje mjaft botimeve universitare dhe akademike, me plotësime dhe risi që vetë shkenca jonë albanologjike i sjell të domosdoshme. Papritur, tregon autori i librit, më vjen një njoftim pej një ish-studenti pasuniversitar të ayre viteve, regjisorit Edmond Mëhilli, nga Shkodra, i cili paskësh ruajtur një palë leksione dhe ia dorëzoi menjëherë…

Libri Teori drame  që kemi në dorë nuk është thjeshtë një kurs ligjëratash për aula në shkolla të larta speciale, siç quhej Instituti i Arteve, por përmbajtja e lëndës së trajtuar vjen më e gjerë dhe aq e plotësuar, sa na jepet të mendojmë, si ka mundësi që prurjet e shumta teorike të kenë ardhur prej një lektori të ri, siç ishte Gj.Shkurtaj në ato vite të mbylljes politike e kulturore që kalonte vendi ynë dekada me radhë. Autori nis me lindjen e kësaj gjinie letrare në Shqipëri, pal Luftës II Botërore, për të kaluar në kuptimin e dramës në planin letrar, mbështetur në të dhënat e shkollës shqipztare, nga Lesingu, Gorki, Hegeli, Çernishevskij, Pushkini, Bjelinskij, Shekspiri, Serantesi, etj. Ai njeh dhe na shfaq me hollësi traditat e gjinisë dramatike në letërsinë shqiptare, nga Santori, Çajupi, e kohë të mëvona. Sipas Shkurtajt, teatri duhet vështruar si formë arti me gjuhë dhe nëntekst të veçantë, me karakter veprues në shoqëri. Në shtjellime të tilla, argumentet gjejnë mbështetje tek emra të shquar të artit: nga L. Tolstoj, Stanislavskij, M.Gorkij, A.Çehovi, enciklopeditët francezë, Brehti, Esenstein-i, etj. Për t’iu përgjigjur auditorit, kursi i ligjëratave përmban edhe ndryshimet mes teatrit e filmi, teatrit dhe televizionit. Informimet vijnë në fjalën e lirë të lektorit si nga lindja, ashtu edhe nga perëndimi; nga Majakovskij e nga R.Kleri, Nga Ibseni e nga M.Reinhardi; në mënyrë të veçantë autori sjell në këtë libër të dhënat nga arti skenik rus dhe sovjetik. Gjemë në këtë kurs leksionesh tema shumë interesante që edhe sot nuk e kanë humbur nevojën për t’u trajtuar, si Teatri dhe drama, ku njihemi me ndihmesën që kanë dhënë kultura të popujve të ndryshëm, si anglezët, me veprat e Shekspirit, Bajronit, francezër me krijimtarinë e Bomarshesë, Hygoit, gjermanët me Shilerin dhe Gëtën, apo më parë me veprën e Lessingut “Dramaturgjia e Hamburgit” etj. Po kështu, shtjellime në një rrafsh të ngritur shkencor na vijnë për objektin e dramës dhe veçroritë themelore të gjinisë dramatike, konfliktin, tipat e kompozicionit dramatik në raport me kontradiktat jetësore në formacione të ndryshme sociale, duke e lidhur, sidomos, me realitetin shqiptar dhe më gjerë.

Në këtë shtjellim të lëndës, janë mjaft tema që i takojnë regjisurës, si: ekspozicioni dhe nyja, skena si dyluftim, zhvillimi dramatik, skena masive, zhvillimi i karaktereve përmes veprimeve, etj. Nuk duhet harruar se edhe në ligjërata si këto, duhej ruajtur e paprekur vija e kuqe e drejtimit letrar e skenik që sundonte në artin e realizmit Socialist! Përmbledhja e ligjëratave të autorit përfshin edhe tema për kulturën e përgjithshme të tyre, parë në vështrimin historik, si: nga Aristoteli, Gotthold E.Lesingu (me veprën enciklopedike “Dramaturgjia e Hamburgut”); pas tyre, duke ndjekur kronologjinë, sillen edhe njoftime të hollësishme për drammturgjinë e Volkenshtejnit, Estetika enciklopedistit të madh francaz, Didëroit dhe roamcierti e dramaturgut rus Leon Tolstoj.

Në kohën që qarkullonin këto leksione të pedagogut të ri, Gj.Shkurtaj në ILA, në vendin tonë ka pasur një tregues artistik shumë popullor: jepeshin aq shumë radiodrama, për kategori të ndryshme moshe e niveli kulturor, emisione që gozhdonin para radios qindra e mijëra njerëz, nga fëmijët nxënës shkolle, deri tek moshat e rritura. Ky mjet arti që lulëzonte me sinjalin “Teatri në mikrofon” e që më vonë u shndërrua në “Teatri në ekran” gërshetonte njëherësh fjalën artistike, mjetet dëgjimore dhe muzikën dhe figurën televizive, siç thekson autori ynë. Ka një pjesë përmbyllëse libri i prof.Gj.Shkurtajt, që tërheq jo vetëm studentë profesionistë të ardhshëm të artit, por edhe lexues me kulturë të përgjithshme, që titullohet Mikroleksikon për teatrin dhe dramaturgjinë – është një segment (i quajtur mbështetës) nga f. 181 deri në f. 211, një hapërisrë jo e lehtë për t’u mbushur me të dhëna nga antikiteti helen, si: nga filozofi Aristoteli, me tragjikët e mëdhenj të njerëzimit: Eskili, Sofokliu, Euripidi, Aristofani; me autorin që u përket të gjitha kohëve – Shekspirin e periudhës elisabetiane, francezin Didëro, që së bashku me J.d’Alambert-in themeluan “Enciklopedinë franceze”, botën kulturore gjermanike, me G.Lesingun, Gëten, F.Schiller-in dhe Hegel-in. Përfshihen në vijim: Ibseni, Shaw, Konstantin Stanislavskij, teatri moskovit, Belinskij, Chernyshevskij, dy Tolstoj-t e mëdhenj shkrimtarë, Meyerhold dhe gjermani i shekullit XX E.B.F.Brecht, i shkëlqyeri dramaturg i Republikës së Weimar-it, për t’u mbyllur kjo pjesë me figurën aq të njohur të teatrit amerikan Artur Miller, arti i të cilit ndikoi skenën dramatike gjatë gjithë shekullin XX. Fjalorthi  terminologjik në fund të librit, i përket gjinisë së gjuhëtarëve, që e quajnë të domosdoshme të mos ndahen nga vepra pa lënë dorën e tyre në fushën e kërkuar. 1Rigjetja e kësaj përmbledhjeje me ligjërata, është si një takim me vetveten, ku akademiku i sotëm, do të na tregojë se është po ai i para gjysmë shekulli, veç më me dëshira për punë, ritëm më të lartë dhe më i realizuar shkencërisht: botimi i këtij libri, në sinergji të dy moshave të autorit, e vërteton këtë më së miri….. Do ta vërtetojë edhe lexuesi, fletë pas flete dhe sapo t’i shkojë në fund Teorisë së dramës.

Tiranë, 11 prill 2024

(Marrë nga ExLibris)

Tefta Tashko, zëri i ëmbël i sopranos që këndon përjetësisht! Popullariteti që mori “Kur më vjen burri nga stani”

Tefta Tashko u lind në Fajum të Egjiptit, e bija e frashërlliut Athanas Tashko dhe Eleni Zografit, më e vogla e gjashtë fëmijëve.


Të vendosur në Egjipt pas disa ecejakeve, familja Tashko çeli aty një kafene dhe më pas një hotel. Deri në 11 vjeç Tefta në shtëpi fliste shqip dhe jashtë saj arabisht. Me vdekjen e të atit më 1915, familja e tij kthehet në Korçë në vitin 1921. Në Korçë kemi aktivizimet e para të Teftës si këngëtare dhe data 26 qershor 1926 mbahet si koncerti i saj i parë në publik. Në shtator të vitit 1927, Tefta me gjithë familjen vendosen në Montpelje, Francë, ku ajo filloi edhe studimet muzikore, për t’i vazhduar ato me sukses në Konservatorin Superior të Parisit. Në vitin 1930, Tefta bën incizimet e para muzikore pranë shoqërisë diskografike “Pathe”-Paris, si pjesëmarrëse në grupin e këngëtarit të shquar të polifonisë himarjote Neço Mukon. Me përfundimin e studimeve, Tefta kthehet në atdhe ku më 26 nëntor 1935 shënohet edhe koncerti i saj i parë si këngëtare profesioniste në Shqipëri koncerte, të cilat ajo i dha në shumicën e qyteteve shqiptare.

Pikërisht në këto vite, Tefta futi në programet e saj krahas arieve lirike të autorëve të shquar botërorë si Moxart, Guno, Shubert, Verdi, Donixeti, Pergolezi, Belini, Puçini, Rosini, etj., dhe këngët popullore shqiptare, si pjesë integrale e kulturës muzikore popullore shqiptare. Janë rreth 89 këngë popullore të të gjithë qyteteve të Shqipërisë që Tefta i kishte në repertor dhe rreth 36 prej tyre ajo i regjistroi në pllaka gramafoni në vitet 1930, 1937 dhe 1942 në Paris, Francë dhe Milano, Itali. Ndër to po përmend: “Zare trëndafile”, Të dua, moj goc’ e vogël”, Bilbil çapkëni”, Qante lulja lulen”, “Kenke nur i bukurisë”,”As aman, moj lule” etj. Sipas Hysen Files: Tefta diti të nxirrte nga kënga popullore ndjenjën e thellë që populli kishte shkrirë në të.

Njihet tanimë faktet se Tefta Tashko i ka mbledhur një shumicë këngësh direkt nga goja e muzikantëve të shuar popullore të vendit tonë. Një gjë të tillë e provon edhe pjesëmarrja e Teftës së bashku me këngëtaren tjetër të shquar Marie Kraja në festivalin e folklorit të mbajtur në Firence, Itali më 30 Maj 1939 krahas këngëtarëve dhe muziktarëve të shquar popullorë të atyre viteve si Adem Mani, Xhevat Boriçi, Kolë Vjerdha, Taip Kraja, Karlo Pali etj.

Në listën e gjatë të këngëve popullore të kënduara nga Tefta do të bashkëngjisnim edhe këngët popullore të përpunura nga kompozitori Kristo Kono me poezi të Lasgush Poradecit si p.sh “Kroi i fshatit tonë”, apo “Kur më vjen burri nga stani”. Krahas Teftës, do të përmendim edhe dy këngëtare të tjera të shquara në interpretimin e këngës popullore qytetare: Jorgjia Filçe Truja dhe Maria Paluca (Kraja). Në vitin 1945, Tefta këndon në operën e Beogradit me shumë sukses rolin e Mimisë nga opera “Bohemë” e Puçinit dhe atë të Rozinës nga opera “Berberi i Seviljes” e Rosinit. Këngët popullore të Tefta Tashkos, regjistruar pranë “Columbias”-Itali, 1942: “Un’o ty moj të kam dashur”; “Kjo dashtnija kjoft mallkue”; “Kenke nur’ i bukurisë”; “Për një ditë, kur del goca në pazar”; “Këndon Kumrija”; “Metelikun ta kam falë”; “Ma ven dorën përmbi dorë”; “Dallandyshe vaj, vaj”; “Qante lulja lulen”; “Moj fëllanxë”; “Sa me shpejt ma vunë, moj, kambën”; “Dy gisht përmni vetull”; “Moj hyrije, bukurie”; ” Shamija e beqarit”; “Iku nata”; “Del një vashë prej hamamit”; “Zare trëndafile”; “Të dua, moj goc, e vogël”; “As aman, moj lule”; “Kroi i fshatit tonë”; “O moj sylarushe”; “Dolla në penxhere”; “Bilbil çapkëni”; “As u gremis moj lejthate”; “Dashtnuer tu bana”; “Ani, moj Hatixhe”; “Seç këndon bilbili malite”; “Shkapërceva dy-tri male”; “Edhe ky bilbili çka qënke një zog”; “Kam shtëpinë e vogël”; “I kam hypë vaporit”; “Fry, moj er’ e malit”; “O na atë fushë t’mejdanit”; “Edhe gurët e sokakut”. Në vitin e fundit të jetës ka qenë vazhdimisht e sëmurë. Ndërroi jetë në moshën 37-vjeçare.

I BESUARI

Poeti Lasgush Poradeci (1899-1987) ka qenë mjaft i kursyer në vlerësimin e artistëve bashkëkohës që i ka njohur nga afër. I besuari i sopranos, si vargshkrues i dhjetëra këngëve në repertorin e saj, ishte liriku i letrave shqipe, Lasgush Poradeci. Ky i fundit mban edhe autorësinë e një prej këngëve të Koços, që gëzon më shumë popullaritet, “Kur më vjen burri nga stani”. Kur dëgjonte këngët e sopranos liriko-dramatiko Tefta Tashko Koço (1910-1947) ai përsëriste shpesh refrenin karakterizues për personalitetin e saj artistik e të gjithanshëm: “Tefta nuk këndon, por fluturon”.

Ky karakterizim shpreh thelbin e përpjekjeve të saj për ta ngritur artin e të kënduarit shqip në nivelet më të epërme dhe për ta përdorur gjithë fuqinë e tij në emancipimin e shumanshëm të shoqërisë shqiptare përgjatë viteve të trazuar 1927-1947. Tefta përballoi sfida të shumëllojshme. Thënë në gjuhë më sociologjike, ajo fluturoi mbi vështirësitë e shumëllojshme me energjitë relative të vullnetit, të disiplinës së hekurt në tërë procesin artistik krijues. Tefta Tashko braktisi perspektivën e sigurt të një karriere të shkëlqyer të sopranos në Francë dhe u kthye në atdhe, kur nuk kishte asnjë teatër opera dhe ishin fare të paktë bashkëkombësit e saj që mund të kishin dëgjuar ndonjëherë muzikë operistike. Përçimi i muzikës operistike përbënte vetëm një aspekt të misionit të saj të gjerë emancipues e fisnikërues të popullit, i cili në vitet 1930 ishte i varfër deri në mjerim dhe i pashkolluar deri në masën 90%.

Në mungesë të infrastrukturës për të zhvilluar muzikë operistike, Tefta Tashko nisi të japë koncerte recitale me disa nga operat më të njohura dhe duke interpretuar në versione origjinale këngë popullore dhe qytetare shqiptare. Nëpërmjet punës këmbëngulëse ajo përpunoi deri në perfeksion pothuajse të gjithë elementët e saj të saj dhe të interpretimit. Ajo hyri natyrshëm në rezonancë me shpirtrat e shqiptarëve të të gjithë grupimeve sociale, veçanërisht me shpirtrat e drobitur të të vobektëve të shumtë. Ndonëse vetë ishte në vështirësi ekonomike, ajo shpesh jepte koncerte falas për nxënësit e të varfrit, duke përballuar shpeshherë shpenzimet e koncerteve.

Në një letër që i dërgonte një kolegu dhe që gjendet në fondet e Arkivit Qendror të Shtetit Shqiptar, Tefta Tashko shkruante për koncertin në Fier: “Jam shumë e kënaqur nga pritja e popullit, por, për sa u përket të ardhurave, m’u desh të paguaj nga xhepi dy napolona e gjysmë”. Shpesh të ardhurat që grumbullonte nga koncertet ajo i dhuronte për bamirësi për të varfrit dhe familjet e dëmtuara nga Lufta e Dytë Botërore. Dhe të varfrit, në pamundësi për të blerë biletë, e ndiqnin koncertin nga jashtë sallës. Ndonëse ishte shëndetligë, Tefta Tashko udhëtonte në të ftohtë, në rrugët me baltë dhe jepte koncerte në salla ku mungonin kushtet minimale për të kënduar. Madje jepte koncerte edhe në kushtet më të vështira të fshatrave. Me këngët e saj Tefta jo vetëm gëzonte bashkëkombësit halleshumë, por edhe ndriçonte e zbulonte talentet për art në radhët e të rinjve dhe të rejave, i nxiste ata të hynin në rrugën e vështirë të artit që ka fuqi të madhe emancipuese dhe fisnikëruese. Gazeta Shqiptare

Katër porositë që la për ne Charlie Chaplin

Charlie Chaplin vdiq në moshën 88-vjeçare.

Ai i ka lënë trashëgimi njerëzimit një pasuri të patundëshme që është Arti i tij.

Ai punonte çdo ditë në vilën e tij në Vevey ku edhe mbylli sytë.

Po ju sjellim katër porosi të tij që ia vlen t’i marrin para sysh:

1. Asgjë nuk është e përjetshme në këtë botë, madje as problemet tona.

2. Më pëlqen të ecë në shi, sepse askush nuk mund t’i shohë lotët e mi.

3. Dita më e humbur në jetë është dita kur nuk qeshim.

4. Gjashtë mjekët më të mirë në botë…

4.1. Rrezet e diellit,
4.2. Pushimi,
4.3. Ushtrimet,
4.4. dietë,
4.5. Vetëvlerësimi
4.6. Miqtë

Mbajini këto në të gjitha fazat e jetës tuaj dhe shijoni një jetë të shëndetshme…

Nëse shihni hënën, do të shihni bukurinë e Zotit.

Nëse shihni diellin do të shihni fuqinë e Zotit..

Nëse shiheni në pasqyrë, do të shihni krijimin më të mirë të Zotit.

Besoni atëherë.

Ne jemi të gjithë turistë, Zoti është agjenti ynë i udhëtimit që tashmë ka bërë itineraret, rezervimet dhe destinacionet tona…

Besojini atij dhe shijoni JETËN.

Jeta është vetëm një udhëtim!

Jetoni sot!!!!

(Huazuar nga rrjeti social)

NGA ERRËSIRA NË DRITË –  BASHKËBISEDIM ME SHKRIMTARIN VISAR ZHITI… “Care for Albania” – Chicago, SHBA. Nga Dr. Sonila Sejdaras

Në mjediset e Organizatës “Care for Albania”, (“Kujdesu për Shqipërinë”), u mbajt takimi “Nga errësira në dritë – bashkëbisedim me poetin Visar Zhiti”, i drejtuar nga themeluesja e kësaj organizate, Dr. Sonila Sejdaras.
Kishin ardhur qytetarë shqiptarë e amerikanë, më shumë të rinj, studentë e deri dhe fëmijë, nga Shqipëria e Kosova e Maqedonia e Veriut, që jetojnë e punojnë në shtetin Illinois, por dhe nga Michigan-i, etj.
Takimin e hapi psikologia Silvana Kola-Loka, që paraqiti një biobibliografi të të ftuarit të tyre, Visar Zhiti.
Dr. Sonila Sejdaras ndali në ngjarje që shenjojnë jetën e shkrimtarit, tregues dhe të ecurisë së historisë sonë të tanishme, shoqëruar me poezi, nga ato për të cilat Visari u dënua me 10 vjet heqje lirie, pastaj të shkruajtura fshehurazi në burg, pas burgut në liri, në postdiktaturë, poezi për Kosovën, në Europë e deri te poezia e fundit, e shkruar në Chicago dhe romani i tij i fundit, “Këpuca e aktorit”. Poezitë i lexuan në gjuhën shqipe bashkëshortja e poetit, Eda Agaj Zhiti, ndẽrsa në anglisht Dr. Sonila Sejdaras, të shoqëruara me pjesë muzikore me violinë.
Visari foli për kohën dhe gjendjen që mbartin ato poezi dhe iu përgjigj pyetjeve të ndryshme duke ngulmuar që vuajtja dhe dënimet e dikurshme të kthehet në përvojë, në vlera dhe art, kujtesa t’i shërbejë një të sotme më të mirë dhe e ardhmja të mos e përsërisë të keqen.
Në fund të takimit të pranishmit morën romanin e Visar Zhitit “Këpuca e aktorit” me autograf, duke vazhduar bashkëbisedimet me dëshirën për takime të tjera me “Kujdesin për Shqipërinë” në SHBA…
Ky ishte qëllimi dhe sinteza e takimit, njohja me një poet qendrestar si rrugë drejt së ardhmes …

DASHURIA, DHIMBJA
DHE QËNDRESA

Nga Dr. Sonila Sejdaras

Në një botë, e cila shpesh duket e ndarë dhe e mbushur me urrejtje, është frymëzuese të dëshmosh individë që zgjedhin dashurinë, mëshirën dhe empatinë kundrejt zemërimit dhe ligësisë. Ngjarja e fundit e organizuar nga “Kujdesu për Shqipërinë”, një organizatë jofitimprurëse, e dedikuar për zhdukjen e stigmës ndaj shëndetit mendor në komunitetin shqiptar, bashkoi një grup të ndryshëm individësh me një vizion të përbashkët për të nxitur unitetin dhe mbështetjen.
Në zemrën e kësaj ngjarjeje ishte poeti dhe shkrimtari i njohur, Visar Zhiti, rrugëtimi i të cilit, aftësitë ripërtëritëse dhe dashuria e tij e patundur shërbejnë vazhdimisht si një shembull i fuqishëm për të gjithë ne.

Forca e dashurisë:

Visar Zhiti, një njeri që ka përjetuar vuajtje dhe padrejtësi të mëdha, u ngrit para të pranishmëve si një dëshmi e gjallë e fuqisë transformuese të dashurisë. Edhe pse u burgos për poezi si ajo me titull “Dielli i dytë”, Zhiti zgjodhi të përgjigjej me dashuri të pakushtëzuar në vend të urrejtjes. Aftësia e tij për të kujtuar të kaluarën dhe për të shpresuar për të ndërtuar një të ardhme më të mirë është një dëshmi e vërtetë për forcën e shpirtit njerëzor. Prania e Zhitit në këtë ngjarje ishte një kujtesë që dashuria ka fuqinë të shërojë plagët, të ndërtojë urat ndarëse, dhe të sjellë ndryshime pozitive.

Falja dhe ripërtëritja:

Ngjarja ofroi një platformë për të diskutuar tema të thella si forca dhe ripërtëritja. Ishte një mundësi për të pranishmit të reflektonin për përvojat e tyre dhe të gjenin ngushëllim në forcën kolektive të komunitetit shqiptar. Duke ndarë histori të vështirësive dhe triumfit, pjesëmarrësit ishin në gjendje të gjenin pika të përbashkëta dhe të krijonin një rrjet mbështetjeje.
Ngjarja theksoi rëndësinë e shërimit të plagëve, ashtu sikurse z. Zhiti shprehet me një frymëmarrje: “Unë i fal ata që më kanë bërë keq mua” dhe shton: “por nuk është në të drejtën time t’i fal ata që i bënë keq atdheut”.
Ky ishte një moment emocionues, që frymëzoi dhe motivoi të pranishmit për të kultivuar drejtësinë dhe aftësitë ripërtëritëse në kohë të vështira.

Lidhja e komunitetit:

Misioni i “Kujdesu për Shqipërinë” është të fuqizojë komunitetin shqiptar duke ofruar mbështetje, dashuri, dhe përkujdesje për ata që kanë nevojë. Kjo ngjarje shërbeu si një katalizator për lidhjen dhe unitetin midis pjesëmarrësve, duke nxitur ndjenjat e përkatësisë dhe solidaritet.
Duke u bashkuar dhe duke u përfshirë në biseda të ndjera, pjesëmarrësit ishin në gjendje të forconin marrëdhëniet mes tyre për një bazë të qëndrueshme komunitare.
Ngjarja theksoi rëndësinë e përpjekjeve kolektive në të drejtën e zhdukjes së stigmës ndaj shëndetit mendor dhe në krijimin e një hapësire të sigurt për të gjithë.

Përfundimi:

Prania dhe biseda frymëzuese e Visar Zhitit në ngjarjen e organizuar nga “Kujdesu për Shqipërinë” përfaqësojnë misionin dhe vlerat e organizatës. Dashuria e tij e patundur, drejtësia dhe falja, vuajtjet e mëdha, të shndërrura në vlera dhe art, shërbejnë si një kujtesë e fuqishme për fuqinë e të mirës brenda secilit prej nesh. Ngjarja jo vetëm qartësoi rëndësinë e dashurisë dhe ripërtëritjes, por gjithashtu rinovoi shpresën në zemrat e pjesëmarrësve. Nëpërmjet angazhimit të tyre për të mbështetur njëri-tjetrin dhe për të ngritur komunitetin shqiptar, “Kujdesu për Shqipërinë” po hap rrugën për një të ardhme më të ndritshme, të mbushur me empati, kuptim dhe bashkim.

_______________________
Një album nga takimi me shkrimtarin Visar Zhiti
nga “Care for Albania”

PËRURIM I DINJITETSHËM I DY LIBRAVE TË RAGIP BALLATËS NË GJAKOVË- Nga TAHIR BEZHANI

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, në bashkëpunim me DKRS-ve të Komunës së Gjakovës, pas promovimit në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” të Kosovës, sot, me 24.prill 2024, këtu, në sallën solemne të Pallatit “Asim Vokshi” në Gjakovë, për publikun vendas, u përuruan dy libra të autorit Ragip Ballata, i cili tani për publikun artdashës, është i njohur me shkrime të dëshmuara e të mirëpritura nga publiku anekënd Kosovës.
Librat e z. Ballata, “Fletëza Ditari’99” dhe “Në Gjurmë të Civilëve të Luftës”, me tematikë nga lufta e fundit në Kosovë, zgjuan interesim te publiku i shumtë në sallë duke përcjellë me shumë vëmendje ekspozetë e dy recensentëve te dy librave, z. Milazim Koci, politolog, dhe z. Engjëll Berisha, letrar i njohur.

I gjithë ky event madhështorë u drejtua mrekullueshëm nga moderatorja, prof.. Migena Arllati, e cila në fillim ia kaloi fjalën Dr. Prof. Ruzhdi Sefës, drejtuesit të SHI.”Jakova”, i cili në referencën e tij si hyrje në këtë manifestim, pos tjerash theksoi: ”Kosova çmon Lirinë, por MUNGESA E DREHJTࣿSISË ËSHTË PAMUNDËSI PËR LIRINË..” Pastaj, z. Ruzhdi, falënderoi pjesëmarrësit në sallë.

Për librin “Në Gjurmë të Civilëve të Luftës”, moderatorja fjalën ia kaloi politologut e recensentit Milazim Koci, i cili për peshën dhe rëndësinë e librit foli në një këndvështrim të gjerë, duke potencuar fragmente nga libri të cilat bartin porosinë historike, për kujtesë të shumë gjeneratave që gjërat nuk duhet të harrohen kurrë, si një rrugëtim drejtë lirisë e ardhmërisë sonë. Z. Koci, pos tjerash, cek ne recenten e librit:” Autori Ballata në trajtimin e materies, interpretimin e krimeve dhe masakrave në Kosovë, e ka ngritur në nivel profesional duke vendosur gjërat dhe definuar në rrafshin juridiko-ndërkombëtar”. Fjala e z. Koci u mirëprit me duartrokitje nga të pranishmit në sallë.

Z. Milazim Koci,politologu e recensenti i librit te z. Ballata

Ndërsa për librin “Fletëza Ditari’99”, foli letrari e recensenti i librit, z. Engjëll Berisha, i cili në fjalën e tij të ndjeshme, përfshiu shumë aspekte të luftës, duke e shtruar si qështje të rrugëtimit tonë shumëvjeçar nën okupimin e Serbisë, vuajtjet e papara në luftën e fundit, deri në gjenocidkryerje nga çmendurie shovene serbe ndaj një populli të pafajshëm. Për luftën, tha z. Engjëll ,janë shkruar shumë libra nga autorë të ndryshëm nga Gjakova e vende tjera të Kosovës, duke pasqyruar raste të llojllojshme të gjenocidit serb në Gjakovë e Kosovë. Të gjitha librat e shkruar deri me tani, me gjithë peshën dhe pasqyrimin e gjërave të gjenocidit, akoma kanë mbetur ne kujtesën tonë gjëra të pathëna. Kurdo që do thuhen, thuhen njëjtë sikur atë ditë e vit të kryerjes së gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, për faktin se ato veprime populli ynë nuk i harron kurrë….

Z. Engjëll Berisha,letrar,recensent i librit.

Në recenten e tij z. Engjëll, pos tjerash shkruan: “Autori i këtyre copëzave historie të përjetuara “Fletëza ditari’99”, pas kaq vitesh duke lexuar, nxjerrë nga vetja përjetimet e luftës. një dramë që riprodhon fenomenin e vetëdijes…” Një konstatim i qëndrueshëm i z. Engjëll Berisha.

Gjakova në ditët e luftës ishte njëri nga qytetet më të atakuar ku gjenocidi nga forcat serbe u krye në mënyrën më çnjerëzore, sikur se (ata), donin të ç’ frynin mllefin e tyre shekullorë ndaj një qyteti me një histori të bujshme nëpër kohë.

Prof. Besim Kpuska, gjatë fjalës së tij.
Njëri nga ata që e dëshiroi fjalën ishte edhe Besim Këpuska, profesor i Gjuhës e letërsisë shqipe në pension, i cili nën emocione, foli për librat e z. Ballata dhe të kaluarën e përjetuar, kohë e cila “iu reflektua sikur ngjarjet të kishin ngjarë dje,” pas kaq vitesh.
Jo vetëm pro. Këpuska, por edhe shumë tjerë të pranishëm në sallë, ndjejshin emocione për dhunën serbe të kryer ndaj qytetarëve të këtij qyteti e jo vetëm.

Përurimi i dy librave të z. Ragip Ballata në sallën solemne të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ishin karakteristike për faktin se zgjuan interesim te masa dhe pesha emocionuese ishte prezente tek secili qytetar.


Autori i librave, z. Ragip Ballata, në shenjë falënderimi dhe respekti, të gjithë pjesëmarrësve në këtë ceremoni, ua dhuroi nga dy botimet e veta.

Gjakovë,25.prill,2024 Tahir Bezhani


Send this to a friend