Një person është ndaluar nga policia Krujës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim policor për vrasjen e Kejsi Hysës, i njohur edhe me emrat Eljon dhe Sahit. Burime policore thanë për “PANORAMA”, se autorët e dyshuar janë ndaluar pas përgjimeve telefonike.
34-vjeçari Hysa u gjet këtë të shtunë i groposur pranë varrezave të fshatit Shelqet, Komuna Nikel, në Fushë-Krujë.
“Grupi hetimor ka bllokuar një sërë provash materiale”, njoftoi zyrtarisht Policia.
Ndërsa burime policore saktësuan se pranë vendit ku i gjet i groposur trupi i 34-vjeçarit janë gjetur dy armë zjarri, një pushkë dhe një pistoletë.
Kush është i arrestuari?
Policia njoftoi zyrtarisht se personi i vënë në pranga është me iniciale H.R.. Burime thanë për “Panorama” se ai ka folur në celular me viktimën dhe kështu hetuesit kanë rënë në gjurmët e tij.
Ndërsa në kërkim policor është shpallur një tjetër person me iniciale A.T..
Vrasja në Sarandë
Kejsi Hysa u denoncua i zhdukur në polici disa ditë më parë nga familjarët, të cilët ndritën dyshime se 34-vjeccari mund të ishte ekzekutuar. Hysa ishte edhe në kërkim policor për një vrasje në bashkëpunim, të ndodhur në Sarandë, disa vite më parë.
Kjo është një nga pistat e hetimit ku është përqendruar policia për vrasjen e 34-vjeçarit, megjithatë hetimet janë shtrirë edhe në pista të tjera.
Për 34-vjeçarin e gjetur sot të vrarë, gjykata ka caktuar masën arrest me burg për një vrasje të ndodhur 3 vite më parë, në 10 Korrik 2015 në qytetin e Sarandës.
Ai rezulton i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit, pronar i një lavazhi në këtë qytet.
Mes viktimës, 32-vjeç dhe autorëve ka pasur një grindje për shkaqe banale. Një ditë më pas 6 persona e kanë rrethuar Edmond Theodhorin dhe pasi i kanë shkatërruar makinën me leva dhe shkopinj bejzbolli e kanë qëlluar për vdekje me një pistoletë.
Disa nga personat e akuzuar si të përfshirë u vunë në pranga pas krimit, ndërsa Hysaj ishte në kërkim policor.
Mirlinda Gashi, zëdhënëses e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se kjo gjykatë ua ka zgjatur masën e paraburgimit Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të . . .
Një krim i dyfishtë ka ndodhur në Huntertown SHBA, ku 49-vjeçari, Arben Gllafce dhe 48-vjeçarja Arjana Gllafce janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre.
Sipas hetuesve 49-vjeçari . . .
Shkak u bë xhelozia
Zenepe Uruçi, shqiptarja e cila u vra një ditë më parë nga bashkëshorti i saj në Itali, ka jetuar me frikë ditët e fundit. Një mike e shqiptares, ka t . . .
Të dashur miq,
Me zemër të pikëlluar lajmërojmë familjarët, miqtë, shokët dhe dashamirët se më datë 31. Gusht 2022 ndërroi jetë në moshën 80 vjeçare nëna dhe gjyshja jonë e dashur Nafij . . .
‘Nuk ishte vetëvrasje e një të droguare në burg. Donatella, Dona ime, kishte një vit që ishte e pastër. Tani që iku, lexoj dhe dëgjoj komente për helmin. Shumë po bëjnë gjykim . . .
Donatella Hodo, 27 vjeç është shqiptarja e vetëvrarë në burgin e Montorios në provincën e Veronës më 2 gusht 2022, lajm që po merr vëmendje mediatike e publike mbi kushtet e të b . . .
Alketa Kurti e Arben Kurti janë dy fëmijët e shqiptarit Shefki Kurti 72 vjeçarit, trupi i të cilit u gjet i copëtuar e i fshehur në katër thasë të zi, hedhur në lumin Adigett . . .
Ky është Armando Mici, 32-vjeçari nga Elbasani që sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit e ka djegur veten me benzinë në kushtet e depresionit. Policia e Elbasanit tha se “nga të . . .
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur të hënën pasdite në Vlorë. Pas një konflikti për motive të dobëta, nipi fillimisht ka qëlluar për vdekje xhaxhanë e tij dhe më pas është vetëvrarë.
. . .
Dy shqiptarë kanë humbur jetën, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Austri mëngjesin e kësaj të diele.
Dy makina u përplasën në autostradën Uestautobahn, ku mbetën të plagosur dh . . .
Katër anëtarë të familjes Avdijaj, por me qëndrim në Zvicër humbën jetën si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e së enjtes në Rrugën e Kombit.
Djali i madh i Blerimit, Mirsadi, ka rrëf . . .
Një grua nga Durrësi ka humbur jetën nga koronavirusi. “DurrësLajm” mëson se gruaja e moshës rreth 56 vjeçe jetonte në Itali ku edhe është prekur nga virusi vdekjeprurës. Trupi i viktim . . .
Komentet