****
Carolin Reiber ishte mikja që mori Paketën e Lamtumirës nga Binjaket Kessler.
Pak para vdekjes së tyre, Alice dhe Ellen Kessler i dërguan mikeshës së tyre Carolin Reiber një pako lamtumire. Siç tregon prezantuesja, ajo e mori paketën të shtunën, por nuk iu lejua ta hapte deri të martën. Të hënën binjaket e famshme Kessler kryen vdekje të asistuar.
Fotoja e fundit e Motrave Kessler në publik mban datën 24 tetor. Ato ndrisin të dyja, në mes kanë venë Prezantuesen televizive, Carolin Reiber. Fotoja është shkrepur posa kanë dalë nga premiera e Cirkut Roncalli ARTistART. Shfaqja u dha në Münich më 24 e 25 tetor.

Me Carolin Reiber ishin mikesha të ngushta, kishin jo vetëm lidhje profesionale, por ishin edhe shoqe e fqinje. Sikur u tha edhe mediave, Carolin Reiber e gjeti paketën të shtunën në kutinë e postës. Dërgueset ishin Motrat Kessler. Sipër paketës shkruhejt që të hapej më 18, pra një ditë pas 17 nëntorit kur ata u larguan nga kjo botë, përmes vdekjes së asistuar.
Paketa përmbante “bizhuteri të bukura” dhe një letër lamtumire. Siç raportoi gazeta “Abendzeitung” e Münich-ut, Carolin Reiber nuk e priti të martën ta hapte paketën, por sapo mësoi të hënën për vdekjen e binjakeve.
Carolin Reiber mahnitej nga bizhuteritë e Motrave Kessler dhe ato ia dhuruan. Reiber i tregoi gjithashtu mediave se të treja kishin planifikuar të shkonin së bashku në Deutsches Theater, si zakonisht, për premierën muzikore të ‘Pretty Woman’. Por Kessler-at e anuluan në minutën e fundit. Reiber tregoi gjithashtu se paketa përmbante edhe një letër lamtumire. Reiber kujtoi takimet e fundit të saj me Ellen dhe Alice. Në një intervistë me “AZ”, Reiber tha se binjaket Kessler “kishin patur një jetë ëndrrash, se ato arritën gjithçka në jetë, morën Urdhrin Bavarez të Meritës në verë dhe ishin pothuajse 90 vjeç”. Megjithatë, pas një goditjeje në tru, Ellen Kessler “nuk ishte më në gjendje të mirë shëndetësore”. Ellen dhe Alice Kessler, të cilat performuan si këngëtare dhe kërcimtare në kryeqytetet e gjithë Evropës për dekada të tëra kishin planifikuar vdekjet e tyre së bashku.
Siç konfirmoi Shoqata Gjermane për Vdekje Humane (DGHS) të hënën se ishte një vetëvrasje e asistuar. Sipas raportimeve, Motrat Kessler kishin qenë anëtare të shoqatës për njëfarë kohe dhe ishin të njohura me temën. Ato kishin caktuar datën e tyre të vdekjes, 17 nëntorin, dhe kishin pasur diskutime paraprake me një avokat dhe një mjek, të cilët më pas i shoqëruan ato deri kur dhanë frymën e fundit në shtëpinë e tyre në Grünwald.
Pak para se të binte sipari i jetës së tyre
Perdja e fundit ka rënë tashmë për Alice dhe Ellen Kessler; dy artistet kanë vdekur në moshën 89 vjeç. Ato u bënë të famshme ndërkombëtarisht si këngëtare dhe kërcimtare. Binjaket Kessler vdiqën së bashku në Grünwald më 17 nëntor 2025. Nuk kishte kaluar shumë kohë që kur ato kishin festuar ditëlindjen e një kolegeje të tyre të dashur në një takim miqësor. “Është mirë të largohesh nga Grünwald për një ndryshim,” thanë ata pasi mbërritën me taksi. Askush nuk kuptoi se për çfarë largimi bëhej fjalë. Ata pinë shampanjë, kuvenduan me shoqërinë këndshëm, por nuk qëndruan gjatë. Rreth 90 minuta, kohëzgjatja e një show apo filmave të tyre artistikë ku ato ishin protagoniste.
Ellen dhe Alice Kessler kishin folur edhe herë të tjera nëse do të kishin probleme me shëndetin. Tek Domenica In, njëra prej tyre i tha Mara Veiner se nëse ndonjëra do të vuante nga demenca, ato do të largoheshin së bashku. Fatmirësisht ato ishin të kthjellta deri në minutën e fundit. Ndërsa tek Bruno Vespa kishin treguar se trashëgiminë e tyre ia kishin lënë organizatës Medicine sans Frontiere.
Lidhja e ngushtë me Gazetën e Mbrëmjes të Münich-ut – Abenzeitung
Ato mbanin po ashtu lidhje të forta me Abendzeitung – Gazetën e Mbrëmje së Münich-ut. Shtatë vjet më parë, në galanë e 70-vjetorit të Abendzeitung, ato kishin performuar; Alice madje kishte dhënë shfaqje në skenën Deutsches Theatre, ku biletat ishin shitur plotësisht. Në moshën 81 vjeç!
Vitet që pasuan kishin lënë gjurmën e tyre. Elen iu desh t’i nënshtrohej operacioneve dhe të dyja vuajtën nga dhimbjet – pavarësisht ushtrimeve fizike deri në pleqëri.
Tema e plakjes nuk ishte kurrë tabu për to. Por jeta në një azil pleqsh – nuk ishte një mundësi për Motrat Kessler. Ishte thjesht një perspektivë e tmerrshme që duhej shmangur me çdo kusht.
Binjaket Kessler kishin jetuar gjithmonë së bashku. Ato preferonin t’i jepnin fund jetës së tyre me dëshirën e tyre, në kohën e duhur; ato gjithashtu flisnin hapur për këtë me miqtë dhe të njohurit. Kur të vdisnin ? gurisht, së bashku. Ashtu siç bënin gjithçka së bashku. Alice pa Elenën, Elen pa Alicën: Kjo ishte thjesht e paimagjinueshme. Ato kanë jetuar gjithmonë së bashku, që nga viti 1986 në një vilë me dy pjesë në Grünwald, njëra majtas, tjetra djathtas, me një derë lidhëse.
Prej kohësh ato i kishin kohë prerë lidhjet me partnerë romantikë, dmth burrat nuk kanë hyrë në shtëpinë e tyre prej një kohe të gjatë. Ata kishin krijuar një marrëdhënie kaq të bukur, midis motrash: “Ne e kemi njëra-tjetrën, nuk jemi kurrë vetëm – përveç kur duam të jemi. Kemi bashkimin e përsosur, pa xhelozi apo debate, siç e gjen shpesh midis çifteve”, i thanë ato AZ vitin e kaluar kur festuan ditëlindjen e tyre të 88-të. Edhe atëherë, ato nuk i fshehën problemet e tyre shëndetësore. Ellen tha: “Më vendosën një stimulues kardiak dhe pastaj fillova infeksione të traktit urinar. Pilulat pothuajse më bëjnë të depresionohem. Nuk kam përjetuar kurrë ndryshime të tilla humori më parë.” Kjo intervistë ishte në gusht 2024.
Që atëherë, kanë pasur shumë kohë për reflektime deri në lamtumirën e fundit.
Dhe e kanë planifikuar me kujdes deri në sekondën e fundit.
Pak para vdekjes së saj: Alice Kessler anulon abonimin e saj me Abendzeitung (Gazeta e Mbrëmjes) Të hënën në mëngjes (17 nëntor), postieri i dorëzoi një letër gazetës Abendzeitung. Alice kishte bërë anullimin pas dekatash të abonimit të përbashkët të binjakeve në gazetë. Fillimisht e kishte shtypur në kompjuterin e saj, dhe data e anullimit ishte më 30 nëntor, dhe më pas e kishte korrigjuar datën me dorë me një stilolaps – “17.11.2025”. Duket ka patur një ndryshim të datave. Aty shihet edhe autografi i Alice Kessler, që duhet të jetë i fundit.
Motrat legjendare Kessler e patën edhe një dëshirë të fundit, që edhe hirin e tyre ta përziejnë së bashku dhe urnat të vendosen pranë asaj të nënës së tyre.
