QSUT, laboratori mbyll dyert, edhe kete muaj eshte konsumuar fondi i analizave.
Nje skene e perseritur cdo muaj ne qendren me te madhe mjekuese e universitare te vendit, si kudo ne sistemin spitalor publik.
Nje bllokim i mbi vendosur numrit shume te kufizuar te listes se analizave, qe realizon koncesionari, krejt e pa mjaftueshme kjo per nje spital funksional.
Me gjithe presionin administrativ mbi mjeket, asnjehere me shkrim, per te mos bere detyren e tyre, pra per te kufizuar dhe ato egzaminime laboratorike te cunguara ndaj pacienteve, perseri nderpriten analizat pothuajse terresisht.
Teorikisht thuhet se realizohen vetem ato te urgjences, subjective dhe e manipulueshme kjo.
Po pacientet e tjere te kesaj qendre te madhe mjekesore, çdo bejne?
Pacientet e rende, ata qe do te operohen, qe duhen ndjekur ne dinamike çdo dite.
‘’Me pagese tek privati, nuk ka rruge tjeter.
Nje shprehje kjo e divizes se mjeksise se Rilindjes:
“ O paguaj o vdis”
Kjo gjendje godet dhe institucionin, sepse con ne uljen e shtrimeve, uljen e nderhyrjeve invazive, demton mjekimin bashkekohor.
Demton edhe nivelin e mjekeve, por mbi te gjitha pacientet duke i privuar ata nga nje terapi cilesore, e kontrolluar ne dinamike, nga konkluzione te mjekimit.
Ndersa administra akuzon mjeket sepse ata kerkojne te bejne detyren e tyre, te mjekojne me cilesi!
Pa analiza laboratorike nuk ka mjekesi cilesore….
Ndersa koncesionari vazhdon merr parate!
Pacientet po “nuk paguan duhet te vdesin”!
Shendetesia falas e Rilindjes kjo!
Jemi në mars 2026 e ministrja Sala premton rumbursim brënda 2027 – prej 20 marsit në QSUT nuk kryehen analiza – 80% e antibiotikëve mungojnë