VOAL

VOAL

Deputeti Ndocaj u dhunua në Prizren, Policia e Kosovës ka videon e ngjarjes

September 28, 2016

Komentet

Pesë fushat ku Turqia luan rol kyç në çështjet botërore

Ray Furlong, Current Time, Hannah Kaviani, Radio Farda, Shërbimi kazak i REL-it, Arbana Vidishiqi

Teksa në Turqi po zhvillohen protestat më të mëdha në më shumë se një dekadë, ka shumë spekulime nëse këto ngjarje do ta sfidojnë realisht presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, apo do të shkaktojnë lëvizje të mëtejshme drejt autoritarizmit.

Protestat u nxitën nga burgosja e kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, kandidati kryesor opozitar, nga Partia Popullore Republikane (CHP), për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Ajo që ndodh më pas mund të sjellë pasoja përtej kufijve të Turqisë.

Lufta në Ukrainë

Në fillim të luftës, Turqia arriti një sukses të rëndësishëm diplomatik duke ndërmjetësuar një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës, duke u mundësuar të dyja vendeve që të eksportonin grurë përmes Detit të Zi.

Marrëveshja ishte faktor vendimtar në sigurimin e eksporteve jetike të grurit ukrainas për vendet e Jugut Global që varen shumë prej tyre. Marrëveshja zgjati një vit, para se Rusia të tërhiqej nga pakti.

Rëndësia e kësaj marrëveshjeje nënvizohet nga fakti që Uashingtoni e ka bërë rikthimin e tij një nga prioritetet kryesore në bisedimet me Moskën dhe Kievin.

Ankara ka ndjekur një politikë të pavarur gjatë luftës.

Megjithëse Turqia është anëtare e NATO-s, Erdogan është përpjekur të mbajë marrëdhënie të mira me presidentin rus, Vladimir Putin. Të dy liderët kanë një stil autoritar të qeverisjes, që ndoshta ka forcuar mirëkuptimin mes tyre.

Por, kjo nuk e ka ndaluar prodhuesin turk të dronëve Bayraktar të vazhdojë me ndërtimin e një fabrike të planifikuar në Ukrainë. Produktet e kësaj kompanie luajtën një rol kyç në mbrojtjen e Ukrainës në fazat e hershme të luftës.

Ihor Semyvolos, drejtor i Qendrës për Studime të Lindjes së Mesme në Kiev, tha se forca shtytëse e politikës së jashtme turke është ekonomia.

“Sa u përket çështjeve rajonale – Rusia, Ukraina, Lindja e Mesme – roli kyç luhet nga interesat e biznesit. Ato do të sillen rreth Imamoglut, njësoj siç sillen tani rreth Erdoganit”, tha ai për Current Time të Radios Evropa e Lirë.

Marrëdhëniet me BE-në dhe Uashingtonin

Kur flasim për biznes, partneri më i madh tregtar i Turqisë është Bashkimi Evropian, duke përbërë rreth një të tretën e tregtisë së saj, sipas statistikave të BE-së.

Një ndryshim i qeverisë në Turqi pothuajse me siguri do të ndikonte në marrëdhëniet e saj me Brukselin, që pezulloi procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE në vitin 2018, mes kritikave për përkeqësimin e demokracisë.

Imamoglu ka të ngjarë të kërkojë raporte më të mira dhe për të rifilluar bisedimet e anëtarësimit të Turqisë në BE.

Por, marrëdhëniet mes Brukselit dhe Ankarasë mund të ngrohen gjithsesi. Ndërsa Evropa kërkon të reduktojë varësinë e saj ushtarake nga Uashingtoni dhe të formojë një mision ushtarak në Ukrainë, forcat e armatosura turke mund ta bëjnë Turqinë një lojtare kyç.

Liderët evropianë përballen me një zgjedhje të vështirë mes dënimit të veprimeve të Erdoganit në Turqi ose përfitimit nga një marrëdhënie e rëndësishme e sigurisë.

Ekonomia ishte gjithashtu në krye të agjendës kur ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, zhvilloi bisedime me homologun e tij amerikan, Marco Rubio, në Uashington këtë javë.

Erdogan shpresonte të siguronte lehtësim nga sanksionet e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, në vitin 2020, pasi Turqia bleu sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-400.

Irani dhe Lindja e Mesme

Ngjarjet në Turqi po ndodhin në një kohë kur Teherani dhe Ankaraja kanë shkëmbyer akuza dhe kërcënime mbi ndërhyrjen në punët e brendshme të njëra-tjetrës.

Të dyja vendet shpesh kanë interesa të kundërta në çështje të ndryshme rajonale, si mbështetja e Turqisë për opozitën kundër regjimit të Assadit në Siri dhe përkrahja e saj për Azerbajxhanin kundër Armenisë.

Megjithatë, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka thënë se ngjarjet në Turqi janë “çështje e brendshme”.

Aydin Akhavan, një analist politik me bazë në Stamboll, tha për Radio Farda të REL-it se “Erdogan është paraqitur si një lider pragmatik, duke ndryshuar aleancat sa herë që i shërben interesave të tij… Opozita, nga ana tjetër, është eurocentrike dhe advokon për një sistem laik dhe demokratik. Bota që imagjinon Erdogani është padyshim më e përshtatshme për Teheranin”.

Gjeografia i jep Turqisë një ndikim të madh rajonal. Në fillim të luftës në Ukrainë, ajo mbylli Bosforin për anijet ushtarake ruse, duke komplikuar komunikimet e Moskës me forcat e saj në Siri.

Ndikimi i Turqisë në Siri, ku ajo është një nga aleatet kryesore të qeverisë së përkohshme në Damask, i jep Turqisë shumë karta për të luajtur në diplomacinë ndërkombëtare. Forcat turke dhe ato të mbështetura nga Turqia kanë luajtur një rol të madh në konflikt dhe ka të ngjarë të vazhdojnë ta bëjnë këtë.

Azia Qendrore

Ndikimi i Turqisë shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe në Azinë Qendrore, ku shumica dërrmuese në katër kombe flasin gjuhë turkike: Kazakistani, Kirgizi, Turkmenistani dhe Uzbekistani.

Tri nga këto vende, me përjashtim të Turkmenistanit, janë të grupuara së bashku në Organizatën e Shteteve Turkike, e cila gjithashtu përfshin Azerbajxhanin.

Disa ekspertë rajonalë kanë thënë se Turqia përfaqëson një pol alternativ mes shqetësimeve se ekspansionizmi rus mund të fokusohet në zonat e Azisë Qendrore me popullsi rusishtfolëse, ashtu si në Ukrainë.

Ballkani

Turqia është gjithashtu lojtare kryesore në tregjet e energjisë, dhe kjo është më e dukshme në Evropën Juglindore.

Hungaria, Rumania dhe Serbia janë të gjitha konsumatore të mëdha të gazit që transportohet përmes Turqisë. “Rrjedha Turke”, tani është i vetmi tubacion që sjell gazin rus në Evropë, duke kaluar drejtpërdrejt nga Rusia në Turqi nën Detin e Zi dhe më pas në Ballkan.

Turqia është gjithashtu investitore e madhe në Ballkan, veçanërisht në Serbi. Ajo ka promovuar plane ambicioze për një autostradë Beograd-Sarajevë dhe ka hedhur ide për ndërtimin e dronëve të saj të famshëm në Serbi.

Marrëveshje të ngjashme janë diskutuar edhe në Bosnje e Hercegovinë dhe Shqipëri.

Në Ballkan, Turqia ka përdorur fuqinë ekonomike si një mjet për lëvizje politike, duke zgjeruar ndikimin e saj përtej vendeve me popullsi të mëdha myslimane.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Doruntina Baftiu

Rruga e gjatë dhe e avashtë drejt një armëpushimi, pa garanci për sukses – Nga James Landale, BBC

 

Pas tre ditësh bisedime në Arabinë Saudite, më në fund shënohet një përparim.

Bëhet fjalë për dy tekste të veçanta që përshkruajnë marrëveshjet midis SHBA-së dhe Rusisë, dhe SHBA-së dhe Ukrainës.

Kishte disa dallime, por shumë ishin të ngjashme. Të gjitha palët ranë dakord “të sigurojnë lundrim të sigurt, të eliminojnë përdorimin e forcës dhe të parandalojnë përdorimin e anijeve tregtare për qëllime ushtarake në Detin e Zi”.

Ata ranë dakord gjithashtu “të zhvillojnë masa për zbatimin… e marrëveshjes për ndalimin e goditjeve kundër objekteve energjetike të Rusisë dhe Ukrainës”.

Presidenti Zelensky shprehu keqardhjen që nuk kishte një ndalim të qartë të sulmeve ndaj infrastrukturës civile.

Ai u tha gazetarëve se Ukraina do të zbatojë menjëherë armëpushimet e Detit të Zi dhe energjisë.

Ai gjithashtu pranoi axhendën e tij me SHBA duke thënë se do të “mbetej i përkushtuar për të ndihmuar në arritjen e shkëmbimit të robërve të luftës, lirimin e të burgosurve civilë dhe kthimin e fëmijëve ukrainas të transferuar me forcë”.

Por më pas erdhi një dokument i tretë, i publikuar nga Kremlini, i cili turbulloi ujërat.

Dokumenti vendos kushte që nuk figuronin në marrëveshjen fillestare midis SHBA-së dhe Rusisë.

Aty thuhet se armëpushimi i Detit të Zi do të hynte në fuqi vetëm kur të hiqen sanksionet ndaj bankave, kompanive të sigurimit, firmave, porteve dhe anijeve ruse.

Me fjalë të tjera, ata e panë këtë marrëveshje jo vetëm si një ringjallje të iniciativës së vjetër të Detit të Zi nga e cila u tërhoqën në vitin 2023, por edhe si një mundësi për të hequr një numër të konsiderueshëm sanksionesh ekonomike.

Megjithatë, arritja e kësaj mund të marrë pak kohë dhe kështu të vonojë çdo armëpushim detar.

Gjithashtu mund të mos jetë plotësisht në dorën e SHBA për të bërë të gjitha ndryshimet që kërkon Rusia.

Për shembull, çdo kthim në sistemin e mesazheve financiare SWIFT do të kërkonte miratimin e BE-së.

Kremlini tha gjithashtu se pauza 30-ditore e sulmeve mbi infrastrukturën energjetike duhet të niste më 18 mars dhe mund të pezullohet nëse njëra palë shkel marrëveshjen.

Me fjalë të tjera, ajo që është rënë dakord është një hap i brishtë drejt pakësimit të luftimeve në Ukrainë, por pa garanci suksesi mes një atmosfere mosbesimi reciprok.

Edhe nëse marrëveshja e sotme do të mbijetonte, ajo është ende shumë larg nga armëpushimi gjithëpërfshirës mbarëkombëtar që donte SHBA fillimisht.

Shpesh thuhet se armëpushimet janë procese, jo ngjarje. Dhe kjo është e vërtetë si kurrë më parë për këtë marrëveshje.

Ajo që ka rëndësi nuk është shpallja e ndonjë armëpushimi, por nëse, dhe si do të zbatohet.

A do ta bëjnë të dyja palët që kjo marrëveshje të funksionojë dhe më pas ta përmbushin atë? Sepse në përgjigjen e këtyre pyetjeve do të mësojmë shumë për atë që të dyja palët duan në të vërtetë.

A duan që një armëpushim të kthehet në një paqe afatgjatë? Apo ata thjesht duan të negociojnë, ndërkohë që kërkojnë avantazhin e tyre në fushën e betejës? sn

Ligjvënësit i kërkojnë Trumpit të shfuqizojë vendimin për ndërprerjen e fondeve për REL-in dhe mediat e tjera

Një delegacion i kongresistëve amerikanë në selinë e REL-it në Pragë në maj të vitit 2022. Përfaqësuesi Michael McCaul, Bill Keating, Joe Neguse dhe Ted Lieu shikojnë memorialin për gazetarët e vrarë. Fotografi nga arkivi.

 

Radio Evropa e Lirë

Dhjetëra ligjvënës amerikanë më 25 mars i bënë thirrje presidentit Donald Trump, që të shfuqizojë urdhrin për të mbyllur Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM), duke argumentuar se ky hap do të kishte një ndikim të dëmshëm mbi transmetuesit, përfshirë Radion Evropa e Lirë, dhe do të ndihmonte vetëm kundërshtarët e Uashingtonit, sikurse Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut.

Në një letër drejtuar Trumpit, të nënshkruar nga më shumë se 40 anëtarë të Kongresit, u tha se mbyllja e USAGM-it do të dëmtonte edhe besueshmërinë e SHBA-së dhe pozicionin e saj global.

“Kjo do t’i lërë miliona njerëz në mjedise të mbyllura dhe shtypëse – nga Havana në Karakas, nga Minsku në Teheran – me më pak mundësi për të pasur qasje në informacion mbi botën që i rrethon”, u tha në letër.

“Ne u bëjmë thirrje që të shfuqizoni urdhrin ekzekutiv dhe të siguroni vazhdimin e punës jetike të Agjencisë së SHBA-së për Media Globale dhe transmetuesve të saj”.

Përfaqësuesi Bill Keating (demokrat nga Masaçusets), anëtar i nënkomitetit për Evropën në Komitetin për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se REL-i, Zëri i Amerikës, Radio Azia e Lirë dhe media të tjera që mbikëqyren nga USAGM, “shërbejnë si mjete vitale të fuqisë së butë” që u mundësojnë njerëzve në shoqëri të mbyllura të kenë qasje në informacioneve të besueshme dhe objektive.

“Puna e tyre është aq e fuqishme saqë regjimet në Iran, Rusi dhe Kinë e kanë cilësuar atë si një kërcënim për sigurinë kombëtare”, tha Keating në një deklaratë për media, ku e cilësoi urdhrin ekzekutiv të Trumpit të 14 marsit si “të pamatur” dhe tha se ai “trimëron kundërshtarët e SHBA-së të cilët ndihen të kërcënuar nga mediat e besueshme”.

Në letër u tha se rrjetet dhe përfituesit e fondeve të USAGM-it luajnë një rol historik dhe të rëndësishëm për ofrimin e një mbulimi të drejtë dhe gjithëpërfshirës të lajmeve në shtetet që nuk kanë një mjedis mediatik të lirë ose të hapur.

“Mbyllja e REL-it do t’i mundësojë qeverive në Rusi, Bjellorusi, Iran dhe Azinë Qendrore që të përhapin mesazhet e tyre propaganduese të regjimit pa frikën se do të mbahen përgjegjës përballë raportimeve të REL-it, që kanë fituar edhe çmime”, u tha në letër.

Letra i është dërguar Trumpit në të njëjtën ditë kur një gjykatës amerikan lëshoi një urdhër në favor të REL-it në padinë kundër USAGM-it, përmes së cilit kjo media kërkon anulimin e vendimit për ndërprerjen e financimit të miratuar nga Kongresi amerikan.

Gjykatësi Royce Lamberth tha se USAGM-i me gjasë kishte vepruar “në mënyrë arbitrare dhe kapriçioze” kur ia ka ndërprerë Radios Evropa e Lirë grantin, dhe që këto veprime do t’i shkaktonin transmetuesit “dëm të pariparueshëm”, nëse do të finalizoheshin.

Lamberth tha se kërkohet një masë e përkohshme ndalimi për të ndaluar mbylljen e REL-it, duke shtuar se duket se Radio Evropa e Lirë ka mundësi të fitojë rastin në gjykatë.

Udhëheqësja opozitare bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, po ashtu foli për kërcënimin ndaj REL-it më 25 mars.

“Mediat e lira janë lidhja jonë mes të vërtetës, mes njerëzve në mërgim dhe atyre që gjenden në atdhe”, tha ajo gjatë një fjalimi në parlamentin lituanez. “Nëse këto media vdesin, ato do të zëvendësohen me media të propagandës”.

REL-i ka zyre në Lituani nga ku mbulon edhe Bjellorusinë fqinje. Në atë zyrë janë të punësuar gazetarë bjellorusë që kanë ikur nga vendi më 2020, pas zgjedhjeve të kontestuara në të cilat udhëheqësi bjellorus, Alayksandr Lukashenka, u shpall fitues. Opozita, shumë qeveri perëndimore dhe organizata besojnë se zgjedhjet u manipuluan dhe Tsikhanouskaya ishte fituesja e vërtetë e votimeve.

Tsikhanouskaya kishte kandiduar në zgjedhjet presidenciale, pasi bashkëshorti i saj, Syarhey Tsikhanouski u arrestua me qëllim që të mos mund të lejohej të regjistrohej si kandidat. Ai është dënuar me 18 vjet burgim.

Kontrata: Erion Veliaj i parapagoi 300 mijë dollarë avokatëve amerikanë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pagoi 300 mijë dollarë kapar për studion ligjore amerikane Kasowitz Benson Torres për të marrë shërbimet e saj ligjore në procesin penal që SPAK ka nisur ndaj tij. Kontrata e firmosur në datën 1 mars është publikuar në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, ndërsa paratë rezulton se janë paguar nga vëllai i kryetarit të Bashkisë, Arbër Veliaj.
Image

Megjithatë shuma prej 300 mijë dollarësh është një garanci paraprake, pasi sipas dokumentave, nëse shërbimet e kryera nga studioja ligjore për zotin Veliaj do të kushtojnë më pak, atëherë diferenca i kthehet sërish kryebashkiakut. Por cilat janë shërbimet që studioja amerikane ka marrë përsipër të ofrojë për llogari të Veliajt?

Sipas kontratës, shërbimi kryesor do të jetë “këshilla ligjore, mediatike dhe strategjike në lidhje me ndalimin e Erion Veliajt nga autoritetet shqiptare.” Por kontrata nuk kufizohet vetëm në konsulencën ligjore. Ajo ka dhe karakter lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për llogari të kryebashkiakut të ndaluar nga SPAK.

“Shërbimet mund të përfshijnë potencialisht komunikime në emër të klientëve me Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe agjenci të tjera në Degën e Ekzekutivit dhe në disa raste marrëdhëniet me publikun në lidhje me sundimin shqiptar të ligji dhe qeveria shqiptare,” thuhet në kontratë.

Tarifa deri në 2 mijë dollarë në orë

Në datën 10 mars, zoti Veliaj u vizitua në ambientet e qelisë së tij në Durrës nga avokati Joshua Robert i studios Kasowitz Benson Torres. Një ditë më vonë, teksa kryebashkiaku duhet të paraqitej në seancën për shqyrtimin e masës së sigurisë, avokati amerikan nuk u lejua të merrte pjesë me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas ndalimit për të marrë pjesë në seancë, Roberts foli publikisht para mediave duke kundërshtuar burgosjen e Veliajt.

“Në Amerikë, sipas Kushtetutës dhe ligjit, akuzat dhe veprat penale ngrihen në bazën e një shkaku të arsyeshëm kur të jetë kryer një krim. Gjithashtu, ndalimi i qytetarëve para gjykimit ndodh vetëm nëse ata paraqesin rrezik arratisjeje ose rrezik për shoqërinë. Ndikimet e caktuara në afat dhe pa akuza penale dhe kriteret për rreziqe për politikanët janë në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe demokracinë në SHBA,” u shpreh ai.

Por sipas kontratës së publikuar në Fara, zoti Roberts nuk është personi direkt që merret me Veliajn në studion amerikane. Në dokument rezultojnë tre avokatë të tjerë, të cilët janë Daniel J. Fetterman, Brian S. Choi dhe Richard Pinal.

Këta të tre paguhen sipas kushteve të rëna dakord në kontratë. Për Daniel Fetterman tarifa e rënë dakord është 1950 dollarë në orë, për Brian Choi 1275 dollarë në orë, ndërsa tarifa orare e Richard Pinal është 500 dollarë.

Image

Erion Veliaj u arrestua nga SPAK në 10 shkurt të këtij viti. Që atëherë kryetari i Bashkisë së Tiranës është mbajtur në qeli pavarësisht kundërshtimit të këtij vendimi./ Kapitali.al

Vushtrria mes frikës dhe pasigurisë: Vrasjet që tronditën banorët

Nadije Ahmeti, Arton Konushevci

Frika dhe pasiguria kanë pllakosur Vushtrrinë. Rrugët duken më të heshtura se zakonisht, ndërsa banorët flasin me zë të ulët për ngjarjet tronditëse.

“Nuk e prisja kështu. E shihja lajmin në portale dhe nuk mund të besoja”, thotë mes lotësh 19-vjeçari Alaudin Haradini.

Nëna e tij 42 vjeçe u vra me armë zjarri më 24 mars në fshatin Stanoc të komunës së Vushtrrisë. Autori i dyshuar i krimit, 58 vjeç, vrau më pas veten.

Më pak se 24 orë më herët, Vushtrria ishte tronditur nga një tjetër ngjarje e rëndë: vrasja e një 19-vjeçari në qendër të qytetit.

Për të dyja rastet, autoritetet thonë se janë duke kryer hetime e duke mbledhur prova, por për Alaudinin dhimbja është e padurueshme.

Dy policë në rrugët e qytetit të Vushtrrisë.

Dy policë në rrugët e qytetit të Vushtrrisë.

“Ajo ka punuar në furrë buke për të na mbajtur neve”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Me babanë dhe dy motrat më të vogla, Alaudini e gjen veten në një realitet të ri e të papritur. “Vrasja e nënës sime duhet të jetë rasti i fundit”, thotë ai, pa dashur të flasë më gjatë.

Më pak se 15 kilometra larg fshatit të tij, brenda në qytetin e Vushtrrisë, banorët dëgjuan për këtë rast, ende pa u këndellur nga vrasja e 19-vjeçarit nga një bashkëmoshatar i dyshuar.

Hazir Shabani me biçikletën e tij, në Vushtrri.

Hazir Shabani me biçikletën e tij, në Vushtrri.

“Krejt qyteti është në panik”, thotë Hazir Shabani.

“Të ndodhin këto gjëra në muajin e shenjtë të Ramazanit, është katastrofale”, shprehet ky vushtrrias.

“Qyteti është shumë, shumë i zymtë” edhe për bashkëvendësen e tij, Advie Magjuni.

Avdie Maxhuni.

Avdie Maxhuni.

“Vrasje andej e këndej. Nuk besoj se jemi shumë të sigurt. Fëmijët të bartin armë? Kjo është katastrofë”, thotë 56-vjeçarja.

Një pjesë të përgjegjësisë, ajo e drejton edhe tek institucionet e shtetit, duke thënë se policia duhet të jetë më e organizuar dhe më e pranishme, sidomos në rrugët e lagjet që frekuentohen më shumë.

Këtë mendim ndan edhe Nexhmedin Hyseni, 65 vjeç.

Nexhmedin Hyseni.

Nexhmedin Hyseni.

“Duhet të ketë policë civilë më shumë, jo në uniformë”, thotë ai, duke bërë me gisht nga një rrugë e qytetit e mbushur me kafene.

Hyseni thotë se i rastis shpesh të shohë grupe të rinjsh, që grinden në publik apo shtyhen me njëri-tjetrin.

Ai thotë se edukata familjare duhet të jetë e tillë që ata të ruajnë vetëkontrollin dhe të kuptojnë se “vrasja nuk është kurrë zgjidhje”.

Qëndrim Zymberi.

Qëndrim Zymberi.

“Prindërit kanë faj” edhe sipas Qëndrim Zymberit. “Shumë prej tyre i lënë fëmijët pas dore”, thotë ai.

Zymberi është kushëri i 19-vjeçarit të vrarë dhe thotë se ndihet i tmerruar.

“Secilin qytetar që ta pyesësh, ndihet kështu”, thotë ai.

Luljeta Merovci.

Luljeta Merovci.

Luljeta Merovci, e cila punon si mësimdhënëse në një shkollë të Vushtrrisë, e konfirmon këtë.

“Nuk duhet pritur të ndodhë diçka dhe pastaj të na hapen sytë. Kjo është pasiguri”, shprehet ajo.

Faktorët që çojnë në vrasje

Komuna e Vushtrrisë, me mbi 61.000 banorë, gjendet në pjesën verilindore të Kosovës.

Shifra konkrete se sa është shkalla e papunësisë atje nuk ka, por ajo që vërehet në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës është se, në mesin e 38 komunave sa ka vendi, Vushtrria është e dyta – pas Mitrovicës së Veriut – me numrin më të madh të familjeve në asistencë sociale.

Në janar, 1.080 familje nga kjo komunë përfituan nga skema e ndihmës sociale, për dallim prej komunave të tjera, ku kjo shifër ishte nën 1.000.

Ndërtesa e Komunës së Vushtrrisë.

Ndërtesa e Komunës së Vushtrrisë.

Për sociologët, situata ekonomike dhe sociale është në mesin e disa faktorëve që çojnë në reagime të dhunshme si vrasja.

Të tjerët përfshijnë margjinalizimin social, depresionin kolektiv, qërimin e hesapeve, xhelozinë, stresin post-traumatik…

“Shqetësues është fakti se në mjediset sociale të Kosovës po krijohet një klimë dhune, që, fatkeqësisht, rezulton me viktima”, thotë Fredi Kamberi, ligjërues i Sociologjisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

“Në kontekstin social, një shoqëri që toleron dhunën, krimin dhe problemet devijante, bëhet apriori pjesë e këtyre dukurive negative”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Dy policë duke ecur pranë një kafeneje në Vushtrri.

Dy policë duke ecur pranë një kafeneje në Vushtrri.

Parandalimi i dhunës, sipas sociologut, është përgjegjësi e të gjithëve – nga individët deri tek institucionet.

Ai rekomandon që shoqëria të jetë më aktive dhe t’i njoftojë organet e sigurisë për çdo problem.

“Nëse vazhdohet me këtë trend, do të kemi pasoja të mëdha dhe probleme të mëdha me sigurinë, të cilat mund të shndërrohen në normë sociale”, sipas Kamberit.

Të dhënat që siguroi Radio Evropa e Lirë nga Policia e Kosovës, tregojnë se numri i vrasjeve në Kosovë në vitin 2024 ishte 17, ndërsa në vitin 2023 ishte 29.

Me Ligjin për armët në Kosovë, çdo person që ka së paku 21 vjet, mund të kërkojë leje për t’u pajisur me armë.

Dy të rinj në qytetin e Vushtrrisë.

Dy të rinj në qytetin e Vushtrrisë.

Aplikuesi duhet të posedojë aftësi psiko-fizike dhe të kalojë testin teorik dhe atë praktik për përdorimin e armës.

Po ashtu, duhet të ketë arsye të besueshme përse ka nevojë për armë, si dhe të kaluar të pastër kriminale.

“Duhet ndërgjegjësim më i madh për armët”

Për ekspertin e sigurisë, Valdet Hoxha, numri i vrasjeve tregon se çështja e armëve është bërë alarmante dhe kërkon vëmendje maksimale nga institucionet.

Ai thekson nevojën për një qasje më gjithëpërfshirëse, duke përfshirë edhe Ministrinë e Arsimit, për t’i ndërgjegjësuar të rinjtë që në moshë të hershme për pasojat e armëve.

Sipas tij, nuk mjafton vetëm politika ndëshkimore, por duhet të ketë edhe fushata vetëdijesimi dhe amnisti për dorëzimin e armëve të paligjshme.

Të rinj duke ecur në Vushtrri.

Të rinj duke ecur në Vushtrri.

Në dy rastet që ndodhën në Vushtrri, nuk është ende e qartë se çfarë armësh janë përdorur.

Por, në duart e qytetarëve të Kosovës llogaritet se janë mbi 230 mijë armë pa leje.

Policia e Kosovës thotë se, në baza vjetore, konfiskon mesatarisht rreth 1.500 armë të llojeve të ndryshme pa leje.

Kalaja e Vushtrrisë.

Kalaja e Vushtrrisë.

“Situata është shumë komplekse”, thotë Hoxha, i cili, në të kaluarën, ka shërbyer si zëvendësministër i Brendshëm i Kosovës.

Sipas tij, “ndonjë formulë magjike që mund ta zgjidhë menjëherë këtë problem, nuk ka”, por serioziteti i institucioneve në trajtimin e kësaj çështjeje “duhet të jetë urgjent”.

Thirrjet dhe zotimet për masa më të rrepta e ligje më të ashpra nga institucionet e Kosovës nuk mungojnë, sidomos në momente të krizës, por ato shpesh zbehen me kalimin e kohës.

Radio Evropa e Lirë

Rusia, te rikthimi i gjeopolitikës komuniste pa ideologji zyrtare- Nga PROF. DR. ELMAS LECI

 

Ukraina është viktima e radhës dhe e re e gjeopolitikës ruse, e asaj gjeopolitike, e cila herë ka vepruar nën mantelin e gjeopolitikës komuniste dhe pas viteve 1991 edhe pa ideologji zyrtare, por që ka rreth 100 vjet që “vepron” e që ndan e bashkon popuj sipas interesit rusomadh. Kështu ka edhe 3 vjet me radhë që ka nisur sulmi ushtarak rus mbi Ukrainë, sulm me të gjitha llojet e armëve konvencionale ruse duke lënë nëpër fshatra e qytete shkatërrimet masive marramendëse dhe sakrifikimin e qindra ushtarëve e oficerëve dhe të mijëra civilëve nga të dyja a më shumë palët, një veprim ky gjeopolitik, i cili e ka bazën thellë te gjeopolitika komuniste. Për ta përligjur konkluzionin po e ilustroj me një pasqyrë interesante të zbatimit të gjeopolitikës komuniste, që e justifikon plotësisht atë që e kam titulluar si ngatërrestare e popujve.

Në maj të vitit 1918 sapo proklamohet krijimi i BRSS, akaparohen nga federata socialiste ruse shtetet jugore të Armenisë, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë dhe në vitin 1920 ripushton Ukrainën, në vitin 1921 edhe Gjeorgjinë, ndërsa fillon edhe luftën me Poloninë. Më 1922 pas Ukrainës, pushton Bjellorusinë, Transkauzinë dhe i bashkon me Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike. Pas një periudhe tërheqjeje nga Polonia, në vitin 1939 BS e risulmon atë dhe po në vitin 1939 sulmoi edhe Finlandën e me pas në vitin 1940 edhe Estoninë, Lituaninë dhe Letoninë, “sebep” që hitlerianët të sulmojnë drejt lindjes dhe ndezja e Luftës së Dytë Botërore. Dihet rezultati i Luftës së Dytë Botërore dhe pastaj aplikuesit e gjeopolitikës komuniste, kryesori dhe frymëzuesi Bashkimi Sovjetik, më 1956 sulmon Hungarinë, më 1968 sulmon Çekosllovakinë e me 1979 Afganistanin. Mirëpo edhe pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, dokumentet e gjeopolitikës komuniste ishin po aty në “grazhdin” e Moskës. Ndonëse për një farë kohe ish-Bashkimi Sovjetik ishte me “br…” nëpër këmbë ekonomikisht, më pas Federata Ruse sulmoi në vitin 1992 Moldavinë dhe dy vjet më pas në vitin 1994 edhe Çeçeninë, sulm që e përsëriti edhe në vitin 1999. Në vitin 2008, Rusia sulmon Gjeorgjinë dhe në vitin 2014 edhe Krimenë. Një vit më pas, në 2015 kemi sulme të njëanshme ndaj Sirisë dhe më e madhja më 2022 sulmon Ukrainën, agresion që ende vijon. Nga të gjitha këto, dalim në konkluzionin se edhe me shpërbërjen e ish-Bashkimit Sovjetik, nga Rusia nuk “pushoi” ideologjia komuniste, gjeopolitika e së njëjtës ideologji, e cila asnjëherë nuk lëvizi nga tryeza zyrtare e Moskës së sotme.

Lëvizjet e dekolonizimit, fundi i perandorisë sovjetike apo edhe i krijesave të tjera komuniste, nuk çuan në “varrosjen” e gjeopolitikës së tyre të njëjtë, por koha tregoi se ato u shumëfishuan në disa vite dhe shtetet (numri i të cilëve arrin në më shumë se 190) me kufij ndonjëherë artificialë, që janë shfaqur në hartën botërore, shprehin shpesh qëllimet e realizuara të bazuar në gjeopolitikën komuniste pse jo edhe pa komunizëm të pranuar zyrtarisht. Referuar ngjarjeve të paspërfundimit të menjëhershëm të Luftës së Ftohtë u krijua ideja e gënjeshtërt se gjeopolitika mbaroi edhe ajo së funksionuari. E këto percepsione bazoheshin te shumë nisma që u morën kryesisht rreth çarmatimit bërthamor dhe te mungesa e rivalitetit kur në spektrin superfuqi botërore mbetën vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo koha tregoi se asnjë kontinent nuk ishte e nuk është realisht i çliruar nga rreziku i konflikteve. Nëse Afrika dhe Azia mund të prodhojnë kriza, që vendosin në rrezik ekuilibrat rajonalë, Europa nga ana tjetër nuk ka qenë e aftë të zgjidhë konfliktet brenda saj si psh., ato ballkanike, rezultat i “inateve të vjetra” të këtyre vendeve, të shfaqura në hartën botërore mbi rrënojat e ish-Jugosllavisë. Në hapësirën ish-sovjetike, konstatimi është i njëjti: Republikat e vogla të Azisë Qendrore janë në kërkim të stabilitetit.

Ndërhyrja e Rusisë në Gjeorgji apo Çeçeni e së fundi në Ukrainë ka provuar se lufta është gjithmonë prezente në “portat” e Perëndimit… Po ku e ka zanafillën gjeopolitika bashkëkohore? Studimi i gjeopolitikës moderne, apo të asaj të periudhës pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, tejkalon konceptin e shteteve-kombe dhe shteteve multietnike, ku dhe konsistojnë shkaqet e thella të konflikteve në botë… Duke nisur që nga zanafilla e saj në shek. XIX, gjeopolitika ka evoluar ndjeshëm, aq sa mund të studiohet në një këndvështrim epistemologjik. Ky term u shpik nga Rudolf Kjellen, një shkencëtar politik suedez në fillim të shek. XX, i cili u frymëzua nga gjeografi gjerman Friedrich Ratzel, që cilësohet si babai i Gjeopolitikës. Edhe Halford Mackinder gjithashtu ishte një ndër studiuesit e sferës së gjeopolitikës, por pa e përdorur asnjëherë mirëfilltazi termin “Gjeopolitikë”. Këtu rol lozin nëndegët e gjeopolitikës si gjeostrategjia, gjeoekonomia etj..

Analiza e gjeopolitikës aktuale të çojnë të konceptohet në këndvështrimin e studimit të ndërveprimit midis politikës dhe territorit, rivaliteteve apo tensioneve, që e gjejnë origjinën e tyre pikërisht në zhvillimet territoriale. Rrjedhimisht, gjeopolitika me qëllim që të mos përfshihet sërish në gjurmët e së kaluarës shfrytëzon gamën e njohurive mbi gjeografinë (gjeografinë fizike, humane dhe të gjithë elementët përbërës së saj socialë, ekonomikë, kulturorë etj.), duke mos përjashtuar edhe shfrytëzimin e historisë dhe shkencave politike… Në këtë pikëpamje, termi “Gjeopolitikë” përmban këndvështrimin strategjik dhe atë ushtarak të veprimtarisë pushtuese e ndarëse të “preve” të të mëdhenjve.

Konstatohet se shpërbërja e sistemit bipolar të Luftës së Ftohtë ka rritur kompleksitetin e marrëdhënieve midis popujve të planetit. Gjatë 10 viteve të fundit, qendrat universitare kanë shumëfishuar korpuset e tyre gjeopolitike, me qëllim që t’i përgjigjen një kërkese në rritje të analizës së ashtuquajtur gjeopolitike. Të afrohemi pak me afër nesh se cila është gjeopolitika ballkanike dhe vendin që zë Shqipëria në të?! Rajoni i Ballkanit ka qenë e mbetet një pikë strategjike në të gjitha aspektet, e ndoshta nuk do të ishte e tepërt të cilësohej edhe si “thembra e Akilit” e arenës gjeopolitike ndërkombëtare… Rrjedhimisht, edhe në botën shumëplanëshe të gjeopolitikës është pikërisht Ballkani i vogël e problematik, ai që realisht pothuajse “vendos” rregullat e lojës, duke përcaktuar prioritet strategjike të fuqisë rusomadhe që mbetet ish-gjeopolitika komuniste me synime të njëjta. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, balancat gjeopolitike ndryshuan. Pesha e statusi i Ballkanit në këtë gjeopolitikë gjithashtu iu përshtat realiteteve të reja. Por, nëse do të analizohen synimet gjeopolitike në Ballkanin tonë, ndoshta do të dilnim në konkluzionin se në thelb ato janë të njëjtat, vetëm format janë të ndryshme dhe lojtarët kanë shkëmbyer rolet. Dhe e vërteta është se gjeopolitika ka ekzistuar, e do të ekzistojë.

Shqipëria, duke u ndërgjegjësuar mbi pozicionin e favorshëm e kyç gjeopolitik që disponon, ndoshta duhet të nisë tashmë ta shfrytëzojë më me efikasitet këtë pozicion, duke u fokusuar në interesa kombëtare afatgjata e largpamëse dhe jo në prioritete pa të ardhme. Konkluzioni mund te ishte se pavarësisht nga format me ideologji komuniste zyrtare e pa të, gjeopolitika ka ekzistuar, ekziston e do të vijojë të ekzistojë, sepse në epokën tonë në të cilën jetojmë, e përditshmja ndërtohet në ndërveprim me planetin.

Tashmë në arenën ndërkombëtare e me pikëmbështetje të veçantë në Europë kemi Rusinë e dytë si dhe e para në krizat e vjetra e të reja gjeopolitike. Është kjo e sotmja, shteti mbi forcën dhe potencialin ushtarak të së cilës mbështetet ekspansionizmi rusomadh, shto edhe agresivitetin serb mbi shqiptarët, por edhe fryma armiqësore që përshkon sllavët e tjerë në Ballkan, madje edhe ortodoksinë greke. Duke ndjekur protestat e sllavëve maqedonas, për të formuar qeverinë në koalicion me partitë shqiptare, s’mund të mos bjerë në sy fryma armiqësore ndaj kombësisë shqiptare në këtë republikë. Është po ajo armiqësi, që u kultivua në mes të shek. 19-të, ku shqiptarët, të tradhtuar e braktisur nga Turqia e të lënë në mëshirë të fqinjëve sllavë, u bënë pre e tyre. Po Rusia e ndërmjetme! Për të shkuar drejt të vërtetës, duhet pohuar se ka pasur një Rusi të ndërmjetme mes dy Rusive armiqësore. Është ajo e miqësisë së ideologjisë komuniste dhe internacionalizmit proletar që nisi nga viti 1945 e vazhdoi për dhjetëra vjet.

Ajo periudhë pati mjaftueshëm ndikim si për zhvillimin, ashtu edhe për ndikimin rus, i cili ende vazhdon të shpërfaqet në hapësirat tona si kulturë kryesisht e atyre individëve, që u përgatitën në shkollat e saj. Sot, mendimi i pranuar në unison nga ne shqiptarët është se, duke parë që në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Shqipëri, ndikimi rus po shtohet përmes investimeve në fusha strategjike që përfshijnë industrinë, metalurgjinë, naftën, gazin, minierat deri te blerjet e apartamenteve në bregdetin shqiptar, që përbën një farë rreziku në rritje. Investimet e tyre përfshijnë hotele e resorte bregdetare.

Treva që dikur thirrej “Albania veneta-Shqipëria venedike” e që përbën bregdetin malazez, sot përmes blerjeve është duke u shndërruar gradualisht në pronë ruse. Janë jo të pakta dhe investimet në media, përmes të cilave përhapet më tej ndikimi rus. Si vepron gjeopolitika?! Është kjo arsyeja që udhëheqësit e shteteve shqiptare në Ballkan këtë ndikim e prani ua kanë bërë të ditur e shprehur si shqetësim autoriteteve më të larta europiane e amerikane, duke qenë të ndërgjegjshëm se ajo ka përmbajtjen dhe organizimin në funksion të përkrahjes së Serbisë, të përkëdhelurve sllavo-ortodokse, që drejtohet kryesisht kundër shqiptarëve. Në konferencat e ndryshme me tema ndërkombëtare shfaqen hapur ambiciet që Rusia ka për ndikimin në rajon, për të cilën ofensiva ruse po shfrytëzon problemet e brendshme të BE-së dhe paqartësitë e perspektivës europiane për vendet e rajonit, pas brexit. Edhe veprimi destruktiv i ndërmarrë kohë më parë në Mitrovicë, apo përpjekja për hyrjen në Kosovë me trenin e nisur nga Beogradi, kanë prapavijën politike ruse, pasi realiteti në Ballkan është shumë kompleks e gjeopolitika e tyre vepron.

Jo vetëm realiteti është shumë kompleks, por edhe më i ngatërruar e më i rrezikshëm seç duket, që shkakun e gjen edhe në mungesën e unitetit e të armiqësive të palëve partiake në luftën për pushtet, realitete që krijojnë përshtypjen se nuk jemi dhe aq të përgjegjshëm ndaj situatës. Po teoricienë mbi gjeopolitikën çfarë thonë?! Sigurisht, kolapsi i Bashkimit Sovjetik në 1991 nuk mund të lexohet ndryshe, veç si një ngjarje epokale. Historiani Eric Hobsbawm e përdor këtë datë për të shënuar fundin e asaj që ai e quan “Shekulli i shkurtër i XX”, shekull që filloi në Sarajevë më 1914 dhe mbaroi në mënyrë ironike po atje ku filloi, pra, në Sarajevë. Kohë përpara kolapsit të Bashkimit Sovjetik dhe fundit të Luftës së Ftohtë, figura të tilla si Paul Virilio dhe James Der Derian argumentonin se mbaroi epoka e gjeopolitikës dhe propagandonin tranzicionin nga gjeopolitika në gjeoekonomi. Të jetë kështu?! “Asnjëherë mos u trembni nga hiperbola, vazhdon Virilio 14 vjet më parë, në atë që ‘Hapësira nuk është më gjeografi. Jo, është më tepër, një lëvizje nga gjeopolitika në krono politikë, aq sa hapja e territorit kthehet në shpërndarje të kohës”. Të tjerë, si Edward Luttwak, kohë përpara kolapsit, kuptuan që venitja e Luftës së Ftohtë kishte ulur ndjeshëm peshën e fuqisë ushtarake në çështjet globale.

Duke vlerësuar një konsensus të supozuar, brenda fuqive perëndimore, në fillimet e viteve ‘90, ai parashikoi një tranzicion “nga gjeopolitika në gjeoekonomi”. Kjo përputhet me konceptet e sotme mbi gjeopolitikën. Gjithkush, siç duket, pajtohej që metodat e marketingut po zbythnin metodat e dhunës-fuqitë e kapitalit po venisin fuqitë e zjarrit, novacioni civil po linte mbas avancimin e teknologjisë së luftës, depërtimi i tregut po shtynte tej garnizonet dhe bazat ushtarake. Sidoqoftë, entuziazmi i Luttwak-ut nuk zhytet aq thellë në përqafimin e globalizimit, siç kërkon Keniche Ohmae, i cili e përfytyron të ardhmen e afërt si një market pa kufi dhe si “fundin e nocionit shtet”. Shtetet, për Luttwak paraqiten si vendosje në “hapësira ekzistuese të strukturuara për të ruajtur me xhelozi, kufijtë e territoreve të veta”.

Nga gjeopolitika tek ekopolitika. Ne këtë mënyrë, epoka që po vjen e “gjeoekonomisë” nuk mund të jetë në harmoni me një copëzim global, por do të kërkojë që koha e rivaliteteve ku është në fuqi “logjika e konflikteve”, të shprehet në “gramatikën e tregut”. Por, ende, mjaft të tjerë, e vlerësojnë krizën ekologjike dhe çorganizimin ambiental si faktor që kërcënon në mënyrë radikale natyrën e politikës globale. Për shumë intelektualë dhe politikëbërës, tranzicioni i vërtetë qëndron në kalimin nga gjeopolitika tek “ekopolitika”, që do të thotë se sot shkohet nga gjeopolitika te gjeoqeverisja. Dilema e politikës globale nuk është aq në gjeopolitikë sesa në “gjeoqeverisje” dhe vazhdimësia e më dendur paraqitet si një përplasje jo fort e pëlqyeshme. Ajo zhvendoset dhe qëndron në krijimin e strukturave drejtuese në shkalle globale. Në të vërtetë, në standardet e së drejtës, sipas Falk dhe të tjerëve, kjo përplasje është jo më pak se “një rënie e dëshpëruar”. Dhe rendi botëror i shekullit të 21-të duket sikur do të jetë ai i një “qeverisje të ndryshme”, por gjeopolitika komuniste në konceptin bashkëkohor është prezente dhe vepron si ideologji pa ideologji të pranuar zyrtare.

Autori: Drejtor ekzekutiv Instituti i Sigurisë dhe Mbrojtjes

/Gazeta Panorama 

Nuk duhet harruar pse u desh ndërhyrja e NATO-s -Nga AUGUSTIN PALOKAJ

Edhe pse kanë kaluar 26 vjet, akoma përvjetori i nisjes së sulmeve ajrore të NATO-s nxit shumë kujtime. Për shqiptarët e Kosovës janë kujtime të përziera. Ata e kujtojnë si nisjen e fundit të terrorit serb mbi ta, por edhe si periudhën e përshkallëzimit të krimeve serbe në terren. Në anën tjetër, në Serbi, edhe pas 26 vjetësh nuk shihet aspak gatishmëri për të pranuar se përse ndërhyri NATO-ja.

Përpjekja e vazhdueshme e Serbisë, pa marrë parasysh se kush është në pushtet, për ta paraqitur ndërhyrjen e NATO-s si një agresion të panevojshëm, është pjesë e mungesës së vullnetit për ta tejkaluar trashëgiminë nga e kaluara. Serbia në këtë drejtim llogarit edhe në harresën e bashkësisë ndërkombëtare dhe në faktin se gjeneratat e reja në botë nuk e dinë se si dhe përse ndodhi kjo ndërhyrje.

Prandaj Beogradi e paraqet veten si viktimë të “agresionit”, ndërsa me asnjë fjalë nuk i përmend arsyet që sollën deri te kjo ndërhyrje. Nuk vendosi NATO-ja kot e pa asnjë arsye t’i sulmonte forcat e Milosheviçit. Ndërhyrja e NATO-s ishte rezultat i dështimit të proceseve të stërzgjatura për të gjetur një politikë jo vetëm në rastin e Kosovës, por më herët edhe në atë në Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë.

Ishte një gabim i vazhdueshëm politik në atë kohë i bashkësisë ndërkombëtare, që kërkonte për gati dhjetë vjet zgjidhje politike me Milosheviçin, duke llogaritur se diktatori serb ishte bashkëbisedues i duhur. Rezultati ishte katastrofik. Kroacisë, pas shumë dëmeve dhe viktimave, iu desh ta çlironte vetë tokën e saj të okupuar.

Çmimi i agresionit serb në Kroaci vazhdon të ndihet edhe sot, me fusha të minuara që nuk janë pastruar ende dhe me rreth 1.600 të zhdukur, fati i të cilëve nuk është zbardhur. Marrëveshja paqësore për BosnjëHercegovinën, e arritur në Dayton e me të cilën iu dha fund luftës, e copëtoi këtë shtet dhe i shpërbleu ata që bënë gjenocid me formimin e Republikës Sërpska, duke ua dhënë serbëve pothuajse gjysmën e shtetit me të drejtën që të mbajnë peng çdo hap në atë shtet.

Pasojat shihen edhe sot, ku nga entiteti serb vinë thirrje për shpërbërje të Bosnjë-Hercegovinës si shtet, ndërsa shteti është jofunksional. Ndërsa në rastin e Kosovës u hezitua aq shumë me nisjen e ndërhyrjes ndërkombëtare dhe iu dha hapësirë ushtarëve e paramilitarëve të Serbisë që t’i vazhdojnë pa pasoja krimet e tyre ndaj shqiptarëve. Para 26 vjetësh, pasi nga Beogradi ishte kthyer duarthatë ish-i dërguari i posaçëm amerikan, Richard Holbrook, dhe i kishte thënë sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, se diktatori Slobodan Milosheviç kishte refuzuar edhe kërkesën e fundit për t’i dhënë fund fushatës së pastrimit etnik të shqiptarëve në Kosovë, NATO-ja e dha urdhrin aktivizues dhe nisën sulmet ajrore të kësaj aleance.

Me ndërhyrjen në Kosovë, NATO-ja e mbajti premtimin ndaj popullatës shqiptare dhe ndaj atyre liderëve që kishin pranuar kompromisin e Rambouilletit. Mbajti edhe fjalën kërcënuese dhënë Milosheviçit se nëse nuk e pranon atë marrëveshje, nëse nuk dëshmon gatishmëri për ta ndalur dhunën ndaj shqiptarëve dhe tërheqjen e forcave serbe, do të pasojë ndërhyrja ushtarake. NATO-ja përballej me humbjen e madhe të kredibilitetit të saj, ndërsa Milosheviçi sikur nuk besonte se do të vinte deri te ndërhyrja. Në një mënyrë, NATO-ja me këtë ndërhyrje deshi edhe t’i përmirësonte gabimet që i kishte bërë duke hezituar aq gjatë që të ndërhynte. Nuk i ka bërë NATO-ja krimet në Prekaz, Reçak, Izbicë, Padalishtë dhe Krushë. Nuk i ka futur NATO-ja nëpër frigo trupat e shqiptarëve të vrarë për t’i dërguar në Serbi dhe për t’i varrosur nëpër varreza masive atje, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimeve. Këto krime nuk mund të harrohen dhe nuk guxojnë të harrohen.

Serbët, sa herë që dëgjojnë arsye dhe teori konspirative për ndërhyrjen e NATO-s, nga “rrethanat e pafavorshme ndërkombëtare” e deri te “dëshira për të mbuluar skandalin e Bill Clintonit me Monica Levinski”, le të ndalen pak dhe të mendojnë për mijëra viktimat civile shqiptare që u vranë në prag të shtëpisë, për mbi një milion të dëbuar nga shtëpitë e tyre, qindra apo mijëra viktima të bartura në Serbi dhe të rivarrosur në varreza masive nëpër Serbi. Ndërhyrja e NATOs ishte për t’u dhënë fund këtyre krimeve e jo për të dënuar dikë. Dhe po ashtu, ishte ndërhyrje për të mos e lejuar përsëritjen e gjenocidit të përmasave të Srebrenicës, ku para 30 vjetësh u masakruan mbi 8.000 meshkuj boshnjakë për vetëm disa ditë.

Do të ishte ideale sikur të mos kishte pasur nevojë për ndërhyrjen e NATO-s. Por ishte Serbia, ajo që nuk la asnjë mundësi tjetër. Dhe, ndonëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si vendi kryesor i NATO-s, ishin në krye të këtij operacioni për ndërhyrjen e NATO-s, për të u pajtuan të gjitha vendet anëtare dhe në to morën pjesë edhe vendet evropiane. Në atë kohë kishte mbështetje të fuqishme edhe të popullatës evropiane për atë ndërhyrje, sepse ishin të vetëdijshëm se agresionit të tillë dhe krimeve të Serbisë duhej dhënë fund në një mënyrë./Gazeta Panorama 

Çka do të thotë “Lëvizja për Popullin dhe Shtetin” e Vuçiqit për serbët nga Kosova?

Sandra Cvetkoviq

“Një formë tjetër manipulimi” – kështu e sheh Nenad Rashiq, udhëheqës i Partisë kosovare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, formimin e “Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin”.

Kjo lëvizje u iniciua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe u mbështet edhe nga Lista Serbe – partia më e madhe serbe në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit.

Rashiq, ministër në Qeverinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, thotë për Radion Evropa e Lirë se pushteti aktual në Serbi, deri më tani, ka “shënjestruar” të gjithë ata që mendojnë ndryshe, përfshirë edhe serbët nga Kosova, dhe se lëvizja e re nuk do të sjellë ndonjë gjë të re.

“Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”, thotë ai.

Për politikanin e opozitës serbe nga Kosova, Millija Bishevac, formimi i Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin është “një shkop në duart e dirigjentit – presidentit Aleksandar Vuçiq”.

“Ky është vetëm një instrument për të mashtruar popullin që të mendojë se po nis një histori e re”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Më 23 mars, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mbajti mbledhjen e parë të komisionit iniciues për themelimin e Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin, duke deklaruar se “është koha për të bashkuar gjithë mençurinë dhe patriotizmin”.

Në gjithë Serbinë, nga ana tjetër, janë duke u mbajtur protesta tash e katër muaj.

Nën organizimin e studentëve, protestuesit kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Autoritetet i përshkruajnë protestat si “revolucion me ngjyra” dhe “përpjekje për të përmbysur shtetin”.

Lista Serbe: Lëvizja për Popullin dhe Shtetin – shtëpi për të gjithë ne

“Në emër të popullit serb të Kosovës dhe Metohisë”, Lista Serbe tha se e mbështet themelimin e Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin.

“Lëvizja për Popullin dhe Shtetin duhet të jetë shtëpi e të gjithë neve që e duam Serbinë dhe mburojë që duhet ta mbrojë popullin serb në Kosovë dhe Metohi”, thuhet në një komunikatë të Listës Serbe.

Kjo parti, e cila u themelua me mbështetjen e Vuçiqit dhe Partisë Përparimtare Serbe në pushtet në Serbi, u bëri thirrje të gjithë “patriotëve të nderuar serbë dhe qytetarëve të Serbisë, që të jenë pjesë e lëvizjes dhe të marrin pjesë në formësimin e së ardhmes”.

“Serbët nga Kosova dhe Metohia, me përvojën e tyre shekullore në mbrojtjen e emrave dhe mbiemrave serbë, e mirëpresin themelimin e Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin – të bindur se kjo lëvizje do t’u japë përgjigjen më të mirë të gjithë atyre që dëshirojnë ta shohin Serbinë të gjunjëzuar”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.

“Lista Serbe të mos flasë në emër të popullit serb”

Rashiq thotë se Lista Serbe nuk mund të flasë në emër të të gjithë popullit serb në Kosovë. Këtë, sipas tij, e tregon edhe rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë, që u mbajtën më 9 shkurt.

“Pa marrë parasysh se sa të parregullta ishin zgjedhjet – në kuptimin që ata [Lista Serbe] përdorën metoda të ndryshme manipulimi – ata nuk duhet të harrojnë se rreth 22 për qind e votuesve votuan kundër tyre, ose për partitë e tjera politike. Pavarësisht kësaj, ata [Lista Serbe] marrin guximin ta mbështesin Vuçiqin në emër të të gjithë serbëve të Kosovës”, thotë Rashiq për Radion Evropa e Lirë.

Në bazë të rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Lista Serbe fitoi nëntë nga dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, ndërsa një mandat parlamentar e fitoi partia e Rashiqit.

Rashiq nuk beson se një numër i madh i serbëve nga Kosova do t’i bashkohen lëvizjes së formuar nga Vuçiq, por paralajmëron për “shantazh” të mundshëm për të detyruar individë të caktuar që ta bëjnë një gjë të tillë

Lista Serbe – “shkop në duart e Vuçiqit”

Bishevac beson se Lista Serbe është “shkopi në duart e dirigjentit Aleksandar Vuçiq” dhe se Lëvizja për Popullin dhe Shtetin “nuk mund të sjellë ndonjë ndryshim”.

“Të gjithë ne e kemi të qartë se Lista Serbe është vetëm zbatuese e politikës së Beogradit zyrtar. Lista Serbe nuk ka pasur kurrë autoritet në vendimmarrje, veçse ka dëgjuar gjithçka që i është thënë nga Beogradi, si dhe ka zbatuar një politikë shumë të keqe për serbët e Kosovës dhe Metohisë”, thotë ai.

Bishevac thekson se ai dhe Lëvizja e tij Popullore Serbe mbështesin gjithmonë një politikë “autentike” për serbët nga Kosova, në mënyrë që të marrin vendime që do ta përmirësonin jetën e njerëzve në terren.

Lista Serbe, shton ai, do të “shkrihet” në Lëvizjen e re për Popullin dhe Shtetin, pa u përfshirë në të shumica e serbëve nga Kosova.

“Presidenti njoftoi se do të ketë njerëz të rinj, ekspertë të rinj. Mësa di unë, ai kurrë nuk ka ftuar njerëz nga Kosova që nuk mendojnë si Lista Serbe në ndonjë bisedë, e lëre më t’i angazhojë ata në ndonjë formë të veprimit politik. Ne nuk e shohim Beogradin si armikun tonë, por ata, padyshim, kërkojnë vetëm instrumentet e veta”, thotë Bishevac.

“Lista Serbe mbështet me automatizëm Vuçiqin”

Miodrag Marinkoviq, nga organizata joqeveritare “Qendra për Veprime Afirmative Sociale” në veri të Kosovës, vlerëson se Lëvizja për Popullin dhe Shtetin nuk ka asnjë lidhje me Kosovën dhe se Lista Serbe e ka mbështetur vetëm si “subjekt politik kukull”.

“Ata mbështesin me automatizëm gjithçka që bën shefi në Beograd dhe jam i sigurt se kjo lëvizje nuk ka të bëjë me Kosovën. Ka shumë pyetje: çfarë ofron ajo lëvizje, kë bashkon, cili është qëllimi i saj? Qëllimi është ndoshta më i qartë: mbijetesa e regjimit aktual politik në Beograd dhe mbijetesa e subjekteve politike që e mbështesin këtë lloj qeverisjeje”, thotë Marinkoviq për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se formimi i Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin mund të shihet edhe si “përgjigje ndaj rebelimit të përgjithshëm të popullit në Serbi”.

“Narrativi i përdorur për këtë qëllim është jashtëzakonisht populist. Ata e quajnë veten Lëvizja për Popullin dhe Shtetin, e ne e kemi popullin në rrugë”, thotë Marinkoviq.

Ai, gjithashtu, beson se këtë lëvizje do ta mbështesin ata mbi të cilët pushteti në Serbi “ka kontroll”, përfshirë Listën Serbe.

“Ky nuk është qëndrim politik, është akt besnikërie nga Lista Serbe. Ajo do të bëjë çfarëdo që të kërkojë Beogradi prej saj”, përfundon Marinkoviq.

Çfarë dihet për Lëvizjen për Popullin dhe Shtetin?

Për Lëvizjen për Popullin dhe Shtetin nuk dihet shumë.

Për themelimin e saj, presidenti serb, Vuçiq, paralajmëroi rreth dy vjet më parë.

Fokus i lëvizjes, siç tha Vuçiq në disa raste, duhet të jetë e ardhmja e Serbisë.

Hera e fundit kur ai foli për themelimin e kësaj lëvizjeje, ishte në janar të këtij viti, në një tubim në Jagodinë të Partisë Përparimtare Serbe, themelues i së cilës është vetë.

“Ju jeni të gjithë të mirëpritur në lëvizje, në lëvizjen e ndryshimeve të mëdha”, tha Vuçiq në atë kohë, por nuk specifikoi se cilat ishin ato “ndryshime të mëdha”.

Pas mbledhjes së komisionit iniciues për themelimin e kësaj lëvizjeje, më 23 mars, Vuçiq tha se “ka filluar një punë e madhe”.

“Të ofrojmë shpresë, stabilitet, siguri dhe të ardhme për Serbinë dhe fëmijët tanë”, tha ai.

Vuçiq shtoi se lëvizja u bën thirrje të gjithë “qytetarëve të ndershëm që të kontribuojnë për Serbinë, me aftësitë dhe njohuritë e tyre”, dhe “të ndihmojnë që ajo të bëhet më e suksesshmja në historinë e saj”.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Valona Tela

KRYEMINISTRI GJERMAN I PRITUR NGA BELUL LUFO, VERA DHE RAKIA PERLË- Nga Bardhyl R Berberi

(Ish kryetari i Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Pogradecit Belul Lufo pak kohw para se tw ndhej nga jeta tregon eskluzivisht për herë të parë mbi vizitën e Shtrausit në Pogradec dhe refuzimi që i bëri Enveri takimit me Shtrausin )
Rrallë herë mund të flasi për të kaluarën e tij si kryetar komiteti dhe më pas si sekretar i parë i komitetit të Partisë së rrethit dhe për tre legjislatuar si deputet i Mokrës në Kuvendin e Shqipërisë .Por befasish,ish kryetari I Komitetit Ekzekutiv Belul Lufo ,duke pirë kafen e mëngjesit të tregojë një brengë nga koha e diktaturës dhe konkretisht mbi vizitën e papritur të kryeministrit të Bavarisë Franz Josef Straussit atë ditë të nxehtë të verës të vitit 1984 kur ai erdhi me avionin e tij çarter enkas në Pogradec që të takonte Enver Hoxhën i cili ndodhej me pushime në rezidencën e tij në Pogradec .
Ndonse kanë kaluar 40 vjet Belul Lufo ish kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Pogradecit asokohe ,vizitën e Shtrausit e ruan të freskët që nga moment i zbritjes së tij me avionin e tij çarter .Ai shoqërohej nga Ministri i Jshtëm Reis Malile dhe persona të tjerë zyrtarë të dorës së dytë .Avioni carter zbriti në stadiumin e qytetit të Pogradecit rreth orës 10 të mëngjesit dhe pas një pushimi të shkurtër tek hotel Turizmi” Enkelana “ mësuam se Shtrausi kishte ardhur në Pogradec për të takuar Enver Hoxhën i cil ishte me pushime në Pogradec .Pas pak vjen aty Sulo Gradeci dhe i komunikuam që të komunikojë me Enver Hoxhën për një takim të shkurtër privat me kryeministrin e Bavarisë Shtraus pasi kjo kërkesë ishte nga Shtrausi .Por shumë shpejt vjen përgjigjja nga Enveri nëpërmjet Sulo Gradecit se ky takim nuk ishte i planifikuar dhe ishte jashtë protokollit kështu që Enver Hoxha nuk mund t`a priste kryeministrin e Bavarisë Shtraus .
Sapo iu komunikua lajmi që ishte e pamundur të takonte Enver Hoxhën ai nuk e bëri veten por e pamë që nuk i ardhi mirë dhe na propozoj neve të shëtisnim nëpër qytetin e Pogradecit dhe siç tha ai desh t`a njohi këtë perlë e cila që nga avioni e kishte mahnitur nga kaltërsia e liqenit dhe brigjet e tij .Sëbshku me ministrin e Jashtëm të asaj kohe Reis Malile dhe disa zyrtare të tjerë dolëm në shëtitoren buzë liqenit duke ecur në drejtim të qendrës së qytetit .Shtrausi u mrekullua nga bukuritë e liqenit dhe klithi : -Oh, këtu është një mrekulli .Krijoj vërtet një atmosferë të këndëshme .Duket se gradualisht shija e keqe që i la mos takimi me Enver Hoxhën po i fashitej gradualisht .Ne ,thotë Belul Lufua kishim porositur disa shishe verë dhe raki perlë dhe muskat dhe llokumet e famshme me arra që prodhonte athere ndërmarrja Ushqimore e qytetit .I pëlqeu në veçanti vera “Gemc” që filloj t`a pinte si ujë dhe rakia perlë dhe muskat i dhamë nga ajo që konsumonte Enveri
.Pas 2 orësh qëndrimi në Pogradec ,Shtrausi dhe grupi i ministrisë së jashtme që e shoqëronte me avionin e tij u nis për në Gjirokastër .
Sapo shkuam në zyrë njoftohem se sëbashku me sekretarin e parë të komitetit të Partisë të asaj kohe Myfit Troqen do të shkonim në vilat se na kërkonte shoku Enver Hoxha .
Sapo shkuam në rezidencën e tij buzë liqenit Enveri ishte duke pushuar poshtë mështeknës një vend shumë i preferuar për të .Pasi i raportuam siç ishte bërë zakon sa herë na thërriste mbi realizimin e planit në ndërmarrjet ekonomike dhe në kooperativat bujqësore për masat që kishim marrë ne për fushatën e korrje shirjeve menjëherë biseda shkoj tek Shtrausi .
-Hë shtoj Enveri , sot kishit një mysafir gjerman në qytet ,- pa na thoni ku shkoj Shtrausi gjatë kohës që qëndroj në Pogradec .Ndërkohë që sekretari i parë i komitetit të partisë Myfit Troqia i thotë : -Shoku Enver, Beluli e shoqëroj atë dhe mund të na thotë më hollësisht .Befas , Enveri u kthye drejt nga unë dhe më thotë : -Ore Belul , kush të tha që të shoqëroje kryeministrin Bavarez .Unë ngela, – thotë Beluli vetëm mbaj mend që i thashë por ai shoqërohej nga Ministri i Jashtëm shoku Enver ,ai e tundi kokën dhe fatmirsisht e kaloj bisedën tek problemet e tjera .Kështu ë vazhdoj Enveri nuk na i japin reparacionet e luftës (dëmet e shkaktuara nga lufta e dytë botërore që shteti ynë i kërkoj gjermanisë 1 miliard dollarë ) E kështu vazhdoj Enveri që ishte informuar nga takimi në Tiranë i Shtrausit deri në detaje , -duan të na japin ndihma dhe kredi ë vetëm 20 milion dojc marka t`i shlyejmë për 40 vjet … që ne të shkelim kushtetutën ku thuhet se Shqipëria socialiste nuk pranon kredi dhe ndihma nga jashtë .Ndërkohë që hidhet Nexhmia e cila ishte në takim dhe thotë : Shoku Enver dëmet e luftës nuk na i japin dot se i ka ndaluar konferenca e Londrës e vitit 1953 midis ShBA dhe Francës dhe Anglisë që ishin në atë kohë tutorë të Gjermanisë Perëndimore . -E di e di ia preu Enveri ftohtë …
-E s`ka rëndësi theksoi më pas ftohtë Enveri një vizitë private ishte kjo .Ndërkohë që thekson Belul Lufo ishte koha që ishim prishur mardhëniet me Kinën dhe Enveri ishte i sëmurë kjo ishte vera e fundit që ai erdhi të pushonte në Pogradec pas vera tjetër e vitit 1985 nuk do t`a gjente pasi vdiq në prill të 85 .Po qëndroja si mbi gjemba thotë Belul Lufo pasi kisha frikë se mos hapej përsëri ajo biseda që e kisha shoqëruar Shtrausin palejë .…Por të them të drejtën Shtrausi megjithë ambientin e ngrohtë që ne I krijuam herë pas herë I trishtuar tundëte kokën dhe pëshpëriste .. hw uk është planifikuar takimi …
Kjo ishte historia e vizitës disa orësh e Shtrausit në Pogradec .
Kush ishte Franc Josef Shtraus ?
I lindur më 6 shtator 1915 .Në vitin 1949 zgjidhet deputet i Bshkimit Kristian Social Demokrat .Nga viti 1953 -1955 emërohet ministër i punëve sociale .Në vitin 1955 ministër i energjitikës .1956 -1962 Ministër i mbrojtjes .Në vitin 1962 zgjidhet Kryetar i Bshkimit Kristian Demokrat .Nga viti 1966 -1978 zgjidhet Minister i Thesarit ,Në vitin 1978 – 1988 si kryeministër i Bavarisë deri sa vdes më 3 tetor 1988 pas një ataku në zemër ./Gazeta Pogradeci

VIDEO-SKANDAL Edi Rama veprime të turpshme me të miturën në publik, aktivisti: Ky është fundi…

Aktivisti Erges Eskiu ka denoncuar veprimet e turpshme në publik të kryeministrit Edi Rama me një vajzë të mitur, gjatë një takimi elektoral.

Nga video e publikuar në Facebook, dallohet se si Edi Rama ndoshta pa vëmendje por dukshëm me një sjellje të papranueshme dhe të dënueshme, prek në gjoks në vajzë të mitur, të cilën e kishte nxjerrë në podium së bashku me veten.

‘Kryeminsitri po kryen veprime të turpshme me fëmijë të mitur dhe po e bën me vetëdije, i qetë, para kamerave dhe para militantëve që ka mbledhur me dhunë! Ky është fundi! Ky njeri ka kaluar çdo limit!

Përveçse hajdut, grabitës, ky me vetëdije të plotë, me arrogancë po na tregon se mund të na përdhunojë të gjithëve, madje në publik’, shkruan Eskiu.

Postimi i plotë:

Agjensia Shtetërore për të Drejtat e Fëmijëve duhet të kallëzojë penalisht kryeministrin e vendit për ngacmim seksual ndaj të miturve, vepër e kryer në publik!

Ky njeri duhet ndalur urgjentisht!

Shoqeria shqiptare duhet të reagojë fuqishëm!

Shoqatat për mbrojtjen e fëmijëve duhet të reagojnë fuqimisht!

Kryeminsitri po kryen veprime të turpshme me fëmijë të mitur dhe po e bën me vetëdije, i qetë, para kamerave dhe para militantëve që ka mbledhur me dhunë!

Ky është fundi! Ky njeri ka kaluar çdo limit!

Përveçse hajdut, grabitës, ky me vetëdije të plotë, me arrogancë po na tregon se mund të na përdhunojë të gjithëve, madje në publik.

Agjensia Shtetërore për të Drejtat e Fëmijëve duhet të kallëzojë penalisht kryeministrin e vendit për ngacmim seksual ndaj të miturve, vepër e kryer në publik!

Ky njeri duhet ndalur urgjentisht!

Shoqeria shqiptare duhet të reagojë fuqishëm!

Shoqatat për mbrojtjen e fëmijëve duhet të reagojnë fuqimisht!

Kryeminsitri po kryen veprime të turpshme me fëmijë të mitur dhe po e bën me vetëdije, i qetë, para kamerave dhe para militantëve që ka mbledhur me dhunë!

Ps. Unë e kuptoj që prindërit e asaj vajze nuk e kuptojnë dëmin që i bëhet vajzës së tyre. Unë e kuptoj që ata prindër nuk guxojnë të reagojnë se janë frikacakë, nuk janë të denjë për atë fëmijë, por shoqeria shqiptare duhet të reagojë fuqishëm.

Ky është fundi! Ky njeri ka kaluar çdo limit!

Përveçse hajdut, grabitës, ky me vetëdije të plotë, me arrogancë po na tregon se mund të na përdhunojë të gjithëve, madje në publik.

“BE të heqë dorë nga ideja se Vuçiçi garanton stabilitet”, mediat gjermane paralajmërojnë: Mund të bëhet rrezik për Kosovën dhe Bosnjen tani që ka telashe

“Bashkimi Evropian duhet të heqë dorë nga ideja se presidenti serb Aleksandar Vuçiç është garantuesi i stabilitetit rajonal. Ai mund të ketë qenë dikur, por tani që është në telashe serioze mund të bëhet rrezik”, vlerëson shtypi gjerman.

“Ka kaluar një javë nga protesta masive në Beograd, por lufta e studentëve kundër qeverisë së Vuçiçit nuk ka përfunduar. Ka dyshime se forcat e tij të sigurisë kanë përdorur armë speciale. Nëse kjo rezulton e vërtetë, mund të ndryshojë tërësisht situatën”, shkroi gazeta Welt.

Fakti që protestat në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut tani janë ndezur nga korrupsioni është arsyeja pse lëvizja është kaq e gjerë, vlerëson Tagesspiegtung. “Korrupsioni tingëllon i padëmshëm. Disa fatura këtu, një favor i vogël atje. Por korrupsioni ishte gjithashtu i përhapur dhe i dhunshëm në ish-Jugosllavi për një kohë të gjatë, edhe pa dy ngjarjet vdekjeprurëse në Novi Sad dhe Koçan.”

“Politikanët në shtetet pasardhëse të Jugosllavisë donin të eliminonin korrupsionin politik nga epoka komuniste dhe ata vetë u bënë politikanë dhe zyrtarë të korruptuar. Për vite të tëra mund të shikohej sesi besimi te shteti shkrihej më shpejt se akullnajat gjatë ndryshimeve klimatike”, shkruan gazeta gjermane.

“Në të njëjtën kohë, besimi në Bashkimin Evropian gjithashtu ka rënë. Frustrimi dhe frika po ndërtohen jo vetëm në Serbi dhe Maqedoni, por edhe në Kroaci, sepse mungesa e pavarësisë së gjyqësorit vazhdon të lulëzojë pothuajse pa pengesa, madje edhe në një vend të BE-së. Fakti që korrupsioni në Evropën Juglindore nuk shpërfillet më – pavarësisht nga të gjitha tragjeditë që më në fund ia vlen të jetojnë ngjarjet. Nëse BE-ja do të përballej vazhdimisht me korrupsionin, ajo mund të përjetonte pranverën e saj ballkanike”, thuhet në artikull më tej.

“Dështimi shtetëror dhe korrupsioni po mobilizojnë qytetarët e Serbisë dhe Rumanisë, por pamjet nga protestat nuk mund të ishin më ndryshe: në Serbi të rinjtë po marshojnë nëpër vend, të gëzuar dhe jo të dhunshëm, ndërsa vetëm disa qindra kilometra në lindje, në Rumani, qytetarë të frustruar po mblidhen rreth partive ekstremiste të djathta”, shkruan media zvicerane Zücheritung.

“Nëse i shikojmë me vëmendje, të dyja fenomenet kanë rrënjë të ngjashme: është një tjetërsim i thellë i qytetarëve nga një klasë politike që nuk arrin atë që është zgjedhur dhe nga institucionet që mund të korruptohen. Diçka po zihet në Ballkan”, thotë autori i artikullit, Andreas Ernst.

Sa i përket Serbisë”, thekson autori, “BE duhet të heqë dorë nga ideja se Vuçiç është garantuesi i stabilitetit rajonal. Ai mund të ketë qenë dikur, por tani që është në telashe të rënda, mund të bëhet rrezik. Me Bosnjën dhe Hercegovinën në perëndim dhe Kosovën në jug, Serbia kufizohet me dy zona krize. Vuçiç ka ndikim të drejtpërdrejtë përmes aleatëve të tij në Republikën Srpska dhe veriun e Kosovës. Evropa dhe SHBA duhet të jenë vigjilente këtu. Një krizë e hapur në rajon mund t’i japë Vuçiçit një justifikim për të ndaluar procesin e lëvizjes studentore. bw

USAGM pranon t’i lëshojë Radios Evropa e Lirë një pjesë të grantit

Radio Evropa e Lirë

Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM) u zotua se do t’i lëshojë Radios Evropa e Lirë një pjesë të fondeve që i janë ndarë nga Kongresi, pak para seancës së planifikuar gjyqësore për këtë çështje.

Vendimi do të thotë se Radio Evropa e Lirë do të marrë 7.46 milionë dollarë – shumë kjo që mbulon periudhën nga 1 marsi deri më 14 mars.

“Agjencia ka ndërmarrë hapa të menjëhershëm administrativë për të iniciuar disbursimin”, tha USAGM-ja në një letër bashkëngjitur dosjes gjyqësore.

Shpërndarja e fondeve u tha se do të bëhet deri më 26 mars, ndërsa Radio Evropa e Lirë do t’i marrë ato deri në fund të muajit.

Radio Evropa e Lirë, javën e kaluar, ngriti padi kundër USAGM-së, për shkak të bllokimit të fondeve të miratuara nga Kongresi.

Gjykata e Qarkut e SHBA-së për Distriktin e Kolumbisë i dëgjoi të hënën argumentet e të dyja palëve.

Abigail Stout, avokate e Departamentit të Drejtësisë, e cila përfaqëson USAGM-në, tha se marrëveshja e grantit ndërmjet USAGM-së dhe Radios Evropa e Lirë – siç thuhet në Aktin e Transmetimeve Ndërkombëtare – i jep agjencisë të drejtën ta ndërpresë marrëveshjen, nëse Radio Evropa e Lirë dështon të veprojë në përputhje me dispozitat e përshkruara në të.

“Statuti, në fakt, parashikon që agjencia mund ta ndërpresë grantin”, tha ajo.

Në përgjigje, David Zionts, një nga avokatët e Radios Evropa e Lirë, tha se “nuk do të kishte kuptim” që Kongresi t’i miratonte fondet dhe agjencitë të vepronin, pastaj, sipas interesave të tyre.

Radio Evropa e Lirë kërkon edhe pjesën e mbetur të grantit për vitin e plotë buxhetor 2025, i cili përfundon më 30 shtator, si dhe një urdhër preliminar nga gjykata për këtë qëllim.

Gjykatësi Royce Lamberth pritet të vendosë për këtë në javët e ardhshme.

Direktiva për ndërprerjen e fondeve për Radion Evropa e Lirë u dha disa orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi më 14 mars një urdhër ekzekutiv për reduktimin e shtatë agjencive federale, përfshirë USAGM-në.

Granti i Radios Evropa e Lirë u ndërpre me një letër, e cila u nënshkrua nga Kari Lake, këshilltare e lartë e ushtruesit të detyrës së drejtorit ekzekutiv të USAGM-së.

Në letër thuhej se “vendimi nuk i zbaton më prioritetet e agjencisë”.

Shpjegime të tjera nuk u dhanë.

Katër ditë më vonë, Radio Evropa e Lirë bëri të ditur se ka paditur USAGM-në, si dhe zyrtarët e agjencisë, Kari Lake dhe Victor Morales, për t’i parandaluar përpjekjet e tyre për të ndërprerë financimin federal të transmetuesit.

“Përfundimi i kontratave të punonjësve tanë të pavarur dhe pezullimi nga puna i punonjësve do t’i pengojnë ndjeshëm aftësitë tona për të dhënë lajme të pacensuruara në 23 vendet ku shërbejmë”, tha presidenti i Radios Evropa e Lirë, Stephen Capus, në dosjen për gjykatën.

Reagimet në Kosovë për mbylljen eventuale të REL-it

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë riafirmoi rolin thelbësor të Radios Evropa e Lirë në promovimin e gazetarisë së besueshme në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Zëdhënësja Ioanna Lachana tha se nga ndalja e punës së REL-it do të përfitonin “vetëm ata që përhapin narrativë përçarës”.

Ambasada gjermane në Kosovë e përshkroi REL-in si “fener të raportimit të lirë dhe të paanshëm” dhe konfirmoi se BE-ja po shqyrton mënyra për ta mbështetur atë.

Për eksperten kosovare të medias, Flutura Kusari, ndërprerja e fondeve për REL-in paraqet një goditje serioze mbi informimin publik.

“Radio Evropa e Lirë është shembull i gazetarisë së përgjegjshme në Kosovë”, tha Kusari, këshilltare ligjore pranë Qendrës Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias.

Ish-kryeredaktori i programit për Kosovën në Radion Evropa e Lirë, Melazim Koci, tha se mbyllja e mundshme e REL-it do të ishte një “fatkeqësi” për lirinë e medias dhe demokracinë.

Ndërsa, gazetari dhe publicisti Enver Robelli e vlerësoi REL-in si një prej burimeve më të besueshme të informacionit për botën shqiptare.

Trump – i cili ndërmori disa veprime për zvogëlimin e shpenzimeve qeveritare, prej se nisi mandatin e dytë në janar – është përplasur qysh në mandatin e parë me USAGM-në për pavarësinë editoriale dhe programet.

Por, mbështetësit e transmetuesve thonë se ata janë një krah i rëndësishëm i diplomacisë amerikane.

“Është jetike që Kongresi ta mbrojë USAGM-në, të garantojë sigurinë e gazetarëve dhe të riafirmojë angazhimin e Qeverisë amerikane për një media të lirë dhe të pavarur, brenda dhe jashtë vendit”, shkroi një grup prej 28 organizatash për lirinë e shtypit dhe gazetarëve nga e gjithë bota, në një letër drejtuar ligjvënësve amerikanë, më 19 mars.

Me të ardhmen e pasigurt të Radios Evropa e Lirë, politikanët e Bashkimit Evropian po përpiqen të gjejnë mundësi për ta mbështetur transmetuesin.

USAGM-ja është një agjenci e pavarur e Qeverisë amerikane që mbikëqyr transmetimin e lajmeve dhe informacioneve në pothuajse 50 gjuhë, për rreth 361 milionë njerëz çdo javë.

Buxheti që ka kërkuar USAGM-ja nga Kongresi amerikan për vitin fiskal 2025, është 950 milionë dollarë, për t’i financuar të gjitha operacionet dhe investimet kapitale.

Aty përfshihen mediat: Radio Evropa e Lirë, Zëri i Amerikës, Radio Azia e Lirë, Zyra e Kubës (Radio Marti), Rrjeti i Transmetuesit për Lindje të Mesme dhe Fondi i Teknologjisë së Hapur.

Sipas dokumenteve të USAGM-së, buxheti i kërkuar për REL-in për vitin 2025 ishte rreth 153 milionë dollarë.


Send this to a friend