Deputetët gjermanë vizituan Burgun e diktaturës në Spaç –
Mbrëma do të mbahet protesta e 19 radhazi në Tiranë, ku mijëra qytetarë pritet të mblidhen në sheshin përpara Kryeministrisë për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe klasës politike.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij, ndërsa gjatë tubimit artikulohen kritika edhe kundër opozitës . Një nga sloganet që është bërë pjesë e protestave është “Opozita jemi ne”, duke shprehur refuzimin e protestuesve ndaj partive të vjetra politike dhe kërkesën për një përfaqësim të ri qytetar.
Protestuesit kanë paralajmëruar gjithashtu mesazhe kundër të gjithë klasës politike të vjetër, duke theksuar se përgjegjësia për situatën aktuale nuk i atribuohet vetëm mazhorancës, por edhe opozitës.
Për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, organizatorët kanë vendosur që edhe sot protesta të nisë në orën 19:00, në mënyrë që qytetarët të mund të marrin pjesë në kushte më të favorshme.
Edhe protesta e zhvilluar një ditë më parë u karakterizua nga pjesëmarrje e lartë, me një numër të madh qytetarësh që mbushën sheshin dhe marshuan në qendër të Tiranës, duke vijuar serinë e tubimeve të përditshme kundër qeverisë dhe establishmentit politik. bw
Sipas një përllogaritje distanca Tiranë Bruksel prej 2,070 km përshkohet me ecje pa ndalesë në më pak se 20 ditë.
17 Qershori është Dita e 18 e protestës çka tregon se qytetarët shqiptarë kanë mbërritur atje jo vetëm me zërin e tyre, por edhe fizikisht.
Arsyeja që po e shtrojmë të tillë problemin është sepse shqiptarëve ju duhet të hedhin poshtë dhe të ndëshkojnë propagandën dhe qëndrimet relativizuese të politikës.
Kryetari GPS Taulant Balla, bullizuesi #2 i rilindësve pas kampionit të gënjeshtrave dhe mashtruesit Rama e ka hedhur me foto një rezolutë të sotme të Parlamentit Evropian me 485 vota pro Shqipërisë ku ndër të tjera përmes statusit të forcuar përmes ATSH-s shkruan:-“Ky vendim i përfaqësuesve të drejtpërdrejtë të qytetarëve europianë është një vlerësim i madh i progresit solid të Shqipërisë sonë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.”
E kemi përmendur edhe herë të tjera se relativizmi i faktit jo vetëm që e humbet lidhjen me realitetin, por ai fyen inteligjencën e atyre që ky zotni, kryetar politik i pretendimit “800 mijë votuesve” në Shqipëri dhe diasporë u bën shtetasve shqiptarë.
Në thelbin e saj Rezoluta për Shqipërinë në PE është 485 pro, 103 kundër dhe 70 abstenime. Që do të thotë se bashkë me të janë edhe disa dallime thelbësore të cilat propaganda e rilindjes i lë jashtë.
1- Shqipëria ka për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.
2-Raporti paralajmëron se cilësia e reformave të vendit do të përcaktojnë ditën/kohën e pranimit të vendit në një kohë kur Mali i Zi ka ambicien për t’u bërë anëtar i BE në vitin 2028.
3- Shqipëria ka përparim por sfidat si:
a) kapërcimi i polarizimit të brendshëm politik dhe përmirësimi i kulturës politike të vendit
b) forcimi i sundimit të ligjit
c) konsolidimi i reformave kundër korrupsionit
Këto janë disa pika të programit të protestës që i bashkohen asaj të mbrojtjes së natyrës dhe parullës “Shqipëria nuk është për Shitje”*
Në qoftë se ky raport i miratuar me 483 vota pro, 103 kundër dhe 70 abstenime, tregon se “eurodeputetët mirëpresin progresin e shpejtë të Shqipërisë në vitet e fundit, duke u bërë thirrje autoriteteve të sigurojnë që legjislacioni i miratuar të zbatohet plotësisht”, problemin Këtu lindin edhe pyetjet se kjo qeverisje dhe sistem që i ka bërë të pa kënaqur qytetarët ka nevojë për marrjen e shpejtë të përgjegjësive.
Dorëheqja, qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira me bazë të gjerë përfaqësimi janë të parat dhe më urgjentet.
Këtë problem mund t’ua parashtrojë Taulant Balla socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë.
Meqenëse ai i ka qejf matematikën dhe numrat nga shkencat ekzakte dhe jep vetëm 485 vota pro në PE si anë të njohura, të panjohurat e ekuacionit janë se protesta qytetare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka hyrë në Ditën e 18 të saj.
Që do të thotë se një marrshim i pandërprerë sot ka arritur në Bruksel.
________
17 Qershor, 2026
123 emra të shquar Akademikësh shqiptarë nga nga Elita Shqiptare në diasporë del me një deklaratë publike në mbështetje të protestave të diasporës që Voal.ch po e përcjell si më poshtë:
Deklaratë e përbashkët e akademikëve në diasporë.
Ne, si pjesë e komunitetit akademik shqiptar në diasporë, shprehim mbështetjen tonë për protestën paqësore në Shqipëri dhe për kërkesat legjitime të qytetarëve për llogaridhënie, transparencë dhe respektim të interesit publik.
Shqipëria nuk mund ta ndërtojë të ardhmen pa dije, meritë dhe institucione që u shërbejnë qytetarëve.



Mbahet sot në orën 19:00 protesta e 18 ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.
Ndryshimi i orarit u mor si vendim për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.Edhe pse kanë kaluar plot 17 ditë nga nisja e protestave, pjesëmarrja ka qenë tejet masive edhe mbrëmjen e djeshme, me protestues që janë grumbulluar para godinës së Kryeministrisë, duke vijuar mobilizimin e pandërprerë të javëve të fundit. Për 17 ditë me radhë, qytetarët kanë protestuar në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre dhe duke kërkuar ndryshime politike.
Ashtu si në tubimet e mëparshme, edhe këtë mbrëmje pritet që pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit të zhvillojnë një marshim nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet dhe kërkesat e tyre.
Protestuesit theksojnë se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë. bw
Në një paragraf të lajmit janë renditur inicialet, mosha si dhe gjinia që përcaktohet nga cilësimi vjeç-vjeçe.
Qarqet e mëdha të Veriut të Shqipërisë po përjetojnë një zbrazje të fortë të popullsisë në dekadën e fundit për shkak të përshpejtimit të një cikli të emigracionit jashtë vendit.
Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se gjatë dhjetë-vjeçarit të fundit 2016–2026, Shkodra shënoi rënien më drastike në rang kombëtar me një humbje prej 25.58% të banorëve të saj, me mbi 50 mijë persona më pak në këtë qark.
Pas saj renditet Kukësi, i cili ka humbur 24.78% të popullsisë gjatë dekadës së fundit nga emigracionin i fortë i të rinjve në Britaninë e Madhe. Lezha gjithashtu paraqet një situatë thuajse identike me një tkurrje prej 24.11%, duke dëshmuar se i gjithë brezi verior bregdetar dhe fushor po përballet me ikje masive.
Në të njëjtën linjë shqetësuese ndodhet edhe qarku i Dibrës, i cili ka regjistruar një rënie prej 22.49% të numrit të përgjithshëm të popullsisë së tij.
Të dhënat zyrtare tregojnë se katër qarqet kryesore të veriut po humbasin me shpejtësi popullsinë në krahasim me te tjerat.
Në rang kombëtar, popullsia e përgjithshme e Shqipërisë ka pësuar një tkurrje neto prej 14.23%, duke u pakësuar me saktësisht 387,462 banorë ndërmjet 2016-2026 ku edhe qarqet e tjera të vendit janë të ekspozuara. Fieri, për shembull, ka humbur në dekadën e fundit 68,089 banorë, që korrespondon me një rënie prej 23.02% të popullsisë së vitit 2026.
Elbasani gjithashtu shënoi rënie relative prej 21.06% të popullsisë në të njëjtën periudhe. Në juglindje, Korça regjistron një tkurrje prej 22.63%, e barabartë me afërsisht 48 mijë banorë më pak në periudhën10-vjeçare.
Popullsia e Gjirokastrës u tkurr me 21.86%, duke vështirësuar ruajtjen e shërbimeve bazë në një qark që përveç tkurrjes vuan edhe plakjen e shpejtë.
Ndërkohë, Vlora ka pësuar një rënie prej 18.46%, duke u pakësuar me mbi 32 mijë banorë, kurse popullsia e Beratit u tkurr me 9.44%. Madje edhe Durrësi, një qendër e madhe ekonomike, për shkak të portit dhe turizmit ka pësuar tkurrje me 12.08%, ose mbi 30 mijë banorë në një dekadë.
Kryeqyteti është qarku i vetëm që ka shënuar një rritje modeste prej 1.25% të popullsisë, duke shtuar në total rreth 9,428 banorë të rinj përgjatë kësaj dekade, si rrjedhojë e emigracionit te brendshëm.
Shqipëria po polarizohet me shpejtësi rreth një pike të vetme urbane, teksa Tirana zgjerohet lehtë, të gjitha rajonet e tjera po përballen me plakje dhe tkurrje te popullsisë.
Të dhënat e vitit 2026 tregojnë e balancat demografike kanë ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme, por veriu i Shqipërisë mbetet vatra më e prekur, ku braktisja po ndodh me ritmet më të shpejta dhe më shqetësuese./ Monitor
Si çdo ditë edhe sot në orën 18:00 mijëra qytetarë do të mblidhen sërish në protestën e 17-të për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për tu stacionuar për disa orë me radhë përpara kryeministrisë. Më pas ashtu siç janë, mijëra persona ‘pushtojnë’ paqësisht rrugët e Tiranës.

Edhe ditën e djeshme qytetarët kërkuan me çdo kusht dorëheqjen e Ramës.
Protestuesit deklaruan se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre, duke e cilësuar këtë mobilizim si një reagim qytetar kundër situatës politike dhe ekonomike në vend.
Gjatë tubimit përpara Kryeministrisë, thirrja kryesore e protestuesve ka qenë “Rama jepe dorëheqjen”, e cila tashmë është kthyer në refren të çdo proteste, dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’bur”, “Ju erdhi fundi”.
Mijëra qytetarë janë rikthyer sërish para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar protestën dhe thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Tubimi është shoqëruar me thirrje të përsëritura kundër qeverisë, ndërsa protestuesit kanë qëndruar përpara zyrës së kryeministrit pas marshimeve në disa zona të kryeqytetit.
“Rama jepe dorëheqjen” dhe “ O Edvin, tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, kanë thirrur ata njëzëri para zyrës së kryeministrit.
Gjatë protestës janë dëgjuar thirrje si “Arresto Ballukun”, duke iu referuar ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur për disa vepra penale. gsh


(Nga ‘hajvanët” e deri tek historia e “qenit me flamur”)
Dy figura qendrore të “elitës së Rilindjes Socialiste” nuk e kanë për gjë të nxjerrin nga goja në rrugë dhe në Kuvend sikurse edhe t’i shkruajnë në mediat sociale qëndrimet dhe epitetet që kanë jo vetëm për kundërshtarët e tyre, por edhe për proceset politike.
Ne kemi dëgjuar mbi Lokomotivën, Trenin e humbur, Pasaportën e BE-së, Investitorët Strategjikë, Zonat e Mbrojtura të Biodiversitetit me nga një “Pikë të Voçkël” ku do të derdhen miliarda € sikurse edhe Premier Ligën e Turizmit Elitar, të gjitha bashkë asnjëherë nuk i mungojnë replikave ekzekutive dhe politike në përgjithësi.
Ata nuk i kanë munguar as debatit publik sepse tashmë prej të tillë njerzve janë vënë nën kërcënim dinjiteti i njeriut, sovraniteti i vendit, të drejtat qytetare, fjala e lirë, besimi në zot, mplakja dhe shpopullimi i Shqipërisë, bukuritë dhe burimet natyrore, ndërgjegjësimi ndaj korrupsionit dhe krimit që pushteti mundohet të mbulojë.
Kur Rama thotë hajvanë si në rastin që i drejtohet përmes mediave sociale dëgjuesve:-“E patolerueshme që një grup njerëzish, që një forcë njerëzish, që një parti apo një konglomeratë partish, apo që nuk e di, quani si të doni, t’i imponohet pjesës tjetër, duke i thënë që: ‘O do mendosh kështu si unë, o unë do të sakatoj, do të të bullizoj, do të të kërcënoj’. Kjo është fashiste, është skandaloze dhe kjo duhet ndalur. Dhe kjo ndalet duke mos u tërhequr përpara këtyre lloj presioneve dhe përpara këtyre lloji hajvanëve. Kjo duhet ndalur.” Kjo është provuar dhe nuk ja vlen të zgjatemi. Argumentet janë 14 vjeçare.
Por pale më tutje në një ngarkesë direkte kur kryetari i GPS Taulant Balla, indinjohet për flamurin që është mbi shpinën e një german shepard*- qen kufiri, besnik dhe pjesë e familjes së një zonje në bulevard mes protestuesve. Ky politikan i regjur me bullizmin i drejtohet:-“Oooooooooo zonjë/zonjushë kushdo qofsh! Nuk e kemi flamurin kuq e zi me mbështjellë qenin. E kemi kuptuar që Shqipëria nuk ju intereson, por jo të përdhunoni simbolet kombëtare deri në këtë farë feje. TURP!
Rastet e shkëputura si Rama dhe Balla kanë një frymëzim dhe ajo vjen nga urrejtja që ata kanë me kundërshtarët e pushtetit, sepse janë që ata kanë zaptuar në çdo drejtim të jetës dhe veprimtarisë së vendit, sikurse edhe çdo hapësirë komunikimi.
Provokues me lëkurë patriotizmi.
Progresistë globalë, të gjunjëzuar ndaj çdo ‘pazari’ në kurriz të shqiptarëve.
Të mos harrojmë se Taulant Balla është edhe koordinator për diasporën mes rilindësve socialistë dhe patronazhisti i dytë për nga rëndësia pas kryeministrit Rama.
Pa u marrë me rastet e shumta (të panumërta), të bullizimit që njerëzit me pushtet dhe politikanët rëndom i përdorin në gjuhën e përditshme të komunikimit, Kuvend, rrjetet sociale dhe në media ka një matës që është publiku dhe që po aq shpesh urrejtjen dhe vjetërsinë e kësaj metode komunikuese e filtrojnë duke u shprehur:-“Bill! Mos na e fyeni inteligjencën”.
Dorëhiquni!
Jeni transparent.
Mos mashtroni.
Mos ushqeni me gënjeshtra.
I qëndroni fjalëve tuaja pa dredhuar dhe pa nxitur urrejtje.
Tregoni të vërtetën e cila në këtë moment ndërgjegjësimi të shqiptarëve në Shqipëri, në trojet shqiptare dhe në diasporë po mbrohet nga qindra mijë protestues paqësorë prej më se dy javëve.
Koha e juaj ka mbaruar!
______
* hajvanë- nga turqishtja hayvan. Do të thotë kafshë.
* bullizoj- nga anglishtja bully- forcërisht, ndrydh, shtrëngoj
*german shepard- qen kufiri
15 Qershor, 2026
Këtë të hënë mbahet protesta e 16 kundër kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët kanë mbushur sheshet dhe vazhdojnë thirrjet për dorëheqjen e Ramës.
Protesta ka regjistruar një pjesëmarrje rekord, një marshim historik që i ka kaluar të gjitha pritshmëritë.
Protesta organizohet në orën 18:00 në sheshin Skënderbej, për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë. Pas disa orësh fjalimi, marshimi vijon në rrugët e Tiranës.
Protestuesit të pandalshëm për orë të tëra marshojnë në rrugët e kryeqytetit me thirrjet “Rama në burg , Berisha në burg”; “Edi Rama jep dorëheqjen”; Atdheu nuk shitet.
Protesta janë mbajtur edhe qytete të ndryshme të Shqipërisë, Vlora, Pogradeci, Durrësi, Shkodra, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama. Gjithashtu tubime madhështorë janë mbajtur edhe jashtë vendit. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe largimin e kastës politike të korruptuar. bw
Prej 23 dhe 30 Majit me incidentin e Zvërnecit kur një shtetas u dhunua nga trupa të Sigurisë Private në sytë dhe praninë e forcave të Policisë së Shtetit, protesta u shpërngul në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë ndërtesës së kryeministrisë në 13 ditët e njëpasnjëshme. Disa media ndërkombëtare e kanë raportuar protestën qytetare në kryeqytetin e Shqipërisë edhe përtej fillimit të saj si një kauzë mjedisore dhe konflikti me pronat, por më 12 Qershor në disa prej tyre ndër titujt “Shpërthim përleshjesh në Tiranë, ndërsa protestuesit antiqeveritarë u përballën me mbështetësit e Partisë Socialiste”, lanë të kuptonin se çfarë fitore dhe imazhi ka krijuar qytetaria ndaj tranzicionit politik dhe pushtetit të saj. Në se incidentet shmangen, kjo është prova e fuqisë numerike të qytetarëve në protestë të pandërprerë që veç kryeqytetit Tiranën, ka një shtrirje në të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe është përqafuar nga mbarë diaspora, në kontinentin Evropian-Amerikën e Veriut, Australi.
Këtë të diel është thirrur një tjetër protestë. Do të mbahet tubimi i 15 kundër kryeministrit Edi Rama.
Një protestë siç nuk është parë asnjëherë më parë. Shqiptarët të revoltuar kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Tirana prej 14 ditësh ka qenë nën ‘pushtetin’ e protestuesve. Por jo vetëm Tirana, protestat janë shtrirë edhe në qytete të tjera në Shqipëri, të cilët njëzëri kërkojnë largimin e Ramës.
Një ditë më parë, të shtunën u mbajt tubimi më madhështor , protesta e 14 me një pjesëmarrje rekord, që ka kaluar çdo pritshmëri. Të rinj, të reja, prindër me fëmijë, të moshuar, janë në protestë duke shprehur pakënaqësitë e tyre dhe padrejtësitë që iu janë bërë nga kjo qeveri dhe kjo klasë politike.
Mesazhi është i qartë “Rama jep dorëheqjen”. Gjithashtu akuza të forta nga protestuesit janë hedhur edhe ndaj opozitës.
Protesta do vijojë edhe gjatë ditës së sotme në orën 18:00, organizimi bëhet te sheshi Skënderbej dhe më pas vijon marshimi drejt Kryeministrisë. Protesta ka zgjatur deri në mesnatë. bw
FOTOT- Duart me zinxhir dhe me maska në fytyrë, protestuesit “arrestojnë” Ramën dhe Ballukun: Të pandehurit, tradhtarë të kombit
UGSHPD: QYTETARIA, RAMA & DIELLA
Zyrtarët e PS-së në Pukë dhe Shkodër distancohen nga Rama, i bashkohen protestës qytetare
Protestë para Kombeve të Bashkuara në Gjenevë kundër tjetërsimit të pasurive kombëtare dhe kolonizimit të heshtur të Shqipërisë- Nga ARIF EJUPI
Investigimi i BBC: Rusia ishte pas sulmeve me zjarrvënie që synonin kryeministrin britanik Keir Starmer
Ramën nuk e mbajnë nervat, lë në mes intervistën në Top Channel
Midis pushtetit dhe shpresës- Nga Isuf B.Bajrami
KUR NDËRGJEGJA VLEN MË SHUMË SE DISIPLINA PARTIAKE – Nga Frank Shkreli
Tirana qelbet erë- Nga Esmeralda Topi – Faktoje.al
Berisha zbulon emrat: Damiani, Olsi Rama dhe Engjëll Agaçi kanë qenë në takimin në Aruba! Orë 600 mijë euro për Edi Ramën
“Problemi nuk janë flamingot, problemi je ti!”, Genc Burimi godet Edi Ramën: Ke simptoma amnezie, nëse e kuptove mesazhin, ik vetë!
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku: I kërkoj falje prej zemre Thethit!
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet