Voal.ch – Raporti i fundit i gazetarit Nino Ćatić nga Srebrenica ishte më 10 korrik 1995!
28 vjet më parë!
Ai ishte vetëm 26 vjeç.
Askush nuk e dëgjoi atë!
Voal.ch po e rikthen pas 28 vitesh zërin e tij plot dëshpërim.
Nuk ishin fajtorë vetëm kriminelët Mlladiq dhe Karaxhiq,
por edhe ata që vepruan në mënyrë indiferente.
Ju lutem dëgjoni zërin e Nino Ćatić!
Asgjë nuk mbeti prej tij, as kocka e as varr vetëm raporti i tij i fundit nga Srebrenica.
“Srebrenica po kthehet në kasaphanën më të madhe.
Të vdekurit dhe të plagosurit po tërhiqen vazhdimisht në spital.
Është e pamundur të përshkruhet (…).
Çdo sekondë, tre predha vdekjeprurëse bien mbi këtë qytet.
Shtatëmbëdhjetë të vdekur sapo janë sjellë në spital, si edhe 57 persona të plagosur rëndë dhe lehtë.
A do të vijë ndokush nga bota të jetë dëshmitar i tragjedisë që po bie mbi Srebrenicën dhe banorët e saj?
Ky është një krim i turpshëm që po kryhet kundër popullsisë boshnjake të Srebrenicës.
A është Yasushi Akashi, Butors Gali, apo dikush tjetër që qëndron pas gjithë kësaj,
kam frikë se nuk do të ketë më rëndësi për Srebrenicën”,
tha Nino Ćatić në raportin e tij të fundit nga Srebrenica./ Përg.Elida Buçpapaj