Drejtuesi politik i PD qarku Tiranë, deputeti i ardhshëm i PD-së, Belind Këlliçi ia përplasi në fytyrë gazetarit Baton Haxhiu përfitimet nga kryeministri Rama për të mbrojtur këtë të fundit mediatikisht, ndërsa i përmendi edhe pagesat e marra nga inceneratori i Tiranës dhe Spitali Amerikan i Klodian Allajbeut.
Haxhiu është tashmë i njohur si një nga megafonët e Edi Ramës dhe u përdor në mënyrë barbare edhe pak ditë para zgjedhjeve kur me portalin e tij botoi parashikimit e zgjedhjeve të përgatitura nga zyra e Fugës. Shifra që i përshtateshin parashikimit të manipulimit që u konfirmua vetëm pak ditë pas zgjedhjeve të 11 majit.
Përdorimi i medias nga pushteti dhe kontrolli i saj total në funksionin të agjendës qeveritare është paraqitur edhe në raportin paraprak të zgjedhjeve nga OSBE – ODIHR. Media e Batonit bën pjesë në skalionin e Ramës që iniciuan dhe po mbrojnë grabitjen e zgjedhjeve të 11 majit.
Debati
Këlliçi: Ti je një nga njerëzit që ke përfituar nga ky pushtet. Ti ke marrë para nga inceneratori i Tiranës. Ne sillnim fakte për inceneratorin që nuk ekzistonte ndërsa ti bëje shkrime se ai po punonte.
Haxhiu: ‘Albanian Post’ ka marrë 3 muaj reklamë të kontraktuar dhe 8 muaj të tjera nuk është paguar. Nëse kjo quhet?
Këlliçi: Ti ke hall se nuk ke marrë 8 pagesa të tjera
Haxhiu: Natyrisht
Këlliçi i lexon pagesat që ka marrë Haxhiu: Media jote që merrte këto para thoshte që inceneratori është i mirë. Tirana po lulëzon, Edi Rama është vizionar. Këto janë lekë korrupsioni që të mbash ato qëndrime.
Haxhiu: Ti je mashtrues
Këlliçi: Mashtrues je ti. Ke thënë ti që nuk ka inceneratorë. Që projekti i Edi Ramës është projekt madhor dhe projekt vizionar. Nuk doja të merresha fare me këtë gjë, po nuk më le. Viktimë nuk je ti po punonjësi që ka firmosur në emrin tënd se ti je pronari i medias, je bosi. Ti nuk je viktimë por je paguar 18 mijë euro në muaj nga një spital privat. Njerëz si puna jote që i bëjnë fresk qeverisë se paguhen. Në 2005 – 2010 Berisha nuk ka paguar ndonjëherë njerëzit që mund të kenë thënë fjalë të mira me të. Ti vetë e bëre diferencën mes atij që është në qeveri dhe ai që ka qenë atëherë.
Haxhiu: Ti je mashtrues. Prandaj ti gënjen.. Mos më qit letra aty, shko atje ku je mësu.
Këlliçi: Për cfarë po gënjej.
Haxhiu: Jo unë, Albania Post.
Këlliçi: Media jote.
Haxhiu: Po media ime, aty kanë marrë rrogë 30 njerëz. Ti je njeri i korruptuar. Akoma e ke punën pa kry në SPAK. Paga ime se ky flet për Spitalin Amerikan. Paga ime ka qenë një projekt i Klodian Allajbeut kur bleu televizionin ABC. Projekti im është 6 mujor. Unë kam çmimin tim, po çmimi im është shumë i naltë për ty.