1.Dashuri, pa ty? Jam hiç…
Dashuri,pa ty? Jam hiç(nuk kam turp që ta pohoj)
Dhe në moshë të pleqërisë,ende unë dashuroj
Moralistët zënë mallkojnë:-Lëre,se ka lajthitur
Se nuk dinë të dashurojnë(pale hiqen “mendjendritur”?)
Moralistë janë dy e treta,zënë e hiqen puritanë
Ndryshe është e vërteta (hiqen engjëj,janë shejtanë)
Unë nuk fshihem,nuk vë maska(transparent jam si xham)
Sa me sy ma bën “adashja”(pas asaj bëhem kurban)
2.Mike,moj!
Hiqa kashtën”fiashkos”,mike!
Ta shoh verën si rubin
Mbushna gotat plot,moj shpirte!
Le të pijmë,mike! Të pijmë|
Le të pijmë sa të dehemi
Se sot celebrojmë dashurinë tonë
Të dehemi sa të”shkrehemi”
Bashkë qofshim përgjithmonë.
3.Sytë
Sytë ende s’më kanë”lënë”,se vërtet tani jam plak
Kot prapa s’të jam vënë(edhe hiqem si çunak)
Ti më qe si puhizë ere dhe u sula për të zënë
As që pyes në bëj”potere”,sikur mendja më ka lënë
Epo,hë:zihet puhiza?Po më shkon i kot mundimi
Si në sy m’u ngulën shtiza(mjegullon,Përparimi)
Sepse fajin ma kanë sytë,se ata ende “shikojnë”
Doli mendja nga burgjitë,o thinjosh që dashuron!
4.Pse mos jemi një çast vetëm?
Pse mos jemi një çast vetëm?
Çdo i tretë vetëm prish punë
Që të them krejt të vërtetën
Mua për ty,më zë me shkumë
Ja,e shohim njëri-tjetrin
Buzët shkojnë vesh më vesh
Vjen i”treti” dhe bën”dreqin”
Dhe buzëqeshja shkon për”lesh”
Kështu dje e kështu sot
Por dhe koha ka kufi
Sot m’u mbush mendja top
Jemi vetëm(s’ka njeri).
Sa mezi që erdhi çasti
Që të dy tash jemi vetëm
Puthja e ëmbël si mjalti
Na i ëmbëlsoj jetën..
5.Një kujtim
Hëna larë si me argjend
Përmbi kryet e mi
Një kujtim që është i shtrenjtë
Seç më vjen tani.
Më vjen mikja e njëherës
Si nën këtë hënë
Edhe ishte palcë e verës
Me të se çfarë bëmë.
Kjo ka ndodhur,ka qëkur
Pse më vjen tani?
E kujtoj dhe s’jam më burrë
Aq kam nostalgji.
O moj HËNË e argjendtë
Që qe dëshimtare
Pa ma gjej miken e shtrenjtë
Se jam mbushur malle.
Tiranë,12 korrik 2025