Washington
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Turqia kanë interesa të përbashkëta, tha se dy vendet janë në dialog për çështjet e mosmarrëveshjeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke iu përgjigjur pyetjes rreth protestave në Turqi, në një konferencë për shtyp në Departamentin Amerikan të Shtetit, Price theksoi se Turqia është një partner afatgjatë dhe i vlefshëm në NATO.
“Me Turqinë kemi shumë interesa të përbashkëta përfshirë përfundimin e luftës në Siri, luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin e qëllimeve të këqija në rajon”, tha Price.
Ai shtoi më tej se “Në çështjen e përparësive tona të përbashkëta ne jemi në kërkim të bashkëpunimit dhe ashtu si me çdo aleat jemi në dialog për çështjet e mosmarrëveshjeve. Ashtu siç e kam theksuar më parë, teksa sigurojmë që Ankaraja në çështjet kritike i përmbahet trenit të aleancës transatlantike që ndjek dhe teksa mbrojmë interesat tona të përbashkëta me Turqinë, ne mund t‘i përmbahemi vlerave tona përfshirë edhe të drejtat e njeriut”.
Pyetjes nëse bëhet fjalë apo jo për një situatë si “Modeli i Kretës” lidhur me çështjen e S-400 të Turqisë, Price u përgjigj se “Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar lidhur me çështjen S-400”.
Më tej Price njoftoi se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në ditët e ardhshme do të zhvillojë një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.
Dënoi sulmin ndaj Arabisë Saudite
Gjithashtu Price dënoi sulmin e kryer në aeroportin ndërkombëtar Abha në jugperëndim të Arabisë Saudite dhe përsëriti qëndrimin se SHBA-ja i qëndron premtimit të saj për të mbrojtur Arabinë Saudite.
Rebelët Huthi në Jemen morën përsipër sulmin e kryer në aeroportin ndërkombëtar Abha.
Komentet