VOAL

VOAL

Dalin në dritë muret e Xhamisë së vjetër të Tabakëve në Vlorë

March 22, 2019
blank

Komentet

blank

Nikolla Sanduloviq: sa kohë që Vuçiqi është në pushtet, nuk do të ketë kurrë paqe e pajtim mes popullit shqiptar dhe atij serb

Nikolla Sanduloviq President i Partisë Republikane në Serbi në Twitter:
“Për sa kohë që Vuçiqi është në pushtet në Serbi, nuk do të ketë kurrë paqe dhe pajtim mes popullit shqiptar dhe atij serb. Vetëm Partia Republikane e Serbisë, me në krye me mua, mund të sjellë paqe dhe pajtim të vërtetë mes dy kombeve. Mbani mend këtë dhe kuptojeni në kohë.”

blank

Gazetarë shqiptarë e serbë mbrojnë pronarin e kafenesë që u hapi derën

Mlladen Peroviq nga Zveçani, i cili gjatë trazirave në këtë qytet ua hapi derën e kafenesë së tij, ekipeve të mediave.

VOA/Sandra Cvetkoviq, Mila Gjurgjeviq

Gazetarë shqiptarë dhe serbë i dolën në mbrojtje Mlladen Peroviqit nga Zveçani, i cili gjatë trazirave në këtë qytet ua hapi derën e kafenesë së tij, por që më vonë u etiketua si “tradhtar”.

“Unë nuk e di se çfarë kam bërë për të qenë tradhtar dhe për t’u vënë në shënjestër”, tha të mërkurën Peroviq për mediat në Zveçan – komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës.

Zveçani, prej ditësh, është në qendër të tensioneve, të cilat kulmuan më 29 maj, kur grupe protestuesish serbë u përplasën me pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

Atë ditë, Peroviq, me kombësi serbe, hapi derën e kafenesë së tij për gazetarët shqiptarë dhe serbë.

Për këtë veprim, Peroviq u quajt tradhtar në kanalin “Slloevnski medved” në Telegram, më 30 maj.

Në atë postim kishte edhe një term nënçmues për shqiptarët në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë nuk arriti ta konfirmojë se kush qëndron prapa këtij kanali.

“Sllovenski medved” është një prej shumë kanaleve në Telegram që publikon përmbajtje në gjuhën serbe dhe është pro-rus. Postimet aty tregojnë mbështetje për pushtimin rus të Ukrainës dhe kundërshtojnë anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Kërcënimet drejtuar Peroviqit u dënuan nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë.

Grupe serbësh lokalë u përleshën më 29 maj me ushtarët e KFOR-it në Zveçan, gjatë një proteste kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Dhjetëra njerëz, përfshirë 30 ushtarë të KFOR-it, u plagosën.

Peroviq: Nuk kam bërë asgjë të padrejtë

Duke folur për gazetarët në Zveçan, Peroviq tha se një numër i madh i mysafirëve kanë kaluar nëpër kafenenë e tij më 29 maj, përfshirë edhe një numër të madh gazetarësh, si shqiptarë, ashtu edhe serbë.

“Pesëqind njerëz duhet të kenë kaluar nëpër kafene atë ditë. Të gjithë kanë ardhur për t’u freskuar, për të pirë ujë. As nuk i kam zgjedhur mysafirët, as nuk kam bërë ndonjë gjë që do të ishte e padrejtë”, tha Peroviq.

Në kohën e përshkallëzimit të situatës, sipas tij, disa persona janë larguar me vrap nga kafeneja. Ai tha se edhe vetë është mënjanuar, nga frika për sigurinë e tij.

“Kur situata është stabilizuar, jam kthyer në kafene, i shqetësuar për pronën time private, ku kishte gazetarë, edhe tanët [serbë], edhe shqiptarë”, tha Peroviq.

Kur ka dashur ta mbyllë kafenenë, Peroviq tha se i ka pyetur demonstruesit se çfarë të bëjë dhe ata i janë përgjigjur se mund të kalojë lirshëm dhe se “ata [gazetarët shqiptarë] nuk do t’i prekë askush”. Më pas, ai i ka çuar ata drejt automjeteve të tyre.

*Video: Anketë e REL-it me qytetarë në Kosovë e Serbi lidhur me trazirat në veri

Dëshmitë e gazetarëve që ishin në kafene

Shkodrane Dakaj, gazetare e mediumit Kallxo në Prishtinë, tregon për Radion Evropa e Lirë se ajo dhe kolegë të saj janë pritur shumë mirë nga pronari i lokalit, i cili i ka lejuar të qëndrojnë aty me orë të tëra, pa asnjë problem.

“Në momentin kur ka filluar të bjerë nata dhe KFOR-i nuk na ka lejuar të hyjmë në ndërtesën e komunës, kemi vendosur të largohemi dhe pronari i lokalit na ka thënë se mund të na ndihmojë deri te stacioni policor në Zveçan ose deri te makinat tona. Dhe, të shoqëruar nga ai, jemi larguar”, thotë Dakaj.

Sipas saj, gjatë qëndrimit në lokal, kur kanë tentuar të largohen, janë sulmuar nga protestuesit, të cilët kanë thyer edhe xhamin e lokalit.

“Ajo që po i ndodh atij [Peroviqit] tani është një thirrje për linçim dhe duhet të ndalet”, tha për mediat Zorica Vorguçiq, gazetare nga Graçanica për RTV KiM.

“Kur ka filluar çmenduria, kur kemi dëgjuar shok-bombat dhe gazin lotsjellës, jemi strehuar atje dhe kemi qenë bashkë me kolegët tanë që raportojnë për mediat shqiptare”, përshkroi Vorguçiq situatën e 29 majit.

“Kjo çmenduri duhet të ndalet dhe ne gazetarët, para së gjithash, duhet të solidarizohemi dhe shoqatat duhet të jenë më aktive në këtë rast”, tha Budimir Niçiq, gazetar nga Graçanica.

Sipas tij, Peroviq e ka hapur kafenenë për të gjithë njerëzit dhe “nuk ka bërë asnjë lloj tradhtie”.

Atë ditë, në kafene ishte edhe gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Sandra Cvetkoviq.

“Shpërthimet kanë qenë të fuqishme. Pranë nesh kanë nisur të fluturojnë gazra lotsjellës, shok-bomba, kokteje molotovi… Kemi nisur të vrapojmë dhe unë me një grup gazetarësh kemi kaluar rrugën përballë komunës dhe kemi hyrë në kafenenë, ku gjatë gjithë ditës kemi shkuar për t’u freskuar”, thotë Cvetkoviq.

Sipas saj, gazetarët që kanë raportuar atë ditë në Zveçan, kanë qenë në rrezik të madh. Ajo, po ashtu, kujton se në përleshjet e asaj dite është lënduar edhe një gazetar i agjencisë serbe të lajmeve, Tanjug.

“E bëri që gazetarët të ishin të sigurt”

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ishte po ashtu në kafenenë e Peroviqit, më 29 maj.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se në momentin kur ka ndodhur përplasja e madhe mes demonstruesve dhe KFOR-it, ka qenë rrezik që gazetarët të dalin jashtë dhe shumica e tyre kanë hyrë në kafenenë e Peroviqit dhe kanë qëndruar aty.

“Aty ka qenë pronari, i cili e ka mbajtur hapur kafenenë e tij, në mënyrë që gazetarët të vazhdonin të qëndronin të sigurt”, thotë Rexha.

Në kafene, sipas tij, kanë qenë më shumë se 30 gazetarë, “shumica prej të cilëve shqiptarë nga Kosova, ekipe nga Prishtina dhe shtatë gazetarë të nacionalitetit serb”.

Rexha thotë se ka pasur një solidaritet të jashtëzakonshëm mes gazetarëve.

“Disa herë, një koleg gazetar serb i ka larguar disa prej gazetarëve për të shkuar te veturat e tyre. Por, shumica kanë dëshiruar të qëndrojnë aty dhe kemi qëndruar mbi tri orë”, kujton Rexha.

Sipas tij, policia dhe KFOR-i nuk kanë garantuar ndonjë korridor të sigurt për largimin e gazetarëve shqiptarë dhe “pronari i kafenesë është kujdesur që t’i shoqërojë gazetarët shqiptarë deri në afërsi të stacionit policor, për t’i marrë veturat e tyre dhe për të shkuar në jug të Mitrovicës”.

NUNS: “Një gjest normal njerëzor”

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Serbisë (NUNS), Zhelko Bodrozhiq, thotë për Radion Evropa e Lirë se Peroviq ka bërë një gjest normal njerëzor.

“Komunikimi normal i gazetarëve serbë dhe shqiptarë dhe solidariteti dhe mbrojtja reciproke janë bërë cak i ekstremistëve, të cilët duan të nisin konflikte”, thotë Bodrozhiq.

Ai thotë se rasti i sulmit ndaj pronarit të kafenesë në Zveçan pasqyron atmosferën që, sipas tij, gjeneron nga autoritetet e të dyja palëve, Serbisë dhe Kosovës, dhe liderët e tyre politikë.

Në komentet e tij, ai i referohet edhe rolit të pushtetit në Serbi.

“Në shërbim të asaj Qeverie janë disa qitës të pavarur, ekstremistë, shovinistë, të cilët janë të rrezikshëm për shoqërinë tonë, e mbi të gjitha për serbët në Kosovë, shumica e të cilëve janë për një bashkëjetesë paqësore, pa luftë dhe tensione”, thotë Bodrozhiq.

Sipas tij, gjesti i Peroviqit duhet të tregojë se si duhet të duket Kosova.

Thirrje nga komuniteti ndërkombëtar për shtensionim të situatës

Bashkimi Evropian, i cili ndërmjetëson bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi qysh nga viti 2011, bëri thirrje për shtensionimin e menjëhershëm të situatës.

Në zhvillim e sipër janë përpjekjet për të organizuar një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Tensionet e fundit u dënuan si nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe nga NATO-ja. Ndërkohë, Kosova dhe Serbia vazhdojnë ta fajësojnë njëra-tjetrën për krizën e re.

Kontribuan Nadie Ahmeti, Luljeta Krasniqi
blank

Mitrovica dhe tri komunat e tjera të Kosovës –Problem i mbetur pezull dhe mënyra e zgjedhjës Nga Mr.sc.Nue Oroshi

 

Mitrovica është qytet i Kosovës i cili është i mbuluar me pasurinë e nëntokës e cila ka një vlerë shumë të madhe. E kjo pasuri është e shtrirë edhe në komunat e tjera të Kosovës që dëshiron ti gllabëroj Serbia. E kjo ka shumë vite që e ka lën pezull këtë pjesë të Kosovës e cila jo vetëm që ka prodhuar ari, argjend e minerale të tjera por edhe ka dhënë edhe shumë politikan atdhetar në të kaluarën që kanë qenë shtylla të forta të kombit shqiptarë. Tema që dua ta shqyrtoj me akullin e ftoftë të mendjës dhe pa asnjë anim politik por vetëm me një ndërgjegje te pastër kombëtare është problemi që ka Kosova në këtë territor te vetin dhe mënyra e zgjedhjës së këtij problemi. Për tu zgjedhur ky problem janë tre faktor: Është Republika e Kosovës që me kushtetutë kjo pjesë është tokë e shtetit tonë .Është pushteti kriminal i Serbisë në krye me ministrin e informatave të Millosheviqit kriminelin Vuqiq dhe krejt në mes është Bashkësia ndërkombtare në krye me Amerikën dhe Bashkimin Evropian sponzorët kryesorë të shtetit të Kosovës.

Atëherë meqenëse janë tre faktor që secili në mënyrën e vet mund të kontriboj në rregullimin përfundimtar të këtij problemi do ta bëj një analizë pikë pas pike.

 

1.Republika e Kosovës

 

Mitrovica dhe tri komunat e tjera janë tokë shqiptare. Historikisht ka qenë tokë shqiptare edhe pse është pushtuar kohë pas kohe nga pushtues aziatik e karpatian. Edhe me Kushtetutën e Kosovës – Mitrovica dhe komunat e tjera janë në kufijtë e Republikës së Kosovës. Atëherë duke u bazuar në këtë çështje vendimi i Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është i drejtë dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit të Shtetit. Sa i përket anës juridike këtu është çdo gjë në rregull. Nuk ka ndonjë kontestim ligjor apo shkelje të ligjit. Problemi është politik. Këtu politika ka mbi 20 vite që po diskuton me Serbinë dhe nuk e ka gjetur zgjidhjen. Atëherë si duhet vepruar?! Serbia nuk njeh gjuhë të paqës as të dialogut. Ajo e njeh vetëm gjuhën e dhunës. E tek e fundit me dhunë Serbia është dëbuar nga Kosova se nuk do ta lëshonte nga kthetrat kurrën e kurrës. Serbia me dhunë duhët të dëbohet edhe nga Veriu i Mitrovicës,dhe komunat tjera, rrugë tjeter nuk ka. Këtë duhet ta dinë shumë mirë shqiptarët.

 

2.Vuqiq vazhdues i projekteve të Millosheviqit

 

Ne shqiptarët e kemi një shprehje shumë të mirë lidhur me trashegimin qoftë biologjike apo politike: “ Banem bab se no t‘gas no belcas“. Baballarë politik të Vuqiqit janë Millosheviqi dhe Shesheli. Ai hapat e parë i mori tek Partia Radikale e Sheshelit dhe vazhdoi me Qeverisë me Millosheviqin. Pra, është një fryt politik i ndërtuar në elaboratet politike të Sheshelit dhe Millosheviqit për një vazhdimësi politike të një Sërbie te madhe. Vuqiqi nuk din të qeverisë ndryshe përveç se me dhunë, terror, gjenocid, vrasje dhe çdo metodë tjetër dhunuese përveç asaj demokratike. Në këtë aspekt ata që mëndojnë se problemi me Serbinë kryhet me paqë dhe dialog pa ja dhënë peshqesh Vuqiqit Mitrovicën e veriut dhe tri komunat e tjera gabojnë rënd. Gabojnë për faktin se serbët nuk do të pranojnë asnjë marrëveshje pa marr teritore shqiptare. Kjo është e njohur historikisht për faktin se vetëm në periudhën kohore 1876-1878, janë shpërngulur nga viset shqiptare të Nishit,Prokuples,Kurshumlisë dhe pjesëve të tjera shqiptare mbi 250 mijë shqiptar. Prej atëherë janë krijuar edhe kënget popullore shqiptare: “Çka kanë kreshtat që rënkojnë,çka kanë malet që gjemojnë,t´mjertë muhagjert ka po shkojnë-nëpër shi e nëpër borë po ju vdesin fëmitë në dorë“.

 

3.Bashkësia Ndërkombtare

 

Ka kohë që Serbia kur e humbi Kosovën me luftë i ka shtrirë gjithkund lobimin e saj duke paguar miliona euro e dollarë për të dëpertuar në institucionet më të larta politike dhe ekonomike të Bashkësisë Ndërkombtare. Deri sa politika jonë për mbi 20 vjet e ka bërë gjumin e arushës, serbët nuk kanë lanë gurë pa lëvizur që të krijojnë miq në politikën ndërkombtare dhe ata ti kthejnë në përkrahës kundër Kosovës. Për këtë kam reaguar shumë herë se na nevoitët një lob i fuqishëm shqiptar në Evropë dhe Amerikë dhe jo dege të partive tona politike që janë servise për mbledhjën e votave, dhe mjeteve financiare për partitë politike dhe asgjë tjetër. Bashkësia ndërkombtare duhet ta dinë se ajo ka qenë promotore kryesore e shtetit të Kosovës. Kosova është një fryt i Bashkësisë ndërkombtare dhe ata e kanë një obligim moral që ta bajnë këtë shtet dhe ta zhvillojnë që të ecë përpara. Është i njohur fakti se Bashkësia ndërkombtare është e demoralizuar me orientimin e mrapshtë të një pjese te mirë të shqiptarëve duke e përqafuar islamin politik dhe duke u bërë vegël politike e Erdoganit mikut më të ngushtë të Putinit dhe Vuqiqit.

Është vërtetë që është mjerim kur sheh shqiptarët e shkretë që e festojnë fitorën e Erdoganit në qytetët kryesore shqiptare si në Prizren, Shkup dhe Ulqin, por për ta ndalur këtë veprim politik që e ka mbjellë Rusia, Turqia e Serbia në viset shqiptare Amerika, Gjermania,Britania e Madhe dhe Austria duhët të bashkëpunojnë me atdhetarët shqiptar dhe të përkrahin krijimin e një Besëlidhje të re politike shqiptare e cila nuk është e mvarur nga politika pansllaviste e ajo aziatik dhe nuk është e mvarur nga ndikimi sorosist por që është e lidhur drejtpërdrejtë me miqtë tanë amerikan dhe evropian. Ky bashkëpunim nuk mund të bëhet me partitë që ishin në pushtet për faktin se ato janë fajtorët kryesore të sjelljës së islamit politik në Kosovë, e që fatkeqësisht po vazhdohët dhe po zgjerohët edhe me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin.

 

Rrahagjoksit e Kurtit dhe kritikusit e opozitës

 

Shpeshherë nëper mediat e shkruara dhe elektronike po vazhdohet nga dy palët që të kritikohen dhe të lavdërohen për vendimët e Kryeministrit Kurti. Te parët rrahen gjoks dhe krekosën sikur gjelat e detit se ky është një veprim që ka pasur guxim ta bëj vetëm Kryeminsitri Kurti, kurse të dytët opozita thonë se na prishi me amerikanët dhe evropianet. Të parët duhet ta dinë se Kryeiministri Kurti nuk është duke qendruar në Mitrovicë dhe tri komunat e tjera,por në zyret e ti në Prishtinë. Kufirin me Serbi janë duke e mbrojtur djemtë dhe vajzat tona më të mira nga policia e Kosovës. Kufirin me Serbinë janë duke e mbrojtur forcat e KFORI që i bjen se janë duke e mbrojtur djemtë evropian dhe ata amerikanë . Në këtë pikë militantët e te dy anëve duhet te heshtin. Duhet të heshtin për faktin se asnjëra dhe as tjetra palë nuk ka të drejtë te hedhë zjarr në benzin. Nuk kanë të drejt për faktin se Albin Kurti mori vetëm një vendim që ka të bëj me mbrojtjen e tokës se shtetit te Kosovës. Kurse opozita duhet të heshtin sepse marëdhenia në mes të shqiptarëve dhe Amerikës nuk është vetëm marëdhenie e thjesht por ka edhe efektët e politikës gjeostrategjike në Evropë që të krijohët një zonë ushtarake ku NATO të mbaj kontrollin mbi ndikimin Rus në Evropën Juglindore. Opozita nuk ka të drejt të krekosët për një problem që nuk ka mundur vet ta zgjedh për 20 vite me radhë sa ishte në pushtet. Në anën tjetër militantët e VV duhët të heshtin se nuk janë ata që janë duke i mbrojtur kufijtë e Kosovës por janë forcat e KFORIT dhe Policia e Kosovës.

 

Zgjidhje politike por jo në dëm të Kosovës

 

Në këët rastë për t´iu shmangur një lufte të re duhet gjetur një zgjidhje politike. Për të ndodhur një zgjidhje politike Bashkësia ndërkombatre duhet të ja bëj me dije Serbisë se Kosovën e ka humbur tash e shume vite. Të gjithë ata që dëshirojnë të jetojnë në Kosovë duhet njohur shtetin e Kosovës. Ata që nuk dëshirojnë me njoftë shtetin e Kosovës duhet të shkojnë në ndonjë shtet tjetër të jetojnë. Për këtë zgjidhje politike duhët të ulën partitë politike shqiptare që janë në Parlamentin e Kosovës që ta gjëjnë zgjidhjen.Pozita duhet ta përgadisë një projekt për zgjedhjën e këtij problemi. Edhe opozita duhet të ulët dhe ta paraqes me shkrim se si e mendon zgjidhjen e problemit. Ajo nuk duhët të pret vetëm faktin se ta rrezojmë Albin Kurtin. Po e zamë se po e rrëzojmë Albin Kurtin. Por shtrohët pyetja: Më këtë rrexim a zgjidhet problemi i Mitrovicës? Unë e them jo. E nëse më këtë rrëxim nuk zgjidhet ky problem atëherë ulunu bashkë dhe dilni me qëndrime të përbashkëta. Ky problem nuk është vetëm i qeverisë se sotshme por është i bartur edhe nga qeveritë e kaluara. Përgjegjësia është e përbashkët. Apo opozita po pret se ta rrexojmë Albinin e t´ia japim Veriun Serbisë. Kjo nuk është zgjidhja. Zgjidhja është te uleni bashkë dhe të dilni me një qëndrim të përbashkët .E me pas të shikohet se si do të veprohët me tutje. Politikanë dine një qështejë! Keni të bëni me shkaun i cili ka më shumë se dy shekuj që ka prerë,vrarë,gri e masakruar, asimiluar, e dëbuar shqiptar tash e dy shekuj me radhë. Edhe sikur të bëheni të gjithë se bashku është pak, është shumë pak.Kështu të gjithë se bashku ti paraqitni kërkesat e Republikës se Kosovës te Bashksia ndërkombëtare për zgjidhjen e problemit politik që ka tash e me shumë se dy dekada që po e mbanë peng Republikën e Kosovës. Edhe heshtja e Shqipërisë zyrtare është krim në vete. Vëllau politik i kriminelit Vuqiq, Edi Rama po shihet haptas se është në krahun e Vuqiqit. Edhe ky e udhëheq një parti politike që ka një trashegimi kriminale siç është Partia e Punës e shënderruar në Partinë Socialiste e cila historikisht ka prerë dhe vrarë shqiptarët atdhetar me projektet e Garashaninit, Qubrilloviqit, Andriqit, Milladin Popoviqit, Svetozar Vukmanoviq Tempos e shumë e shumë viqave të tjerë që ja kemi parë sherrin e po ja shohim ende shekuj me radhë.

blank

Ku është problemi? Kosova vendi më pro amerikan, Serbia vendi më pro rus… – Nga LUTFI DERVISHI

Kosova vendi më demokratik në rajon, Serbia vendi më autokratik;

Kosova vendi më pro amerikan, Serbia vendi më pro rus;

Kosova e quan Putinin agresor, Serbia e quan mik;

Kosova vendi që respekton më shumë minoritetet, Serbia vendi më represiv ndaj minoriteteve;

Kosova drejtohet nga njeriu që ka qenë në burgjet e Milosheviqit, Serbia drejtohet

nga bashkepunetori i Milosheviqit;

Kosova e do të ardhmen në Perëndim, Serbia në Lindje;

Kosova gjithnjë viktimë, Serbia gjithnjë vend agresor;

Serbia ushtron dhunë asimetrike, nderkombetaret e bëjnë fajin simetrik;

Kosova është problem që po ndërton një shtet demokratik e multietnik apo Serbia që nuk e njeh Kosovën?

Kosova është problem me politikat dhe veprimet e saj apo është Serbia?

Kosova apo Serbia e kërcënon paqen dhe sigurinë në rajon?

Kosova e ka një problem. Kurti ka rënë në kurthin e perceptimit- si problem më i madh se Vuçiq! syri.net

blank

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare ish-ministri PASOK, Theodoros Pangalos. Kush ishte figura e njohur e politikës greke që foli hapur për origjinën e tij arvanitase

Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare ish-ministri i Jashtëm grek, Theodhoros Pangalos. Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur përmes një postimi të familjes së tij në Twitter.

“I dashuri ynë Theodoros Pangalos na la sot, i qetë në shtëpi, me familjen dhe bashkëpunëtorët e ngushtë pranë tij. Udhëtim të mbarë i dashuri ynë. Do të kujtojmë gjithmonë me dashuri”, ka shkruar familja e tij.

 

Pangalos ka qenë zëvendësministër i Tregtisë (1982), Zëvendësministër i Punëve të Jashtme për Çështjet e Komunitetit Evropian (1984), Zëvendësministër i Punëve të Jashtme (1985-1989). Gjatë periudhës 1989-1993 ai u emërua Përfaqësues i Parlamentit Grek në Këshillin e Evropës.

 

Ai ishte nipi i ish-gjeneralit e diktatorit grek Theodhoros Pangalos, ishte një nga politikanët më të njohur e të fuqishëm të Greqisë, që foli gjithmonë hapur për origjinën e tij arvanitase. Themelues i partisë së majtë PASOK, ishte deputet me shumë mandate në vijim, nënkryetar i qeverisë së Jorgos Papandreu 7 tetor 2009-17 maj 2012 dhe njëkohësisht kryeministër plotësues i vendit.

 

Theodhoros Pangalos ishte ministër i Jashtëm i Greqisë në mandatin e Kostas Simitis (22 Janar 1996 – 19 Shkurt 1999), si dhe zëvendësministër i Jashtëm për disa mandate në vazhdim në gjithë periudhën (5 qershor 1985 – 8 korrik 1994), periudhë kur Pangalos ka ushtruar tepër vëmendje në marrëdhëniet me Shqipërinë. Madje, gjatë vizitës në Shqipëri kishte deklaruar në median vendase se me shqiptarët jemi “una faccia una razza”, që do të thotë “një fytyrë, një racë”.
Pangalos ishte njohës i gjuhës arvanitase dhe studiues i gjuhës dhe kulturës arvanitase, prejardhje që nuk e fshehu kurrë.bw

blank

Publicisti i njohur serb: Në Kosovë veprojnë njerëz të Vuçiçit dhe mercenarë rusë

Rade Radovanoviç, publicist dhe shkrimtar i njohur nga Beogradi, ka folur për “KD Politik” për situatën në veri të Kosovës.

Autori i romanit “Qeshja nën trekëmbëshit e varjes”, që flet për qëndrimin e politikës serbe ndaj Kosovës në kohën e Milosheviçit, thotë se aktualisht në trazirat në veri të Kosovës janë të implikuar njerëz të presidentit Aleksandar Vuçiç dhe “mercenarë rusë të koordinuar nga agjentë rusë në terren”

“Për shkak të protestave masive të qytetarëve, të udhëhequra nga opozita serbe proevropiane, si dhe për shkak të kërkesave që rrezikojnë pushtetin e tij diktatorial, Aleksandar Vuçiç i ka “shtyrë” serbët në veri të Kosovës në konflikt me policinë kosovare dhe KFOR-in.

Në këto konflikte të rrezikshme, prijnë kriminelët e Vuçiçit nga Lista Serbe dhe mercenarët rusë, të cilët koordinohen nga agjentë rusë në terren,” tha Radovanoviç për kdp.mk.

blank

Kurti në Bratisllavë: Policia jonë po bën punë profesionale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i mbrojti veprimet e Policisë së Kosovës, e cila ndihmoi instalimin e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

“Policia jonë po bën punë profesionale, janë të trajnuar, i dinë të drejtat e njeriut dhe nuk ka shkelje nga ana e Policisë sonë”, tha Kurti në një adresim nga Bratisllava.

Ai e përsëriti këtë qëndrim përkundër reagimit të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare se instalimi me forcë i kryetarëve shqiptarë “është i papranueshëm”. rel

blank

Sakrifikojeni bre Kosovën për inat të Albinit!- Nga MILAIM NELA

Bëhuni të gjithë me bandat e Vuçiçit vetëm që ju hajna që e shtrydhët Kosovën per 20 vjet të ktheheni në karriget prej të cilave të huajve dhe ndërkombëtarëve kurrë nuk ju keni thënë jo por veçse….Yes Sir!
E akuzoni Albinin si njeri i Sorosit kur ju nuk leni rast pa u fotografuar me pinjollin e djallit e partitë tuaja i keni krimbur krejt me njerëzit e tij.
Flisni ju për interesa të Kosovës!?
Ju që pranuat 6-pikëshin e Ban Ki Moonit!
Ju që nuk guxuat të vendosni asnjë simbol shqiptar në flamurin e Kosovës!
Ju që pranuat planin e Ahtisarit pa e kushtëzuar me njohjen e Serbisë!
Ju që nuk folet njëherë të vetme publikisht për vendimin e Gjykatës Nderkombëtare të Drejtësise a thua se ju kishte bërë juve padrejtësi e jo që kishte goditë Serbinë mu në zemëri!
Ju që nuk guxoni të nxirrni një dokumentar të vetëm në mediat tuaja ti tregoni botës se çfarë ju ka bërë Serbia e akoma 1600 djem e vajza i keni pa varre!
Ju që që e degraduat Kosovën me fusnotë në tryezat dhe takimet nderkombëtare!
Ju që miratuat si dele Zajednicën dhe bosnizimin e Kosovës!
Ju që desh e ndatë Kosovën sikur të mos ju zgjonte nga gjumi Sali Berisha e të fliste kundër këtij plani ugurzi!
E ai sot në moshë të thyer po paguan çmimin e kësaj mbrojtjeje!
Ju që miratuat Gjykatën Speciale ashtu siç e donte Serbia e ju a çuan krejt kupolën e shtetit në Hagë!
Flisni ju kundër Albinit kur atëherë kur kishit mundësi të ja vinit Kosovës kufijtë ku i kishte ja mësyte banesave të Prishtinës për ti zaptu e plaçkitë!
Ju hajna e shërbëtorë të hajnave!
Nuk asht koha me sulmu Albin Kurtin por me dalë ju të gjithë me një zë e me një qëndrim për mbrojtjen e çdo centimetri të tokës dardane!
Ju nuk e meritoni lirinë se atë nuk e keni fituar por ju a kanë dhuruar!
E dhurata nuk vleresohet asnjëherë siç duhet!
Asht koha me i thanë botës o po largoni bandat e Serbisë nga veriu i Kosoves ose do shuhemi të gjithë!
Qeveria e Kosovës nuk ka ba asnjë shkelje të të drejtave të serbëve apo ligjit ndërkombëtar por veçse ka zbatu ligjet e shtetit të vet.
Kaq.
Bota kurrë nuk i merr seriozisht laperat!
Jeni ba për turp e faqe të zezë!
Boll më!
blank

Tension në Kosovë, Pula: Beogradi po kërkon kontroll mbi asetet e çmuara, Ujmanin dhe Trepçën!

Si duhen kuptuar qëndrimet e ashpra të Perëndimit ndaj qeverisë së Kosovës në këto momente përplasjesh të fuqishme në veriun e saj me qytetarë serbë të pakënaqur dhe grupe kriminale që po fshihen pas tyre? Çfarë po kërkon dhe synon Serbia duke nxitur trazirat?

Z. Shqiprim Pula, analisti dhe eksperti i shkencave politike, i ftuar në SYRI TV, u pyet nga gazetarja Armela Ferko në edicionin e orës 19:00, se si e shpjegon ai në veçanti, deklaratën e fundit të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë.

Armela Ferko: Z. Pula, ambasadori amerikan Hovenier ka folur për sanksione dhe është e rëndë kjo në fakt të dëgjosh, ndërkohë z.Kurti i është kundërpërgjigjur teksa ka shprehur mbështetjen për kryetarët e zgjedhur të komunave, duke deklaruar se “demokracia s’mund të suspendohet dhe as të mbahet peng”. Çfarë duan të tregojnë ndërkombëtarët përmes këtyre deklaratave për sanksione?! A është ky një “merak” për të mos e lënë Serbinë të shkojë në drejtim të Rusisë apo…?!

Shqiprim Pula: Në zgjedhjet e fundit që janë mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse e mbani mend, në disa prej shteteve të federatës atje, kishte kontestim të rezultatit të zgjedhjeve dhe merreni me mend sikur Donald Trump, që ishte President, të mos pranonte rezultatin zgjedhor dhe t’u thoshte zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhës dhe zyrtarëve të tjerë që” mos i çoni institucionet sepse nuk po e pranojmë rezultatin e fituar nga ana e demokratëve”!!! Pra, në këtë kuptim, merreni me mend sikur t’u thuhet këtyre kryetarëve “ju dolët fitimtarë, u pranua nga të gjithë ky rezultat, jeni dhe legjitimë se morët votën e qytetarëve nga ata që dolën, por mos e ushtroni detyrën tuaj se ashtu po kërkohet”(!!!) dhe pa ndonjë arsyetim të mirëqenë dhe të qëndrueshëm në kuptim të argumenteve.

Prandaj ka disa deklarime, do të thosha jo mirë të balancuara kundrejt atyre kryetarëve të dalë nga këto zgjedhje. Fundja, bojkoti i zgjedhjeve nga ana e qytetarëve serbë është bërë më kërkesë të Beogradit zyrtar dhe përmes instrumentit të tyre siç është formacioni politik “Serbska Lista”. Pra, askush nga qeveria qendrore nuk u ka thënë të mos marrim pjesë, përkundrazi, ka pasur thirrje deri në minutat e fundit kur ka filluar heshtja zgjedhore, ka pasur thirrje që t’i bashkangjiten procesit zgjedhor dhe të marrin pjesë e ta japin votën e tyre, sepse nuk duhet harruar që në dy prej komunave përpos zgjedhjes për kryetar, ka pasur edhe për asamblenë.

Kështu që thirrjet që këta kryetarë të dalë nga zgjedhjet e 23 Prillit që të mos ushtrojnë detyrën në ambientet zyrtare në objektet komunale është një çudi, një befasi e llojit të vet që pakkush mund ta dijë se nga ku e ka fillin kjo kërkesë dhe mbi çfarë arsyeje apo cila është arseeja që fshihet pas këtyre kërkesave.

Por ajo çfarë është shumë e rëndësishme të theksohet është që të gjithë janë të vetëdijshëm se këtu vetëm me të drejtat fondamentale të pakicës serbe nuk kemi të bëjmë.

Pra, ata në asnjë rrethanë nuk janë ankuar se u mungojnë të drejtat e tyre, por ajo çfarë duket në terren dhe nga deklarimet e Beogradit zyrtar është çështja e territorit, pra ata duan të kenë kontroll mbi territorin e në veçanti  ndaj aseteve ekonomike atje siç është liqeni i Ujmanit dhe natyrisht Trepça – dy asetet ekonomike që kanë vlerë të madhe dhe fatkeqësisht apo fatmirësisht tani, ato dy asete janë në pjesën veriore të Kosovës e natyrisht, pretendimin e tyre që të kenë kontroll mbi ato dy asete duke mbajtur dhe situatën politike të kontrolluar nga Beogradi zyrtar dhe jo nga një rezultat demokratik që e prodhon procesi zgjedhor,” gjykoi analisti Shqiprim Pula.

blank

Pse vazhdojnë tensionet Kosovë-Serbi?

VOA/Marrë nga Associated Press

BEOGRAD, Serbi (AP) – Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës u ndezën sërish këtë javë pasi policia e Kosovës bastisi zonat e dominuara nga serbët në veri të vendit dhe konfiskoi ndërtesat e komunave lokale.

Ka pasur përleshje të dhunshme ndërmjet policisë së Kosovës dhe paqeruajtësve të udhëhequr nga NATO-ja në njërën anë dhe serbëve vendas nga ana tjetër, duke lënë dhjetëra të plagosur nga të dyja palët.

Serbia ngriti gatishmërinë luftarake të trupave të saj të vendosura pranë kufirit dhe paralajmëroi se nuk do të qëndrojë duarkryq nëse serbët në Kosovë do të sulmoheshin përsëri. Situata ka nxitur sërish frikën për një ripërtëritje të konfliktit të viteve 1998-99 në Kosovë, që mori më shumë se 10,000 jetë dhe la më shumë se 1 milion të pastrehë.

SI REAGUAN ALEATËT E SERBISË?

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se situata në Kosovë është alarmante dhe se mund të provokojë një tjetër konflikt në zemër të Evropës.

“Një shpërthim i madh po përgatitet në qendër të Evropës, në vendin ku, në vitin 1999, NATO-ja sulmoi Jugosllavinë, duke shkelur çdo parim (ndërkombëtar) të imagjinueshëm”, tha ai, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.

Kina tha se po ndjek nga afër zhvillimet.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Mao Nin i kërkoi NATO-s të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial “të vendeve përkatëse dhe të bëjë atë që është vërtetë e favorshme për paqen rajonale”.

ÇFARË E SHKAKTOI PËRPLASJEN E FUNDIT?

Serbët bojkotuan zgjedhjet lokale të muajit të kaluar të mbajtura në veri të Kosovës, ku përbëjnë shumicën. Të premten e kaluar, kryebashkiakët e sapozgjedhur shqiptarë u vendosën në zyrat e tyre me ndihmën e policisë së Kosovës.

Serbët u përpoqën t’i pengonin ata të merrnin objektin, por policia hodhi gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Të hënën, serbët u përfshinë në përleshje të ashpra me paqeruajtësit e NATO-s, duke lënë të plagosur më shumë se 50 rebelë dhe 30 trupa ndërkombëtare.

Bojkoti i zgjedhjeve pasoi një dorëheqje kolektive të zyrtarëve serbë nga zona, duke përfshirë stafin administrativ, gjyqtarët dhe oficerët e policisë, në nëntor të vitit 2022.

ÇFARË PO BËN NATO-ja NË KOSOVË?

Deri tani, ka pasur rreth 3,800 trupa të NATO-s të stacionuara në Kosovë, kryesisht në detyra paqeruajtëse, por edhe për të vëzhguar kufijtë, veçanërisht atë me Serbinë, ku Beogradi aktualisht ka forcuar praninë e trupave të tij.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të martën se aleanca kishte dërguar 700 trupa të tjera në Kosovë për të ndihmuar në shuarjen e protestave të dhunshme dhe kishte vënë në gatishmëri një batalion tjetër në rast se trazirat përhapeshin.

SA I THELLË ËSHTË KONFLIKTI ETNIK NË KOSOVË?

Mosmarrëveshja për Kosovën është shekullore. Serbia e vlerëson rajonin si zemër të shtetësisë dhe fesë së saj.

Në Kosovë gjenden shumë manastire mesjetare të krishtera ortodokse serbe. Nacionalistët serbë e shohin një betejë të vitit 1389 kundër turqve osmanë atje si një simbol të luftës së tyre kombëtare.

Shumica e shqiptarëve të Kosovës e shohin Kosovën si vendin e tyre dhe e akuzojnë Serbinë për pushtim dhe represion. Shqiptarët e Kosovës filluan një rebelim në vitin 1998 për të çliruar vendin nga sundimi serb.

Përgjigja brutale e Beogradit shkaktoi një ndërhyrje të NATO-s në vitin 1999, e cila e detyroi Serbinë të tërhiqej dhe t’ia dorëzonte kontrollin paqeruajtësve ndërkombëtarë.

A KA PASUR PËRPJEKJE PËR ZGJIDHJE TË MOSMARRËVESHJES?

Ka pasur përpjekje të vazhdueshme ndërkombëtare për të gjetur gjuhën e përbashkët midis dy ish-armiqve të kohës së luftës, por deri më tani nuk ka pasur një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse.

Zyrtarët e BE-së kanë ndërmjetësuar negociatat e krijuara për të normalizuar marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës. Marrëveshje të shumta janë arritur, por ato rrallë janë zbatuar në terren. Disa fusha kanë patur rezultate, si lëvizja e lirë brenda vendit.

KUSH JANË LOJTARËT KRYESORË?

Si Kosova ashtu edhe Serbia udhëhiqen nga drejtues nacionalistë të cilët nuk kanë treguar gatishmëri për kompromis.

Në Kosovë, Albin Kurti, një ish-udhëheqës i protestave studentore dhe i burgosur politik në Serbi, drejton qeverinë dhe është negociatori kryesor në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja. Ai njihet edhe si mbështetës i zjarrtë i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe është kundër çdo kompromisi me Serbinë.

Serbia udhëhiqet nga presidenti populist Aleksandar Vuçiq, i cili ishte ministër i Informacionit gjatë luftës në Kosovë. Ish-ultranacionalisti këmbëngul se çdo zgjidhje duhet të jetë një kompromis në mënyrë që të zgjasë dhe thotë se nuk do të arrijë asnjë marrëveshje nëse vendi nuk fiton diçka.

ÇFARË NDODH MË PAS?

Zyrtarët ndërkombëtarë shpresojnë të përshpejtojnë negociatat dhe të arrijnë një zgjidhje në muajt e ardhshëm.

Të dy vendet duhet të normalizojnë marrëdhëniet nëse duan të përparojnë drejt anëtarësimit në BE. Mos arrtija e një përparimi të madh do të nënkuptonte paqëndrueshmëri të zgjatur, rënie ekonomike dhe potencial të vazhdueshëm për përplasje.

Çdo ndërhyrje ushtarake serbe në Kosovë do të nënkuptonte një përplasje me paqeruajtësit e NATO-s të vendosur atje.

blank

Drejtësia e kapur- Felaj emëron tre familjarët në Prokurorinë e Tiranës – Nga Edmond Hoxhaj, BIRN

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të transferojë në Prokurorinë e Tiranës magjistraten Alma Felaj – e afërmja e tretë e deputetes Ermonela Felaj që emërohet në këtë prokurori në katër vitet e fundit – pas bashkëshortit prokuror dhe vëllait si oficer i Policisë Gjyqësore. KLP thotë se rasti nuk përfshihet në papajtueshmërinë ambientale

 

Në mbledhjen plenare të së hënës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi me 10 vota pro transferimin e prokurores Alma Felaj nga Durrësi në Prokurorinë e Tiranës, ku do të fillojë ta ushtrojë funksionin nga data 5 qershor.

Prokurorja Alma Felaj është kunata e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj dhe e afërmja e tretë e saj që emërohet në Prokurorinë e Tiranës përgjatë katër viteve të fundit.

Në mars të vitit 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të emërojë përmes një procedure të diskutueshme bashkëshortin e Felajt, Bledar Valikaj në Prokurorinë e Tiranës, pa kaluar më parë një proces vetingu.

Vetëm pak muaj më vonë, në maj 2019, Prokuroria e Përgjithshme përzgjodhi pas një procedure konkurruese vëllanë e deputetes, Armando Felaj si oficer të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës.

Ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i miratuar në vitin 2016 si pjesë e reformës në drejtësi, i adresoi lidhjet nepotike në institucionet e drejtësisë në klauzolën e papajtueshmërisë ambientale – duke u bërë thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë që të shmangnin lidhjet e ngushta mes magjistratëve.

“Papajtueshmëria ambientale, në kuptimin e këtij neni, krijohet për shkak të lidhjeve të ngushta familjare mes magjistratëve, që janë përkatësisht, bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ka ose të afërmit e tij deri në shkallë të dytë,” thuhet në nenin 8, pika 1 të ligjit.

I pyetur për transferimin e prokurores Alma Felaj, kreu i KLP-së, Alfred Balla, i cili mungonte në mbledhjen plenare të hënën, la të kuptohej se rasti në fjalë nuk bënte pjesë në rrethin e ndalimeve për shkak të papajtueshmërisë ambientale.

Balla tha se bazuar në pikën 5 të nenit 8, magjistratja Alma Felaj bashkë me kërkesën për transferim, ka paraqitur vetëdeklarimin ku deklaron se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë ambientale.

“Nuk i dimë dot gjendjet civile të OPGJ, prokurorëve,” tha Balla përmes aplikacionit Ëhatsapp. Edhe relatori i projektaktit për emërimin, Bujar Sheshi i tha BIRN se kandidatja Alma Felaj, ashtu si gjithë kandidatët e tjerë kishte paraqitur vetëdeklarim se nuk gjendej në kushtet e papajtueshmërisë ambientale në transferimin e saj nga Prokuroria e Durrësit në atë të Tiranës.

Ai shtoi se ndryshimet ligjore të vitit 2019, nuk e pengonin ushtrimin e detyrës së magjistratëve me lidhje krushqie, ndërsa me bashkëshortin Armando Felaj nuk mund të konsiderohej situatë e papajtueshmërisë ambientale, pasi ai është oficer i policisë gjyqësore dhe nuk e gëzon statusin e magjistratëve.

“Ligji përcakton për lidhjet e ngushta familjare për magjistratët,” tha Sheshi.

Drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Arens Çela i tha BIRN se nuk mund të komentonte vendimet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Ato kompetenca që kam unë kanë të bëjnë me ndarjen organizative brenda Prokurorisë së Tiranës. Patjetër që mbajmë dhe do mbajmë parasysh dhe shmangien e konfliktit të interesit,” theksoi Çela.

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj nuk iu përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi kërkesës për koment.

Alma Felaj ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe ka punuar fillimisht në Prokurorinë e Fierit. Prej vitit 2012, ajo e ushtronte funksionin në Prokurorinë e Rrethit Durrës. Ndërsa bashkëshorti i saj, Armando Felaj ka punuar si jurist për një kompani private përpara se të emërohej oficer i Policisë Gjyqësore.

blank

Kosova është e rrezikuar edhe nga ‘përfaqësuesit’ shqiptarë të Beogradit në Prishtinë e Tiranë‼ – Nga KIM MEHMETI

Disa pyesin: Nga e gjithë kjo egërsi kundër Kryeministrit të Kosovës dhe një thuajse proserbizëm  perversë i disa mediave dhe ‘opinionistëve’ të pavarur në Prishtine e Tiranë?!

Dhe jo se kreu i qeverisë nuk gabon por nuk duhet harruar se edhe sot e kësaj dite, biznesmen i fuqishëm dhe pronar mediash në Kosovë mund të bëhesh edhe kur përkrahesh nga Serbia.

Andaj disa biznesmenëve dhe pronarëve mediash të Kosovës, që u pasuruan nga varfëria e popullit të vet, çdo gjë u varet nga ‘çezma’ serbe. Çka i detyron ata ta duan ‘paqen’ me Serbinë edhe atëherë kur ajo e përbuzë popullin e tyre, edhe atëherë kur gjeneratave të ardhme ua lë në trashëgimi frikën tonë të paturpshme që të mbrojmë e ndërtojmë shtet.

Po pra, Kosova sot nuk është e rrezikuar vetëm nga etja e Vuçiqit për gjak shqiptarë, por edhe nga ‘paqedashësit’ shqiptarë që janë pjesëtarë shqiptarë të ‘filialës’ politike serbe që kryeqytet të vetin kanë Beogradin e jo Prishtinë e Tiranën, ata të cilët nuk i përgjigjen pyetjes logjike: si të veprojë Kryeministri i Kosovës nëse Beogradi donë luftë?

Pra Kosova është e rrezikuar edhe nga ata që me sjelljen e vet bëjnë një mëkat të pafalshëm por nga i cili përfitojnë shumë: Kryeministrin e vendit të vet e barazojnë me kriminelët serbë. Dhe shtiren se nuk e dinë që Serbia e ka sulmuar Kosovën që kur atë e pengon ta kontrollojë Veriun e saj.

Kosova sot duhet t’i përgjigjet edhe pyetjes shumë të dhembshme: çka nëse miqtë e saj Perëndimorë– duke u mbështetur në dekadat e shkuara kur burrështetasit e saj ndërtonin vila të shtrenjta e jo shtet –  vlerësojnë se ajo është e paaftë të ndërtojë e mbrojë shtet?!

Po Kosova duhet t’i koordinojë hapat me miqtë e saj Perëndimorë, por duke u dëshmuar atyre se ajo e meriton shtetin dhe lirinë. Duke dëshmuar pra se ajo nuk e donë dhunën e luftën, por as i ikë luftës që të vjen te pragu i shtëpisë.


Send this to a friend