Mediat spanjolle njoftuan se legjenda e futbollit holandez Johan Cruyff është diagnostifikuar me kancer në mushkëri
Legjenda e futbollit holandez Johan Cruyff është diagnostifikuar me kancer në mushkëri.
Në lajmet e mediave spanjolle është bërë e ditur se kanë filluar testimet për të përcaktuar se sa është përhapur sëmundja e 68-vjeçarit Cruyff i cili është diagnostikuar me kancer në mushkëri.
Cruyff, i cili gjatë viteve të tij si futbollist, me performancën në Ajax dhe Barcelonë u bë legjendë.
Në kohën kur ishte trajner i ekipit katalunjas ai kishte bërë një operacion bajpas në zemër në vitin 1991. Pas operacionit ka lënë duhanin dhe më pas kishte marrë pjesë në fushatat reklamuese kundër pirjes së duhanit.
Komentet