Po! Unë ia di vetes prejardhjen!
I pangopur, krejt ngjaj me flakën
Digjem dhe e shkrumboj veten.
Bëhet dritë gjithçka që kap
Thëngjill është çka lë pas
Flakë jam unë jo gjë tjetër!
ZOGU ALBATROS
Oh çudi! Fluturoka ende?
Ai ngrihet lart dhe flatrat rrinë pushim!
Çfarë e ngre dhe e bart atë aq epër?
Cilin ka ai qëllim, lëvizje dhe frenim?
Fluturoi shumë lart – dhe qielli
Fluturim e ngre fitimtarin prore:
Tash ai po pushon dhe po rri pezull,
Duke harruar fitues dhe fitore.
Si yll dhe si përjetësi
Jeton tash lartësish, përvjedhur jetës,
Zilia vetë e ka atë zili:
Fluturon dhe kush e shikon atë aq epër!
O zog albatros!
Lartësive një impuls përjetësie më grish mua!
Mendoj për ty: dhe lotë mbi lotë
Më rrëkëllehen – po, unë ty të dua!