1.Ç’kërkon vesa mbi qerpik?
Shoh një pikë vese mbi qerpikun tënd
Dhe dua atë”pikëves” ta lëpi
Pastaj,për “çlodhje”,dua syrin tënd
Dhe,pastaj,”tulatem” tek yti gji.
2.Dhe ndodh…
Dhe ndodh që të jetosh dramën e Tantalit
Je zhytur në ujë,por ujë nuk pi dot
M’u tek që të puth buzët e SHERIARIT
Por nuk e di ku është dhe flas si DON KISHOT!
E qeshura vërtitet si flutura rreth flakës
Kështu gjatë ditës apo javës
Por duket si një”qeshje me porosi”
Se tani unë jam pleqëri.
Puthjet e nxehta me një femër
Unë nuk i ndërroj me asgjë
Kam puthur vetëm me zemër
Kot nuk kam puthur asnjë!
5. TI
Ti je e freskët si trëndafili i porsaçelur
Unë e humbas duke të parë në sy
Të shikoj dhe sytë nga ti s’i kam hequr
Ah,skur t’i puthja ata sy!
6. Je i lumtur
Je i lumtur,kur ke një njeri që të do
Se bashkë me të”pëmbys dhe malet”
Në je i vetëm, hiç mos shpreso
Buza nuk do të qeshë dhe do të mbytin hallet.
7. Kam “frikë” nga dashuria e grave
Po. Kam”frikë” nga dashuria e grave
Se kjo dashuri,ndonjëherë,është e “rrezikshme”
Kam përvojë,,ndaj i shkruaj këta vargje
Se,sado e “rrezikshme”,është e magjishme.
8. Ndodh
Ndodh,ndonjëherë, që në zemër
Nuk rrjedh gjak,por mjaltë
Se”mjaltë” është ajo femër
Me të cilën zë”qiellin e shtatë”.
9. Vështrimi i gruas që dashuron
Vështrimi i një gruaje që dashuron
As që arrin të përshkruhet
Ky vështrim është si një”jehonë”
Sa bën “blic” dhe “shuhet”.
10. “Të tepërta rrobat…” *
“Tl tepërta rrobat në mes tonë”
E ka thënë me kohë një GJENI
As më bëhet vonë për ne çdo thonë
Është e bekuar,jona dashuri.* thënia është e GËTES.
Tiranë,28 gusht 2025