Mediat shkruajnë se dy helikopterë amerikanë që morën pjesë në përpjekjet e shpëtimit u goditën gjithashtu nga sulmet iraniane.
IRAN- Një tjetër avion luftarak amerikan u rrëzua në ngushticën e Hormuzit, pasi u godit nga forcat iraniane. Mediat shtetërore iraniane raportuan se sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit shënjestruan një avion “armik” A-10 pranë ngushticës së Hormuzit. Mediat shkruajnë se dy helikopterë amerikanë që morën pjesë në përpjekjet e shpëtimit u goditën gjithashtu nga sulmet iraniane.
A-10 është një avion i krijuar për të mbështetur forcat tokësore. SHBA ka dërguar mijëra trupa në rajon javët e fundit, në atë që shumë kanë spekuluar dhe qeveria amerikane ka treguar se mund të jetë një operacion tokësor për të pushtuar ishujt iranianë në ngushticën e Hormuzit.
A-10 ka qenë në shërbim që nga viti 1997 dhe kushton afërsisht 11.4 milionë dollarë. Avionët u përdorën në Luftën e Gjirit, Luftën e Irakut në 2003 dhe pushtimin e Afganistanit në 2001, ndër disa luftëra të tjera që SHBA ka zhvilluar.
Rrëzimi i A-10 vjen pasi mbrojtja ajrore e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) rrëzoi një avion luftarak amerikan F-15E mbi Iranin jugperëndimor të premten./Dosja.al