Sipas burimeve të Euronews Albania, në ambientet e një hoteli privat në Tiranë, është zhvilluar sot një takim i rëndësishëm mes disa prej figurave më të votuara në listën e hapur dhe primaret e PD-së.
TIRANA– Një lëvizje e re brenda Partisë Demokratike duket se po merr formë. Sipas burimeve të Euronews Albania, në ambientet e një hoteli privat në Tiranë, është zhvilluar sot një takim i rëndësishëm mes disa prej figurave më të votuara në listën e hapur dhe primaret e PD-së.
Ervin Salianji ka qenë prezent në shoqërinë e disa emrave që, megjithëse nuk u zgjodhën deputetë më 11 maj, arritën të merrnin një numër të konsiderueshëm votash, duke i renditur ndër më të mbështeturit e bazës demokrate.
Sipas burimeve, në takim kanë marrë pjesë, ndër të tjerët: Ilir Alimehmeti, Gentian Cela, Qani Xhafa, Aulon Kalaja, Ted Kolliku, Alma Kore, Parid Mahmutaj, Xhemajl Gjunkshi dhe Hysen Kadiu.
Ky grupim i ri mund të ngjallë diskutime brenda PD-së, pasi përfaqëson një segment të rëndësishëm të votuesve dhe mund të sinjalizojë ndryshime dhe riformatime të brendshme në strukturat e partisë./ Dosja.al