Deputeti i Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto, ka folur për vullnetin e shprehur nga Ilir Meta për të dëshmuar në lidhje me ngjarjet e “21 janarit”.
I ftuar në studion e News24, Haxhinasto u shpreh se në 11 janar, sipas pretendimeve ka pasur informacione se do të kishte një protestë të dhunshme, por nuk u morën masat e duhura për ta ndaluar.
Sipas tij Meta ka informacion të gjerë për këtë çështje, ndaj edhe është ofruar për të dëshmuar.

“Nuk kam informacion konkret, por ai ka shprehur se ka pretendimet që janë reale për të cilat gjërat dihen botërisht që njoftimi ka qenë që do ketë një demonstrim të dhunshëm dhe nuk janë marrë masat e duhura për të ndaluar këtë. Ka pasur informacion nga ambasadat, institucionet e specializuara dhe masat nuk ishin të tilla për ta ndaluar diçka të tillë. Meta ka informacion të gjerë për këtë çështje ndaj është ofruar për të dëshmuar”, u shpreh ai.