Këtë të enjte do të zhvillohet seanca e radhës parlamentare. 24 orë do të jenë në dispozicion për të zhvilluar mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal që ka sjellë akuza të forta nga ana e opozitës ndaj kryeministrit.
Në sallën e seancës plenare sot pritet të jetë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe një grup i deputetëve të opozitës, cilëve u ka përfunduar afati i përjashtimit gjatë seancave të kaluara pas tensioneve dhe debateve të forta në Kuvend.bw