Nga Auron Tare
“Romanus Proconsul Illyricum”
Z. Michael Granoff, Kryetar i Bordit Egzekutiv te AADF-se ne lidhje me debatin e madh publik mbi te ardhmen e Qendres se Pasurise Boterore te UNESCO ka dhene nje interviste per Zerin e Amerikes. Ne ndihme te ketij debate mund te lexoni disa fakte mbi disa nga pikat e ngritura nga Z Granoff ne kete interviste.
“njerëzit kanë të drejtë të kenë opinionet e tyre, por nuk kanë gjithnjë të drejtë për faktet”.
Michael Granof Drejtor Egzekutiv I AADF (interviste VOA 21/Maj/2022)
Faktet për Butrintin janë shumë të thjeshta. Si fillim, Butrinti është në pronësi dhe kontrollohet nga qeveria dhe populli i Shqipërisë. Asgjë nga këto që e po bëjmë nuk e ndryshon pronësinë dhe kontrollin e Butrintit si dhe objektet e trashëgimisë kulturore. (M.G)
FAKT
DHËNIA E TË DREJTAVE TË ADMINISTRIMIT
4.1 Ministria, si përfaqësues i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet kësaj Marrëveshjeje i jep Fondacionit të drejtën ekskluzive dhe detyrimin për administrimin indirekt të Pasurisë Kulturore dhe të të drejtave dhe detyrimeve të tjera të parashikuara në këtë Marrëveshje, në përputhje me Legjislacionin e Zbatueshëm dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit.
Së dyti, njerëzit flasin shpesh për Butrintin si një koncesion. Koncesionet janë një mundësi për të marrë para, pra për të fituar para. Ndërsa ligji për Butrintin është një mundësi nga ne për të dhuruar para. Si rezultat i këtij ligji, ne do të dhurojmë 5 milionë dollarë të tjera. Nuk di shumë njerëz të tjerë, që po përpiqen ta bëjnë këtë. Arsyeja pse na duhej kjo lloj strukture për ta bërë këtë gjë është që ta mbrojmë Butrintin dhe ta mbajmë të pandryshuar. (M.G)
FAKT
Fondacioni Butrinti i themeluar ne 1993 nga Lordi Rothschild dhe Lordi Sainsbury, i cili operoi ne vitet me te vështira te Shqiperise me një kontribut financiar te rendesishem nuk kërkoi kurrë marrjen ne kontroll te Parkut Kombëtar te Butrintit.
Fondacioni Amerikan RPM Nautical Foundation i cili ka kryer kërkimet nen ujore prej 16 vjetësh ne Shqipëri me një donacion mbi 4 milion euro për këto kërkime, nuk ka kërkuar kurrë te marre ne kontroll pjese te territorit ujor Shqiptar.
Me sa duket Z Granoff mendon se per 5 milion usd te dhuruara duhet te marre ne kontroll Qendrën e Pasurive Boterore te Unesco. Ne se Z. Granof mund te na jape nje model amerikan ku donatori kontrollon nje Park Kombetar do ti ishim shume mirënjohës.
Po jap një shembull: disa vite më parë ne instaluam makineri elektronike biletash në Butrint dhe vitin tjetër të ardhurat e fituara nga Butrinti u trefishuan, por kjo s’do të thotë që kanë ardhur tre herë më shumë vizitorë në Butrint. 2/3 e këtyre parave që vinin nga këto bileta dilnin nga Butrinti, nuk qëndronin në Butrint për ta ndihmuar atë. Arsyeja pse ne vendosëm këtë makineri elektronike të biletave ishte që siguroheshim që paratë që vinin në Butrint të përdoreshin për të mirën e tij dhe të qëndronin në Butrint, për të përfituar njerëzit e Shqipërisë dhe projekti. (M.G) FAKT
Mund t’i konfirmojmë Z Granof se biletaria elektronike u vendos në Butrint në periudhën e Qeverisë Berisha. U përurua nga Ambasadori Amerikan Withers dhe Ministri Aldo Bumçi. Drejtor i Parkut Rajmond Kola sot gazetar i Zërit të Amerikës. Pas zotit Kola u vendos nga Qeveria socialiste zoti Gjergji Mano.
Po e pyes publikisht zotin Granoff, 2/3 e biletave që dilnin (vidheshin) nga Parku i Butrintit duhet të dilnin (vidheshin) ne bashkëpunim me Ministrin Aldo Bumçi dhe Drejtorin Rajmond Kola si dhe Drejtorin pasardhës Gjergji Mano dhe Ministren Kumbaro (bashkëpunëtore e zotit Granof në Planin e Manaxhimit). Duke e falënderuar Zotin Granoff për këtë denoncim publik në Zërin e Amerikës për zyrtarë të Shtetit Shqiptar, Prokuroria e Republikës së Shqipërise duhet të filloje hetim për emrat e mësipërm në të kundërt zoti Granof duhet të provojë se si vidheshin 2/3 e biletave të Parkut Kombëtar të Butrintit.
Kështu që kur po mendonim se si të vazhdonim ta mbronim këtë zonë të rëndësishme, ne kishim disa kushte se nëse do të dhuronim edhe 5 milionë dollarë të tjera duhet të ishim të sigurt që paratë të mos hynin nga një derë e të dilnin nga dera tjetër. Qëllimi i vetëm i ligjit të ri, i cili nuk është një ligj që zbatohet te fondacioni, por është një ligj i qeverisë shqiptare, ai krijon një strukturë, që mund ta mbështesë dhe të mbrojë Butrintin për një kohë të gjatë. (M.G) FAKT
Sipas website te AADF Ligjit per Trashegimine Kulturore eshte financuar dhe asistuar juridikisht nga AADF. Ligj i cili i hap rruge administrimit te Trashegimise Kulturore me Fondacione pra qartesisht nje menyre per te krijuar premisen qe Qendra Boterore e UNESCO te administrohet nga nje Fondacion, Fondacion ky i cili çuditërisht themelohet dhe kontrollohet pikërisht nga AADF/Granoff, asistuesi i ndryshimit te Ligjit te Trashegimise Kulturore.
Ky ligj është shumë transparent, ka pasur shumë mbledhje komisionesh parlamentare, marrëveshjet janë shumë transparente dhe ne duam që njerëzit ta kuptojnë se çfarë jemi duke bërë. Ne duam të bëjmë një strukturë shumë të qartë për të krijuar një mjedis ku mund të investojmë dhe dhurojmë sa më shumë para për Butrintin. (M.G) FAKT
Përfshirja e thellë e një donatori (nëse do të pranojme që AADF është thjesht donator, siç më thanë vetë ata), në menaxhimin e një siti arkeologjik dhe kulturor është më se e papranueshme, qartësisht jo e zakonshme.
2. Komisionimi i një Plani Menaxhimi dhe si pjesë e tij, emërimi i njerëzve tuaj si anëtarë të bordit të tij, është një praktikë tjetër e papranueshme. Këtu përfshihet eksperti që ka përgatitur planin. Sigurisht konflikt interesi.
3. Inicimi i legjislacionit specifik për një lokacion, me organizata donatore të përmendur në ligj – nuk e ka përmbushur kurrë një praktikë të tillë. Mund të shpjegohet vetëm nëse donatori nuk i beson kapacitetit profesional të ekspertëve vendas ose dyshon të gjithë për korrupsion të mundshëm.
Giora Solar, ish Sekretar i Pëergjithshëm i ICOMOS & Getty Conservation Center
Së treti, duhet t’i bëjmë njerëzit të kuptojnë se këto donacione nuk janë vetëm sipërmarrje tregtare. Paratë do të shkojnë për të ndërtuar një qendër vizitorësh, për të ndërtuar korsi biçikletash dhe rrugë për hiking, për ta bërë këtë zonë pa ndotje mjedisore. (M.G)
Plani i Integruar i Butrintit e ka përcaktuar vite me pare te gjithe konceptin e nje zone ambientale dhe pa impakt ne mjedis. Per kete arsye është paracaktuar çdo ndërhyrje larg qendrës arkeologjike si dhe ndërhyrje minimaliste. Te gjitha shtigjet e hiking, urat mbi kanalet kulluese etj si dhe korsite e biçikletave kane qene funksionale. Mos përdorimi i tyre apo mos promovimi i tyre ka te beje me administrimin e Qendres nga Ministria e Kultures. Pra jo detyrimisht nga kontrolli i donatorit mbi fondet e dhuruara.
Nuk do të ndërtohen apartamente, hotele apo ndonjë gjë e ngjashme dhe është e gjitha e mbështetur në një bazë jofitimprurëse, që do të thotë se paratë që hyjnë në Butrint qëndrojnë në të. Dhe pyetja për njerëzit që janë kundër apo dyshues është: ku mendojnë se duhet të shkojnë këto para. Nëse nuk duhet të qëndrojnë në Butrint, atëherë ku duhet të shkojnë? (M.G)
FAKT
Fakti asnjë specialist shqiptar nuk është konsultuar ne përgatitjen e Planit te Manaxhimit te Butrintit.
Si rrjedhim, Z. Granoff nuk ka asnje ide se cfare duhet te ndodhe me nje koncept te ri modern administrimi. I nderuar Z. Granoff, Butrinti nuk ka nevoje per fonde masive pasi cdo nderhyrje ne kete eco- sistem te brishte do te sillte deme te pa riparueshme. Per kete arsye Butrinti ka nevoje per nje ekip konservues te perditshem i cili mban ne kontroll proceset e konservimit. Nderkohe parate e fituara nga vizitoret jo vetem jane te mjaftueshem per kete proces, por sipas konceptit te atyre qe ju kundershtojne Ju dhe planin Tuaj do te ishin te mjaftueshme per te krijuar nje sistem manaxhimi te te gjithe sistemin zinxhir te trashegimise kulturore te zones perqark Butrintit. (Finiq, Mesopotam, Muri i Demes, Kalivo, Diaporit, Cuka e Ajtoit, Kepi i Stillos, fusha e Vrines, trashegimia nen ujore e keshtu me rradhe)
Ky koncept i nderuar Z. Granof u eksperimentua me shume sukses ne vitin 2003-2005 i mbeshtetur nga dy grante amerikane Colidge Trust Fund dhe National Park Service USA. Pra Butrinti mund te ndihmonte financiarisht edhe qendrat e tjera dhe krijonte nje ekip manaxherial per te gjithe zonen bazuar ne Butrint. Ky eshte koncepti modern i administrimit dhe jo shkëputja e Butrintit nga sistemi zinxhir i trashegimise se zones.
Ky është një koncept shumë i thjeshtë për t’u kuptuar dhe nuk është diçka që ne e kemi menduar dje. Ajo që mund t’iu them unë është se ne kemi punuar në Butrint për rreth 9-10 vjet dhe marrëveshja e parë që kemi nënshkruar për mbrojtjen e Butrintit ka qenë me ish-presidentin Berisha. Marrëveshja që ne kishim thotë se 90% e të ardhurave, që po krijoheshin në Butrint do të qëndronin në Butrint, për të njëjtën arsye që përmendëm më lart. Qeveria Berisha i kuptoi shumë mirë shqetësimet tona. Pra këto që po diskutojmë sot nuk janë arritur kohët e fundit, por ka qenë një përpjekje e vazhdueshme nga fondacioni për të luajtur një rol të përgjegjshëm për të mbrojtur një pjesë kaq të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. (M.G) Fakt
VKM numer 450/ 1.Korrik.1998, Krijimi i Zyres se Administrimit te Butrintit. Krijimi i Bordit te Butrintit. Te ardhurat e Butrintit qendrojne 100% për Administrimin e Butrintit.
Marrëveshja e nenshkruar nga Ju me Qeverine Berisha qartesisht eshte bere pasi as Ju as keshilltaret tuaj nuk kane marre mundimin te lexojne se cfare eshte bere ne Butrint përpara interesimit tuaj per kete Qender, Pasuri Boterore e UNESCO-s.
Zëri i Amerikës: Kritikët thonë se marrëveshja erdhi pas ndryshimeve në Ligjin shqiptar për Trashëgiminë dhe pas hartimit të Planit të Menaxhimit të Butrintit, i cili u bë nga një kompani e huaj, por u financua nga Fondacioni që ju drejtoni. Si do t’u përgjigjeshit kritikëve për atë që pretendojnë se ju, pasi financuat një plan që propozoi modelin e menaxhimit të Butrintit me një fondacion, tashmë jeni pjesë e tij?
Michael Granoff: Në Butrint si dhe në shumë projekte të tjera ne po përpiqemi të sjellim modele të klasit botëror. Kur po mendonim se si ta mbrojmë Butrintin në mënyrën më të mirë, ne kërkuam nga bota ekspertë dhe njerëz me përvojë, duke mbrojtur dhe zhvilluar zona të tjera kulturore. Butrinti nuk është e vetmja zonë e rëndësishme kulturore për t’u mbrojtur në të gjithë botën dhe nuk është e vetmja për të cilën njerëzit duhet të punonin. Ne gjetëm ekspertët më të mirë dhe punuam me ta për të zhvilluar një program dhe një plan, që më pas duhej të mbështetej nga qeveria, jo nga ne. Ne ia paraqitëm planin qeverisë, e cila kishte gjithë të drejtën që ta pranonte ose ta refuzonte. Ndoshta qeveria kishte planin e vet ose të punonte me dikë tjetër, dhe për sa i përket fondacionit ne nuk kemi ndonjë detyrim që t’i dhurojmë këto para për Butrintin. Ne mund t’i dhuronim këto para diku tjetër. Ne nuk kishim ndonjë detyrim kontraktor, që t’i dhuronim këto para në Butrint. Ne hartuam planin më të mirë për të mbrojtur Butrintin. Ia paraqitëm këtë plan qeverisë. Ajo bëri kërkimet e veta dhe mund t’ju them se ky proces ka zgjatur me vite të tëra, duke u marrë me analiza ligjore, historike e shumë të tjera, për t’u siguruar që është diçka që ia vlen për vendin dhe i takon qeverisë dhe jo Fondacionit nëse duan ta miratojnë planin ose jo. Në fillim të këtij procesi, ligji i parë që u miratua tre ose katër vite më parë ishte unanim, nuk kishte asnjë kundërshtim. (M.G) FAKT
1. Sipas deputetes se Kuvendit Znj. Ina Zhupa, Ligji për trashëgiminë Kulturore u miratua me 74 vota në Parlament dhe jo unanimisht, fakt ky që duhet marre parasysh.
2. Në kronikat televizive Z. Granof duket qarte ne lozhën e Parlamentit ku ka qendruar per te pare nëse Ligji i sponsorizuar prej tij do te kalonte ne Parlament.
3. Ne websit e AADF pranohet qartësisht se ky Ligj u financua dhe u mbështet juridikisht nga AADF. Juristja qe kreu këtë asistencë në emër të AADF sot është caktuar ne Bordin e AADF. (konflikt interesi)
4. Ligji i hap rruge administrimit të pasurive të Trashëgimisë Kulturore me anë fondacionesh ku ne rastin e Butrintit AADF vet ofrohet si Fondacion që kërkon të marrë në administrim Pasurinë Botërore të Butrintit. (Qartësisht konflikt interesi)
5. Plani i Menaxhimit është hartuar pa asnjë specialist shqiptar të cilët janë përjashtuar në mënyrë ekskluzive nga procesi.
6. Plani i Manaxhimit bie në kundërshtim me një plan tjetër të porositur dhe paguar po nga AADF për te cilin Z Granof nuk jep asnjë shpjegim se përse nuk u bë kurrë publik.
Zëri i Amerikës: Cili do të jetë roli konkret i Fondacionit shqiptaro amerikan në menaxhimin e Butrintit? Michael Granoff: Gjëja e parë është se ne do të jemi kontribuues i madh kapitali për Butrintin. Ne do të dhurojmë 5 milionë dollarë për Butrintin, e cila bazuar në planin që kemi, është pothuajse dyfishi i shumës që qeveria do të dhurojë. Fakt
Sipas marrëveshjes, Qeveria e Shqipërisë nuk do te dhuroje 2 milion usd për këtë proces, por do ti jape sipas marrëveshjes te drejten e mbledhjes se biletave dhe te ardhurave dytesore per nje periudhe 10- vjecare.
Pra nese Butrinti mbledh aktualisht 1.2 milion euro (minimalisht dhe sipas te dhenave te sotme 2.2 milion euro ne vit) cdo person me njohuri te thjeshta matematikore e di se ne fakt “Fondacioni Michael Granoff”, do mbledhe minimalisht 12 milion euro, maksimalisht 22 milion usd, plus 2 milion euro qe Butrinti ka sot ne arke. Pra minimalisht do te mbledhe nga Butrinti 3 fishin e asaj qe do te dhuroje maksimalisht 4.4 here me shume.
Ne ndihme te opinionit publik me duhet te sqaroj se AADF eshte krijuar nga AAEF (nje fond biznesi) ne 2009 me nje Mision mjaft specifik “(AAEF) is a non-political, not-for-profit U.S. corporation established pursuant to the Support for East European Democracy Act of 1989 (“SEED ACT”). Its primary purpose is to promote the private sector development of Albania.
In 2009 the AAEF created its legacy organization, the Albanian-American Development Foundation (AADF). The AADF’s mission is to facilitate the development of a sustainable private sector economy and a democratic society in Albania, and to contribute to stability in Southeastern Europe.”
Publiku shqiptar duhet te dije se AAEF eshte koncesionare e pashaportave te shtetasve shqiptare dhe vetem per vitin 2021 sipas revistes Monitor, fitimi neto nga ky koncesion eshte 25 milion usd. Pra Z Granof duhet te theksoje edhe kete fakt per publikun pasi filantropizmi i supozuar ne Butrint eshte nje shume modeste ne krahasim me fitimin koncesionar qe del nga xhepat e shqiptareve.
Pra gjëja e parë që do të bëjmë është që do të jemi dhuruesit më të mëdhenj të Butrintin. Gjëja e dytë që do të bëjmë është që të sigurohemi se projekti të funksionojë në mënyrën e duhur. Do të jemi pjesë e bordit të menaxhimit, por ne nuk kemi në asnjë formë kontroll mbi këtë bord. Qeveria ka kontroll mbi bordin, qeveria emëron anëtarët e bordit dhe zgjedh se kë do të emërojë. Ne nuk kemi asnjë rol në emërimin e anëtarëve të bordit. (M.G) Fakt
Bordi i Butrintit
Martin Mata BashkeDrejtor i AADF
Aleksander Sarapuli BashkeDrejtor AADF
Prof. Richard Hodges arkeolog anglez i sjelle ne Bord nga AADF
Flonja Tashko Borici, juriste, ndihmese e ceshtjeve jurdike per ligjin e financuar nga AADF
Elva Margariti Ministre e Kultures
Drejtor Egzekutiv Lorenc Bejko 20 vjet asistent i Prof Richard Hodges.
Ne do të ulemi në atë bord që të sigurohemi që të mbrojmë investimin tonë dhe të përpiqemi që Butrinti të ruhet dhe të mbrohet në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kjo është një gjë që çdo donator i përgjegjshëm do ta bënte. ( M.G) Fakt
Konventa e Parisit UNESCO 1972, e krijuar nga fryma e dy Presidenteve Amerikan Ted Rusvelt dhe John Kenedy, ben pergjegjes Palen Shtet per te “ruajtur mbrojtur dhe lene ne trashegimi brezave te ardhshem pasurine kulturore” Fondacioni Michael Granoff bie ndesh me frymen e dy presidenteve amerikane qe jane edhe doktrina e pengimit te neo kolonizalizmit ne fushen e Trashegimise Kulturore dhe Parqeve Kombetare.
Pozicioni që ne kemi në çështjen e Butrintit është i njëjtë me ato, që kemi në projektet e tjera. Kjo do të thotë që Butrinti nuk është një përjashtim nga çka është bërë deri tani, por është diçka që çdo donator i përgjegjshëm do të bënte. (M.G) FAKT
Fondacioni Butrinti 1993 -2009 donatori kryesor i Parkut Kombetar te Butrintit asnje here nuk ishte pjese e Bordit te Administrimit te Butrintit.
Që ky projekt të funksionojë nuk mund të realizohet vetëm. As Fondacioni dhe as qeveria nuk mund ta bëjnë të vetëm, sepse nëse qeveria do ta bënte vetëm nuk do të kishte nevojë për kapitalet tona. Por së bashku ne mund të bëjmë shumë gjëra që asnjëri nga ne nuk mund t’i bënte vetëm. Aspekti tjetër është atraksioni i kapitaleve të huaja. Kjo ishte një pikë e rëndësishme sepse për një kohë të gjatë nuk do të limitohen vetëm me kapitalin që i ka mundësuar Fondacioni, edhe pse ne kemi dhuruar më shumë se 100 miljonë dollarë në Shqipëri, pra një shifër e konsiderueshme, por jo e mjaftueshme me çfarë mund të ofrojë qeveria. Me kalimin e kohës ne duhet të krijojmë partneritete me institucione të tjera financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore, UN, me shtete të tjera si Britania që ka interes për të investuar, si dhe organizata të tjera që ndajnë të njëjtat interesa si ne dhe kërkojnë mënyra për t’u përfshirë në projekte, të cilat nuk kanë vetëm synime shumë të mira, por dhe përfitime nga kjo. (M.G) FAKT
Butrinti ka pasur nje liste shume impresionuese te institucioneve nderkombetare qe kane ndihmuar ne kohe te veshtira. Por per te kuptuar me mire konceptin qe kemi “NE” pala kundershtuese e projektit te Zotit Granof, nga eksperienca ime mund te them se Butrinti nuk ka nevoje per fonde te shumta por per administrim te perditshem te konservimit, ambjentit, turizmit, komuniteteve te zones dhe lagunave.
Nje pjese e mire e ketyre aspekteve jane perjashtuar nga koncepti i Zotit Granof, qartesisht sepse ky koncept nuk ka asnje lidhje dhe asnje interes per te ndihmuar komunitetet perqark. Fakti qe Z Granof eshte i interesuar vetem per zonen A3, pra zonen ku vijne te ardhurat nga biletat tregon se koncepti I Z Granfo nuk ka lidhje me ruajtjen e teresise se Parkut Kombetar si dhe mbrojtjen e peisazheve historike te zonen se mbrojtur.
Pra ajo që të gjithë duam të shikojmë jo vetëm Fondacioni jonë por dhe gjithë investitorët anembanë botës është të shikojnë këtë lloj përgjegjshmërie. Pra nëse fondacioni ynë ndihmon për të ofruar këtë lloj përgjegjshmërie, nuk do të jetë vetëm fakti që projekti do të zhvillohet më mirë por do të tërheqë edhe më shumë njerëz dhe institucione, të cilët do të punojnë me ne, do të kenë mundësi ta zhvillojmë dhe ta përshkallëzojmë këtë projekt në të gjithë vendin. Ky është qëllimi ynë. Nuk duhet të harrohet që ne jemi një organizatë e përheshme, pra ne nuk do të qëndrojmë deri për zgjedhjet e ardhshme unë personalisht kam ardhur në Shqipëi këto 27 vitet e fundit dhe kur flitet për 100 vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro amerikane ndjehem i vjetër duke menduar që për çerekun e kësaj periudhe kam qenë në Shqipëri. Dhe puna jonë sapo ka filluar. Ky fondacion do të vazhdojë të funksionojë edhe kur unë dhe i gjithë stafi të mos jemi pjesë e tij, edhe kur të ketë udhëheqës të rinj politikë. Me shpresën që do të bëjmë një punë të mirë, ky fondacion do të jetë një ndihmë për Shqipërinë, dhe nëse e bëjmë këtë puna e fondacionit tonë do të konsiderohet si një sukses i madh. (M.G) Fakt
Marrëveshja per Fondacionin e ri te zotit Granof, thekson se kjo marrëveshje eshte e vlefshme vetem per 10 vjet. Ne intervisten e tij z Granoff qartwsisht thekson se do te rrijw nw Butrint per njw kohw shumw te gjatw, pra duke I hequr mundesinw autoritetit shtetwror dhe publik qw tw krijojw njw manaxhim twrwsisht shqiptar
Zëri i Amerikës: Plani i Menaxhimit të Butrintit, që u hartua së fundi, propozonte edhe heqjen e një pjese të zonës bredgetare të Ksamilit nga harta e Parkut Kombëtar të Butrintit (rreth 100-150 hektarë sipas Planit). Por Qeveria shqiptare në janar vendosi të heqë rreth 800 hektarë nga zona e mbrojtur e Parkut dhe në këtë zonë tashmë është miratuar ndërtimi i një resorti. Sipas raporteve të shtypit shqiptar, qeveria është gati për të miratuar resorte të tjerë. A cënohet integriteti i Parkut Kombëtar nga rreziku që zonat natyrore përreth tij të përfshihen nga ndërtime të vrullshme?
Michael Granoff: Unë mund t’u qetësoj që zona, në të cilën ne do të luajmë një rol, nuk ka asnjë veprimtari tregtare dhe nuk do të ketë kurrë veprimtari tregtare, nuk do të ketë asnjë hotel në atë zonë, pra s’do të ketë veprimtari tregtare të asnjë lloji. E vetmja ndërtesë, që ne po planifikojmë të ndërtojmë, është qendra e vizitorëve. Qendra e vizitorëve është çelësi i çdo zone të trashëgimisë kulturore. Pra mund t’iu siguroj që nuk do të ketë asnjë veprimtari tregtare në asnjë nga zonat që ne do të jemi pjesë. (M.G) Fakt
Z Granof nuk i jep pergjigje pyetjes se Parku Kombetar i Butrintit eshte reduktuar ne teresine e tij me status te mbrojtur dhe planifikohet te reduktohet me tej vecanerisht ne zonen e Kep Stillo, nje vlere e jashte zakonshme e biodiversitetit, arkeologjise nen ujore dhe siperfaqesore. Mund te theme se Ligji dhe Marrveshja e negociuar nga Fondacioni I Michael Granoffit me Shtetin Shqipetar eshte teresisht nje eksperiment, fakt ky I pranuar nga Z Granof ne intervisten e tij televizive. Jo vetem qe ky model bie ndesh me modelet amerikane te manaxhimit te parqeve kombetare por duke qene nje model I panjohur do te bjeri ndesh me legjislacionin kulturor te BE-s. Lind pyetja ne cilin kontinent kerkon te na udheheqe zoti Granoff? Mos valle drejt Atlantides?
Një pikë interesante që është ngritur nga disa njerëz që e kanë parë zonën është mjedisi, i cili falë efekteve të ngrohjes globale, do të kemi një rritje të nivelit të detit, sidomos rreth e qark Butrintit. Një ekspert i arkeologjisë ka bërë një parashikim që në 50 vitet e ardhshme ¼ ose 1/3 e Butrintit do të jetë nën ujë. Par gjëja për të cilën ne duhet të shqetësohemi është rritja e nivelit të detit, që e dëmton këtë zonë. Një nga gjërat që ne mendojmë të bëjmë është t’i sjellim këta ekspertë, që të na ndihmojnë për barrierat natyrale, që mund të ndërtojmë, me qëllim që uji të mos ndikojë në këtë zonë në të ardhmen. ( M.G) FAKT
Arkeologu ne fjale Prof. Richard Hodges isjelle ne Bordin e “Fondacionit Michael Granoff”, nje arkeolog i periudhes se mesjetes nuk ka asnje studim ne fushen e hidrografise apo bonifikimit te zonave arkeologjike. Si rrjedhim ky arkeolog nuk mund te merret ne konsiderate pa nje studim te specializuar nga specialistet e fushes. Mund ti them zotit Granof se plani i Manaxhimit te Butrintit i dhuruar prej tij Ministres Kumbaro, nuk ka asnje studim per kete ceshtje. Mund te shtoj per dijenine e zotit Granfo se ceshtja e nivelit te ujrave ne Butrint ka qene nje teme e njohur qe nga koha e Perandorit August, Kolonia e te cilit sipas te dhenave arkeologjike ka bere punime bonifikuese ne fushen e Vrines. Mund ti them Zotit Granof se ne periudhen e shtetit komunist, fusha e Vrines eshte teresisht e bonifikuar, shtrati lumit te Pavlles u ndryshua per te shmangur permbytjen e fushave dhe ne hyrje te zones arkeologjike ndodhet stacioni I fuqishem I pompave te hidrovorit. Po I theksoj te gjitha keto ne rastin kur arkeologu apo Bordi I Z Granoff do te kerkojne nje bonifikim te ri me Tender per te shpetuar permbytjen e Butrintit.
Ky është një shembull që tregon se me sa detaje po mendojmë për të ardhmen e Butrintit, dhe duam që kjo zonë të mos ketë prodhim karboni, duam të respektojmë mjedisin rreth Butrintit edhe në të ardhmen. Çfarë ndodh përtej kësaj nuk është pjesë e punës sonë dhe duhet të kujtoni se ne nuk jemi qeveria dhe ne nuk kemi kontroll mbi tokën në këtë vend, siç ne nuk mund të kontrollojmë nëse dikush do të ndërtojë në plazhin e Durrësit. Pra pyetjet që më bëtë për zhvillim tregtar jo në pjesën e Butrintit, ku ne jemi aktivë, është një pyetje shumë e mirë për qeverinë dhe është përgegjësi e qeverisë. Kjo është një pyetje lejitime për zonën e Butrintit, por jo në zonën, në të cilën ne do të jemi aktivë. (Grannof voa) Fakt
Koncepti i mesiperm tregon qartesisht se Z Granof nuk ka asnje interes dhe deshire qe nepermjet ruajtjes se Butrintit te mbroje peisazhet historike te kesaj zone apo te ndihmoje komunitete përqark ne zhvillim ekonomik nepermjet ruajtjes se trashegimise kulturore. Si nje financier i mire, zoti Granof kerkon te kontrolloje zonen ku prodhohen te ardhura (ashtu si koncesioni i pasaportave) dhe jo detyrimisht te ruaje dhe te mbroje pasurine kombetare kulturore te shqiptareve. Fundi i fundit perse duhet qe Granofi & CO te beje kete gje? Ai eshte nje biznesmen amerikan te cilit per konjuktura politike, klasa jone udheheqese me servilizmin e saj te dukshem e ka bere te mendoje se mund dhe duhet te jete nje prokonsull i pa shpallur ne keto troje. E si per tja kenaqur deri ne fund egon e tij dhe per tu ndier me te vertete si nje “Romanus Proconsul Illyrici” tashme po i japin edhe Buthrotumin antik.
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se skandali i zbuluar në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është një nga më të rëndët e viteve të fundit, ndërsa pasojat e tij pritet të ndihen më vonë.
Sipas saj, hetimet kanë nxjerrë në pah se Ergys Agasi, në bashkëpunim me Ermal Beqirin, kompanitë e të cilëve kanë përfituar pjesën më të madhe të tenderëve, dyshohet se kanë urdhëruar rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe.
Ky i fundit, sipas Lalës, është marrë peng poshtë banesës së tij nga persona të veshur me uniforma policie dhe me logo të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Sipas Lalës, Meçe u thirr nga SPAK për ta marrë në pyetje. “Ai refuzon të flasë për rrëmbimin, por kur i tregojnë videon dhe vihet para faktit, ka treguar momentin e rrëmbimit, por pa dhënë detaje”, tha Lala.
Klodiana Lala: Skandali që ka ndodhur në AKSHI është një nga më të rëndat. Pasojat e këtij skandali do të ndihen më vonë. Hetimet kanë treguar që Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermal Beqirin, kompanitë e të cilëve kanë fituar pjesën e luanit kanë urdhëruar marrjen peng të biznesmenit Gerond Meçe, i cili është marrë peng poshtë banesës së së tij nga persona me uniforma policie dhe me logon e BKH. Është mbajtur peng dhe nën shantazh për disa orë dhe më pas është dërguar në Elbasan. Rrëmbyesit nuk janë identifikuar deri tani, por nuk e dimë nëse janë policë apo jo. Kur është marrë peng është detyruar të tërheqë ankimimet nga disa procedura tenderuese. Ai ka tërhequr ankimimet. Është ndërhyrë në e albania dhe kur operacioni është kryer me sukses Gerond Mece është lënë i lirë në një fashat të thellë të Elbasanit. Ai nuk e ka denoncuar sepse kur je përballë bandave kriminale të rrezikohet jeta. Familjarët e tij kishin kërkuar azil jashtë vendit. Panorama
Aktivisti i njohur bjellorus i të drejtave të njeriut dhe laureati i Çmimit Nobel, Ales Byalyatski.
Shërbimi i Bjellorusisë i REL-it
Aktivisti i njohur bjellorus i të drejtave të njeriut dhe laureati i Çmimit Nobel, Ales Byalyatski, e dinte se do t’i ndodhte edhe atij. Kolegët e tij aktivistë po ngacmoheshin dhe arrestoheshin. Ai thjesht nuk e dinte se kur ishte radha e tij.
Në korrik të vitit 2021, ajo ditë erdhi për themeluesin dhe drejtuesin e kamotshëm të Qendrës së të Drejtave të Njeriut, Pranvera, kur ai u arrestua gjatë shtypjes së paparë pas protestave të mëdha kundër zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të vitit 2020, të cilat shumë në Bjellorusi dhe jashtë saj i kanë cilësuar si të manipuluara.
“Ne atëherë folëm për largimin nga Bjellorusia”, i tha Byalyatski Shërbimit bjellorus të Radios Evropa e Lirë (REL) disa ditë pasi u lirua më në fund nga një burg bjellorus më 13 dhjetor, si pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, e cila çoi në lirimin e gjithsej 123 të burgosurve nga paraburgimi i sundimtarit autoritar Aleksandr Lukashenko.
“Por, ndjeva se, si drejtues i një organizate që tashmë po shtypej, do të ishte gabim të ikja. Vullnetarët tanë po burgoseshin, kolegët tanë po shënjestroheshin. Duhej të qëndronim dhe ta përballonim goditjen së bashku”, tha ai.
Mbrojtësi i të drejtave të njeriut, 63 vjeç, e përshkroi burgosjen e tij – e cila zgjati rreth 4 vjet e gjysmë – si sprovë personale dhe njëkohësisht vazhdim të punës së jetës së tij: dëshmimin e shtypjes.
“Paramendoni të shikoni debate televizive për atë nëse dikush si Donald Trump mund ta fitojë Çmimin Nobel për Paqen, ndërkohë që një laureat i Nobelit është ulur pranë jush në një stol burgu”.
Ales Byalyatski
Byalyatski tha se ishte i përgatitur mendërisht për arrestimin. Duke qenë se kishte shërbyer më parë një dënim në një qendër paraburgimi në Minsk në vitin 2011, kthimi në burg iu duk si ajo që ai e quajti “deja vu”.
Ajo që nuk e kishte parashikuar ishte kohëzgjatja e burgimit. Ai u dënua me 10 vjet.
Sipas Byalyatskit, zgjatja e burgimit u ndikua nga ngjarje të jashtme, më së shumti nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në fund të shkurtit 2022.
Ky pushtim u nis pjesërisht nga territori bjellorus dhe, sipas Byalyatskit, e largoi vëmendjen e botës nga shtypja që po ndodhte brenda Bjellorusisë, duke ia mundësuar regjimit t’i ashpërsojë metodat e tij.
“Ne u bëmë pengje”, tha ai. “Të burgosurit politikë në Bjellorusi nuk janë të burgosur të zakonshëm. Ne jemi më afër të qenët robër të luftës”.
Mbajtja në robëri
Byalyatski theksoi se drejtuesit e Pranverës i kishin parashikuar arrestimet dhe ishin përgatitur për vazhdimësi.
Anëtarë më të rinj të stafit u zhvendosën jashtë vendit dhe rifilluan menjëherë punën, duke hapur zyrën e parë të huaj të organizatës në kryeqytetin lituanez, Vilnius. Derisa mbrojtësit e burgosur të të drejtave të njeriut nuk mund të vepronin në kuptimin tradicional, ai tha se vetë burgosja e tyre u shndërrua në një formë dëshmie.
“Prania e mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe e gazetarëve në burg është treguesi më i qartë se demokraci nuk kishte më atje”, tha ai. “Burgosja jonë tregoi gjendjen e vërtetë në Bjellorusi”.
Byalyatski e bëri një krahasim me shtypjen e epokës staliniste ndaj intelektualëve bjellorusë në vitet 1920 dhe 1930, duke theksuar se historia kishte po përsëritej plotësisht, edhe pse kushtet e sotme ndryshojnë nga ato të një shekulli më parë.
Çmimi Nobel për Paqe prapa grilave
Byalyatski po shqyrtonte materialet e çështjes së tij penale kur mësoi se ishte shpallur bashkëfitues i Çmimit Nobel për Paqe 2022, së bashku me grupin rus për të drejtat e njeriut, Memorial, dhe Qendrën për Liritë Civile të Ukrainës.
Një i burgosur tjetër ia kumtoi i pari lajmin në një korridor. Më pas, avokati i tij e konfirmoi.
“U trondita”, tha ai. “Nuk kisha menduar kurrë për Çmimin Nobel. Por, e kuptova menjëherë se nuk ishte çmim personal”.
“Ky është sistem sovjetik i bërë për t’i thyer njerëzit. Ai zbatohet ndaj të gjithë të burgosurve, por të ndaluarit politikë shënjestrohen me një egërsi të veçantë”.
Ales Byalyatski
Ai e përshkroi çmimin si njohje simbolike të lëvizjes protestuese bjelloruse dhe të mbrojtësve të të drejtave të njeriut në Bjellorusi, Rusi dhe Ukrainë. Ashtu si çmimet e mëparshme që u janë ndarë figurave si Andrei Saharov, Byalyatski tha se Çmimi Nobel nxori në pah shkeljet sistematike, e jo arritjet individuale.
Në mesin e të burgosurve, lajmi u prit me nderim heshtur.
“Paramendoni të shikoni debate televizive për atë nëse dikush si Donald Trump mund ta fitojë Çmimin Nobel për Paqe, ndërkohë që një laureat i Nobelit është ulur pranë jush në një stol burgu”, tha ai. “Ishte e pabesueshme”.
Autoritetet e burgut, megjithatë, nuk e trajtuan ndryshe. Ai tha se iu nënshtrua poshtërimeve të përditshme, kontrolleve dhe qortimeve disiplinore e ndëshkimeve – gjithsej 23 – për shkelje të vogla si këpucë të pa shkëlqyera ose sepse nuk përshëndeste ndonjë oficer.
“Pas lirimit, ata konfiskuan gjithçka”, tha Byalyatski. “Letrat e mia, ditarin tim, më shumë se 300 faqe shënimesh dhe kujtimesh. Të gjitha u shkatërruan”.
Kushte të vështira burgu
Derisa tha se nuk ishte torturuar fizikisht, Byalyatski përshkroi kushtet e burgut si çnjerëzore: izolim të zgjatur, qeli të ftohta, privim nga gjumi dhe qeli ndëshkuese, ku të ndaluarit detyroheshin të qëndronin në këmbë për orë të tëra.
“Ky është sistem sovjetik i bërë për t’i thyer njerëzit”, tha ai. “Ai zbatohet ndaj të gjithë të burgosurve, por të ndaluarit politikë shënjestrohen me një egërsi të veçantë”.
“Më shumë se 1.000 të burgosur politikë mbeten në burg”, shtoi Byalyatski. “Ky sistem liron disa dhe arreston të tjerë. Është i pafund, për momentin”.
Pavarësisht sprovës së tij, Byalyatski është optimist. Ai beson se shtypja nuk mund ta shuajë kërkesën e shoqërisë bjelloruse për dinjitet dhe drejtësi.
“E vetmja gjë që ende funksionon në Bjellorusi janë njerëzit”, tha ai. “Kjo është një periudhë e errët, por është edhe një periudhë qëndresë”.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme kërkon autorizimin e Kuvendit për një masë arresti ndaj numrit 2 të qeverisë, që nëse rrëzohet me votë, shënon sipas analistëve të politikës “një shpallje lufte” të mazhorancës ndaj institucioneve të drejtësisë.
Drejtuesi në detyrë i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani i kërkoi të martën Kuvendit të Shqipërisë dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është nën akuza të përsëritura për paracaktimin e një sërë tenderash me vlerë qindra milionë euro.
Në kërkesë thuhet se SPAK synon të forcojë masat ndaj Ballukut nga ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe pezullimi i ushtrimit të detyrës në arrest me burg/ në shtëpi.
Pasi korri një fitore të debatueshme në Gjykatën Kushtetuese, kryeministri Edi Rama është tashmë në sprovë për raportin e mazhorancës së tij me sistemin e drejtësisë.
Në një koment të shpejtë në rrjetin X, Rama e vendosi tonin te ato që i quajti “arreste pa gjyq” dhe “modë e vrazhdë” e paraburgimeve në Shqipëri, ndërsa nënkuptoi një sjellje të ndryshme nga proceset e tjera të ngjashme.
“…këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi,” shkroi Rama.
Opozita nxitoi të martën ta akuzojë kryeministrin se përmes mbrojtjes së Ballukut po i shpall luftë institucioneve të drejtësisë.
“Një vend demokratik nuk i bën presion drejtësisë duke paralajmëruar përdorimin e forcës së kartonave për të shkelur barazinë para ligjit,“ komentoi deputetja demokrate, Jorida Tabaku duke shtuar: “çdo votë kundër drejtësisë, është votë pro vjedhjes“.
Kuvendi nuk bëri asnjë njoftim publik për kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut, por BIRN mësoi se deputetët ishin njoftuar që mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet të premten më 19 dhjetor,
Sipas rregullores së Kuvendit, ky Këshill do të shqyrtojë kërkesën e SPAK dhe do t’i japë mundësinë Ballukut që të bëjë mbrojtjen e saj.
Më pas, një raport i hartuar nga Këshilli i Mandateve, i cili i sugjeron Kuvendit të votojë pro ose kundër kërkesës së prokurorisë, votohet në seancë plenare, një proces që duhet të përmbyllet brenda një afati dy javor. Megjithatë, rregullorja parashikon gjithashtu që nëse Kuvendi nuk shprehet me vendim brenda 3 muajve, kërkesa e prokurorisë quhet e rrëzuar.
Mazhoranca e kryeministrit Edi Rama ka mbajtur qëndrime mikse ndaj kërkesave të mëparshme të Prokurorisë për të dorëzuar imunitetin për deputetët e vet.
Në vitin 2018, mazhoranca rrëzoi një kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar asokohe për implikim në trafikimin e lëndëve narkotike. Tahiri dha më pas dorëheqjen dhe vuajti në qeli një dënim për shpërdorim detyre.
Ndryshe nga rasti i Tahirit, mazhoranca i ka pranuar pa asnjë diskutim kërkesat e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit ndaj ish.zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe deputetëve socialistë, Alqi Bllako dhe Jurgis Çyrbja.
Pavarësisht forcës së kartonëve dhe hapësirave ligjore në dispozicion të mazhorancës, juristët theksojnë se Kushtetuta dhe parimet e shtetit të së drejtës kërkojnë që veprimet e Kuvendit të mos kthehen në pengesë të drejtësisë.
Avokati Gentian Serjani i tha BIRN se procedura konkrete për shqyrtimin e kërkesës për arrestimin e një deputeti është e parashikuar në nenin 118 të Rregullores së Kuvendit, por parashikimet e këtij neni mund të keqpërdoren politikisht nga mazhoranca.
“Ekziston rreziku real që mazhoranca parlamentare, nën ndikimin politik të Kryeministrit Rama, të mos votojë pro, ose të shfrytëzojë afatin tre-mujor të parashikuar në Rregulloren e Kuvendit për të mos marrë asnjë vendim, duke sjellë rrëzimin automatik të kërkesës dhe, për rrjedhojë, mosheqjen e imunitetit të Ballukut,” tha Serjani.
“Një veprim i tillë, ndonëse formalisht i mbështetur në leximin literal të Rregullores, përbën shkelje të frymës së Kushtetutës, cenon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe minon funksionimin e drejtësisë penale,” shtoi ai.
Serjani sugjeron se nëse Kuvendi do të zgjedhë të përdorë këtë “klauzolë“, kjo do të binte ndesh me jurispudencën e Gjykatës Kushtetuese dhe me standardet dhe praktikën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Serjani thekson se Kushtetuta jep garanci për barazi para ligjit dhe në këtë rast “imuniteti nuk mund të shndërrohet në instrument mbrojtjeje politike apo personale nga ndjekja penale, pasi një praktikë e tillë do të cenonte besimin e publikut në drejtësi dhe në institucionet përfaqësuese”.
Reforma në Drejtësi u votua në vitin 2016 me konsensus të përbashkët mes mazhorancës socialiste në pushtet dhe opozitës, ndërkohë që Rama e ka përdorur mbështetjen ndaj kësaj reforme si ’trofe’ në çdo fushatë zgjedhore.
Disa herë ai ka premtuar se PS nuk do të bëhet mburojë politike ndaj hetimeve të SPAK dhe se çdo i akuzuar do të përballej me drejtësinë në mënyrë personale dhe jo me pushtet politik, por këto premtime nuk përfshijnë Belinda Ballukun.
Balluku është rasti i parë kur një zyrtare kaq e lartë e qeverisë merret e pandehur nga SPAK me akuza për shkelje të barazisë në tendera me vlerë qindra milionë euro dhe vijon të qëndrojë në detyrë, ndërkohë që kryeministri ka marrë përsipër mbrojtjen e saj juridike dhe publike.
Kërkesa për arrestimin e Ballukut vjen vetëm disa ditë pasi Gjykata Kushtetuese me kërkesë të kryeministrit Rama vendosi të pezullojë efektet e vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të saj.
Nëse Rama vendos të rrëzojë kërkesën e SPAK për Ballukun, sipas analistëve të politikës, kjo do të ishte një shpallje e hapur lufte për drejtësinë.
Pedagogu i Shkencave Politike, Ermal Hasimja i tha BIRN se nëse mazhoranca e mbron Ballukun, e vetmja gjë që i mbetet Ramës është “përplasja me drejtësinë dhe ndërkombëtarët si sponsorë të saj”.
“Nëse refuzon heqjen e imunitetit, Rama del hapur në përplasjen me drejtësinë,“ tha Hasimja, duke e konsideruar këtë një pikë të rrezikshme për institucionet e drejtësisë.
Edhe për Rigels Xhemollarin, drejtor i organizatës “Qendresa Qytetare“, ky moment do të tregojë nëse Rama do të futet në një përplasje me drejtësinë dhe të shkojë drejt cënimit të reformës në drejtësi.
“Nga pikëpamja politike, nëse Rama vendos 83 mandatet në mbrojtje të Ballukut, kundër interesit publik ky do të jetë edhe fundi politik i qeverisë së tij, pasi mendoj se SPAK ka prova të mjaftueshme që qytetarët janë vjedhur nga veprimet e zv.kryeministres,“ tha Xhemollari.
Edhe pse ai nuk beson se kryeministri do ta refuzojë kërkesën e SPAK, parashikon gjithsesi një retorikë dhe një qasje të re ndaj drejtësisë.
Edhe Xhemollari e sheh një përplasje të Ramës me organet e drejtësisë si përplasje dhe me faktorin ndërkombëtar që mbështet reformën në drejtësi.
“Përveç faktorit të brendshëm, duhet të kemi parasysh edhe mbështetjen e fortë politike dhe teknike amerikane që ka struktura e posaçme e prokurorisë, fakt që ia vështirëson mbrojtjen me mandate të çdo politikani shqiptar të akuzuar dhe faktuar për korrupsion,“ përfundoi Xhemollari./ BIRN
Është zbardhur shkresa zyrtare e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), me firmën e kreut të saj, Altin Dumani, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkohet dhënia e autorizimit për arrestimin e zv/kryeministres dhe deputetes Belinda Balluku.
Sipas kërkesës, Prokuroria e Posaçme kërkon autorizimin e Kuvendit për arrestimin dhe heqjen e lirisë së Belinda Ballukut, përmes zëvendësimit të masave aktuale të sigurimit personal, konkretisht: “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, me masën më të rëndë të sigurisë “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi”.
SPAK bën me dije se bashkëlidhur me shkresën janë dërguar edhe relacioni i arsyetuar, i shoqëruar me provat përkatëse, si dhe urdhri për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve.
Kërkesa:
I nderuar z. Kryetar i Kuvendit, Të nderuar Deputetë të Kuvendit,
Mbështetur në nenet 73, 95,103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenet 260, 288, 289 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit Belinda BALLUKU, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr.136 të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Gjithashtu, në respektim të nenit 288, pika 2, të Kodit të Procedurës Penale, bashkëlidhur gjeni relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse, si dhe urdhrin për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve, datë 16.12.2025.
Kërkesa tashmë pritet të shqyrtohet nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin më 19 dhjetor, dhe më pas t’i kalojë seancës plenare të Kuvendit për vendimmarrje.
HAPAT QË DO TË NDËRMARRË KUVENDI
Procedura pas një kërkese të tillë, përcaktohet në nenet 118 dhe 119 të Rregullores së Kuvendit. Kërkesa i paraqitet fillimisht Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori i SPAK, i cili ka për detyrë t’ia përcjellë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet.
Njëkohësisht vë në dijeni edhe deputetin për të cilin është bërë kërkesa, i cili ka të drejtë të paraqesë në Këshillin e Mandateve parashtrimet e tij.
Brenda dy javëve, Këshilli i Mandateve do të duhet që të hartojë një raport që do ta dërgojë në seancë plenare, përmes të cilit rekomandon rrëzimin ose dhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurisë së arrestit në burg apo shtëpi apo kontrollit personal dhe të banesës.
Më pas Kuvendi, në seancë plenare, vendos me votim të hapur dhënien apo jo të autorizimit. Në rast se Kuvendi nuk merr vendim, brenda tre muajve nga data e paraqitjes së kërkesës, kërkesa konsiderohet e rrëzuar.
Ja çfarë thotë Neni 118 dhe 119 i Rregullores së Kuvendit:
1. Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, për kontrollin personal ose të banesës i paraqitet Kryetarit të Kuvendit nga prokurori. Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni deputetin.
2. Deputeti për të cilin kërkohet dhënia e autorizimit lajmërohet për kërkesën e bërë dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe i bëhet e ditur koha në të cilën Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e kërkesës. Deputeti ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes, të përfaqësohet me mbrojtës ligjor, të drejtojë pyetje dhe të kërkojë sqarime në lidhje me kërkesën, me qëllim të ushtrimit të së drejtës së mbrojtjes.
3. Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli brenda 2 javëve harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës. Raporti i Këshillit u shpërndahet deputetëve.
4. Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, apo të kontrollit personal ose të banesës së një deputeti vendoset si pikë e parë e rendit të ditës të seancës pasardhëse, pas paraqitjes së raportit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Në seancë plenare fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Kuvendi vendos me votim të hapur për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës ndaj deputetit.
5. Në rastin kur Kuvendi nuk merr vendim për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës të një deputeti brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës përkatëse, atëherë kërkesa konsiderohet e rrëzuar nga Kuvendi.
6. Përcaktimet e bëra në këtë nen zbatohen edhe në rastet e dhënies së autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës të anëtarit të Këshillit të Ministrave.
Neni 119
Procedura në rastin kur deputeti është ndaluar ose arrestuar
1. Në rastin kur një deputet është ndaluar ose arrestuar pa autorizim në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë, Prokurori i Përgjithshëm ose Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme vë menjëherë në dijeni Kryetarin e Kuvendit.
2. Kryetari i Kuvendit thërret menjëherë Këshillin për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, i paraqet dokumentet e përcjella nga Prokurori i Përgjithshëm ose Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe i kërkon të shqyrtojë çështjen.
3. Këshilli, jo më vonë se 48 orë nga data e vënies në dijeni, kryen procedurat sipas parashikimeve të nenit 73, paragrafët 3 dhe 4, të Kushtetutës dhe zbaton parashikimet e paragrafit 2 të nenit 118 të kësaj Rregulloreje lidhur me të drejtën për një proces të rregullt.
4. Këshilli paraqet raportin për seancën plenare të Kuvendit, e cila thirret nga Kryetari i Kuvendit brenda 48 orëve nga paraqitja e raportit. Vendimi i Kuvendit merret sipas parashikimeve të pikës 4 të nenit 73 të Kushtetutës.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka dërguar Kuvendit kërkesën për autorizim për heqjen e mandatit ose arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është nën hetim për disa afera korruptive.
SPAK sqaroi Belinda Balluku është marrë e pandehur për “Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.
Gjithashtu, SPAK njofton se Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:
“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;
“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;
“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;
“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.
NJOFTIMI I SPAK
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministrit
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbështetur në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit:
Belinda Balluku, lindur dhe banuese në Tiranë, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë.
Kjo shtetase është marrë në cilësinë e të pandehurit në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale:
“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.
Gjithashtu, shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:
“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;
“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;
“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;
“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.
Kjo kërkesë ka për qëllim marrjen e autorizimit nga Kuvendi për procedimin e mëtejshëm ligjor.
Prokuroria e Posaçme dërgoi të martën në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për të lejuar arrestimin e zv. kryeministres Belinda Balluku, nën akuzë për manipulimin e një sërë tenderash të Unazës së re me vlerë dhjetëra miliona euro.
Kërkesa e SPAK vjen si përshkallëzim i vendimit të mëparshëm për pezullimin nga detyra të Ballukut, i cili u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese pas një përballje me kryeministrin Edi Rama.
Përveç dy hetimeve të mëparshme për tunelin e Llogarasë dhe një lot të Unazës së Madhe, SPAK njoftoi të martën se Balluku ka marrë cilësinë e personit në hetim për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesmarrësve në tendera edhe për shtatë procedura të tjera prokurimi lidhur me ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës.
Tenderat e rinj janë: “Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”; “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”; “Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”; “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”; “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”; “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”; “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”. Të gjithë këta tendera u zhvilluan në të njëjtën kohë në shtator 2021.
Sipas një analize të mëparshme të BIRN, nga shtatë tenderat e Unazës së Madhe, gjashtë u fituan me shuma që shkonin nga 94.5% deri në 96.1% të fondit limit. Nga 48 kompani që morën pjesë në garë, 35 operatorë – ose 73% – u skualifikuan. Në disa raste, kompani të mëdha u nxorën jashtë gare për mungesë dokumentacioni bazik, si mosparaqitja e listës së stafit; ndërsa në raste të tjera për kritere teknike të pazakonta, si mungesa e një licence specifike për zhurmat. Kompani të tjera morë pjesë në garë fiktivisht. Ekspertët thonë se këto janë zakonisht të dhëna për tendera me probleme.
Menjëherë pas bërjes publike të kërkesës për heqjen e imunitetit të Ballukut, kryeministri Edi Rama reagoi duke akuzuar sërish prokurorinë për arreste pa gjyq, duke lënë të kuptohet se do të vijojë të mbrojë numrin 2 të qeverisë së tij. Përmes një mesazhi në platformën X, Rama tha se kërkesa e prokurorit special nuk do të paragjykohej, por veçoi gjithashtu Ballukun nga rastet e tjera.
“Ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi,” shkroi Rama.
Balluku dhe ish-drejtues të ARRSH-së, Evis Berberi, Gjyli, Elezi e vartës të tjerë të saj, u akuzuan fillimisht se kanë manipuluar dy tenderat për Tunelin e Llogarasë dhe të lotit 4 të Unazës së Jashtme të Tiranës, me vlerë totale 210 milionë euro, duke favorizuar kompanitë fituese. Për këtë akuzë GJKKO caktoi pezullimin e saj nga detyra më 20 nëntor të këtij viti.
Kryeministri Edi Rama e kundërshtoi vendimin publikisht edhe ligjërisht, duke i kërkuar Gjykatës Kushtetuese pezullimin e efekteve të vendimit deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese dhe interpretimin e nenit kushtetues që parashikon se “anëtari i Këshillit të Ministrave, duke gëzuar imunitetin e deputetit, përfiton nga të gjitha garancitë procedurale që i njeh jo vetëm Kushtetuta, por edhe legjislacioni procedural penal”. Gjykata Kushtetuese caktoi pezullimin e vendimit të GJKKO dhe njoftoi se do vendoste për themelin në Janar./Birn
Prokuroria e Posaçme akuzon Ergys Agasin dhe Ermal Beqirajn se krijuan një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, edhe përmes dhunës dhe pengmarrjes. Agasi dhe Beqiraj i shpëtuan arrestimit, ndërsa drejtoresha dhe zv.drejtoresha e AKSHI ndodhen në “arrest shtëpie”.
Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, goditi të martën një grup të dyshuar kriminal, i cili akuzohet se manipulonte tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, përmes pengmarrjes apo dhunës.
Bazuar në kërkesën e SPAK, Gjykata e Posaçme caktoi masa sigurimi për tetë persona, përfshi drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj dhe zv. drejtoreshën Hava Delibashi të cilat u vendosën në “arrest shtëpie”.
Prokuroria e Posaçme akuzon gjithashtu Ergys Agasin – një personazh kontrovers i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe biznesmenin Ermal Beqiraj për veprat penale të konkurrencës së paligjshme përmes dhunës, heqjes së paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera, grup i struktuaruar kriminal dhe pastrim i produkteve të veprës penale.
Agasi dhe Beqiraj i shpëtuan operacionit të policisë dhe masat e tyre të arrestit me burg mbeten të paekzekutuara.
“Në kuadër të veprimtarisë së “Grupit të strukturuar kriminal”, shtetasit e dyshuar kanë konsumuar veprën penale, “Konkurrencë e paligjshme përmes dhunës” dhe kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, kësisoj, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve,” thuhet në njoftimin e SPAK.
I përfshirë në skemë dyshohet edhe Erion Ismaili, zv.drejtor për hetimin e Krimit në Policinë e Tiranës, ndaj të cilit gjykata ka vendosur “pezullim nga detyra” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”. Po ashtu të akuzuar janë dhe Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta, tre biznesmenë ndaj të cilëve është vendosur masë sigurimi “ndalim për të dalë jashtë vendit”. Të tre akuzohen se morën pjesë në skemën e manipulimit duek lëshuar fatura fiktive apo marrë pjesë fiktivisht në garat e zhvilluara.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, është një prej institucioneve më sensitive në vend, pasi menaxhon thuajse të gjithë sistemin e qeverisjes digjitale përmes E-Albania, përfshi dhe ministren me Inteligjencë Artificiale, ndërsa kryer rolin e ndërmjetësit mes qytetarëve dhe institucioneve të ndryshme në lëshimin e qindra dokumenteve.
Agjencia ka qenë herë pas herë nën kritika për mënyrën e menaxhimit dhe tenderat sekretë, të justifikuar me siguri kombëtare, por skema e hetuar nga SPAK zbulon se kjo agjenci dhe informacionet kritike që ajo përpunon iu vunë në dispozicion një grupi kriminal, i cili përdor ndër të tjera pengmarrjen e rivalëve për të siguruar tenderat dhe para publike. Ndërsa zbulojnë një skemë abuzime me paratë publike hetimet e SPAK po ashtu ngrenë pikëpyetje mbi cënimin e sigurisë kombëtare.
Personat e përfshirë në këtë skemë nuk janë të panjohur. Ergys Agasi, njihet gjërësisht si biznesmen i duhanit dhe po ashtu kontrollon aksione ne një ekip futbolli në vend, por ai është akuzuar nga opozita si një figurë e errët nën kontrollin e kryeministrit Rama. Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj akuzoi Agasin në një intervistë televizive se vepronte si ndërmjetës mes grupeve kriminale dhe Ramës. Agasi i ka mohuar më parë akuzat.
Beqiraj po ashtu është një figurë e njohur, i përfshirë më shumë se njëherë në intrigat politike në vend. Ai ishte një nga ekspertët që “ndihmoi” në pavlefshmërinë e provave ndaj ish-Presidentit Ilir Meta në kohën kur ky u shfaq në një video, përmbajtja e së cilës aludonte për akte korruptive. Beqiraj po ashtu u bë personazh edhe në atë që u pretendua si fshirje apo kopjim i sistemit të tatimeve në vitin 2015. Sipas të dhënave nga Open Spending Albania, kompanitë e tij kanë marrë 2.1 miliardë lekë nga AKSHI.
E pyetur nga BIRN mbi operacionin e SPAK, kryeministria nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi.
Sipas gazetares Klodiana Lala, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara për tendera në AKSHI.
Klodiana Lala: Pengmarrje, dhunë dhe shantazh, tërheqje nga tenderat. Ky është skandali që SPAK ka zbuluar në AKSHI-n, ku drejtuesja e këtij institucioni Mirlinda Karçanaj është dërguar nën masën e arrestit në shtëpi zv.drejtoresha e AKSHI-t, Hava Delibashi. Ndërkohë është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg për biznesmenin Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, ndërkohë masa ndaluese edhe për biznesmenët Andis Papa dhe Gëzim Hoxha.
Është vendosur pezullimi nga detyra për zv.drejtorin e policisë së Tiranës, Erjon Ismaili.
Nga hetimet e SPAK, rezulton se Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermail Beqirin kanë marrë peng shtetasin Gerond Meçe, një prej biznesmenëve që fitonte më së shumti tendera në AKSH dhe pas shantazheve për disa orë me radhë e kanë detyruar të heqë dorë nga gara. Rezulton se ai më pas është tërhequr nga të gjitha tenderat në AKSH, të dhënat janë siguruar jo vetëm përmes celularëve por edhe të dhënave të marra në mënyrë indirekte e direkte nga SPAK.
Ka rezultuar se drejtoresha e AKSHI-t dhe zv.drejtoresha kanë favorizuar kompanitë e Ermal Beqirit, duke i kaluar dhjetëra tendera me vlera të konsiderueshme.
Ndaj Ergys Agasit dhe Ermal Beqirajt rëndojnë akuzat e konkurrencës së paligjshme nëpërmjet dhunës, grupit të strukturuar kriminal, heqje paligjshme e lirisë, kryerje e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pastrim parash por edhe akuza të tjera.
Ndërkohë ndaj drejtoreshës së AKSHI-t dhe zv drejtoreshës, rezulton se rëndojnë akuzat e shkeljes së barazisë në tendera kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë janë ushtruar dhjetëra kontrolle në banesa, e baza t ndryshme me qëllim sigurim të provave të mëtejshme. Është ushtruar kontroll edhe në ambientet e biznesit të Klajdi Merkaj, i cili është arrestuar më herët në kuadër të organizatës kriminale të Franc dhe Hajdar Çopjas, që drejtohet nga dy vëllezërit. Ka dyshime të forta sipas hetuesve se përmes bizneseve të Klajdi Merkajt janë pastruar milionat e marra nga AKSHI.”
Sipas burimeve, tenderat nën hetim nga SPAK kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e thesarit të shtetit dhe me administrimin e dosjeve gjyqësore
Klodiana Lala:“Së pari është tenderi për mirëmbajtjen e thesarit të shtetit, ka dyshime të forta se grupi i strukturuar kriminal, ku bëjnë pjesë biznesmenët Agasi dhe Beqiri, kishin në dorë të gjitha të dhënat, transaksionet brenda dhe jashtë vendit për të gjitha të dhënat për shtetas shqiptarë e të huaj, kompanitë, por edhe njerëz të ekspozuar politikisht,
Dhe së dyti, tenderi që lidhet me administrimin e dosjeve gjyqësore konkretisht ky grup i strukturuar kriminal, sipas SPAK, dyshohet se kishte në dorë të gjitha të dhënat që lidheshin me dosjet gjyqësore, caktimin e gjyqtarëve, por ecurinë e seancave”.
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksionin e Prokurorisë së Posaçme.
Sipas hetimeve të SPAK rezulton se biznesmeni Gerond Meçe është marrë peng nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri në bashkëpunim me zyrtarë të Policisë së Shtetit duke e detyruar që të dorëhiqet nga tenderat në lidhje me AKSHI.
Pas disa orësh shantazh ai është detyruar që të heqë dorë edhe nga ankimimet në lidhje me tenderat, që më vonë i janë dhënë biznesmenit Ermal Beqiri.
“Pengmarrje dhunë, shantazh dhe tërheqje nga tenderat. Ky është skandali që SPAK ka zbuluar në Agjencinë Kombëtare të shoqërisë së informacionit. Në masën “arrest në shtëpi” është dërguar Mirlina Karçani dhe zv.drejtoresha e AKSHIT Hava Delibashi. Masa ndaluese ka edhe për biznesmenët Andi Papas dhe Gëzim Hoxha. Nga hetimet e SPAK rezulton se Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermal Beqirin dhe zyrtarë të Policisë së Shtetit kanë marrë peng shtetasin Geron Meçe, një prej biznesmenëve që fitonte më shumë tendera në AKSH dhe pas shantazheve e kanë detyruar të heqë dorë nga gara dhe më pas është tërhequr nga të gjitha tenderat në AKSH”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.
Kishin në dorë transaksionet e shqiptarëve dhe të dhëna nga dosje hetimore! Detaje nga operacioni i SPAK, dy tenderat më problematikë. Agasi dhe Karçanaj…
Dhjetëra kontrolle janë ushtruar në banesa dhe baza të ndryshme në kuadër të operacionit të SPAK, mëngjesin e kësaj të marte.
Aksioni ka nisur në orët e para të mëngjesit teksa mësohet se kontrolle janë ushtruar edhe në biznesin e Klajdi Merkja, i arrestuar më parë në kuadër të organizatës famëkeqe të Çopjave.
Gazetarja Klodiana Lala tha se ka dyshime se përmes bizneseve të Merkaj janë pastruar miliona të marra nga AKSHI. Gjithashtu janë kqyrur kamera të sigurisë dhe telefonë, ku rezulton se Meçe është detyruar të shkojë pranë komisionit dhe tërheqë edhe ankimimet në lidhje me tenderat.
Dy janë tenderët më problematik që janë hetuar, bëhet fjalë për tenderin për mirëmbajtjen e Thesarit të Shtetit pasi ka dyshime të forta se grupi kriminal kishte në dorë transaksionet brenda e jashtë vendit për persona shqiptarë dhe të huaj dhe biznesmenë. E dyta është për administrimin e dosjeve hetimore.
Mësohet se Mirlinda Karcanaj ka favorizuar kompanitë e Ermal Beqiri. Një jaht është blere në emër të një shtetase rumune 4-vjeçare që kishte lidhje me shtetasin Ermal Beqiri.
“Përveçse janë mbledhur kamera të sigurisë rezulton se pas dhunës dhe shantazhit për orë me radhë biznesmeni Mece është detyruar të shkojë pranë komisionit dhe tërheqë edhe ankimimet që kishte bërë për tendera të caktuar. Dy janë tenderët më problematik që ka hetuar Prokuroria e Posaçme, është tenderi për mirëmbajtjen e serverit të Thesarit të Shtetit, pasi dyshohet se grupi i strukturuar kriminal ku dyshohet se bën pjesë Agasi dhe Beqiri kishin në dorë dhe të dhënat, të gjitha transaksionet brenda dhe jashtë vendit, për të gjithë shtetasit shqiptarë apo të huaj, kompani apo edhe njerëz të ekspozuar politikisht. Dhe së dyti tenderi që lidhet me administrimin e dosjeve gjyqësore dhe dyshohet se ky grup kishte të dhënat që lidheshin me dosje gjyqësor apo caktimin e gjyqtarëve”, raporton gazetarja Lala.
Në janar ’98 plas një skandal në SHBA. Presidenti rrezikon të shkarkohet. Jo se ka patur marrëdhënie me një vajzë, por se nuk ka thënë të vërtetën. E theksoj: NUK KA THËNË TË VËRTETËN!!
Rasti 2 – Pas vitit 1992 ish anëtarët e Byrosë Politike komuniste në Shqipëri u nxorrën në gjyq. Një proçes që mori emrin shpotitës “GJYQI I KAFEVE”.
Në rastin e parë kemi një sistem normal politik, me pushtete të drejtpeshuara, për të cilin shkelja e ligjit është krim i rëndë. Madje edhe mosthënia e së vërtetës.
Në rastin e dytë kemi një sistem të korruptuar me ideologji kriminale, antinjeri, antiZot, antiliri, ku e keqja është imponuar me ligj dhe për këtë arsye asnjë shkelje ( veç ndërtimit të sistemit ) nuk kanë mbi supe autorët.
Ndaj dhe ata që erdhën pas ( shumë më pranë rasti 2 sesa 1, që në lindje ) s’i linin dot pa dënuar, për të vazhduar ekzistencën e tyre, por s’kishin bythë të dënonin sistemin, meqë ishin pjellë dhe vazhdim i tij.
Edi Rama sot përfaqëson 100% rastin e dytë. Atë të ngritjes dhe konsolidimit të një sistemi të korrupsionit absolut. Pra, ti thuash Ramës “hajdut” dhe të thërrasësh popullin në protesta me heq hajdutin s’është hiç më pak e hiç më shumë sesa gjyqi i Nexhmijes për kafe.
Ndërsa në një sistem demokratik perëndimor, me rregulla e parime, institucione dhe opinion të fuqishëm publik, një akuzë për vjedhje, për korrupsion a për mashtrim do ngrinte gjithë popullin në këmbë. Madje vështirë se do mbërrinte gjer aty puna, se fatziu do të ikte vetë.
Ky është problemi im me protestat e sotme dhe derisotme. Nëse Ramës i kemi thënë “Maduro” do të thotë se i kemi thënë diktator dhe sistemit të instaluar – diktaturë. Nëse e quajmë “narkoshtet” duam të themi se mafia e drogës udhëheq diktaturën në vend. Nëse akuzojmë kryeministrin se vjedh votat, për këtë arsye nuk ka zgjedhje me të atëhere kemi thënë se Edi Rama ka vrarë lirinë dhe demokracinë.
A mundet pra, në këto kushte, të dalim në të ftohtë për të hequr “hajdutin”?
Në dhjetor ’90 Ramiz Alisë apo Enver Hoxhës s’i tha njeri “hajdut”. Ramizi në Byro turfullonte prej slloganeve ” Enver – Hitler”, “Hekuran – Sllobodan”. Tmerri i tyre qe fakti se populli u kish vënë emrin e saktë: Diktaturë, diktatorë, vrasës në masë, antishqiptarë. Dhe me këtë diagnozë erdhi përmbysja.
Unë vazhdoj ta përsëris se, nëse nuk thërrasim popullin në luftë me pushtuesin, me atë që na ka marrë lirinë, ka grabitur demokracinë, ka shpopulluar vendin, ka grabitur pronat dhe pasuritë e vendit, ka inkriminuar sistemin, rezultati s’ka për të qenë tjetër veç zgjatje lëngate dhe pushteti të Edi Ramës.
Ka një tezë, sipas së cilës populli preket më drejtpërdrejtë kur i thua “Rama hajdut” sesa “Rama diktator”. Sepse për shumicën e atyre që merren me politikë të madhe, populli është i trashë e nuk mendon kaq larg, i do gjërat më të prekshme.
Me këtë tezë janë shumica e atyre që luftojnë për sa më shumë kokë protestuesish në shesh. Por përvoja na mëson se, siç vijnë – ikin turmat. Edhe nëse s’mendojnë hollë, ndjejnë saktë.
Nga ana tjetër, në një luftë për përmbysjen e kësaj oligarkie, forcat dhe udhëheqësit seriozë nuk do të kishin synuar turmat por individët. Kur njerëzit me mend, shkollë dhe integritet do ta brendësonin konceptin e oligarkisë që na sundon, korrupsionin absolut të sistemit dhe imperativin “ja vdekje ja liri” atëhere ATA do të ndriçonin dhe afronin edhe masat. Harroje të vijnë njerëz me mend dhe integritet në tallje të tipit “do heqim hajdutin” apo “do mbrojmë drejtësinë”. Kjo s’është asgjë më shumë sesa pluralizmi që propozoi Ramiz Alia që “opozita” të qenë Bashkimet Profesionale, Bashkimi i Grave Socialiste, Organizata e veteranëve të Luftës e të tjerë si këta.
Këto janë arsyet përse unë, jo vetëm nuk i përkrah, por i denoncoj si oksigjen për oligarkinë shqiptare foltore a çadrore që nuk artikulojnë thelbin e të keqes por devijojnë zemërimin dhe shfryjnë energjinë opozitare.
Këto protesta kërkojnë të përmirësojnë regjimin , apo “narkoshtetin” dhe jo ta rrëzojnë atë për të vendosur sistemin demokratik, sistemin e lirive, ekonomisë liberale të tregut, shtetin e së drejtës dhe standarteve perënimore të jetesës.
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhërarrest për Ergys Agasin.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Ndërkohë është vendosur arrest me burg për biznesmenin Ermal Beqiri dhe Mirlinda Karçanaj.
Kujtojmë se banesa dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit janë kontrolluar me urdhër të SPAK në muajin qershor. Dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit mëngjesin e sotëm. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.
Hetim 1-vjeçar për 12 tendera/ SPAK masë ‘arresti shtëpie’ për Drejtoreshën e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj. Akuzat për biznesmenin Ermal Beqiri (Detajet)
SPAK la lëshuar masën e ‘arrestit të shtëpisë’, për drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj. Kjo e fundit u paraqit disa ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve për dyshime mbi abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton.
Kujtojmë se më 3 dhjetor, Karccanaj qëndroi më shumë se tre orë në ambientet e SPAK, ndërsa doli prej aty pa dhënë asnjë koment për mediat, duke shmangur pyetjet e gazetarëve. SPAK po heton 12 procedura tenderuese që dyshohet se janë paracaktuar, me vlera të larta që lidhen kryesisht me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme shtetërore. Hetimet kanë zbuluar se kriteret e tenderave dyshohet të jenë diktuar nga kompanitë pjesëmarrëse, duke krijuar terren për fitime të garantuara me miliona euro.
Një nga biznesmenët nën hetim ishte dhe Ermal Beqiri, pronar i kompanisë “Soft & Solution”, ndaj të cilit SPAK ka caktuar masën ‘arrest me burg’. Sipas SPAK, dyshohet se Beqiri ka përfituar shuma të konsiderueshme nga procedurat e kontestuara. Ditët e fundit, hetuesit kanë thirrur dhe pyetur rreth 25 zyrtarë të AKSHI-t, kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.
PD ka denoncuar më herët një procedurë prokurimi të kryer nga AKSHI. Sipas PD, objekti i prokurimit ishte ‘Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile’ me fond limit 3.8 milionë euro e cila u anulua me arsyetimin se nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme. Sipas PD, në Tetor 2024 shpallet fituesi SOFT & Solution shpk në pronësi të Ermal Beqiraj me vlerë të ofertës 3.1 mil euro, ndërsa u skualifikuan dy kompani te tjera.
Detaje nga operacioni te Kodra e Diellit/ Karçanaj dhe Beqiri abuzuan me tenderat e AKSHI-t, kontrolle edhe në banesën e Ergys Agasit! Miliona euro dëm buxhetit të shtetit
16 Dhjetor, 2025 09:24
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin e SPAK te Kodra e Diellit.
Bëhet me dije se urdhër arrestet janë lëshuar pas një hetimi 1-vjeçar në lidhje me abuzime me tenderat e AKSHI.
Drejtoresha e AKSHI Mirlinda Karçanja ka dyshime se ka favorizuar kompani për tendera miliona euroshe, tendera që kanë të bëjnë me mirëmbajtje severash të institucioneve të ndryshme.
Ndërkohë Ergys Agasi, ende nuk ka informacione nëse është arrestuar por në banesën e tij po ushtrohen kontrolle.
Sa i përket biznesmenit Erman Beqiri, i njohur si nga ekspertët e Meta- Prifti, kompanitë e tij kishin fituar tendera pranë AKSHI me vlerë miliona euro.
SPAK ka hetuar në lidhje me 12 procedura tenderuese dhe ka arritur në konkluzionin se është shkaktuar dëm i madh buxhetit të shtetit.
Është ushtruar hetim edhe në lidhje me pasurinë e këtyre personave.
Nga shkelja e barazisë në tendera, te pastrimi i parave, ja akuzat për Ergys Agasin dhe drejtoreshën e AKSH-it. Masa sigurie për disa zyrtarë
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksionin e SPAK, sa i takon hetimeve të procedurave të tenderimit pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Gazetarja Klodiana Lala, duke iu referuar burimeve pranë BKH-së, raportoi në një lidhje live se ka GJKKO ka dhënë disa masa sigurie, përveç Ergys Agasit, për të cilin është dhënë masa ‘arrest me burg’, për kreun e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj ‘arrest shtëpie’ dhe ‘arrest me burg’ për biznesmenin Ermal Beqiri. Sipas Lalës, masat e GJKKO janë dhënë për zyrtarë të KVO-ve në AKSH dhe për disa anëtarë të shqyrtimit të Ankesa.
Prej gati 1 viti SPAK po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. Ndërkohë personat e sipërcituar, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.
Komentet