VOAL

VOAL

Burimi i shkëmbinjve misteriozë në Mars mund të jenë shpërthimet vullkanike

June 19, 2018
blank

Komentet

blank

ENCIKLOPEDIA E VLORËS – NJË PËRMENDORE SHKRIMORE- Nga Msc. Albert HABAZAJ

“Vlora – Fjalor Enciklopedik”, një kontribut shkencor dhe historiografik

blank

TAKIM KULTUROR DHE PËRURIM I LIBRIT  “VLORA – FJALOR ENCIKLOPEDIK ” I PROF.DR. BARDHOSH GAÇE

blank

Msc.  Albert HABAZAJ, përgjegjës i  Bibliotekës Shkencore “Nermin Vlora Falaschi”, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë

Siç shprehen dhe profesorët e shquar Akad. Shaban Demiraj, prof. Muin Çami, Ismet Elezaj e Farudin Krutaj, “ Fjalori Enciklopedik i Vlorës ” hartuar nga prof. dr. Bardhosh Gaçe, vjen si një vepër madhore për Vlorën, pas një pune të gjatë e të përkushtuar, duke gjurmuar në arkivat e vendit dhe ato të huaj, në shtypin e kohës dhe mjaft botime dokumentare, në kërkimet në terren dhe muze e dorëshkrime, përbën një vepër komlekse e të gjerë, duke pasqyruar jetën politike, ekonomike, kulturore, traditat dhe zakonet, si dhe përpjekjet e banorëve nëpërshekuj në luftrat për liri e çlirim
kombëtar.

Në faqet e këtij libri enciklopedik, zënë vend, materiale historike, kulturore nga e gjithë harta e Vlorës, qysh nga kohët e lashta e deri sot, të ruajtura madje dhe pasuruara, në muzetë historike dhe muzetë e gjalla!

Gjithashtu edhe figura të njohura, kontrubuese të shoqërisë, të gdhendura dhe të pasqyruara në faqet e tij, kanë zënë vendin e nderit! Gjuha e thjeshtë e përdorur, në pasqyrimin e ngjarjeve dhe të figurave është mbajtur parasasysh nga autori i respektuar, duke e bërë librin edhe më të thjeshtë, sa dhe me aq vlera të shumfishta për lexuesin!

Në nderim të festave të Nëntorit, na bëri bashkë një libër i shumëpritur: “ Vlora – Fjalor Enciklopedik ”, një libër, që siç thotë akad. Shaban Demiraj, – i mundimshëm, që nxjerr në sytë tanë pamjet e Vlorës, të dukshmet dhe të padukshmet.

Në një vepër me 1146 faqe, me më shumë se 2200 zëra, mbi 1600 fotografi e grafika, 32 faqe album ilustrues, për herë të parë, na ringjallet Vlora me gjurmët e saj historike dhe kulturore, peizazhi natyror dhe njerëzor, duke kapërcyer shekujt për të ardhur në ditët tona.

Brenda këtij libri shkencor dhe enciklopedik gjëmon Vlora ilirike me qytetërimet e saj në Amantie, Orik, Treport, Aulon, Olimpia, Mesaplik, Himarë, Kaninë e gjetkë; gjëmon Vlora e kohëve bizantine, e kështjellave dhe kalave, e qëndresës mesjetare kundër pushtimit të gjatë otoman, ku nxjerrin krye prijësit vlonjatë Komita Muzaka, Rugjina Balsha, Gjergj Arianiti, dhe më pas kryengritjet antiosmane të viteve 1834,1847, 1911 dhe Shpallja e Pavarësisë Kombëtare, që Vlorën e bëri Emblemë të Kombit.

Siç shkruhet në Fjalorin Enciklopedik të Vlorës, dy epopetë e mëdha, ajo e vitit 1920 dhe Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) dëshmuan qartë shpirtin liridashës të Vlorës dhe
trevave të saj.

Në këtë enciklopedi zenë vend fshatra e qytete me etnokulturën e tyre, Himara dhe Labëria, Kudhës – Grehoti dhe Myzeqeja me tërë potencialet e tyre njerëzore, ekonomike, kulturore, zakonore, arkitekturën dhe veshjen, si dhe zhvillimet bujqësore, blegtorale dhe industriale.

Siç shprehet akad. Gjovalin Shkurtaj në artikullin e tij: “Mbi këtë lëndë të pasur e të qëmtuar me kujdes, mund të bëhen studime të tjera, pasi ajo është kthyer në një minierë me galeri të shumta”.

Jeta politike, shoqërore, kulturore, letrare, artistike dhe arkitekturore e Vlorës dhe trevave të saj me intelektualët, bujarët dhe luftëtarët e betejave të mëdha, i japin një dritësim të ri Vlorës, duke
e parë atë si një  meteor  të Çështjes Kombëtare.

Është kënaqësi për mua të çel këtë përurim e takim kulturor dhe të theksoj se një vepër e tillë enciklopedike i kishte munguar prej kohësh Vlorës, por autori skrupuloz pas 34 vjet pune kërkim në terren dhe studimi në arkiva, biblioteka e muzeume, brenda dhe jashtë vendit, e bëri të mundur realizimin e këtij monumenti shkencor dhe kulturor.

Mbas një pune kaq yë gjatë kërkimore – shkencore vërtet titanike të prof. Bardhosh Gaçes, më në fund, edhe Vlora ka Enciklopedinë e saj, këtë vepër madhore të merituar.

Organizatorë të veprimtarisë ishin Universittei “Ismail Qemali” Vlorë, Biblioteka Shkencore “Nermin Vlora Falaschi”, Fakulteti i Shkencave Humane dhe të Drejtësisë, Qendra e Studimeve Albanologjike, në bashkërendim me Shoqatën Atdhetare – Kulturore “Labëria” dhe Bashkia Vlorë.

U zhvillua kështu një veprimtari e nivelit të lartë akademik dhe atdhetar në Universitet, pikërisht në Bibliotekë, në strehëzën e ngrohtë të diturisë dhe kulturës dhe la mbresa të jashtëzakonshme krenarie për Vlorën dhe mirënjohjeje për autorin.

Në këtë aktivitet morën pjesë pedagogë, studentë, shkrimtarë dhe artistë të qytetit intelektualë, studiues, personalitete të kulturës dhe historisë lokale dhe kombëtare, pushtetarë dhe deputetë të Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë.

Moderator: Albert Habazaj;

Në panel: Albert HABAZAJ, përgjegjës i  Bibliotekës Shkencore, Universiteti “Ismail Qemali” ;

Frosina Londo QYRDETI, zëvendës  rektor i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë ;

Ermal DREDHA, kryetar i Bashkisë së Vlorës;

Vullnet SINA, deputet i Kuvendit të Shqipërisë;

Bujar LESKAJ, deputet i Kuvendit të Shqipërisë;

Flamur MAMAJ,  prefekti i Qarkut Vlorë;

Ermal MOÇKA, kryetar i Këshillit të Qarkut Vlorë .

Takimi kulturor dhe përurimi i librit

“VLORA – FJALOR ENCIKLOPEDIK  i prof.dr. Bardhosh GAÇE  sipas këtij programi  me kumtesa, diskutime, përshëndetje, si dhe dy poezi.

1.
Fjala e hapjes:  Msc. Albert Habazaj, përgjegjës i  Bibliotekës Shkencore “Nermin Vlora Falaschi”, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë:  ““Vlora – Fjalor Enciklopedik ”, një kontribut shkencor dhe historiografik”;
2. Prof.as.dr. Frosina Londo Qyrdeti, zëvendës  Rektore e Universitetit  “Ismail Qemali”, Vlorë përshëndet në emër të Rektorit të Universittetit prof.dr Roland Zisi, i cili ishte ideator i
veprimtarisë, por për arsye pune nuk u ndodh në Vlorë;
3. Prof.as.dr Monika Hasani, Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë, UV;
4. Dr. Ermir Xhindi, pedagog i Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, FSHHD;
5. Deputeti Vullnet Sina, (Përshëndetje);
6. Kryetari i Bashkisë Vlorë Ermal Dredha, (Përshëndetje);
7. Dr. Edlira Çerkezi, pedagoge e Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, FSHHD;
8. Dr. Bujar Leskaj, deputet, (përshëndetje);
9. Dr. Llukë Gjidede, përshëndetje në emër të Bregdetit;
10. Ahmet Demaj, kryetar i Shoqatës Labëria për degën e Vlorës;
11. Eqerem Canaj, shkrimtar; sekretar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko”, Vlorë;
12. Dr. Asime Feraj, specialiste e Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Ballkanistike, FSHHD;
13. Doc. Odise Çaçi,  historian, ish – pedagog në  Universitetin  “Ismail Qemali”, Vlorë;
14. Dr. Alta Azizi Haluci,  pedagoge e  Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, FSHHD;
15. Enver Memisha, studiues;
16. Dr. Pranvera Resulaj, deputete, pedagoge  në  Universitetin  “Ismail Qemali”, Vlorë;
17. Albana Hodo, mësuese, poete;
18. Drita Agaj, akovate, veprimtare;
19. Agim Ruka, mësues, poet, publicist;
20. Remzi Gjika, mësues, shkrimtar;
21. Apostol Basho, fotoreporter, poet popullor;
22. Prof. dr. Bardhosh Gaçe,  autori i Enciklopedisë së Vlorës falënderon organizatorët dhe disktutantët dhe shprehet që do të vijojë punë për plotësimin e zërave dhe botimin e vëllimit të
dytë të enciklopedisë së Vlorës..

Deputeti Vulnet Sina mbështetës i veprimtarive kulturore të Vlorës u shpreh se  “Vlora, fjalor enciklopedik” është përmendore e vërtetë e Vlorës historike. Me kënaqësi të veçantë mora pjesë sot në promovimin e librit të profesor Bardhosh Gaçes me titull “Fjalori enciklopedik i Vlorës”, mbajtur në ambientet e bibliotekës së universitetit “Ismail Qemali”.

Në afro 1200 faqet e kësaj vepre kolosale, lexuesi gjen të gjjtha pjesët e hartës së Vlorës, që nga Novosela, Qeparoi, Kuçi, Mesapliku, Selenica, Sevasteri që nga lashtësia e deri në ditët e sotme.
Në këtë vepër enciklopedike, zënë vend pasuritë historike, kulturore dhe artistike, të mbledhura ndër shekuj, të ruajtura madje dhe pasuruara, në muzetë historike dhe muzetë e gjallë, në qendrën
e themelimit të shtetit shqiptar. Koha është e çmuar për të gjithë, por fakti që profesor Gaçe nuk ka zgjedhur rehatinë, por sfidën e jashtëzakonshme të dijes e hulumtimit, më shtyu ta pyesja me kërshëri se si e organizonte kohën e tij duke ruajtur një produktivitet kaq të lartë intelektual.
Në fakt unë e di se e gjithë vepra e profesorit, do të ishte e pamundur pa vokacionin e tij patriotik, genin dhe nervin intelektual dhe dëshirën për t’i lënë trashëgimi brezave, vepra të cilët janë udhërrëfyes të vërtetë për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë

Edhe deputeti tjetër i Kuvendit të Shqipërisë Bujar Leskaj, mbështetësi kryesor dhe i vijueshëm veprimtarive historiko – kulturore të Vlorës  e quajti këtë enciklopedi vepërn e jetës së prfesor Gaçes, që për ne është një bibliotekë në lëvizje.

blank

blank

Zbulohet grimca e rrallë, shkencëtarët: Erdhi përtej galaktikës sonë

Zbulimi i një grimce me energji të lartë nga hapësira ka nxitur spekulime në komunitetin shkencor. Grimca, e cila u zbulua gjatë një ngjarjeje me rreze kozmike me energji të lartë, ishte e ngjashme me një incident të ngjashëm në vitin 1991. Ky fakt i jashtëzakonshëm i shtyu studiuesit të studiojnë fenomenin.

Gjetjet do të publikohen në revistën prestigjioze Science. Grimca, e quajtur Amaterasu, sipas perëndeshës japoneze të diellit, është rrezja e dytë kozmike më energjike e vëzhguar ndonjëherë, pas grimcës “Oh- My -God ” e zbuluar tre dekada më parë.

Rrezet kozmike janë grimca me shpejtësi të lartë që kanë origjinën kryesisht nga rajone përtej sistemit tonë diellor, duke përfshirë galaktikat e largëta, sipas NASA-s . Këto janë mbetje të shpërthimeve kozmike dhe fenomeneve të tjera të dhunshme qiellore. Megjithatë, grimca Amaterasu njihet për nivelin e saj të paparë të lartë të energjisë, diçka e rrallë në mesin e ngjarjeve të tilla.

Toshihiro Fujii, një profesor i asociuar në Universitetin Metropolitan të Osakës, shprehu mosbesimin në fillim për zbulimin e një rrezeje kozmike me energji kaq të lartë, duke përmendur studimet e tij që nga fillimi i viteve 1990. Më 27 maj 2021, grimca në fjalë u zbulua në grupin e teleskopëve në Utah, duke përdorur një rrjet prej 507 stacionesh detektorësh të shpërndarë në një sipërfaqe prej rreth 700 kilometra katrorë.

Origjina e grimcave Amaterasu mbetet një mister. Dukej se vinte nga një zbrazëti afër skajit të galaktikës sonë. Paaftësia për të zbuluar një trup qiellor të aftë për të prodhuar një grimcë të tillë vetëm sa e thellon misterin dhe nxit intrigën që rrethon këtë enigmë kozmike. / dita

blank

115 vjet më parë çeli punimet Kongresi i Manastirit- Nga Bledi Filipi

U organizua nga shoqëria Bashkimi dhe u propagandua nga Mid’hat bej Frashëri në revistën e tij Lirija:”… ardhi një ditë e pëlqyerë për istorinë tonë, që të nisim liruar’ e papengim të punojmë për mbrodhësin’ e lumtërin’ e kombit tonë, jo me barut edhe me armë, po me kartë e pëndë, andaj kjo çështje e Abecesë lipsetë të jetë fillim, që pa atë nuku do mundim të harijmë qëllimetë tona të lartëra për mbrodhësi të gjuhësë.”- Kështu shkruante Mid’hat bej Frashëri, që e drejtoi këtë mbledhje, ku morën pjesë delegatë të të gjitha besimeve nga mbarë Shqipëria dhe kolonitë shqiptare jashtë. Vendosja e një alfabeti të vetëm e mbylli odisenë e alfabeteve të shqipes. Ky njësim i shërbeu “si përparimit të gjuhës, si të përhapurit të diturisë ndër ne”. (Kostallari 1973:54)

Ky alfabet në krahasim me të kaluarën i afroi aq shumë dy variantet letrare në shkrim, saqë nga albanologët më të shquar të kohës u vlerësua si një hap i barabartë me vendosjen e një drejtshkrimi të njëjtë. (Pedersen, “Yll’i i Mëngjezit” 1917/2:235)

Por ky përfundim i studiuesve të shqipes do t’i shkonte për shtat të shkuarës, pasi rrugëtimi i drejtshkrimit të shqipes do të vazhdonte edhe disa dhjetëvjeçarë pas Kongresit të Manastirit. Unifikimi i alfabetit do të hapte rrugën drejt standardizimit të gjuhës shqipe, dhe pikërisht fillon me Komisinë Letrare të Shkodrës ( 1916-1917), e cila arriti të bënte një kodifikim të konvergjencës gjuhësore. (Kostallari, 1973:55)

Për shkrimin e shqipes, për të vënë në pah individualitetin e saj dhe të popullit shqiptar, u ndoq edhe një rrugë tjetër – ajo e krijimit të alfabeteve të veçanta. Nga shekulli XVIII, mbase edhe më parë, u krijuan disa alfabete të tilla. Orvatja më fatlume qe ajo e veprimtarit dhe e mësuesit të gjuhës shqipe Teodor Haxhifilipit(rreth vitit 1730-1805), i njohur me emrin Dhaskal Todri, shkrimi i të cilit pati njëfarë përhapjeje. (HLSh, 1957:15)

Në një frymë të re, thellësisht kombëtare, e shtroi dhe e zgjidhi çështjen e alfabetit të shqipes ideologu i parë i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, mendimtari i shquar iluminist dhe veprimtari i shkollës shqipe Naum Veqilharxhi (Naum Bredhi, 1767-1846). Në vitet 1824 dhe 1825 ai e kishte nisur tashmë punën për një alfabet të tijin me 33 shkronja. Më 1844 ai shtypi një gjuhën shqipe një abetare prej tetë faqesh. Ky libër i vogël me titull “Fort i shkurtër e i përdorçim ëvetar shqip”, u shpërnda në mbarë Shqipërinë e jugut, nga Korça në Berat. Në vitin 1845, në një botim të dytë, kjo broshurë u zgjerua deri në 48 faqe, me titull ”Fare i ri abetor shqip për djelm nismëtore”.

Përpjekje të mëtejshme për caktimin e një alfabeti të përgjithshëm për gjuhën shqipe u bënë në vitet ’60 të shekullit XIX si dhe më pas, nga një grup atdhetarësh dhe veprimtarësh të shquar të Rilindjes Kombëtare, siç ishin: Kostandin Kristoforidhi (1872-1895) – lëvrues dhe studiues i dalluar i gjuhës shqipe; Pashko Vasa(1825-1892) – veprimtar i arsimit dhe i kulturës, poet dhe publicist patriot; Hasan Tahsini (1811-1881) – atdhetar i madh, filozof dhe mendimtar i shquar në fusha të ndryshme të diturisë; Jani Vreto (1822-1900) – atdhetar dhe mendimtar shquar; Sami Frashëri (1850-1904) – dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist, rilindës i shquar, ideolog kryesor i Lëvizjes kombëtare shqiptare. Përpjekjet e tyre u kurorëzuan me sukses në kohën e Lidhjes së Prizrenit (1878).

Në fillim të vitit 1879 u pranua alfabeti i parashtruar nga Sami Frashëri (1850-1904), i bazuar në parimin “një tingull me një germë dhe një germë për një tingull”. Ky alfabet, i njohur me emrin “alfabeti i Stambollit”, u mbështet në alfabetin latin,duke u plotësuar me disa shkronja greke dhe me shkronja të tjera të veçanta. Me të u bënë shumë botime, u përhap gjerësisht dhe deri në fund të shekullit XIX ishte alfabeti kryesor i Rilindjes Kombëtare. (Nga fundi i shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX një përhapje jo të vogël pati edhe alfabeti i shoqërisë “Bashkimi” të Shkodrës, të cilin – me pak ndryshime – e përshtati edhe revista “Albania” e Faik Konicës (1875-1942), që botohej në Bruksel në vitet 1897-1902 dhe në Londër në vitet 1903-1909. Me shkrimet e saj, kjo revistë luajti një rol të rëndësishëm për zgjidhjen e alfabetit të përbashkët, të vendosur në Kongresin e Manastirit më 1908.

KONGRESI I MANASTIRIT (1908).
Kongres kombëtar, i mbajtur në Manastir prej 1422.11.1908, për të shqyrtuar disa çështje të rëndësishmen të lëvizjes kombëtare në atë etapë, në radhë të parë për të zgjidhur çështjen e alfabetit të gjuhës shqipe , njësimi i të cilit ishte bërë një problem i mprehtë politik, arsimor e kulturor dhe një kërkesë e ngutshme e lëvizjes kombëtare. Për ta përmbushur këtë kërkesë, atdhetarët shqiptarë shpejtuan të shfrytëzonin gjendjen e krijuar pas shpalljes së Kushtetutës në Perandorinë Osmane (23.07.1908). Menjëherë pas kësaj, klubi Bashkimi i Manastirit u bë nismëtar për thirrjen e një kongresi kombëtar, që ka hyrë në histori si Kongresi i Manastirit. Në të morën pjesë 50 delegatë të shoqërive, klubeve dhe të organeve kombëtare të pjesës më të madhe të trevave shqiptare, si edhe të kolonive shqiptare në vende të ndryshme, shkrimtarë e gazetarë, lëvrues të gjuhës e mësues të shqipes, veprimtarë të njohur të lëvizjes kulturore e politike kombëtare. Kongresi zgjodhi nga gjiri i tij një komision prej 11 anëtarësh, që përbëhej nga përfaqësues të tre alfabeteve kryesore që ishin në përdorim. Në komision bënin pjesë Gj. Fishta (kryetar), L. Gurakuqi, S. Peci, Mithat Frashëri, Sh. Kolonja, Dh. Buda, N. Mjeda, Gj. Qiriazi, B. Topulli, Nyzhet Vrioni, Grigor Cilka. Pas mjaft diskutimesh u krijua një alfabet i ri, i mbështetur i tëri në alfabetin latin, shkronjat e të cilit
plotësoheshin me nëntë dyshkronjësha (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ë). Por në fund Komisioni dhe K. vendosën që të lejohej përdorimi si i alfabetit të Stambollit, që kishte një përhapje të gjerë ndër Shqiptarë, ashtu edhe i alfabetit të ri. Dy alfabetet ndryshonin vetëm në 7 shkronja. Vendimet e Kongresit, që ishin kurorëzim i përpjekjeve të shumë brezave lëvruesish të shqipes për afrim e njësim, u mirëpritën nga rrethet kulturore shqiptare brenda dhe jashtë vendit dhe u vunë menjëherë në zbatim. Brenda pak vitesh alfabeti i krijuar nga K. fitoi epërsi dhe u bë shpejt alfabeti i vetëm i shqipes. Njësimi i alfabetit ishte një hap shumë i rëndësishëm për njësimin e drejtshkrimit dhe të gjuhës letrare shqipe.

Kongresi i Manastirit pati rëndësi të madhe jo vetëm për alfabetin dhe për gjuhën letrare kombëtare, për arsimin e për kulturën, por edhe për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në përgjithësi. Gjatë ditëve të Kongresit u organizuan takime të veçanta e mbledhje të mbyllura me delegatët, ku u rrahën probleme të mprehta politike. Bisedimet e zhvilluara shërbyen për të afruar pikëpamjet, për të përcaktuar platformën politike të përbashkët të organizatave kombëtare e për të bashkërenduar më mirë veprimtarinë e tyre. U hartua edhe një program kërkesash politike, kulturore dhe ekonomike prej 18 pikash, që iu dha deputetit të Korçës, Sh. Kolonja, për ta paraqitur në parlament në emër të Shqiptarëve. Kongresi i Manastirit e ngriti lëvizjen kombëtare në një shkallë më të lartë. ( FE II 2009 )

blank

Teleskopi Euklid dhe imazhet e tij të para të Universit

 

VOAL- Për të kuptuar potencialin e madh të teleskopit hapësinor Euklid, thjesht mendoni menjëherë për një nga imazhet që u publikuan nga Agjencia Evropiane e Hapësirës. Është fjala për grupin e galaktikave Perseus. Çfarë është një grumbull galaktikash? Është një grup i madh galaktikash që mbahen së bashku nga tërheqja gravitacionale. Në këtë imazh ka më shumë se një mijë galaktika që i përkasin këtij grupi, dhe Euklidi arrin t’i vëzhgojë të gjitha në një drejtim të vetëm të teleskopit.

Për të dhënë një shembull, nëse marrim celularin tonë dhe bëjmë një foto të grupit tonë të miqve, shohim se e gjithë kompania shfaqet në imazhin tonë të vetëm. Për Euklidin situata është e ngjashme. Në praktikë, është në gjendje të shohë këtë grup galaktikash në një pamje të vetme, pa pasur nevojë të rrotullohet dhe të marrë imazhe të shumta të cilat më pas rikompozohen më vonë si një mozaik. Prandaj, fusha e shikimit të Euklidit është shumë e gjerë, në fakt e paprecedentë në historinë e misioneve hapësinore të këtij lloji. Për krahasim, fusha e shikimit të Euklidit është rreth dyfishi i sipërfaqes së Hënës nga sa shfaqet në qiell dhe është 200 herë më e madhe se fusha e shikimit të teleskopit hapësinor James Webb. Kjo do të thotë se nëse marrim një imazh të Euklidit dhe e ndajmë atë në 200 katrorë, James Webb është në gjendje të fotografojë një nga këto katrorë. Prandaj, ai duhet të bëjë shumë fotografi për të qenë në gjendje të vëzhgojë zonën që është kapur nga Euklidi në një pikë të vetme.

Një forcë tjetër e Euklidit është rezolucioni i lartë në vëzhgimin në thellësi. Grumbulli Perseus është rreth 250 milionë vite dritë larg nesh. Një vit drite është i barabartë me pak më shumë se 63,000 herë distanca Tokë-Diell, që është afërsisht 150 milionë km. Këto janë distanca shumë të mëdha! Dhe kjo nuk është e gjitha! Në imazhin e grumbullit Perseus mund të shihni qartë më shumë se njëqind mijë galaktika në sfond, dhe disa prej tyre madje janë në një distancë prej dhjetë miliardë vite dritë!

Një imazh astronomik është një projeksion dy-dimensional i një fete të Universit që shtrihet në tre dimensione. E njëjta gjë vlen edhe për fotografitë që bëjmë në jetën e përditshme në planetin Tokë. Nëse marrim celularin dhe fotografojmë një peizazh të bukur, vëmë re se ka elementë afër nesh, si shtëpi, parqe dhe ndoshta një liqen të bukur, dhe në sfond shohim malet që shtrihen në distancë dhe humbasin shikimin. Këtu ato qindra mijë galaktika janë si male që shtrihen në distancë deri në thellësitë e Universit dhe që Euklidi na lejon t’i shohim me rezolucion të madh! Prandaj, fusha e madhe e shikimit dhe thellësia e bëjnë Euklidin një mjet të mrekullueshëm për të eksploruar pyetjet e mëdha pas natyrës së materies së errët dhe energjisë së errët.

Mjegullnaja e Kokës së Kalit

blank
Thjesht fakti i të qenit në gjendje të shohësh një imazh si ai i grupit Perseus është i mundur falë pranisë së materies së errët. Është pjesë e historisë së Universit tonë, i cili sheh materien e dukshme të grumbulluar në shkallë të ndryshme kozmologjike. Nëse nuk do të kishte materie të errët, e cila mban së bashku materien e dukshme, kjo e fundit do të kishte një shpërndarje homogjene. Në vend të kësaj ka shumë johomogjenitet, sepse në disa rajone gjejmë më shumë prej tyre, siç janë grupimet e galaktikave, dhe në të tjera gjejmë më pak.

Është sikur Universi të përshkohej nga fije të padukshme që përcaktojnë strukturën dhe evolucionin e galaktikave në Kozmos. Për më tepër, ne studiojmë lëndën e errët bazuar në efektet që prodhon në lëndën e zakonshme, siç është shtrembërimi i formës së galaktikave për shkak të materies së errët të vendosur midis burimit dhe teleskopit. Ky fenomen quhet lente gravitacionale.

Aftësia e Euklidit për të vëzhguar pjesë të mëdha të qiellit në thellësi na lejon të krijojmë një hartë 3D të galaktikave, të studiojmë këto efekte gravitacionale dhe për këtë arsye të rindërtojmë se si shpërndahet materia e errët në Univers.

Meqenëse energjia e errët kuptohet se është përgjegjëse për përshpejtimin e Universit, rindërtimi i një harte 3D të galaktikave na lejon të studiojmë historinë e tyre dhe për këtë arsye të jemi në gjendje të kemi informacion më të saktë mbi energjinë e errët.

Në imazhet e para të Euklidit, tashmë është e mundur të identifikohen galaktika shumë të largëta (dhe për rrjedhojë të lashta) që nuk kanë qenë të mundshme të vëzhgohen në misionet e mëparshme. Shkencëtarët shpresojnë të jenë në gjendje të mbledhin më shumë të dhëna për galaktikat xhuxh, objekte të largëta dhe të lashta që mund të na tregojnë kaq shumë për historinë e universit. Deri më tani, numri i galaktikave xhuxh në të dhëna nuk përkon me modelet teorike të simulimeve. Tani, Euklidi mund të jetë në gjendje t’i pajtojë këto dy aspekte të kërkimit.

Nëse marrim parasysh imazhin e bukur dhe të madh të Mjegullnajës së Kokës së Kalit, do të përballemi me një nga rajonet më të njohura të formimit të yjeve në universin e afërt. Një mjegullnajë është në fakt një re pluhuri kozmik, kryesisht hidrogjen molekular i ftohtë, që formon yje. Dhe këtu formohen edhe planetë! Disa përputheshin me yllin e tyre, pak si një sistem i vogël diellor. Mjegullnaja e Kokës së Kalit tashmë është vëzhguar nga misioni Gaia, i cili identifikoi yje të rinj në krahasim me ato të njohura tashmë. Euklidi do të jetë në gjendje të shtojë menjëherë kandidatë të rinj në listën tashmë të njohur të yjeve dhe planetëve, duke shkruar një faqe të re në historinë e Kozmosit.rsi-eb

blank

Toka po zien nga vullkanet aktive: Sa e rrezikshme është situata? – Nga Ralf Klostermann, BILD

Islanda po dridhet, toka po çahet. Mali Etna në Siçili po nxjerr zjarr dhe hi. Ndërsa supervullkani ‘Fushat Flegraike’ pranë Napolit gjithashtu ka shkaktuar shqetësim të madh te ekspertët prej javësh.

Sa e rrezikshme është toka që po zien? A po shpërthen gjithçka përpara syve tanë?

BILD jep përgjigje.

Para se gjithash: Tri vendndodhjet me aktivitetin aktual vullkanik nuk janë të lidhura. Janë ngjarje individuale.

Vlimi në Islandë

Profesori Thomas Walter, kryevullkanolog në Qendrën për Gjeokërkime në Potsdam, thotë për BILD: ‘E gjithë Islanda është me origjinë vullkanike dhe ka pasur trazime të mëdha në ishull për vite me radhë. Kishte tre shpërthime në tre vjet. Por situata atje ndryshon nga ora në orë, askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë tani’.

Fakt është se në rajonin përreth qytetit të evakuuar të Grindavikut, është formuar një tunel magme prej 15 kilometra i gjatë, që shtrihet deri në det.

Shqetësimi kryesor është se nëse ndodh një shpërthim nën det, do të krijohen sasi të mëdha tymrash toksikë që përmbajnë acid klorhidrik, gjë që mund të kërcënojë edhe kryeqytetin e vendit, Reykjavik (me popullsi 140 mijë banorë).

Vullkani më i madh në Europë

Shpërthimi në kraterin juglindor të Etnës u parashikua nga ekspertët. Profesori Walter thotë: ‘Kam qenë atje para pak kohësh, shpërthimi aktual nuk është asgjë e pazakontë. Kjo ndodh në Etna një ose dy herë në vit’.

Supervullkani pranë Napolit

‘Supervullkani’, i njohur ndryshe edhe si Fushat Flegraike, është një zonë prej afërsisht 150 kilometra katrorë pranë Napolit, që përbëhet nga një numër vullkanesh individuale.

Një ekip kërkimor nga Kolegji Universitar i Londrës dhe Instituti Kombëtar i Kërkimeve për Gjeofizikën dhe Vullkanologjinë në Itali, së fundmi kanë ekzaminuar gjigantin nëntokësor. Rezultati: Ka disa vite që ka shenja të reja të rritjes së aktivitetit.

Profesor Walter thotë: ‘Diçka aty ka zier për dekada, por situata është qetësuar për momentin’. Kjo do të thotë se edhe pse mund të ndodhë një shpërthim i kufizuar, vullkanologët nuk presin një shpërthim masiv supervullkani që do ta zhyste tokën në një dimër vullkanik dhe do të shkaktonte një epokë të vogël akullnajash.

Por çfarë i bëjnë vullkanet klimës sonë? Profesor Walter: ‘Këto ngjarje aktualisht janë shumë të vogla për të shkaktuar ndryshime klimatike’.

blank

E kujt është Hëna?

Hëna e kujt është?

VOAL- Eksplorimi i hapësirës po përjeton një rilindje të papritur, një epope e re në të cilën po marrin pjesë shumë vende. Një nga qëllimet është kthimi i përhershëm i burrave dhe grave në Hënë

Mbrëmje romantike buzë detit, ata që shikojnë lart për të vëzhguar dukuri të rralla astronomike, ditë që nuk nisën mirë dhe shkuan edhe më keq, dëshira të paarritshme, baticë apo baticë.

Hëna ndikon në jetën tonë dhe për këtë arsye ka qenë gjithmonë pjesë e imagjinatës sonë. Në vitet 1960 ajo u bë edhe një simbol i epërsisë teknologjike dhe shoqërore, kur fuqitë e mëdha vendosën se donin ta arrinin atë, se donin të vendosnin këmbën atje. Pas disa vitesh, interesi i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik u zbeh dhe më pas u zhduk.

Sidoqoftë, kohët e fundit ka pasur një rinisje të misioneve në Hënë. Pse? Çfarë burimesh po kërkoni? A do të jetojmë atje? Apo është thjesht një ndalesë në rrugën drejt destinacioneve më të largëta?rsi-eb

blank

Instituti Albanologjik i Prishtinës boton veprën studimore “Shqyrtime gjuhësore”, të autorit prof. ass. dr. Sejdi Gashi

Instituti Albanologjik i Prishtinës botoi veprën “Shqyrtime gjuhësore” të autorit prof. ass. dr. Sejdi Gashi. Ky botim përmban përmbledhje punimesh gjuhësore të përzgjedhura, që janë shkruar brenda viteve 2012-2023, një pjesë e të cilave janë botuar në periodikun shkencor e në botime tjera në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Bullgari etj., kurse disa nga to janë punime të prezantuara në konferenca e tubime të ndryshme shkencore në Kosovë dhe jashtë saj. Materialet e këtij vëllimi janë paraqitur të zgjeruara, të plotësuara dhe të rivlerësuara si nga ana
përmbajtjesore ashtu edhe nga aspekti teknik. Një pjesë e këtij materiali po botohet për herë të parë.
Ky vëllim studimor është konceptuar sipas katër ndarjeve tematike. Në pjesën e parë të kësaj përmbledhjeje janë përfshirë trajtesa gjuhësore të karakterit sociolinguistik, por edhe tema të tjera si: kultura e gjuhës në medie, probleme të përdorimit të drejtë të terminologjisë në medie, gjuha përballë procesit të globalizimit e të tjera kundrime, që për kryefjalë kanë gjuhën shqipe dhe
përdorimin e saj sa më cilësor.
Në pjesën e dytë të librit zënë vend punimet që karakterizohen për natyrën historike të trajtimit të çështjeve gjuhësore nga njëra anë, si dhe personalitetet e caktuara që kanë kontribuar dhe bashkërrugëtuar jetësisht me gjuhën shqipe, nga ana tjetër. Të tilla tema janë: Komisia Letrare Shqipe e Shkodrës (1916-1918) dhe shqipja e sotme standarde; Kongresi Arsimor i Lushnjës dhe rëndësia e tij për gjuhën dhe arsimin shqip; Reka e Epërme përballë fenomenit të asimilimit gjuhësor e kombëtar; Thimi Mitko gjuhëtar, leksikolog e leksikograf i veçantë.
Në pjesën e tretë të këtij libri nxjerrin krye temat që kanë të bëjnë me fjalëformimin si një nga nëndisiplinat shkencore të gjuhësisë si dhe venerime të tjera në përdorimin e shqipes standarde në gjithë zinxhirin tonë arsimor.
Strukturalisht, pjesa e katërt e këtij libri përbëhet nga tri vlerësime (recensione) për vepra të botuara gjatë viteve të fundit.
Vepra e botuar ka 244 faqe. Ky është libri i pestë shkencor i prof. ass. dr. Sejdi Gashit.
blank

Zgjidhja e Teoremës së Pitagorës u gjet në një pllakë babilonase para lindjes së “babait” të saj

Studioni matematikën për një kohë mjaft të gjatë dhe ka të ngjarë të keni sharë emrin e Pitagorës ose të keni thënë “lavdërimi i qoftë Pitagorës” nëse jeni pak adhurues i trekëndëshave.

Por ndërsa Pitagora ishte një figurë e rëndësishme historike në zhvillimin e matematikës, ai nuk e kuptoi ekuacionin më të lidhur me të (a2 + b2 = c2). Në fakt, ekziston një tabletë e lashtë babilonase (me emrin tërheqës IM 67118) e cila përdor teoremën e Pitagorës për të zgjidhur gjatësinë e një diagonaleje brenda një drejtkëndëshi. Pllaka, me gjasë e përdorur për mësimdhënie, daton nga viti 1770 pes – shekuj përpara se të lindte Pitagora rreth vitit 570 pes.

Një tjetër tabletë nga rreth 1800–1600 pes ka një katror me trekëndësha të etiketuar brenda. Përkthimi i shenjave nga baza 60 – sistemi i numërimit i përdorur nga babilonasit e lashtë – tregoi se këta matematikanë të lashtë ishin të vetëdijshëm për teoremën e Pitagorës (që nuk quhet kështu), si dhe koncepte të tjera të avancuara matematikore.

“Përfundimi është i pashmangshëm. Babilonasit e dinin lidhjen midis gjatësisë së diagonales së një katrori dhe anës së tij: d=rrënja katrore e 2”, shkruan matematikani Bruce Ratner në një punim mbi këtë temë. “Ky ishte ndoshta numri i parë i njohur si irracional. Megjithatë, kjo nga ana tjetër do të thotë se ata ishin të njohur me Teoremën e Pitagorës – ose, të paktën, me rastin e saj të veçantë për diagonalen e një katrori (d2 = a2 + a2 = 2a2) – më shumë se një mijë vjet para të urtit të madh për të cilin u emërua”.

Pra, pse kjo iu atribuua Pitagorës? Asnjë shkrim origjinal nga Pitagora nuk ka mbijetuar. Ajo që ne dimë për të u transmetua nga të tjerët, veçanërisht nga pitagorianët – anëtarë të një shkolle që ai ngriti në atë që sot është Italia jugore moderne. Shkolla, e quajtur Gjysmërrethi i Pitagorës, ishte e fshehtë, por njohuritë e mësuara ose të zbuluara atje përcilleshin dhe shpesh i atribuoheshin vetë njeriut.

“Një arsye për rrallësinë e burimeve origjinale të Pitagorës ishte se njohuritë e Pitagorës u transmetuan nga një brez në tjetrin me gojë, pasi materiali i shkrimit ishte i pakët”, vazhdoi Ratner. “Për më tepër, nga respekti për udhëheqësin e tyre, shumë nga zbulimet e bëra nga pitagorianët iu atribuan vetë Pitagorës; kjo do të përbënte termin “Teorema e Pitagorës”.

Megjithëse Pitagora nuk doli me teorinë, shkolla e tij me siguri e popullarizoi atë dhe u lidh me të për disa mijëra vitet e ardhshme, të paktën. gsh

blank

CERN zbuloi se antimateria nuk “bie” lart, Ajnshtajni konfirmohet përsëri

Shkencëtarët në CERN kanë bërë një zbulim të rëndësishëm në zgjidhjen e enigmës së antimateries , e cila do të japë një përgjigje për atë që i ndodhi Universit gjatë fazave të hershme të krijimit të tij.

Antimateria është e kundërta e materies, prej së cilës përbëhen gjithçka që shohim në Univers (si yjet dhe planetët), por edhe njerëzit. Modelet teorike parashikojnë se sasi të barabarta të materies dhe antimateries u krijuan në Big Bengun që krijoi Universin. Teorikisht, materia dhe antimateria duhet të kishin asgjësuar njëra-tjetrën, duke lënë vetëm dritë. Pse nuk ndodhi është një nga misteret e mëdha të fizikës, siç raportohet nga BBC.

Por nëse gjithçka rreth nesh përbëhet nga materia, ku është antimateria?

Për vite me radhë, fizikantët janë përpjekur të zbulojnë dallimet e tyre, për të shpjeguar se si u krijua Universi. Nëse, për shembull, një objekt i bërë nga antimateria “rritej” në vend që të binte për shkak të gravitetit, ai do të hidhte në erë gjithçka që dimë për fizikën.

Çfarë kanë zbuluar shkencëtarët në CERN

 

Materia dhe antimateria i përgjigjen gravitetit në të njëjtën mënyrë, shkencëtarët në CERN kanë zbuluar, duke konfirmuar për herë të parë se atomet e antimateries bien poshtë.

Le të shohim së pari se çfarë është materia dhe antimateria.

Atomi më i thjeshtë i materies është hidrogjeni i cili ka një proton, me ngarkesë elektrike pozitive, në bërthamë dhe një elektron, me ngarkesë negative, që rrotullohet rreth tij. Në antimaterie, ngarkesat elektrike janë të kundërta.

Për shkak se antimateria ekziston vetëm në kohë të shkurtër në Univers (dhe në laboratorin në Tokë), ekipit të shkencëtarëve iu desh ta përgatisnin atë në një formë të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Në CERN ata përdorën antihidrogjen, i cili ka një proton të ngarkuar negativisht, antiprotonin, në bërthamën e tij dhe një elektron të ngarkuar pozitivisht, pozitron, që rrotullohet rreth tij.

Pajisja e CERN-it fillimisht ngadalëson antiprotonet dhe pozitronet dhe më pas i “bën në kurth” në një fushë magnetike në mënyrë që të mos bien në kontakt me materien dhe të zhduken.

Kur fusha është e fikur, atomet e antihidrogjenit lëshohen dhe sensorët në pajisje zbulojnë nëse, për shkak të gravitetit, ato kanë rënë “lart” ose poshtë.

Disa teoricienë kanë parashikuar se antimateria mund të bjerë “përpjetë”. Megjithatë, shumica e njerëzve, dhe veçanërisht Albert Einstein në Teorinë e tij të Përgjithshme të Relativitetit, thonë se ajo duhet të sillet saktësisht si materia dhe të bjerë poshtë.

Studiuesit e CERN-it kanë konfirmuar tani, me shkallën më të madhe të sigurisë deri sot, se Ajnshtajni kishte të drejtë. Por vetëm për shkak se antimateria nuk bie lart nuk do të thotë se ajo bie me të njëjtin ritëm si materia.bw

blank

XHOVANA GRANAI KASTRIOTI KARAFA (1522 – 1592). (Pjesa I)- Nga Lutfi ALIA Siena Itali

Pas emigrimit në Itali, shumë pjestarë të familjeve fisnike arbërore dhe përfaqësues nga masa e madhe e popullit, u shquan në jetën politike, ushtarake, fetare, shoqërore dhe kulturore, duke u bërë pjesë aktive, madje dhe protagonista në historinë e Italisë. Krahas pasardhësve të familjes të Gjergj Kastriotit, në Itali u shquan dhe përfaqësues të familjeve Granai, Muzaka, Zgura, Gropa, Spani, Dukagjini, Balsha, Renes, Mansi etj.
Ndër pjestarët e këtyre familjeve arbërore u shquan dhe shumë femra si Andronika Kastrioti, Maria Granai Kastrioti me vajzat Xhovana, Isabella, Kamilla; dy poeteshat Luçia Albani dhe Isabella Kastrioti Skenderbeg, si dhe Xhovana Granai Kastrioti Karafa (1522 – 1592), dukesha e Noçera dhe Markeza e Cività Sant Angelo.
Në Itali, Kastriotët janë me prejardhje nga dy degë, e para nga familja e Gjergj Kastriotit dhe Andronikës me djalin Gjoni II Kastrioti; ndersa linja e dytë janë pasardhësit e Kont Urani Granai Kastrioti (Vrana Kontit), i cili kishte lidhje fisnore me Gjergj Kastriotin, andaj përdornin mbiemër të përbërë Granai – Kastrioti. Karl Hopf, në pemën gjeanologjike të Kastriotëve, e ka përfshirë dhe Vrana Kontin me pasardhësit e tij në Itali, të cilët i prezanton pjestarë të dinastisë Kastrioti. [Charl Hopf, Chronique Gréco-Romanes: Inédites ou peu connues; avec notes et tables généalogiques. Berlin, 1873, pp. 47 – 48]
blank
Konti Uran Granai Kastrioti – Vrana Konti.
(Vepër e piktorit Agim Sulaj).
Pas vdekjes të Gjergj Kastriotit, Brana (i biri i Vrana Kontit) dhe gruaja e tij Maria Zardari (e bija e Pal Zardari dhe e Teodora Muzaka), erdhën në Itali, në të njejtën anije bashkë me Andronikën dhe të birin Gjoni II Kastrioti. Mbreti Ferrante I i Napolit, i sistemoi të dy familjet në mjediset e oborrit aragonez. Mbretëresha Xhovana III krijoi lidhje miqësore dhe konfidenciale me Andronika Kastriotin, e cila ishte damën e parë e shoqërimit dhe këshilltare e mbretëreshës. Bashkë me Andronikën, në grupin e damave shoqëruese ishte dhe Maria Zardari, gruaja e Bernard Granai, të cilën e thërrisnin “madama Porfida – kuqaloshja”. [ Lutfi Alia, Andronika dhe Gjoni II Kastrioti, Botimet Streha, Tiranë 2023, f.39 – 44]
Në Itali, pasardhësit e Kont Urani Granai, përdorin dhe mbiemërin Branai, nga emri Brana i djalit të madh të Kont Uranit, i italianizuar në Bernardo, si rezulton në dokumentat dhe kronikat e kohës Bernard Granai Kastrioti dhe Bernard Branai Kastrioti. Mbiemërin e dyfishtë Granai Kastrioti e mbajtën fëmijët, nipat, biznipat dhe stërnipat e Brana – Bernard Granai Kastriotit. Familja Bernard Granai Kastrioti, u mirëprit dhe kishte pozicion të privilegjuar në rrethin e personelit të mbretereshës Xhovana III e Napolit.
Sipas Gjon Muzakës, ky trajtim i familjes Granai i dedikohet ndikimit të Andronikës, e cila gëzonte respekte dhe nderim të veçantë nga familja mbretërore e Napolit. [ Giovannni Musachi: La storia e l‘eredità da generazione a generazione della famiglia dei Muzaka. Napoli, 1510]
Brana – Bernardi dhe Maria kishin gjashtë fëmijë.

Në vitin 1468, në Napoli lindi djali i parë Giovanni – Gjon Granai Kastrioti dhe me pas Alfonsi, Ferrante dhe tre vajzat Isabella, Xhovana dhe Kamilla. Fëmijët e Brana Granai dhe Marie Zardari

u shkolluan në Napoli. (Paolo Giovio. Dialogo sugli uomini e le donne illustre, del nostro tempo. 1529, Pubblicato da Nino Aragno Editore, Vol. II 2011)
Në vitin 1508 vdiq Bernard Granai Kastrioti dhe djali Gjon Granai Kastrioti trashëgoi titujt e fisnikërisë të atit, Duka II i Kopertno, Baroni II i Galatone, Duka II i Ferrandina dhe mëkëmbës i mbretëreshës në Pulia dhe Basilikata.
Gjon Granai Kastrioti, fillimisht ndoqi karrierën klerikale, ishte Ipeshkëv i Mazara del Vallo, por më pas e braktisi aktivitetin ekleziastik dhe u martua me Xhovana Gaetani, e bija e dukës Trajeto dhe konti i Fondi. Nga kjo martesë lindi vetëm një djal Pirro. Gjon Granai Kastrioti vdiq në Mesagne në vitin 1515, ku mbeti i vrarë gjatë një dueli.
Djali i dytë Ferrante Granai Kastrioti, governatori i Abruco, markez i Sant’Angelo dhe kont i Spoltone, u martua me Kamilla di Kapua, e bija e Kontit të Palena dhe kishin dy vajza: Xhovana dhe Hipolita. Konti Ferrante Granai Kastrioti u vra nga mbreti i Francës, gjatë dyluftimit në betejën e Pavia më 1525.
Djali i tretë, Alfonso Granai Kastrioti, shërbeu komandant i repartit të stratiotëve të mbretërisë së Napolit dhe mbreti i akordoi titullin Duka i Ferrandina, Markez i Atripalda, guvernator i Trojeve të Barit e Otrantos.
Pas vdekjes të Gjonit dhe të Ferrante, Alfonsi mori drejtimin e feudeve të familjes Granai – Kastrioti dhe për të shmangur ndarjet e pronave, i martoi djemtë e tij me mbesat. Djalin Antonio e martoi me mbesën Maria, dukesha e Ferrandina, por ata nuk kishin fëmijë.
Duka Antonio Granai Kastrioti, pas një vizite në Gjermani në vitin 1596, u ndal në Venecia, ku u prit me nderime e respekte, madje e ftuan në një festë në Murano, por gjatë një grindje me një fisnik venecian, u plagos rëndë në kokë dhe vdiq. Djalin e dytë Xhovanin, në vitin 1544 e martoi me mbesën Xhovana 22 vjeçe, markeza e Città Sant’ Angelo, e cila kishte trashëguar titullin markeza dhe pronat nga i ati Ferrante Granai Kastrioti. [Gennaro Orlando, Storia di Nocera de’Pagani, Napoli 1888, p. 35 – 48].
blank
Medaljon argjendi me portretin e Antonio Granai Kastrioti, i vitit 1549.
Pas vdekjes të Xhiovani Granai Kastriotit, vejusha Xhiovana u martua me Alfonso Karafa Stadera, Duka III i Noçera dei Pagani, konti IV i Soriano Kalabro, patric napolitan, nga 1566 – 1568 guvernatori i Abruco. Me pajën në prona të Xhovanës, Alfonsi u fuqizua ekonomikisht.
blank
Stemat heraldike e familjes Karafa pas martesës të Alfonsit me Xhiovana Granai Kastrioti.
Nga martesa me Alfonso Karafa Stadera, krahas titullit markeza Xhiovana mori dhe titullin Dukesha e Noçera, madje në stemën heraldike të familjes Karafa, me mburojën me tre fasha të argjendëta në sfond të kuq, në anën e majtë vendosi stemën e familjes Granai Kastrioti me shqiponjën dykrenëshe me kurorat mbi kokë në sfond të artë dhe me yllin tetëcepash sipër në trekëndësh blu. Kjo stemë ende ndodhet në dyshemenë e varrit monumental të dukës Alfonso Karafa, në manastirin e Sant Andrea në Noçera, monument funeral që Xhovana Granai ia dedikoi bashkëshortit.
Alfonsi dhe Xhovana më pas e modifikuan stemën e familjes duke vendosur në qendër tri fasha të argjenda të stemës të familjes Karafa, djathtas vendosi shqiponjën dykrenore me kurorat dhe majtas luanin në këmbë. Kjo stemë ruhet në fasadën e pallatit të familjes Karafa Granai Kastriuoti në Noçera dei Pagani. [Fortunato Teobaldo, Nuceria, scritti in onore di Raffaele Pucci, Postiglione (SA), 2006]
Në fakt, stema me shqiponjë dykrenëshe ishte e Gjonit II Kastriotit, djali i Gjergj Kastriotit, por më pas, arbitrarisht u përvehtësua nga Gjon Granai dhe nga pasardhësit e familjes Granai Kastrioti, çka shpesh ka krijuar konfuzion në trajtimin e stemave heraldike të këtyre familjeve fisnike. [Lutfi Alia, Familja e Vrana Kontit në Itali, në Dixit 2, Tiranë 2022, f. 172-180].
Nga martesë e Xhovana Granai Kastrioti me Alfonso Karafa Stadera lindën katër fëmijë.
– Kamilla Karafa Stadera, më 1565 u martua me Ferrante Karaçiolo, duka i Airola.
– Ferdinandi II (Ferrante) Stadera, duka II i Noçera, në vitin 1578 u martua me Anna Klariçe Stadera.
– Pompeo I Karafa Stadera, duka i Noia; në janar1584 u martua në Napoli me Isabella Papakoda.
– Antonio II Karafa Stadera, Zot i Grotaglie, në gusht 1584 u martua me Hipolita Papakoda, dukesha e Kançellara, motra e Isabellës. Antonio II Vdiq në vitin 1600.
Alfonso Karafa Stadera, vdiq në vitin 1581 dhe e varrosën në kishën e kuvendit të Shen Antonio, i urdhërit
të Kapuçinëve. [ E. Falcone, Nocera dei Pagani dalle origini ad oggi,Cava dei Tirreni, 1983].
blank
Tabllo në katedralen e Noçera, ku janë pasqyruar pjestarët e oborrit të familjes Karafa dhe portretet e Dukës Alfonso Karafa dhe të bashkëshortes Xhovana Granai (Branai) Kastrioti.
Xhovana Granai (Branai) Kastrioti, u shqua si bashkëshorte e Alfonso Karafa dhe zonjë fisnike me autoritet dhe prestigj shoqëror në Noçera dhe në Napoli. Në katedralen e Noçera të Poshtëme, në një podium të vogël, ndodhet tablloja flaminga Aert Mytens e Madonna del Rosario, ku janë pasqyruar pjestarët e oborrit të famijes Karafa – Granai Kastrioti dhe në kuadratin e poshtëm janë portretet e Dukës Alfonso Karafa dhe të Xhovana Granai Kastrioti. [Salierno G, Piccolo V. La pinanoteca (altre opere conservate), nel convento di Sant’Antonio, Nocera Inferiore. Media. Com 1997].
Xhovana Granai Kastrioti Karafa (1522 – 1592), dukesha e Noçera dhe Markeza e Cività Sant Angelo, është një ndër gratë arbërore të shquara në jetën shoqërore dhe letrare italiane të gjysmës së dytë të shekullit XVI. Ajo ishte e pranishme në jetën shoqërore të salloneve të fisnikërisë së Noçera dhe të Napolit, e vlerësuar për bukurinë, mençurinë, autoritetin, dinjitetin dhe kontributin letrar, si drejtuese e rrethit letrar të Noçera. Ndonëse krijimet letrare të Xhiovana Granai Kastrioti nuk janë ruajtur, Ajo nderohej për kontributet letrare dhe shoqërore, madje i është dedikuar një vëllim me soneta, i titulluar:
“RIME, in lode della Illustrissima ed Eccellenstissima Signora Donna Giovanna Castriota Carrafa”, “Rima me lëvdata për të përndritshmen dhe të shkëlqyerën Zonja Xhiovana Kastrioti Karafa”.
Kjo vepër përmbanë një cikël me soneta të dedikuara Xhovana Granai Kastrioti, të mbledhura nga Shipione De Monti dhe botuar në vitin 1585 në Vico Equense – Napoli. Xhiovana Granai Kastrioti është e para dhe e vetmja grua arbërore, të cilës i dedikohet një vepër e tillë imponente dhe voluminoze me sonetta.
Në këtë vëllim janë përfshirë krijime poetike, të shkruara në kohë të ndryshme nga poetë të shquar të asaj kohe (Illustrium poetarum), të cilët kanë thurur 181 soneta të dedikuara Ioanam Castriotam Carrafa (Xhovana Kastrioti Karafa), krijime të mbledhura nga Shipione De Monti dhe të botuar në një vëllim me 215 faqe në vitin 1585. Sonetat janë krijime në Rime Toskane, me strofa me vargje tetë rrokëshe, me rima ABABABCC.
blank
Kopertina dhe frontespici i botimit të vitit 1585, dedikuar Xhovana Kastrioti Karafa.
blank
Kopertina e botimeve të viteve 2003 dhe 2017.
Shipione de Monti, markezi i Koriliano të Otrantos, i shquara si poet dhe luftëtar i shekullit XVI (De le muse cultor, di Marte alunno), është autor dhe i poemës heroike “Scanderbego”, si dhe mbledhës i sonetave të poetëve italianë, që ia kanë dedikuar Xhovana Granai Kastrioti Karafa. (Vincenzo Dolla, Scipione de’Monti, lo “Scanderbego” e la celebrazione Castriota, in: Rinascimento Meridionale ed altri studi in onore di Mario Santoro, Napoli, S.E.N, 1987, p. 49 – 70).

I mrekulluar nga jeta dhe vepra heroike e Gjergj Kastriotit, Shipione de Morti iu përkushtua prezantimit të pjestarëve të Kastriotëve në Itali, ndërmjet tyre në veçanti Xhiovana Granai Kastriotit Karafa, të cilën bazuar vetëm në mbiemërin Kastrioti, gabimisht e trajton pasardhëse e Gjergj Kastriotit (Discendente dell’eroe albanese Scanderbeg, noto come Giorgio Castriota: Croia 1403 – Alessio 1468). Në vëzhdim Shipione de Morti thekson se ishte gruaja e Alfonso Karafa dhe nëna e Ferrante II, duka i Noçera.

Në fakt Xhovana ishte pasardhëse e linjës të familjes Granai Kastrioti, ishte e bija e Ferrante Granai Kastriotit (Ferrante ishte i biri i Brana – Bernard Granai Kastriotit dhe nipi i Vrana Kontit).
Përmbledhja e soneteve nga Shipione De Monti, të botuara në Vico Equinis – Napoli në vitin 1585, është ruajtur e plotë dhe për vlerat letrare, është ribotuar dy herë nga shtëpia botuese “Rubbettino” (Katanzaro), së pari në vitin 2003 nën kujdesin e Soverio Mannelli dhe botimi i dytë në vitin 2017, nën kujdesin e Pasquino Crupi, me shënime në tekst nga Serena Skordo.
Kjo vepër është ribotua me të njëjtin titull si botimi i parë i vitit 1585: “Rime in lode della Illustrissima et Eccellentissima Signora Donna Giovanna Castriota Carrafa, Duchessa di Nocera e Marchesa di Cività Santo Angelo” dhe është përfshirë në serinë e botimeve “Klasikët e Letërsisë Kalabreze”.
Vijon.
blank

Çfarë duhet të dimë për ekuinoksin e vjeshtës dhe ndryshimet që sjell ai?

Erdhi koha ti themi lamtumirë verës dhe të mirëpresim vjeshtën.

Ekuinoksi i vjeshtës hyri sot në orën 08:50 të mëngjesit të 23 shtatorit. Orët e ditës tani do të vazhdojnë të ulen gradualisht deri në solsticin e ardhshëm dimëror më 22 dhjetor. Ekuinokset janë ditët në të cilat gjatësia e ditës është e barabartë me atë të natës dhe orët e errësirës do të rriten deri në ditën e solsticit të dimrit, 22 dhjetorin e ardhshëm.

“Në orën 8.50 të mëngjesit të 23 shtatorit, Dielli, në lëvizjen e tij të dukshme përgjatë ekliptikës, domethënë projeksioni i orbitës së Tokës në qiell, kaloi ekuatorin qiellor nga veriu në jug”, sipas astrofizikanit Gianluca Masi.

“Që nga ky moment nata do të fillojë të mbizotërojë, duke marrë hak ndaj stinës së verës dhe ditëve të gjata. Kjo padyshim që do t’i lumturojë disi astronomët, të cilët do të kenë më shumë kohë për të admiruar qiellin.”

Termi ekuinoks rrjedh nga latinishtja ‘aequa nox’, që do të thotë natë e barabartë, për të përshkruar këtë moment të veçantë të vitit që përsëritet vetëm dy herë, ekuinoksi tjetër shënon fillimin e pranverës. Kjo do të thotë gjithashtu se për ata që janë në ekuator në ditën e ekuinokseve, Dielli është pikërisht në zenit, 90 gradë në sipërfaqen e Tokës, dhe objektet në tokë nuk bëjnë hije.

blank

NASA arrin të prodhojë oksigjen në Mars

NASA ka prodhuar mjaftueshëm oksigjen në Mars për të mbajtur një astronaut për disa orë në një eksperiment të parë në botë.

Roveri Perseverance, i cili u ul në planetin e kuq në shkurt 2021, është djegur periodikisht përmes dioksidit të karbonit të atmosferës për të gjeneruar sasi të vogla oksigjeni për më shumë se dy vjet.

Duke përdorur një pajisje jo më të madhe se një mikrovalë, ata ishin në gjendje të nxirrnin 122 g oksigjen në total, i cili mund të mbajë një astronaut për rreth tre orë.

Rreth 5 g është e mjaftueshme për një astronaut për 10 minuta, duke dhënë shpresë se prodhimi në një shkallë më të madhe mund të mbajë në jetë njeriun.

Pajisja, e quajtur MOXIE, prodhoi oksigjen në 16 raste të veçanta që nga përpjekja e parë në prill 2021, dhe rezultati i ka tejkaluar shumë qëllimet fillestare NASA-s, sipas Zëvendës Administratorit Pam Melroy.

“Performanca mbresëlënëse e MOXIE tregon se është e mundur të nxirret oksigjen nga atmosfera e Marsit, oksigjen që mund të ndihmojë në furnizimin me ajër të frymëmarrjes ose shtytës raketash për astronautët e ardhshëm,” tha ajo.

Në kulmin e tij, MOXIE krijoi 12 g oksigjen në një orë, që ishte qëllimi i dyfishtë i NASA-s.

Në funksionin e tij përfundimtar muajin e kaluar, instrumenti prodhoi 9.8 g oksigjen.

Objektivi kryesor i Roverit Perseverance është të kërkojë për shenja të jetës së lashtë mikrobike, por MOXIE u fokusua në hetimin e kushteve për eksplorimin e ardhshëm njerëzor.


Send this to a friend