Duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, gazetari shqiptar që jeton në Francë, Genc Burimi është shprehur se administrata Biden nuk ka dëshirë që të hetohet skandali Rama-McGonigal në Shqipëri.
Sipas Burimit kjo mungesë dëshire lidhet me marrëdhëniet e Hunter Biden në këtë histori, ku ai del se është paguar nga një kompani kineze e përfaqësues është Dorian Duçka, i përfshirë edhe në ‘Rama-Gate’, i cili është këshilltar i Edi Ramës.
‘Kujtojnë se Rama nuk është komplet autonom në vendimmarrjen e tij. Rama është në duart e amerikanëve, të cilët kanë interesa në Shqipëri.
Skandali McGonigal në SHBA, lidhet me presidencën Biden dhe këta nuk kanë shumë dëshirë që të hetohet në Shqipëri. Në SHBA janë ngritur dy komisioneve, njëri republikan dhe tjetri demokrat, të cilët duan të hetojnë lidhjet kineze të Hunter Biden, i cili është paguar 5 mln dollarë.
Në këtë rast, kur del emrin Hunter, Duçka, administrata Biden etj., dhe amerikanët nuk kanë shumë dëshirë që të hetohet në Shqipëri kjo lidhje’, tha gjatë diskutimit në ‘Task Force’ gazetari Genc Burimi.