VOAL

VOAL

Buffon i thotë lamtumirë Juventusit

May 17, 2018
blank

Komentet

blank

Lojtarët e Romës në lot gëzimi, shkruhet me germa te arta emri i klubit

Roma fitoi trofeun e Conference League, në Air Albania. Italianët triumfuan 1-0 me Feyenoord. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, futbollistët e të besuarit  Mourinho i janë drejtuar tifozërisë, e disa prej tyre lotonin nga gëzimi për rikthimin te trofetë.

Më pas, u shkruajt edhe emri i Romës me shkronja të arta në trofeun e Conference League. Ky ishte kompeticion i parë i Conference League. bw

blank

Ja formacionet e sontme të Romës dhe Feyenoordit

Conference League luan finalen e këtij edicioni në orën 21.00 në Air Albania, mes Romës dhe Feyenoord. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, të të dyja skuadrave. Si trajneri i italianëve, Jose Mourinho, ashtu edhe ai i holandezëve, Slot kanë shuar dyshimet dhe kanë zgjedhur nga minuta e parë më të mirët.

Marash Kumbulla është preferuar në stol.

Ky kompeticion zhvillohet për herë të parë, risi kjo e UEFA-së. Sfida e sotme do të gjykohet nga István Kovács, arbitër rumun.

Formacionet zyrtare:

Roma: Rui Patricio, Karsdrop, Mancini, Ibanez, Smalling, Zaleëski, Zaniolo, Pellegrini, Cristante, Mkhitaryan, Abraham

Feyenoord: Bijlow, Malacia, Senesi, Trauner, Geertruida, Til, Aursnes, Kokcu, Sinisterra, Dessers, Nelson

blank

Zyrtari i FSHF- ja në sa vende të botës do transmetohet finalja e Tiranës

Finalja e Conference League, e para e këtij lloji nga UEFA, do të transmetohet në 155 vende të botës. Një risi që e konfirmoi drejtori i komunikimit në FSHF, Andi Verçani, në një lidhje skype për Sport Neës të moderuar nga Enxhi Biba.

Në vendin tonë ky është ekskluzivitet i Supersport, që do të përcjellë live nga 21:00 ndeshjen Roma-Feyenoord. Për herë të parë një event nga kryeqyteti shqiptar do të ndiqet nga kaq shumë vende dhe emrin i Tiranës sonte do të jetë më i lakuari në botë. bw

blank

Finalja e Konferencë Ligës, nis hyrja e tifozëve në stadium

3 orë para fillimit të ndeshjes, pranë stadiumit të Air Albania janë afruar tifozët e Feynoord dhe Romës. Për të pasur situatën në kontroll, është parë e arsyeshmë të nisë që herët futja e tifozëve në stadium. Të parët janë ata holandezë.

Stadiumi “Arena Kombëtare” ka një kapacitet prej 22 mijë vendesh dhe shteti shqiptar ka marrë masat për mbarëvajtjen e ndeshjes. Conference League luan sonte finalen e parë që prej krijimit të saj si kompeticion. bw

blank

Afron ndeshja, zhduket posteri gjigand i Murinjos mbi Universitetin e Tiranës

Finalja e Ligës së Konferencës po afron dhe në ditën e ndeshjes, përtej preferencave personale, qyteti i Tiranës duhet të jetë neutral për tifozeritë e skuadrave të Romës dhe Fejnord.

Kjo është arsyeja pse në një nga godinat dalluese te kryeqytetit, atë të Universitetit Politeknik të Tiranës, është zhdukur posteri i madh që ishte vendosur gjatë ditës së djeshme.

Në atë poster shfaqej Murinjo mbi një Vespa, një pamje e cila është bërë e famshme në Itali, e më të cilën mirëpritej tekniku portugez në Tiranë. Por sot shihet se si është hequr posteri, pasi pritet që të ketë grumbullime tifozësh edhe në sheshin ”Nënë Tereza” para hyrjes në stadium e duheshin evituar incidente të mundshme. bw

blank

VIDEO/ Armiq të përbetuar, pse Roma dhe Feyenoord urrehen kaq shumë, si nis konflikti dhe çfarë ndodhi në 2015

Në Tiranë, të gjithë aktorët e përfshirë në organizimin e finales së Conference League, i druhen jashtëzakonisht shumë një përplasje të mundshme ndërmjet tifozerive ultras, kjo për vetë faktin se tifozët e Romës dhe ata të Feyenoord janë kthyer në armiq të përbetuar.

Në 2015, gjatë sfidës Roma-Feyenoord e vlefshme për 1/8 e Europa League, tifozët holandez zbarkuan në rrugët e kryeqytetit italian duke shkaktuar kaos të vërtetë, praktikisht e çmontuan “Piazza di Spagna”, shkatërruan çdo gjë i doli përpara, madje e vepra arti si shatërvani i Fonatana della Barcaccia.

Me të njëjtën monedhë iu përgjigjën edhe tifozët e Romës, në ndeshjen e kthimit në Roterdam.

Afro 8 mijë tifozë të Feyenoord pritet të jenë të pranishëm në Tiranë, një pjesë e tyre kanë ardhur, ndërsa më të shumë në numër do të jenë tifozët roman. Nga Mourinho te Kumbulla, të gjithë kanë bërë thirrje që tifozët shqiptarë të mbështesin Romën dhe kështu pritet të jetë, por për ti dalë në krahë holandezëve kanë menduar tifozët e Lazio-s, me një banderolë ironike:

Lazio
Lazio

“Me holandezët vërdallë është një ajër i ndotur. Më mirë të mos bësh të çmendurin. Rri i qetë dhe fli në Durrës”, shkruanin ultrasit bardhekaltër, duke thumbuar në distancë rivalët e tyre të përjetshëm.
(BalkanWeb)

blank

Incidentet e ultrasve holandezë në Tiranë tërheqin vëmendjen e mediave ndërkombëtare

Incidentet e huliganëve holandezë kanë tërhequr edhe vëmendjen e medias ndërkombëtare, sipas burimeve që përputhen.

”Corriere dello sport”

“Aksidente dhe përplasje në Tiranë mes policisë së kryeqytetit shqiptar dhe tifozëve të Feyenoord, kundërshtarit të Romës në finalen e Ligës së Konferencës”, shkruan gazeta më e madhe sportive italiane “Il corriere dello sport”.

“Shqetësimi sa vjen e shtohet për atë që mund të ndodhë sot. Siç konfirmon policia e Tiranës ka pasur tre raste aksidentesh. Në rastin e parë, një shqiptar u plagos nga një karrige në kokë në zonën e tifozëve të rezervuar për Feyenoord, të cilët dyshohet se janë provokuar nga njeriu që u plagos më pas (ai aktualisht ndodhet në urgjencë, por nuk është në rrezik) pasi kishte kënduar himnin e Romës. Tetë persona u ndaluan, por ata nuk janë, të paktën tani për tani, të arrestuar”, shkruan gazeta.

“Ngjarje të tjera më pas në një nga zonat e jetës së natës të Tiranës, me rreth 200 huliganë holandezë të cilët u përplasën me policinë, duke përdorur shkopinj dhe gurë ndaj agjentëve, dy prej të cilëve u plagosën. Përleshje të tjera, mes policëve dhe tifozëve të Feyenoord, pranë selisë së policisë qendrore në Tiranë, në një nga zonat qendrore të kryeqytetit shqiptar. Një makine policie iu thyen xhamat. Përleshje u raportuan edhe në periferi”, përfundon gazeta.

“De Telegraaf”

“Në kryeqytetin shqiptar tifozët e futbollit u përplasën me policinë një natë përpara finales së kupës së Conference League mes Feyenoord dhe AS Roma”, shkruan gazeta më e madhe holandeze “De Telegraaf”.

“Autoritetet shqiptare raportojnë se gjashtëdhjetë tifozë janë arrestuar të martën, mes tyre 12 holandezë. Pjesa tjetër ishin italianë. Dhjetë oficerë u plagosën dhe një makinë policie u dëmtua.

Sipas policisë, agjentët donin të pengonin një grup holandez që të kërkonte konfrontim me tifozët italianë. Ata u qëlluan me gurë dhe shishe, ndër të tjera. Pas kësaj policia është përplasur edhe me një grup tifozësh të Romës.

Kryetari i bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb, i pranishëm në Tiranë, raportoi se rreth shtatë arrestime ishin kryer në kryeqytetin shqiptar.

“Ndoshta për shkak të dhunës. Ne ende duhet ta zbulojmë”, tha ai.

Ai i quajti arrestimet “të pashmangshme” duke pasur parasysh konsumimin e alkoolit nga fansat.

France 24

“Përleshje të dhunshme shpërthyen në Tiranë të martën përpara finales mes Romës dhe Feyenoord, pasi tifozët holandezë sulmuan një vendas dhe plagosën 10 oficerë policie”, thanë autoritetet.

“Tetë tifozë të Feyenoord u arrestuan pasi goditën një shqiptar me karrige kur ai tregoi mbështetjen e tij për skuadrën e Romës dhe ai duhej të dërgohej në spital”, tha policia në një deklaratë.

Një grup prej rreth 200 tifozësh të Feyenoord u përleshën gjithashtu me policinë ndërsa përpiqeshin të arrinin në zonën ku ndodheshin tifozët e Romës.

Përpara incidenteve, policia shqiptare tha se ka vendosur 2 000 oficerë për të siguruar që ndeshja “të shndërrohet në një ditë feste”. Express

blank

Kthehen mbrapsht tifozët që shkaktuan trazira në Tiranë

Dhjetëra tifozë, të cilët u përfshinë në trazira mbrëmjen e djeshme në Tiranë, janë nisur drejt Italisë.

Pas shoqërimit nga policia, ata janë dërguar në Durrës dhe rreth orëve të para të ditës së sotme janë nisur drejt Italisë me tragetin Durrës-Bari. Ndërkohë që masa të shtuara sigurie janë vendosur në Portin e Durrësit. Një numër i madh uniformash blu janë në pritje të hyrjes së tifozerisë nga ky port.

Mbrëmjen e djeshme, një grup tifozësh kanë lëvizur në drejtim të stadiumit “Air Albania” dhe sipas informacioneve tentonin të përplaseshin me një grup tifozësh të skuadrës tjetër.

Shërbimet e Policisë kanë tentuar t’i ndalojnë në rrugën “Mustafa Matohiti”, ku tifozët e skuadrës Feyenoord, në mënyrë të dhunshme kanë goditur punonjësit e Policisë me shishe qelqi, shkopinj, gurë dhe sende të tjera të forta.

Më pas, një grup tjetër tifozësh, të skuadrës së Romës, kanë lëvizur në drejtim të urës së DVP Tiranë ku dhe atje janë përplasur me shërbimet e Policisë duke përdorur gurë, shishe e shkopinj.

Policia njoftoi se si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, janë plagosur 10 punonjës Policie dhe është dëmtuar një automjet policie.

syri.net

blank

Italia bën tifo për Romën, 12 vite pritje për një trofe Evropian

Pas 31 vitesh, Roma ka një shans të artë, luan një tjetër finale, këtë herë një ndeshje teke, një sfidë totale përballë Feyenoord, ku në tavolinë është trofeu i UEFA Conference League. Për herë të fundit verdhekuqtë shijonin një trofe, jo Evropian, në 2008 Kupën e Italisë, duke mposhtur në finale Inter.

Ky është një moment i shumë pritur jo vetëm për tifozët e Romës por dhe për fansat e futbollit italian, të cilët nuk shijojnë një trofe evropian që nga vitit 2010, atëherë ishte Inter që i dhurojë Champions League.

blank

Për ironi të fatit, sërish në një finale evropiane, në krye të një ekipi italian është sërish Jose Mourinho, një trajner që nuk ka humbur kurrë një finale të tillë, evropiane. Në dhjetë vitet e fundit e kanë provuar më radhë ekipet e tjera italiane për të fituar një trofe evropian, dy herë Juve në finalen e Champions League dhe një herë Inter në finalen e Europa League, tre herë dolën duar bosh.
(BalkanWeb)

blank

Tifozët italianë dhe hollandezë përplasen me policinë në Tiranë

Conference League, përplasjet e tifozëve me policine shqiptare në Tiranë

 

VOA

Mbrëmja e së martës në Tiranë u shënua nga një seri incidentesh të shkaktuara nga tifozët hollandezë dhe italianë të ardhur në Tiranë për të ndjekur finalen e parë të Conference League mes ekipit të Feyenoord-it dhe atij të Romës, e cila do të luhet nesër në stadiumin e kryeqytetit shqiptar “Air Albania”. Disa punonjës policie, dhe tifozë të të dyja skuadrave por dhe disa shqiptarë përfunduan në spital, ndërsa janë të paktën 60 të shoqëruar në komisariate deri në mesnatë.

Një incident i parë u shënua shumë pranë qendrës, ku një grup tifozësh hollandezë hynë në konflikt me një grup shqiptarësh, duke lënë të plagosur njërin prej tyre.

Më pas në një nga zonat më të frekuentuara, në një distancë prej afro 200 metrash nga kryeministria një grup tjetër tifozësh hollandezë u përplasën me policinë, pasi kjo e fundit I pengoi ata të shkonin drejt stadiumit. Sipas policisë ata goditën në mënyrë të dhunshme punonjësit e policisë “me shishe qelqi, shkopinj, gurë dhe sende të tjera të forta”.

Ndërsa pranë drejtorisë së policisë së Tiranës “një grup tjetër tifozësh, të skuadrës së Romës, janë përplasur me shërbimet e Policisë duke përdorur gurë, shishe e shkopinj”. Një makinë e policisë u dëmtua pasi u qëllua me gurë.

Në komisariatet e kryeqytetit kanë përfunduar grupet e tifozëve të dyja skuadrave, 48 shtetas italianë dhe 12 shtetas holandezë.

Ndërkohë si pasojë e përplasjeve të dhunshme, në spitale, kanë përfunduar të plagosur 12 punonjës policie, 3 italianë, 1 hollandez, dhe tre të rinj shqiptarë.

Përveç 4 mijë tifozëve romanë dhe hollandezë që kanë marrë biletat nga klubet e tyre, mendohet që deri përpara ndeshjes të mbërrijnë në Tiranë dhe mbi 20 mijë italianë të tjerë dhe 7-8 mijë hollandezë. Mes tifozerive të të dyja palëve pritet të jenë dhe disa qindra ultras.

Vetëm gjatë ditës së martë në aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës pati 142 fluturime, nga të cilat 18 chartera me tifozë, ndërsa të mërkurën priten 178 fluturime, nga të cilat 36 vetëm chartera me tifozë. Po ashtu tifozë italianë kanë mbërritur dhe pritet të mbërrijnë dhe të mërkurën me tragete nga Bari.

Policia shqiptare ka angazhuar 2800 forca, pak më shumë se 25 përqind e numrit të përgjithshëm të punonjësve të policisë. Zona qendrore e Tiranës do të jetë e ndaluar për qarkullimin e mjeteve, ndërkohë që në kryeqytet nuk do të lejohet hyrja e makinave, përveç të atyre që kanë bileta, apo tifozëve të huaj.

blank

Hotelet, pijet,reklamat: Shpenzimet më të mëdha për finalen e Ligës së Konferencës të Europës

Finalja e Ligës së Konferencës së Europës do të jetë një ngjarje, e cila do të mbahet mend nga shqiptarët për disa arsye dhe padyshim, nuk do të harrohet nga shumë biznese, sa u përket përfitimeve në aspektin monetar.

Në mbrëmje, stadiumi i rikonstruktuar rishtazi i Tiranës Air Albania do të presë finalen e UEFA Conference League mes ekipit italian AS Roma dhe skuadrës holandeze Feyenoord.

Tirana është zbukuruar me petkun e finales, kryesisht në zonën e qendrës dhe atë rreth stadiumit arena kombëtare.

Stadiumi “Air Albania” do të presë për herë të parë një finale europiane, teksa i gjithë qyteti është vënë tashmë në dispozicion të kësaj ndeshje historike, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vetë UEFA-n, pasi kjo është hera e parë që ky kompeticion zhvillohet.

UEFA zgjodhi Tiranën si mikpritëse në dhjetor 2020, një vit pasi stadiumi i ri u hap zyrtarisht dhe përpara se ndonjë ekip të kualifikohej për të hyrë në kompeticionin debutues. Deri në 100 mijë tifozë italianë dhe holandezë priten në Tiranë, edhe pse secilës palë i janë ndarë vetëm 4 mijë bileta për finalen inauguruese të kompeticionit të Kategorisë së tretë Europiane të Klubeve.

Kapaciteti në Arenën Kombëtare është rreth 20,000 persona. Rreth 88% e biletave të mbetura janë blerë nga tifozët shqiptarë.

Çmimet e biletave nisën nga 2500-9000 lekë zyrtarisht, deri në çmime të larta, të rishitura në treg të zi, me vlera që tejkalonin 1mijë euro.

Finalja është një ndeshje e profilit më të lartë nga sa ishte parashikuar nga shumë njerëz në vitin 2018, kur UEFA vendosi të krijojë Ligën e Konferencës të Europës. Qëllimi i tij ishte t’u jepte më shumë mundësi klubeve në vendet e rangut më të ulët për të qëndruar të përfshirë në garat europiane përtej dhjetorit.

Sipërmarrësit e konsiderojnë si një ngjarje që do t’i japë një tjetër ritëm fillimit të sezonit veror dhe janë disa kategori biznesesh të cilat mendohet se do të jenë ‘të favorizuar’ nga ky event.

Akomodimi

Teksa Tirana po përgatitej për eventin ndoshta më të rëndësishëm të futbollit që ka pritur ndonjëherë, çmimet e hoteleve për tifozët që kanë rezervuar vende në tribuna janë rritur në mënyrë të parashikueshme, dy javët para ditës së finales. Me fluksin e njerëzve që pritet të vijnë në Tiranë, industria e mikpritjes e ka parë këtë si një vezë të artë.

Çmimet për hotelet dhe Airbnb në faqen e akomodimit Booking.com janë shumë më të larta se zakonisht gjatë dy netëve në Tiranë nga data 23 deri më 25 maj.

Një apartament për dy ditë, që ndodhet 1.2 milje nga qendra e qytetit, për shembull, kushton rreth 422 euro. Një javë më vonë do të kushtonte pothuajse tre herë më pak, rreth 120 euro.

Sipas burimeve në treg, apartamentet me qira ditore janë lëshuar të gjitha , në kapacitet të plotë, me qira për tre ditë, ashtu sikurse hotelet në kryeqytet kanë pasur kërkesat më të larta të sezonit. Ndërsa në hotelet rrotull qendrës, një natë qëndrimi është raportuar të jetë lëshuar mesatarisht 150 euro dhe nqs kërkojmë në minutë të fundit, lajmërohet në Booking ose Agoda që 90% e kapaciteteve janë të zëna.

Të drejtat e transmetimit

Digital ka të drejtën ekskluzive për transmetimin e ndeshjes së ditës së sotme. Në një komunikim me to, pohojnë se interesi për të drejtën e public view ka qenë i lartë këtë vit, duke qenë se ka disa organizime në kryeqytet që do transmetojnë ndeshjen.

Gjithashtu, çmimet e reklamave të transmetuara në ambientet e hapura pritet të jenë të larta, sipas komunikimeve me disa nga organizatorët.

Aktivitetet

Sot priten të mbërrijnë në Tiranë rreth 100 mijë persona për të ndjekur finalen që do të ndahen në tre zona. Tifozët që mbështesin skuadrën e Romës do të ndjekin ndeshjen pranë Amfiteatrit të Tiranës ndërsa ata të Feynord do të qëndrojnë në zonën e Pedonales.

Për të gjithë sportdashësit e tjerë shqiptarë është menduar Sheshi Skënderbej që do të kenë mundësinë të shikojnë finale përmes disa ekraneve të mëdhenj.

Sheshi “Skënderbej” do të ketë një organizim të veçantë, i quajtur “Fan Fest”, dhe ku të gjithë njerëzit mund të hyjnë dhe ku do të ketë lojëra futbolli për të gjithë. Futbolli do të jetë “tema e ditës” për të gjithë. Do të vijë trofeu i vërtetë ditën e sotme, i ruajtur me siguri maksimale dhe të gjithë njerëzit mund të vijnë të bëjnë foto, por nuk mund ta prekin.

Përveç sheshit “Skënderbej” ka edhe dy pika ku do të organizohen dy tifozeritë e klubeve që do të vijnë në Tiranë, të quajtura “Fan Meeting Point”. Secila tifozeri ka grupimet e veta dhe është menduar edhe se si do të drejtohen për të shkuar në pikat e tyre të takimit, përmes ekraneve, tabelave drejtuese. Një pikë do të jetë te Pedonalja në Tiranë, ndërsa pika tjetër e takimit do të jetë te Diga e liqenit.

Teksa tubimet tashmë janë lejuar pas ndalesave të mëparshme të pandemisë, këto hapësira, sikurse edhe ambiente lokalesh në Tiranë, kanë kërkesa të larta për frekuentim. Tifozët e futbollit, krahas ndjekjes së ndeshjeve, padyshim janë konsumatorë të pijeve e ushqimeve në ambiente të tilla komerciale. Shqiptarët vijojnë t’i mbeten besnikë birrës për raste të tilla. Ushqimet apo pijet e ofruara në ambiente të tilla raportohet të jenë me çmime rreth 15% më shumë se sa në një ditë normale.

Kompanitë importuese apo prodhuese të birrave në Shqipëri, tregojnë se kjo ngjarje, sikurse kanë treguar edhe kompeticione të mëparshme, është ndër më shpresëdhënëset sa u përket përfitimeve që mund të arrijnë.

Sipas tyre, tre janë kanalet e shpërndarjes: lokalet, që pritet të shtojnë dyfish porositë e tyre, një pjesë e madhe e tyre kanë vendosur një ambient dedikuar birrës.

I dyti, supermarketet dhe marketet e shumicës kudo në Shqipëri, që janë kryesisht të lidhur me kërkesat e individëve dhe konsumin në familje. I treti janë ambientet e jashtme të organizuar për këtë event, që premtojnë në mënyrë të pashmangshme konsum të lartë.

Ogur i mirë për turizmin

UEFA Conference League disa ditë më parë, ka zgjedhur të prezantojë Tiranën në një video promo të eventit të ditës së sotme.

Në një video prej 30 sekonda, të bërë publike në rrjetet sociale shfaqen disa nga pikat identifikuese të Tiranës, si Sheshi Skënderbej, Pazari i Ri, Zogu i Zi, për ta mbyllur në fund me një prezantim në detaje të stadiumit “Air Albania” dhe të trofeut për të cilin do të “luftojnë” Roma dhe Feyenoord.

Krahas kësaj videoje në postimin e UEFA Conference League shkruhet: “Mirë se vini në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Duart lart nëse do të jeni në finalen e #UECL.”

Ekspertët e fushës së turizmit pohojnë se, eventi do të mundësojë një reklamë të mirë për turizmin e vendit tonë, përfshirë edhe atë qytetar dhe se nuk duhet të abuzojmë me çmimet.

Fakt

Trofeu i UEFA Europa Conference League, origjinali i të cilit u vendos me 24 maj në qendër, është 57.5 cm i gjatë dhe peshon 11 kg. Ai përbëhet nga 32 shtylla gjashtëkëndore – një për çdo ekip në fazën e grupeve të garës – duke u përdredhur dhe lakuar nga baza e trofeut.

Skuadra fituese prezantohet me 40 medalje ari dhe nënkampionët me 40 medalje argjendi. Fituesit gjithashtu fitojnë një vend në fazën e grupeve të UEFA Europa League 2022/23, nëse nuk janë kualifikuar për Ligën e Kampionëve të UEFA-s përmes konkurrencës së tyre vendase./D.Hyka/MONITOR

blank

“Popull dhe qytet i veçantë”, Mourinho: Shqiptarët e meritojnë finalen, na përfshijnë emocionet e tyre

Trajneri i Romës, Mourinho e ka quajtur Shqipërinë një vend të veçantë, në një intervistë të dhënë për mediet. Numri një i pankinës së ekipit italian ka fjalët më më të mira për Tiranën, por edhe për popullin kuqezi.

“Kur arritëm në gjysmëfinale e kuptova se sa e rëndësishme ishte. Tifozët dhe stadiumi e prisnin këtë moment. Ata janë një popull dhe një qytet i veçantë. Ata e meritojnë këtë.

blank
Rge

E them të veçantë sepse na përfshijnë në emocionet e tyre, i kuptojmë dhe bëhemi pjesë e tyre. Kemi krijuar një ndjeshmëri që shkon përtej rezultateve” – tha ai. Roma-Feynoord, finalja e Conference League luhet nesër në Air Albania.


Send this to a friend