Pse s’u gëzova me ta më shumë
kur të gjithë i kisha kaq pranë?!
Ca fjalë trokasin dhe në gjumë:
“Ndero NJERIUN sa është gjallë!”
Ata më ikën një nga një…
I mori Zoti kur nuk e prisja.
Dikur mërzitesha për asgjë
kur lumturinë pranë e kisha!
Pse s’u gëzova me ta më shumë?!
Pa gjumë kjo brengë tani më lë.
Sado penduar të jem unë,
nuk vlen asgjë, nuk vlen asgjë!
25 tetor 2021