Kur erdhi në pushtet, Kryeministri Rama shpalli si prioritet shlyerjen e borxheve ndaj biznesit.
Pasoi rritja e taksave dhe një kredi e re nga FMN, por borxhet u shlyen.
Tre vjet më pas, situata e borxheve të shtetit ndaj biznesit duket se është rikthyer.
80 milionë dollarë janë detyrime që ndodhen në inventarët e bashkive, të cilat janë trashëguar por ende nuk dihet nëse do të kthehen apo jo ndonjëherë te kompanitë private. Buxheti i shumë njësive vendore është i ulët, çka e bën të pamundur pagesën për punët publike që kanë shkaktuar këto njësi”, shkruan revista Monitor, e cila publikon edhen një listë të institucioneve që kanë borxhe ndaj biznesit.
Jashtë listës nuk janë edhe institucione qëndrore, duke përfshirë ministritë.

Lista e pjesshme e borxheve, që përfshijnë vetëm institucione qëndrore / Burimi: Monitor
Ministria e Transporteve vijon të mbajë vendin e parë në listë, e një pjesë tjetër e detyrimeve vijnë nga vendimet e gjykatave të paekzekutara, por edhe nga mungesa e rimbursimit të TVSH-së.
Sasia e ‘gropës’ nuk dihet me saktësi, por shifrat e mbledhura nga ‘Monitor’ tregojnë se është më së paku 100 milionë dollarë.
Borxhet i pranojnë edhe vetë zyrtarët e shtetit.
Janë krijuar rreth 2.3 miliardë detyrime të reja, nga të cilat rreth 560 milionë janë vendime gjyqësore dhe pjesa tjetër janë punë të progesuara në sektorin e investimeve”, thotë për ‘Monitor’ Geraldina Prodani, sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Financave, e cila pranon nën këtë mënyrë se vijojnë të kryhen punë publike me paratë e privatëve të cilat nuk dihet se kur do t’u kthehen.
Për të mos arritur në këtë pikë, u rritën taksat.
Për të mos arritur në këtë pikë, Qeveria mori borxh të ri te FMN, i cili do të shlyhet po nga taksapaguesit shqiptarë.
Për të mos arritur në këtë pikë, Qeveria nxorri një sërë vendimesh e udhëzimesh që ndalonin që shteti të futej sërish në borxh.
E megjithatë, kemi arritur në këtë pikë, të cilën vetë Kryeministri Rama e përshkruante kështu në tetor të vitit 2014:
Ka dy rrugë, ose do shlyejmë borxhet, ose ne do të shumëfishojmë shushunjat. Rruga e parë është e dhimbshme ndërsa rruga e dytë është tragjike. Kemi borxhe në transport, punë të papaguar kompanive. Kemi borxhe ndaj sektorit të ujërave, ndaj sektorit shëndetësor, përfshi detyrimet e ilaçeve. Kemi borxhe në sektorin e arsimit, kemi TVSH e parimbursuar”.
Është po ajo situatë.
Çfarë do të bëjë Kryeministri: Do shlyejë borxhet apo do shumëfishojë shushunjat? / HashtagAl
Komentet