Gjersa Mazllumi thotë se nuk është i ngjyer me mut, le t’i vijë era që atje tej – për adhuruesit e tij ai do të vazhdojë të mbajë era trëndafil.
Krejt papritur, një ditë me diell, politikanëve shqiptarë iu ka dalë e panevojshme OSBEja.
Për çudi të gjithëve, të majtëve dhe të djathtëve njëherësh.
Ta flakim tutje, jezitin. Kjo s’ka fare lidhje me atë dokumentin e qarkulluar këto ditë nga Lapsi.al.
Absolutisht jo.
Është thjesht çështje parimore.
Njëri pas tjetrit, përmes deklaratave vetiake, të menderosurit në atë dokument po dalin të pafajshëm.
Gjersa Mazllumi thotë se nuk është i ngjyer me mut, le t’i vijë era që atje tej – për adhuruesit e tij ai do të vazhdojë të mbajë era trëndafil.
Mjafton fjala e Mazllumit për këtë punë, të tjerat s’kanë rëndësi.
Ndërsa ata që mbledhin hundët kur kalon Mazllumi janë thjesht kriminela, keqdashës, të korruptuar.
Dhe, natyrisht të padësherueshëm për të gjithë ata që janë në mendje me Milon.
Komentet