Blog
Shtypi klientelist i Tiranës për opinionin publik është vetëm lavatriçe, për t’ja shplarë trurin.
Ndërsa për rininë shqiptare ndotje dhe helm.
Prej dje gazetat e metropolit të Shqipërisë londineze i bëjnë jehonë gazetës kryesore të social demokratëve të Gjermanisë “Vorwärts” “Përpara” me titullin: “Multimilioneri Ilir Meta mund të bëhet kryeministër në zgjedhjet e 2017!” “Sigurisht”, shkruan “Vorwärts”, multimilioneri nuk është socialisti shembullor, ka dhe të meta. Por partia jep shpresë dhe tregohet e angazhuar. Thuajse gjysma e anëtarëve të saj janë të rinj dhe ata e çojnë partinë përpara dhe mendojnë si europianë…”
Ndërsa indeksi i korrupsionit nga Transparency International për vitin 2015 e vendos Shqipërinë në një nga vendet më të korruptuara të planetit, falë politikanëve të saj, “Vorwärts” e SPD gjermane njërin prej politikanëve kryesorë të Shqipërisë e analizon si shembëlltyrë për rininë shqiptare!
Lind pyetja: Po a është vërtetë Ilir Meta, siç pohon gazeta e partisë kundërshtare e Angela Merkel, modeli që duhet të ndjekë rinia shqiptare ?
Ata të rinj që i shkojnë pas si manare atij dhe liderëve të partive shqiptare a bëjnë atë që duhet ?
“Përpara” e social-demokratëve gjermanë e jep edhe përgjigjen bashkë sipas të cilës “Meta është multimilionari me të meta por të rinjtë mendojnë si europianë”
Hahahaha ! Qesh o popull! Qeshni ju elita!
Qesh o Fevzo që i premtove teleshikuesave të Klan se do të merreshe me temat e ditës, kur në fakt e nise me një avaz të vjetër, duke analizuar pasojat në vend të shkaqeve!
Se nuk ia mban Fevzos të analizojë shkaqet ! Se pastaj ia fusin të dyja këmbët në një këpucë!
Konfuci thotë se rruga më e thjeshtë për të mësuar është imitimi. Se nuk të kërkon as lodhje dhe as punë.
Ilir Meta e ka nisur politikën direkt nga bankat e universitetit, nuk ka bërë asnjë orë punë, është politikan profesionist, bashkë me bashkëshorten, të gjitha të ardhurat i kanë prej taksave të popullit, dmth multimilionat, që nxjerr në pah “Vorwärts” e SPD gjermane!
Po si është e mundur që ndërsa populli vuan dhe 600 mijë pensionistë marrin nga 100 Euro pension në muaj, politikanët e Shqipërisë janë multimilionerë pa trashëguar asnjë kacidhe nga prindërit dhe familjet e tyre, por gjithë pasurinë ia dedikojnë profesionit të politikanit!
Kur politikanët pasurohen dhe populli vuan, dmth diçka në themele nuk shkon!
Po imagjinoni rininë shqiptare, që po mendoka si europiane, pa punuar asnjë orë, të transformohet në dhjetra, qindra e mijra Ilir Meta !
E këshu sipas partive përkatëse me rradhë dhjetra, qindra e mijra liderë milionerë me të meta, por me followrs-a, seguaci, simpatizantë me mendësi europiane që vetë pasurohen e për popullin nuk ua ndinë dhe e lenë thatë!
Komentet