VOAL

VOAL

Bledi Mane fut në kurth gazetaren, zbulon lidhjet e saj me Adriatik Llallën

January 19, 2018

Komentet

BalkanWeb: SPAK në provë! A po sfidohet drejtësia nga zvarritja e çështjes Balluku?

Sa herë që zëvendëskryeministrja Belinda Balluku hyn e del nga zyra, sa herë shfaqet e lirë dhe e kuruar në publik, apo më tej akoma, sa herë udhëton jashtë vendit nga ku poston video e foto të vetes, dalin natyrshëm disa pyetje, përgjigjet e të cilave SPAK ia ka borxh publikut.

-Çfarë po pret Prokuroria e Posaçme për të vepruar, kur ndaj Ballukut ka akuza dhe prova të publikuara prej ditësh?

-Si është e mundur që një zyrtare e lartë, e shpallur e pandehur, të vijojë detyrën dhe të ketë në dorë të gjithë mekanizmat për të ndikuar, penguar apo prishur provat?

-Kush mban përgjegjësi për rrezikun real të kompromentimit të një çështjeje që lidhet me dhjetëra miliona euro të taksapaguesve?

Sa më shumë zgjatet pritja e SPAK, aq më i madh bëhet rreziku që procesi të kompromentohet. Sepse çdo ditë që kalon, një zyrtare me pushtet të plotë politik e administrativ si Belinda Balluku, ka gjithë mundësinë të përdorë kohën, lidhjet dhe autoritetin për të shuar gjurmë, për të zhdukur ose zhvendosur dokumente, për të ndikuar dëshmitarë, apo për të orientuar vartësit në favor të saj.

Kjo vonesë nuk dëmton thjesht çështjen, dëmton edhe vetë SPAK-un. Institucioni që ka fituar reputacion si i paanshëm dhe i vendosur, rrezikon sot të duket i ngadaltë dhe i kujdesshëm, pikërisht aty ku duhej të ishte më i shpejtë, më i qartë dhe më i prerë. Sepse kur masat mungojnë dhe hetimi ecën ngadalë, krijohet përshtypja se pushteti po sfidon ligjin dhe jo e kundërta.

Nëse drejtësia e re do që të mbetet simbol besueshmërie, nuk mund të lejojë që një zyrtare e lartë, e akuzuar për një aferë të rëndë, të qëndrojë ende në krye të qeverisë, ndërsa hetimi zvarritet.

Publiku pret prova force, jo prova durimi!

1 vit nga vrasja e Martin Canit/ Konfliktet në shkolla mbulohen, oficerët denoncojnë presionin e eprorëve

 

Për të ruajtur imazhin e mirë të shkollës qoftë kjo fillore, 9-vjeçare apo gjimnaz, oficerët e sigurisë nuk raportojnë incidentet, konfliktet apo edhe krimet si edhe ngjarjet e ndodhura.

Këtë situatë të rëndë e nxjerr në pah grupi i auditimit i Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili ka zbuluar se janë drejtuesit e shkollave ata që pengojnë oficerët ta bëjnë detyrën. Ky konstatim i rëndë vjen thuajse një vit nga vrasja e të ndjerit Martin Cani nxënës i shkollës “Fan Noli”, Tiranë.

Me argumentin se nëse ngjarjet dhe krimet që ndodhin në shkolla dhe me nxënësit do të raportohen atëherë imazhi i shkollës që ata drejtojnë do të ulet.

WebLajm.com ka siguruar ekskluzivisht kopje të këtij raporti që nxjerr në pah situatën e rëndë dhe zbuluan një krim e vepër penale ku fshihen ngjarjet.

Një tjetër gjetje e këtij raporti është fakti se shumë shkolla nuk kanë fare oficer sigurie dhe kjo për shkak se s’ka interes për këtë pozicion pune.
Ndërsa KLSH kërkon ndërhyrje urgjente pasi oficerët jo vetëm nuk raportojnë ngjarjet e rënda por nga ana tjetër janë drejtuesit e shkollave që i pengojnë duke u bërë edhe presion.

JA DISA NGA GJETJET E RAPORTIT

Gjetje nga auditimi: Gjatë auditimit u konstatua se në databazën e krijuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, mbi referimin e rasteve/incidenteve nga oficerët e sigurisë, seksioni “Shkolla” nuk është plotësuar si fushë identifikuese që prej vitit shkollor 2022–2023. Kjo ka ndodhur pasi, në linkun ku mblidhen të dhënat, ky element është hequr, si pasojë e shqetësimeve të ngritura nga oficerët e sigurisë, të cilët janë shprehur se kanë ndjerë presion nga drejtuesit e shkollave për të mos raportuar incidente, pasi shkolla e tyre mund të cilësohej një shkollë jo e mirë. Ky fakt tregon se procesi i raportimit vetëcensurohet nga oficerët e sigurisë dhe, si rrjedhojë, nuk pasqyron në mënyrë transparente dhe të besueshme situatën reale të problematikave që lidhen me sigurinë në shkolla.

Gjetje nga auditimi: Në Urdhrin nr. 31, datë 28.1.2020, “Për miratimin e rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë”, të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, është përcaktuar detyrimi që oficerët e sigurisë duhet të zhvillojnë kontrolle fizike të nxënësve ose të mjediseve. Me përjashtim të dy rasteve, të regjistruara më datë 16.05.2023 dhe më datë 11.12.2024, në gjimnazin “Arben Broci”, në shkollat e tjera nuk është ushtruar asnjë kontroll fizik ndaj nxënësve dhe asnjë kontroll i mjediseve të shkollave. Oficerët e sigurisë i shmangin kontrollet, për të shmangur konfliktin me prindërit, të cilët e konsiderojnë kontrollin si një akt që etiketon fëmijët. Mungesa e kontrolleve shton rrezikun e qarkullimit dhe mbajtjes së mjeteve dhe lëndëve që cenojnë sigurinë në shkolla.

Gjetje nga auditimi: “Udhëzuesi për praktikën e punës së oficereve të sigurisë” përcakton që “raporti i incidenteve/problematikave i drejtohet organeve të Policisë së Shtetit (sipas vlerësimit të rastit)”, duke e lënë në gjykimin të oficerëve të sigurisë vendimin nëse problematikën/incidentin t’ia raportojë policisë apo jo. Porse nisi nga konstatimet se oficerët e sigurisë: vetëcensurohen nga presioni i drejtuesve të shkollave në ofrimin e të dhënave në raportimet e rasteve/incidenteve në ASCAP; lënë me vetëdije të pazbatuara detyrime të parashikuara qartë në akte nënligjore, si ai i kontrolleve fizike të nxënësve për të shmangur konflikte me prindërit; në raste të caktuara e shohin me skepticizëm bashkëpunimin me policinë; në raste të caktuara vuajnë nga një formim profesional i mangët. Në mungesën e një kriteri të qartë, i cili duhet të përcaktojë se për cilat tipologji problematikash/incidentes është i detyrueshëm raportimi në polici dhe nisur nga vlerësimi i integruar i fakteve të mësipërme, lehtësisht bihet dakord se vendimi i oficerit për referimin ose jo të rastit tek Policia e Shtetit mbetet një zgjedhje subjektive e tij, duke bërë që bashkëpunimi me Policinë e Shtetit të mbetet opsional, i pastandardizuar dhe joefektiv.

Gjetje nga auditimi: Gjatë auditimit u konstatua se në nëntë procedurat për punësimin të oficerëve të sigurisë, të realizuar gjatë periudhës objekt auditimi, ka munguar interesi për pjesëmarrje në këto procese përzgjedhjeje nga të certifikuarit si oficer sigurie. Kjo qasje konstante ndër vite ka krijuar vakanca të shumta dhe problematika e krijuar nuk është bërë kurrë objekt analize i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe institucioneve të varësisë. /Weblajm

“Unë aty do isha i vdekur”, rrëfehet Arben Ahmetaj: E vërteta e ekstradimit dhe roli i kreut të organizatës!

 

 

Ahmetaj sqaron deklaratat për një kërkesë ekstradimi nga Zvicra…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar sërish mbi zhvillimet sot në seancën gjyqësore për dosjen “Buka”, ku u fol dhe për një kërkesë për ekstradimin e tij nga Zvicra.

Duke folur në “Syri TV”, për gazetarin Çim Peka, ai tha se kjo lëvizje është një manovër e orkestruar nga ajo që ai e quan “qeveria e tymnajës” për të mbuluar skandalet e shumta që po dalin në dritë në Tiranë, të cilat përfshijnë anëtarë të lartë të kabinetit.

Ahmetaj shkoi më tej, duke deklaruar se ai beson se ka një plan për eliminimin e tij fizik. Sipas tij, urdhri i arrestit ka dalë para 3 vitesh dhe në kohë rekord.

Sipas tij, ishte Rama ai që urdhëroi ndalimin e tij, apo siç Ahmetaj e cilëson “kreu i organizatës”.

-Me të vërteta e kam parë shënimin tuaj në Facebook, por dua ta dëgjoj me zë. Si qëndron e vërteta e kërkesës për ekstradim në Zvicër për personin tuaj? Nga Ministria e Drejtësisë.

Ahmetaj: Sot ishte, le të themi, teatri i radhës, që bën struktura që unë e kam përmendur dikur, por që është drejt, që drejtohet nga qeveria e tymnajës për të mbuluar të gjitha ato skandale që po dalin një nga një, në Tiranë dhe që përfshijnë persona, anëtarë të qeverie të lartë.

Dhe ajo që më çudit është dhe përfshirja e drejtpërdrejtë edhe e prokurorit tjetër, sepse përsa i përket, më parë unë e kam sqaruar përfshirjen e SPAK-ut deri në arrestimin, tentativën për të më arrestuar me urgjencë, që e kam thënë disa herë, dyshoj, po tashmë nuk dyshoj më, që janë të përfshira tek eliminimi im fizik.

Dhe sot e vërteta, e vërteta e të gjithë asaj pyetje që unë kam ngritur, është shumë e qartë për këdo. Shumëkush më thotë, po të kishe qëndruar këtu, sot nuk do ishe i gjallë. Dhe e kam thënë disa herë që unë nuk është se mbahem për ndonjë trim, por, për familjen time, nuk kam asnjë alternativë tjetër përveçse të jem i drejtë, sqarues dhe patjetër trim.

Sot doli lajmi që me demek ishte bërë një kërkesë e re për ekstradimin tim. Cili ishte lajmi i rremë? I dal, shpresoj jo, i dalë nga të njëjtat dyer. Shpresoj që SPAK-u të mos jetë i përfshirë në këtë tymnajë, për të sqaruar publikun, kërkesa për ekstradim është bërë në datën 18 gusht të vitit 2023. Kohë rekord. Domethënë rekord përkthyer, rekord bërë kërkesat me urdhër të kreut të organizatës. Dhe kjo s’ka më dyshim tani, për mua s’ka pasur dyshim që ditën një, që ditën që kam kërkuar në shkurt të vitit 2022 largimin nga qeveria, dorëheqjen.

-Zoti Ahmetaj, ju po thoni se kam, ka vetëm një kërkesë ekstradimi dhe ajo është 18 gusht 2023?

Ahmetaj: Po. Tani për qytetarët edhe për ty zoti Peka. Imagjino që SPAK-u ka pasur dhe qytetarët e kanë parë vonesa në kërkesa ekstradimi, vonesa në ekzekutim urdhër arresti, vonesa në, le të themi në sigurimin e provave, në garancimin e provave, në ruajtjen e provave. Por asnjë vonesë në rastin tim për të kërkuar ekstradimin. Ne e dimë që ka vonuar urdhër arresti, nga gjykata me tre, katër, pesë, gjashtë muaj, një vit. Ca të tjera s’i ka bërë fare, ndërsa në rastin tim, urgjenca ka qenë shembullore.

E para. E dyta, që ishte po në vazhdën e tymnajës zoti Peka, ka të bëjë me një pseudo transaksion. Tani, unë do ta lë në tryezën tuaj dhe të qytetarëve sfidë. Sfidë, që nëse do kishte një transaksion të dali sa më parë. E para, që letër porosia nga Austria që ka kërkuar prokurori Elvin Gokaj, ka, minimalisht në maj, ka arritur në Shqipëri. Dhe prokurori e ka shprehur që s’ka lidhje fare me mua dhe secili nga ne e di ç’ka bërë ose çfarë nuk ka bërë në jetë.

Tani, për çfarë ka dalë sot kjo zhurmnajë? Ka tre arsye. Një arsye është devijimi i vëmendjes nga skandalet, edhe mediat harrojnë që mungojnë dy ura në Llogara, harrojnë që mungojnë paratë e inceneratorëve, harrojnë që mungojnë paratë e IPARD-it, harrojnë që mungojnë paratë te Begetit, harrojnë që mungojnë paratë e ekoparkut.

Dhe merren me një lajm të rremë vetëm për të devijuar vëmendjen nga e vërteta që po ndodh aty. Apo harrojnë edhe përfshirjen me organizatat kriminale dhe me kartelet e drogës. Edhe këto i harrojnë. Dhe merren me ekstradimin, me qejfin e madh për të më parë mua në burg, kreu i organizatës dhe shpura, që s’ka lidhje me Partinë Socialiste, se dëgjoj ndonjëherë që i turren Partisë Socialiste, nuk ka lidhje kjo me Partinë Socialiste. Tjetër gjë është Partia Socialiste. Partia Socialiste e kam thënë, është e mpirë. Fatkeqësisht.

-Vazhdo, vazhdo për Partinë Socialiste. Këtu ndahemi.

Ahmetaj: Dakord, ne nuk ndahemi vetëm për këtë. Tashti, e dyta, arsyeja.

-Zoti Ahmetaj, kjo organizatë që e ka zgjedhur kreun e saj është Partia Socialiste dhe ajo parti është absolutisht një parti kriminale ku keni qenë dhe ju pjesë e saj. Ju vazhdoni dhe flisni për nostalgji, po ajo parti dhe krimi nuk kanë qenë të ndara ndonjëherë. Po.

Ahmetaj: Zoti Peka, të lutem, do të lutesha që të mos më ndërprisje. Partia Socialiste dhe organizata janë dy gjëra krejt të ndryshme. Por ky është debat, po deshe e bëjmë herë tjetër, ne kemi kohë, do Zoti na le, na le kohë që ta bëjmë. E dyta. E dini pse është, pse sot prokurori Elvin Gokaj e ka sjellë disa herë këtë dhe ka thënë që s’ka lidhje kjo me zotin Ahmetaj. Por ka thënë, kjo është dhe arsyeja pse unë i ndaj çështjet. Po të kishte, po ta them, po të kishte një transaksion, 1 euro, 1 lek, unë nuk do isha, do, mua do më kishin varur në Tiranë.

Po të kisha bërë unë jo 5D, po gjysëm D dhe gjysëm P, sot do isha i varur në Tiranë, i varur, i varur. Asnjë zero transaksion. E bën se po kandidon për kreun e SPAK dhe do të shkojë përpara KLP-së sikur me demek po bën ndonjë hetim. Ta nxjerri! Pse s’e solli sot? Pse s’e solli sot? Ta kishte sjellë sot letër-porosinë. Dhe, e thashë, e lë sfidë në tryezë të qytetarëve, gazetarëve, SPAK-ut, gjykatës, këtë ëh përgjigjen e kësaj letër-porosie, se do jetë si punë e lapsusit. Si punë e lapsusit. E ka thënë prokurori, që ka të bëjë me një transaksion që ka bërë biznesmeni me Austrinë, që mund ta ketë bërë për punët e veta, mund ta ketë bërë, nuk më intereson, nuk më hyn, nuk ka lidhje me mua.

Dhe dhe e treta, ka të bëjë me gjyqin publik. Stil sikur të ishte gjyqi Dimitrovi kundër Geringut, që me demek Dimitrovi ka djegur Rajshtagun.

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar një seri akuzash të rënda ndaj qeverisë dhe SPAK, duke e cilësuar lajmin për kërkesën e re për ekstradim si një skenar politik për të mbuluar skandalet që, sipas tij, po shpërthejnë në Tiranë.

Në një lidhje telefonike në “Çim Peka Live”, Ahmetaj tha se lajmi për një kërkesë të re ekstradimi drejt Zvicrës ishte “i rremë” dhe se dokumenti i vetëm ekziston prej 18 gushtit 2023.

Ai theksoi se kjo kërkesë u përgatit “në kohë rekord”, gjë që sipas tij tregon se veprimi është urdhëruar nga nivele të larta politike dhe nuk ka ndjekur procedurat normale.

Për të sqaruar publikun, kërkesa për ekstradim është bërë në datën 18 gusht të vitit 2023. Kohë rekord. Domethënë rekord përkthyer, rekord bërë kërkesat me urdhër të kreut të organizatës.

Dhe këtu s’kam më dyshim tani, për mua s’ka pasur dyshim që ditën një, që ditën që i kam kërkuar në shkurt të vitit 2022 largimin nga qeveria, dorëheqjen,” tha ai.

“Po përgatitej eliminimi im fizik”

Pjesa më e rëndë e deklaratës së tij lidhet me pretendimin se tentativa për ta arrestuar me urgjencë ishte pjesë e një plani për eliminimin e tij fizik.

Shumë njerëz më kanë thënë se, po të isha ende në Shqipëri, sot nuk do të isha gjallë,” deklaroi ai, duke shtuar se nuk ka më asnjë dyshim për përfshirjen e strukturave të SPAK në këtë skenar.

Sipas ish-numrit dy të qeverisë, veprimet e SPAK ndaj tij kanë qenë të menjëhershme, ndryshe nga raste të tjera ku ka pasur vonesa të mëdha në ekzekutimin e urdhër-arresteve apo kërkesave për ekstradim. Ai e cilëson këtë si një standard të dyfishtë të drejtësisë.

Akuzat për qeverinë: “Tymnajë për të mbuluar skandalet”

Ahmetaj këmbënguli se “teatri i ekstradimit” synon të zhvendosë vëmendjen nga skandalet që po dalin njëri pas tjetrit dhe përfshijnë anëtarë të lartë të kabinetit.

Ai u shpreh se kjo strategji po përdoret për të shmangur llogaridhënien dhe për të goditur zërat kritikë.

Pretendimi për lidhjen e kazinove me kartelin Sinaloa

Në një tjetër linjë akuzash, Ahmetaj i kërkoi publikisht kryeministrit Edi Rama të sqarojë licencimin e disa kazinove që, sipas tij, lidhen me persona të shpallur “non grata” nga SHBA për pastrim parash për llogari të kartelit Sinaloa. Ai mohoi të ketë firmosur ndonjë licencë kazinoje gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Financave.

Sa kam qenë unë ministër i Financave nuk ka pasur licenca kazino. Zero,” deklaroi ai, duke e adresuar përgjegjësinë te kryeministri. “Pyesni Edi Ramën,” shtoi ai, duke kujtuar se kryeministri e ka sulmuar publikisht dhe ka paralajmëruar se do të përfundonte në duart e drejtësisë.

“SPAK po bën genocid ndaj familjes time”

Ahmetaj e akuzoi SPAK-un se po ndjek një linjë të padrejtë ndaj tij, ndërsa nuk heton pastrimin e parave nga organizatat kriminale. Ai solli në vëmendje një episod të shumëdiskutuar, ku drejtues të SPAK u panë në tribunën VIP të një stadiumi, duke lënë të kuptohet se “komforti i tyre nuk cenohet, ndërsa familjet e njerëzve shkatërrohen.”

140 milionë eurot e tunelit të Llogarasë

Ahmetaj detajoi edhe pretendimet për një abuzim të madh financiar në projektin e tunelit të Llogarasë. Sipas tij, kostoja reale e projektit duhej të ishte rreth 93 milionë euro, ndërsa diferenca prej dhjetëra milionë eurosh mbetet e paqartë.

Ka ndryshuar kosto e gjithë projektit? Le ta thonë. Nëse janë 140 milionë, me fitimin 11% del rreth 93 milionë që ka kushtuar realisht tuneli. Ku janë këto para? Kush i ka marrë? Pse janë paguar ndërmjetës që s’kanë bërë asnjë punë? Pse mungojnë urat?

Ai shtoi se e njëjta situatë po ndodh edhe me inceneratorin e Tiranës:
“Ku janë paratë? Ku janë 130 milionët? Pse SPAK merret me shuma të vogla, kur mungojnë qindra milionë? Ku janë këto para?”

Ahmetaj akuzoi se përgjegjësit e vërtetë nuk po preken, ndërsa shqiptarëve “u shitet një lojë qesharake.”

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”

Ahmetaj ka deklaroi se kanabizimi i Shqipërisë u bë me qëllim nga kryeministri Edi Rama.

 U bë kanabisi që u bë droga, u bënë të pasur grupet kriminale që sot nuk ia del dot, kanë dyfish GDP-në. Do duhen 60 vjet dhe dhe mbi 10 kryeministra me me me me me nga një e me nga dy mandate që të punojnë pastërtisht për të zhdukur influencën dhe dominimin e krimit të organizuar në Shqipëri.

Është vend i vogël, dreqi e mori. Është futur si kancer. Është futur si kancer. Ja, kjo është sot situata. Jo, kam luftuar me kanabisin. Po, po jo, s’kam lejuar unë që të bëjë koncesion të TVSH-së, se ishte kundër sigurisë kombëtare, së kundër sigurisë fiskale. Po more e kam kundërshtuar inceneratorin e Tiranës. Patjetër që e kam kundërshtuar,” tha Ahmetaj

Keydata: Si janë rritur në 20 vite çmimet e apartamenteve për 32 zonat kadastrale, trefishim në…

Indeksi përfshin të dhëna për çmimet mesatare të apartamenteve mbi bazë të dhënash për apartamentet ekzistuese, pra për ndërtesë të ndërtuara 5, 10 apo 15 vite më parë, por dhe një numër të ulët të apartamenteve të reja. Llogaritja e çmimeve mesatare përfshin periudhën nga janar 2005 deri në muajin qershor 2025.

 

Sipas të dhënave të indeksit “Keydata”, të vëna në dispozicion për Monitor në 32 zonat kadastrale të Tiranës për 11 njësitë bashkiake, rezultojnë se çmimet mesatare të shitjes të apartamenteve në 20 vite janë 2 deri 3-fishuar.

Indeksi përfshin të dhëna për çmimet mesatare të apartamenteve mbi bazë të dhënash për apartamentet ekzistuese, pra për ndërtesë të ndërtuara 5, 10 apo 15 vite më parë, por dhe një numër të ulët të apartamenteve të reja. Llogaritja e çmimeve mesatare përfshin periudhën nga janar 2005 deri në muajin qershor 2025.

Referuar të dhënave të indeksit “Keydata” deri në qershor 2005 në njësinë bashkiake nr.1 çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve është 670 euro për metër katror. Në 6-mujorin e parë të 2025 në këtë njësi çmimi mesatar ka arritur 1,522 euro për metër katror. Në 20 vite çmimet mesatarë të shitjes së apartamenteve janë rritur 127% apo gati 1.3 herë më shumë. Njësia nr.1 është e ndarë në dy zona kadastrale: 1/1 Kinema “Ali Demi”, Fusha e Sportit, fshati Shkozë, Depo e Ujit; 1/2 Poligrafiku, Shkoza, Autotraktorët, fshati Shkozë, Lana Bregas, Linzë, Sauk.

Në njësinë bashkiake nr.2 për 6 mujorin e parë të 2005 çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve ishte 720 euro për metër katror. Në 6 mujorin e parë 2025, sipas të dhënave të Keydata, çmimi mesatar ka arritur 1,988 euro për metër katror. Në 20 vite çmimet në këtë njësi janë rritur 176% apo gati është arritur 3-fishim i tyre. Njësia nr.2 është e ndarë në zonat kadastrale, si : 2/1 Piramida, ish stadiumi “Qemal Stafa”; 2/2 Pazari i Ri, 9-katëshet, shkolla “Avni Rustemi”; 2/3 Ministria e Jashtme, Ambulanca nr.1, Bërryli; 2/4 Shkolla e Baletit, Ambasada Amerikane; 2/5 Qyteti “Studenti”, Fakulteti Ekonomik, Varrezat e Dëshmorëve, Sauk, Selitë.

Në njësinë bashkiake nr.3, për 6 mujorin e parë të 2005 çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve ishte 520 euro për metër katror. Në 6 mujorin e parë 2025 sipas të dhënave të “Keydata” çmimi mesatar ka arritur 1,503 euro për metër katror. Në 20 vite çmimet në këtë njësi janë rritur 189% apo gati 3-fishim i tyre. Njësia nr.3 është e ndarë në këto zona kadastrale: 3/1 Xhamllëku, Profarma, rruga “Bardhyl”, rruga “Kongresi i Manastirit”, Bulevardi “Zhan D’Ark”; 3/2) Porcelani, IK V, Kinostudio, rruga “Hoxha Tahsim”, Lana e vjetër, fshati Linzë.

Në njësinë bashkiake nr.4 çmimi mesatar në qershor 2025 arriti 1,524 euro për metër katror nga 576 euro për metër katror që ishin në qershor 2005. Çmimet janë shtrenjtuar 1.6 herë më shumë për 20 vite. Njësia përfshin zona kadastrale, si: 4/1 Kompleksi i spitaleve, SHIK, Oxhaku, Allias i ri, fshati Tufinë; 4/2 Allias, rruga “Njazi Meka”, Bregu i Lumit, Alliasi i Ri, rruga “Myslym Keta” “5 Maji”.

Si kanë ndryshuar çmimet në zonat e ish Bllokut, komunës së Parisit dhe Liqenit artificial

Në njësinë bashkiake nr.5 që përfshin disa zona pranë qendrës, çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve deri në 6 mujorin e parë 2005 ishte 742 euro për metër katror. Në 2025 për këtë njësi çmimi ka arritur 2,153 euro për metër katror. Çmimet janë 3-fishuar për periudhën 2005 deri qershor 2025. Njësia nr.5 përfshin zonat kadastrale, si: 5/1 Ish–Blloku, Libri Universitar, Vodafone; 5/2 Stadiumi “Selman Stermasi”, Shushica, Liqeni Artificial; 5/3 Kopshti Botanik, rruga “Komuna e Parisit” Liqeni artificial; 5/4 Hotel “Diplomat”, blloku “Vasil Shanto”, Selitë e Vogël.

Për zonën e ish Bllokut, indeksi llogarit çmime më vete, ku çmimi mesatar në 2025 ka arritur 2,660 euro për metër katror. Krahasuar me 2005 çmimet gati 3.4 herë më të larta.

Si kanë ndryshuar çmimet në njësitë e tjera bashkiake

Për njësitë bashkiake nr.6 që përfshin zonat si shkolla teknologjike, Kombinat dhe Sharrë çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve deri në qershor 2025 arriti 1,419 euro për metër katror dhe njësia te njësia nr.7 që përfshin zona rreth ish Ekspozitës, Unaza e Re, fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, NSHRAK çmimi mesatr ka arritur 1,850 euro për metër katror. Edhe në këto njësi çmimet në 20 vite janë 3-fishuar.

Deri në qershor 2025 në njësinë bashkiake nr.8 çmim mesatar i shitjes së apartamenteve arriti 1,915 euro për metër katror. Krahasuar me 6-mujorin e parë 2005 çmimet janë 1.5 herë më të larta. Për njësinë nr.9 çmim mesatar i shitjes së apartamenteve arriti 1,915 euro për metër katror. Krahasuar me 6-mujorin e parë 2005 çmimet janë 1.5 herë më të larta. Për njësinë nr.9, çmimi mesatar i shitjes në 2025 arriti 1,825 euro për metër katror gati 1,6 herë më të shtrenjta sesa 2005. Këto njësi bashkiake përfshijnë zona si: pranë tregut të Medresë, gjimnazit Partizani, Selvisë, Bulevardi Zogu I etj.

Për njësinë nr.10 që përfshin zona kadrastrale, si: 10/1 PTT, Telekomi, ish-Lidhja e Shkrimtarëve; 10/2 Rruga “Myslym Shyri”, Drejtoria e Policisë, Kisha katolike; 10/3 Blloku i Ambasadave, Prokuroria, Rruga e Durrësit, çmimet e shitjes arritën në qershor të 2025 në 2,316 euro. Krahasuar me 20 vite më parë çmimet në këtë njësi janë shtrenjtuar 177%, gati 3-fish më shumë.

Në njësinë nr.11 që përfshin disa zona si Don Bosku, Zogu i Zi etj deri në qershor të 2025 çmimi mesatari shitjes së apartamenteve ka arritur 1,572 euro për metër katror. Krahasuar me 2005 edhe për këtë njësi çmimet janë 3-fishuar./Dosja.al

“Pupu këta se dinë fare, pfff një tmerr” – Erion Braçe vë duart në kokë pas debatit me ministrin e Bujqësisë

17 Nëntor 2025

 

Skema e TVSH-së në bujqësi me kompensim 10% për çdo faturë që fermeri do të marrë nga grumbulluesit për produktin që do t’i shesë ka shkaktuar debate në Komisionin e Ekonomisë, mes deputetit Erion Braçe dhe ministrit të Bujqësisë, Andis Salla.

Debati

Salla: Në faturë do të shënohet TVSH-ja në bazë të çmimit real të produktit

AdChoices

WERBUNG

Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With EarthKeep Watching

Skip Ad

Braçe: Si do shënohet TVSH-ja në faturë….

(Heshtje)

Braçe: Pupu këta se dinë fare, pfff një tmerr (mbështet kokën në tavolinë)

Salla: Edhe sot ka çdo fermer që shkon në pikën e grumbullimit patjetër që merr autofaturën.

Braçe: Me thënë të drejtën jo.

Salla: Si është?

Braçe: Merr një copë letër, ku i thuhet kaq kilogramë solle

Salla: Qëllimi i 10% është të ndodhë faturimi i gjithë produktit, sepse do kërkojë autofaturën për të marrë kompensimin.

Baçe: Kjo është e faktuar, ose nuk do pres faturë, ose do presë frakturë fiktive ose nuk e mbledh produktin fare, se me 10% në hyrje dhe 20% në dalje nuk më del mua. Nuk njoh ndonjë grumbulles e përpunues kështu. E kemi pasur ne këtë skemë me 6%, dhe prap ka ndodhur

Salla: Ka qenë për grumbulluesit jo për fermerët.

Braçe: Nuk ka rëndësi fare

Salla: Ka rëndësi se e ka marrë grumbulluesi

Braçe: S’jam i interesuar për ta grumbulluar, çfarë do të të them këtu që vaji që prodhohet tani është pa formalizuar.

‘Çmendet’ tregu i shitjes së apartamentve në Tiranë, çmimet në nivele rekord

Sipas të dhënave të indeksit “Keydata”, të vëna në dispozicion për Monitor në 32 zonat kadastrale të Tiranës për 11 njësitë bashkiake, rezultojnë se çmimet mesatare të shitjes të apartamenteve në 20 vite janë 2 deri 3-fishuar.

Indeksi përfshin të dhëna për çmimet mesatare të apartamenteve mbi bazë të dhënash për apartamentet ekzistuese, pra për ndërtesë të ndërtuara 5, 10 apo 15 vite më parë, por dhe një numër të ulët të apartamenteve të reja. Llogaritja e çmimeve mesatare përfshin periudhën nga janar 2005 deri në muajin qershor 2025.

Referuar të dhënave të indeksit “Keydata” deri në qershor 2005 në njësinë bashkiake nr.1 çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve është 670 euro për metër katror. Në 6-mujorin e parë të 2025 në këtë njësi çmimi mesatar ka arritur 1,522 euro për metër katror. Në 20 vite çmimet mesatarë të shitjes së apartamenteve janë rritur 127% apo gati 1.3 herë më shumë. Njësia nr.1 është e ndarë në dy zona kadastrale: 1/1 Kinema “Ali Demi”, Fusha e Sportit, fshati Shkozë, Depo e Ujit; 1/2 Poligrafiku, Shkoza, Autotraktorët, fshati Shkozë, Lana Bregas, Linzë, Sauk.

Në njësinë bashkiake nr.2 për 6 mujorin e parë të 2005 çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve ishte 720 euro për metër katror. Në 6 mujorin e parë 2025, sipas të dhënave të Keydata, çmimi mesatar ka arritur 1,988 euro për metër katror. Në 20 vite çmimet në këtë njësi janë rritur 176% apo gati është arritur 3-fishim i tyre. Njësia nr.2 është e ndarë në zonat kadastrale, si : 2/1 Piramida, ish stadiumi “Qemal Stafa”; 2/2 Pazari i Ri, 9-katëshet, shkolla “Avni Rustemi”; 2/3 Ministria e Jashtme, Ambulanca nr.1, Bërryli; 2/4 Shkolla e Baletit, Ambasada Amerikane; 2/5 Qyteti “Studenti”, Fakulteti Ekonomik, Varrezat e Dëshmorëve, Sauk, Selitë.

Në njësinë bashkiake nr.3, për 6 mujorin e parë të 2005 çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve ishte 520 euro për metër katror. Në 6 mujorin e parë 2025 sipas të dhënave të “Keydata” çmimi mesatar ka arritur 1,503 euro për metër katror. Në 20 vite çmimet në këtë njësi janë rritur 189% apo gati 3-fishim i tyre. Njësia nr.3 është e ndarë në këto zona kadastrale: 3/1 Xhamllëku, Profarma, rruga “Bardhyl”, rruga “Kongresi i Manastirit”, Bulevardi “Zhan D’Ark”; 3/2) Porcelani, IK V, Kinostudio, rruga “Hoxha Tahsim”, Lana e vjetër, fshati Linzë.

Në njësinë bashkiake nr.4 çmimi mesatar në qershor 2025 arriti 1,524 euro për metër katror nga 576 euro për metër katror që ishin në qershor 2005. Çmimet janë shtrenjtuar 1.6 herë më shumë për 20 vite. Njësia përfshin zona kadastrale, si: 4/1 Kompleksi i spitaleve, SHIK, Oxhaku, Allias i ri, fshati Tufinë; 4/2 Allias, rruga “Njazi Meka”, Bregu i Lumit, Alliasi i Ri, rruga “Myslym Keta” “5 Maji”.

Si kanë ndryshuar çmimet në zonat e ish Bllokut, komunës së Parisit dhe Liqenit artificial

Në njësinë bashkiake nr.5 që përfshin disa zona pranë qendrës, çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve deri në 6 mujorin e parë 2005 ishte 742 euro për metër katror. Në 2025 për këtë njësi çmimi ka arritur 2,153 euro për metër katror. Çmimet janë 3-fishuar për periudhën 2005 deri qershor 2025. Njësia nr.5 përfshin zonat kadastrale, si: 5/1 Ish–Blloku, Libri Universitar, Vodafone; 5/2 Stadiumi “Selman Stermasi”, Shushica, Liqeni Artificial; 5/3 Kopshti Botanik, rruga “Komuna e Parisit” Liqeni artificial; 5/4 Hotel “Diplomat”, blloku “Vasil Shanto”, Selitë e Vogël.

Për zonën e ish Bllokut, indeksi llogarit çmime më vete, ku çmimi mesatar në 2025 ka arritur 2,660 euro për metër katror. Krahasuar me 2005 çmimet gati 3.4 herë më të larta.

Si kanë ndryshuar çmimet në njësitë e tjera bashkiake

Për njësitë bashkiake nr.6 që përfshin zonat si shkolla teknologjike, Kombinat dhe Sharrë çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve deri në qershor 2025 arriti 1,419 euro për metër katror dhe njësia te njësia nr.7 që përfshin zona rreth ish Ekspozitës, Unaza e Re, fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, NSHRAK çmimi mesatr ka arritur 1,850 euro për metër katror. Edhe në këto njësi çmimet në 20 vite janë 3-fishuar.

Deri në qershor 2025 në njësinë bashkiake nr.8 çmim mesatar i shitjes së apartamenteve arriti 1,915 euro për metër katror. Krahasuar me 6-mujorin e parë 2005 çmimet janë 1.5 herë më të larta. Për njësinë nr.9 çmim mesatar i shitjes së apartamenteve arriti 1,915 euro për metër katror. Krahasuar me 6-mujorin e parë 2005 çmimet janë 1.5 herë më të larta. Për njësinë nr.9, çmimi mesatar i shitjes në 2025 arriti 1,825 euro për metër katror gati 1,6 herë më të shtrenjta sesa 2005. Këto njësi bashkiake përfshijnë zona si: pranë tregut të Medresë, gjimnazit Partizani, Selvisë, Bulevardi Zogu I etj.

Për njësinë nr.10 që përfshin zona kadrastrale, si: 10/1 PTT, Telekomi, ish-Lidhja e Shkrimtarëve; 10/2 Rruga “Myslym Shyri”, Drejtoria e Policisë, Kisha katolike; 10/3 Blloku i Ambasadave, Prokuroria, Rruga e Durrësit, çmimet e shitjes arritën në qershor të 2025 në 2,316 euro. Krahasuar me 20 vite më parë çmimet në këtë njësi janë shtrenjtuar 177%, gati 3-fish më shumë.

Në njësinë nr.11 që përfshin disa zona si Don Bosku, Zogu i Zi etj deri në qershor të 2025 çmimi mesatari shitjes së apartamenteve ka arritur 1,572 euro për metër katror. Krahasuar me 2005 edhe për këtë njësi çmimet janë 3-fishuar.

/Monitor

Sanksionet e Departamenti Amerikan te Thesarit ndaj Luftar Hysës/ ‘El Pais’: Si u bllokua perandoria e mikut të Edi Ramës

Nga Karina Suarez dhe Andres Rodriguez, EL PAIS

Nga dritat e makinave të lojërave të fatit dhe kuzhinës gourmet, te dyshimet për pastrim parash për Kartelin e Sinaloas.

Qeveria e Donald Trump ka goditur këtë javë zemrën e financave të organizatës kriminale që kontrollohet nga trashëgimtarët e Joaquín El Chapo Guzmán dhe Ismael El Mayo Zambada. Departamenti Amerikan i Thesarit ka bllokuar perandorinë e bizneseve të familjes shqiptare Hysa dhe rreth dhjetëra kazinove për pastrim të dyshuar parash në favor të bandës.

Raporti i fundit i Zyrës së Krimeve Financiare (FinCEN) shpjegon një rrjet të ndërlikuar që përfshin kompani fasadë, transferta miliona dollarëshe jashtë vendit dhe pagesa për kartelin përmes këtyre kazinove.

Ajo që dukej një histori suksesi me bare, kazino, restorante luksoze, kompani energjie dhe tregtare veshjesh, është shndërruar në një makth. Familja shqiptare Hysa dhe 20 prej kompanive të tyre janë tashmë në shënjestër të SHBA-së, në kuadër të ofensivës financiare të Trump kundër karteleve meksikane.

“Grupi i krimit të organizuar Hysa, i përbërë nga Luftari, Arbeni, Ramizi, Fatosi dhe Fabjoni, ka përdorur ndikimin e tyre përmes investimeve dhe bizneseve të ndryshme në Meksikë për të larë paratë e trafikut të drogës. Besohet se ky grup operon me pëlqimin e Kartelit të Sinaloas,” tha Thesari.

Si pasojë, administrata Trump ka bllokuar financiarisht gjashtë anëtarë të familjes Hysa, bashkëpunëtorin e tyre meksikan Gilberto López dhe rreth 20 kompani në Meksikë, Kanada dhe Poloni.

Sipas hetimit të SHBA-së, 57-vjeçari Luftar Hysa është një nga shtyllat kryesore të organizatës, duke udhëtuar vazhdimisht mes Meksikës dhe Kanadasë. Një figurë tjetër kyçe në kontrabandën e sasive të mëdha të parave në dorë, sipas Thesarit, është Arben Hysa, pronar dhe drejtor i disa kompanive të korporatës. Po ashtu, autoritetet amerikane theksojnë se Fatos dhe Fabjon Hysa kanë qenë të përfshirë në përdorimin e një entiteti me bazë në Evropë për t’u pasuruar përmes pastrimit të fondeve të paligjshme që u përkisnin trafikantëve të drogës.

Pas hetimeve, Thesari njoftoi ngrirjen e të gjitha aseteve të individëve dhe kompanive të përmendura në SHBA dhe ndaloi qytetarët amerikanë të kryenin transaksione me to.

Nuk është hera e parë që hija e narkotrafikut bie mbi bizneset e Hysëve. Edhe pse familja mban profil të ulët, në shtator 2022 Luftar Hysa botoi në disa media një deklaratë ku mbronte veten kundër akuzave për lidhje me Kartelin e Sinaloas, veçanërisht me El Mayo Zambada. Në atë kohë, Luftari mohoi çdo lidhje me aktivitete të paligjshme. Inxhinieri dhe biznesmeni tha se kur emigroi në Meksikë në vitin 2004, kërkonte vetëm të dilte nga kriza e vendit të tij: “Unë, Luftar Ali Hysa, asnjëherë i dënuar, asnjëherë i proceduar, asnjëherë i arrestuar, deklaroj se nuk kam pasur asnjë problem me drejtësinë në jetën time. Të gjitha problemet që kam pasur në jetë kanë qenë me padrejtësinë,” deklaroi ai.

Tre vite më parë, Luftar Hysa bëri një mbrojtje të fortë për ligjshmërinë e bizneseve të tij dhe të familjes. Ai tregoi një jetë me sfida, emigrim dhe diskriminim. “Ditën kur ika nga Shqipëria, synimi im i vetëm ishte t’i ikja varfërisë për veten dhe familjen time, dhe të kërkoja mundësi të reja zhvillimi. Gjithmonë kam mbrojtur me krenari kombësinë time. Me të njëjtën krenari dua të theksoj se në kompanitë, që unë dhe vëllai im kemi krijuar, punësojmë më shumë se 1.500 persona vetëm në Meksikë,” tha ai atëherë.

Ai po ashtu tregoi udhëtimin e tij nga Shqipëria drejt Afrikës së Jugut e pastaj në Peru, derisa mbërriti në Meksikë në 2004. “Nuk është hera e parë që më sulmojnë, është konkurrenca që më sulmon. Janë fjalë të liga. Nuk e njoh Ismael El Mayo, kurrë s’e kam parë. Aftësitë e mia janë karizma dhe aftësia për të bërë biznes,” u shpreh ai para mediave shqiptare.

Përkohësisht larg vëmendjes, familja Hysa është sërish në bankën e të akuzuarve për lidhje të dyshuara me narkotrafikun.

SHBA thotë pa hezitim se klani Hysa ka ngritur një sistem të ndërlikuar për pastrimin e parave të Kartelit të Sinaloas përmes kazinove, restoranteve dhe kompanive fasadë. Sipas OFAC, ky model e ka forcuar bandën, që deri para pak vitesh drejtohej nga El Chapo. Thesari thotë se Luftari, Fatosi, Arbeni dhe Fabjoni kanë bashkëpunuar me një shtetas amerikan për pastrim parash, përfshirë transportimin e sasive të mëdha të parave nga Meksika në SHBA.

Mes kompanive të kontrolluara nga Hysa që janë sanksionuar financiarisht nga SHBA janë: Bliri; Cucina Del Porto; Diversiones Los Mochis; El Arte de Cocinas y Beber; Entretenimiento Villahermosa; Entretenimiento y Espectáculos; Grupo Internacional Canhysamex; H Hidrocarburos Hysa Forëarders; LH Pro-Gaming; Procesadora de Alimentos HS; Rosetta Gaming; Hysa Holdings, e të tjera. Rrjeti i tyre shtrihet në Nuevo León, Sinaloa, Sonora dhe Baja California.

El Mayo dhe lidhja meksikano-shqiptare

Dyshimet për praninë e narkotrafikut në shtete të ndryshme, si dhe pastrimin e parave përmes kazinove dhe investimeve imobiliare, nuk janë të reja. Në 2023, gazetarja Jesusa Cervantes raportoi se kompania Procesadora de Alimentos HS —një nga ato të listuara nga OFAC— kishte marrë leje nga ish-kryebashkiakja e Rosaritos, Hilda Araceli Brown, për shitjen dhe konsumin e alkoolit në restorantin Ochuna, brenda kazinosë Midas. Kjo është një nga kazinotë e akuzuara nga SHBA për pastrim parash. Brown, tani deputete e partisë qeverisëse Morena, u sanksionua gjithashtu nga OFAC në shtatorin e kaluar për lidhje të mundshme me Kartelin e Sinaloas, bashkë me gjashtë persona dhe 22 kompani. Ajo akuzohet se ka mbledhur pagesa shantazhi për këtë organizatë dhe se ka ndihmuar në fshehjen e operacioneve të tyre gjatë mandatit të saj (2021–2024).

Një element i veçantë në këtë histori është prania e supozuar e grupeve kriminale shqiptare në Meksikë. Sipas ekspertit të sigurisë publike Víctor Sánchez, lidhjet mes një rrjeti shqiptar dhe Kartelit të Sinaloas lidhen, sipas burimeve të sigurisë, vijnë përmes El Mayo-s. Sánchez shpjegon se mafiet shqiptare operojnë kryesisht në portet kryesore të Evropës dhe pastrojnë fitimet e tyre në projekte ndërtimi, komplekse turistike dhe prona të tjera.

“Për organizatat meksikane ka qenë një biznes i leverdishëm të krijonin aleanca me këto klane, sepse jo vetëm ishin blerësit e tyre kryesorë për drogën që shkon në Evropë, por edhe i ndihmonin me pastrimin e parave në tregje ku ishte shumë më e vështirë t’i gjurmoje,” tha ai.

Ai shton se, bazuar në mënyrën se si operojnë këto organizata familjare shqiptare, ka arsye për të menduar se individët e familjes Hysa, të vendosur në Meksikë, mund të jenë pjesë e një rrjeti kriminal më të madh me lidhje me klane të tjera shqiptare.

Eksperti vëren se investimet e krimit të organizuar në kazino nuk janë ndonjë risi. “Ndodh në të gjithë botën,” thotë ai, sepse këto biznese raportojnë shuma shumë më të ulëta se ato që realisht lëvizin. Ai përmend edhe dy milionë dollarët e zbuluar nga OFAC, për të cilët foli edhe sekretari i Sigurisë, Omar García Harfuch. “Janë operacione shumë të vështira për t’u audituar,” shton ai.

Ai thekson se ajo që ka ndodhur në Evropë, ku karteli ka pastruar para, po pasqyrohet edhe në territore të Meksikës ku karteli është pozicionuar, si Baja California, Sur dhe Sonora, ku vitet e fundit janë ngritur hotele të reja, qendra nate, restorante e spa.

‘Modus operandi’ i kazinove

FinCEN ka vënë nën hetim 10 kazino në Meksikë për dyshime të forta për pastrim parash. Në dokumentet e paraqitura nga OFAC, përshkruhet se si kazinotë Midas, Emine, Mirage, Palermo dhe Skampa në Shtetet Sonora, Sinaloa, Baja California dhe Tabasco dyshohet se lehtësuan pastrimin e më shumë se dy milionë dollarëve në pagesa të paligjshme për Kartelin e Sinaloas midis viteve 2017 dhe 2024.

Sanksionet e SHBA u publikuan një ditë pasi Ministria e Financave e Meksikës njoftoi bllokimin e llogarive bankare të 13 kazinove kombëtare. Hetimet zbuluan transaksione në para të gatshme, lëvizje ndërkombëtare dhe përdorim të platformave digjitale jo të mbikëqyrura.

FinCEN specifikon se drejtues të lartë të kazinosë Midas në Mazatlán jepnin çdo muaj shuma të mëdha parash për këtë organizatë kriminale si pjesë e një marrëveshjeje me një drejtues të lartë të kartelit. Po ashtu, kazinotë Emine (San Luis Río Colorado), Palermo (Nogales), Skampa (Ensenada) dhe Mirage (Culiacán) drejtoheshin nga e njëjta strukturë, i cili kryente pagesa të rregullta drejt kartelit. Marrëveshja përfshinte edhe filialet e tjera të tyre në Agua Prieta, Guamúchil, Los Mochis, Mazatlán dhe Rosarito, si edhe kazinonë Skampa në Villahermosa.

Sipas dokumentit, drejtuesit e kazinove morën udhëzime të detajuara nga karteli për të shmangur zbulimin nga kontrollet bankare kundër pastrimit të parave. Organizata urdhëroi që të bëheshin jo më shumë se dy depozita në llogari të caktuara dhe secila të mos e kalonte shumën prej 90.000 pesos (rreth 4.354 dollarë). Gjithashtu u kërkua që të mos bëheshin depozita në ditë radhazi për të shmangur bllokimet. Një tjetër mundësi ishte që një drejtues i lartë i kartelit të merrte vetë paratë fizikisht në kazino Midas.

“Si provë e këtyre përpjekjeve për fshehje, struktura drejtuese e kazinosë mori udhëzime për mënyrën e pagesave ndaj Kartelit të Sinaloas, duke përdorur më shumë se 30 llogari bankare të kompanive meksikane për të bërë depozita në para të gatshme,” përfundon dokumenti./bn

BIRN: Strasburgu i kërkon shpjegime qeverisë për ligjin e studentëve të mjekësisë

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut pranoi të marrë në shqyrtim ankimin e 36 studentëve të Mjekësisë kundër ligjit që i shtrëngon këta të fundit të pranojnë një punë në vend ose të paguajnë kostot e studimit. GJEDNJ ka publikuar një listë me pyetje për palët para se të shqyrtojë rastin


Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka parashtruar të hënën një listë me pyetje për qeverinë shqiptare dhe 36 studentë të Mjekësisë që janë ankimuar në Strasburg kundër ligjit që i shtrëngon të punësohen në vend për një afat 3 vjeçar, ose në të kundërt të paguajnë kostot e shkollimitStudentët e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, UMT, ankohen se përmes legjislacionit dhe mënyrës se si u trajtua ankimi i tyre u janë shkelur një sërë të drejtash, përfshi të “drejtën për jetë private”, “të drejtën për arsim dhe pronë”, mosdiskriminimin si dhe mungesën e një gjykimi të drejtë.

GJEDNJ ka pranuar të marrë në shqyrtim ankimin dhe u ka dërguar palëve një listë me pyetje, përfshi nëse ligji ishte i parashikuar në legjislacionin shqiptar dhe nëse “ndiqte ajo një qëllim legjitim”. Gjykata po ashtu kërkon shpjegime mbi gjykimin në Gjykatën Kushtetuese të rastit dhe pretendimit të studentëve se ky gjykim nuk qe i drejtë. Po ashtu kërkohen shpjegime mbi procedurat që do të ndiqen në rast se ligji zbatohet.

Ndryshimet ligjore të kontestuar u miratuan në vitin 2023, por u pritën me protesta nga studentët, të cilët e konsideruan atë një formë “pune të detyruar” dhe një shkelje të së drejtës së tyre për të zgjedhur profesionin dhe vendin e punës. Studentët u ankuan në Gjykatën Kushtetuese.

Më 26 shkurt 2024, Gjykata Kushtetuese  vendosi të rrëzojë pjesërisht ligjin. Ndërsa e pranoi se qëllimi i qeverisë për të siguruar burime njerëzore në sistemin shëndetësor publik ishte legjitim, Gjykata Kushtetuese gjykoi se masat ishin joproporcionale. Kushtetuesja e uli afatin maksimal të punësimit të detyruar nga pesë vjet, në tre vjet. Gjykatësit arritën në përfundimin se skema e qeverisë përbënte një “mohim retroaktiv të lirisë së plotë të zgjedhjes së vendit të punës” për studentët që tashmë ishin të regjistruar në studime.

Në përgjigje të këtij vendimi, Parlamenti ndërhyri më 19 shtator 2024, duke amenduar ligjin për ta sjellë në përputhje me vendimin e Kushtetueses. Afatet e reja të punësimit u caktuan në tre, dy ose një vit, në varësi të vitit të regjistrimit të studentit.

Megjithatë ajo la në fuqi detyrimin për të paguar “koston e plotë” të studimeve nëse refuzon kontratën, dhe mbajtjen e diplomës së studentit derisa të përfundojë periudha e punësimit të detyruar. Këto pika kundërshtohen nga 36 studentë që e kanë dërguar çështjen në Strasburg./BIRN

Clark: Thaçi nuk e komandonte UÇK-në

Gjenerali amerikan në pension Wesley Clark.
Mimoza Sadiku

 

Drejtpërdrejt

Clark: Thaçi nuk e komandonte UÇK-në

 

• Wesley Clark, gjeneral i pensionuar amerikan, dëshmon në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë.

• Clark e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999.

• Gjyqi ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit po shkon drejt përfundimit.

• Që të gjithë i mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1998–1999.

14:30

Clark: Thaçi nuk ishte përgjegjës në UÇK

Wesley Clark u pyet nga avokati i Thaçit për takimin me komandantin Çeku dhe komandantët lokalë të UÇK-së për çështjen e demilirarizimit.

Ai u pyet nëse Thaçi kishte ndikim të kufizuar ndaj komandantëve lokalë, dhe ai u përgjigj me po.

“Më kujtohet që e kam parë Thaçin. Ishte i veshur mirë, dukej më perëndimor se të tjetër. Nuk dukej se kishte qenë në mal duke luftuar për një-dy vjet rresht. Ishte e qartë se nuk ishte përgjegjës aty, nuk komandonte aty”, tha Clark.

“Ai [Thaçi] ishte aty. Ishte njëri prej personave që e njihja më mirë. Nuk e kisha takuar më parë me Çekun. Por nuk mund të merresha përmes Thaçit. Ai nuk ishte përgjegjës”, shtoi ai.

Sipas tij, UÇK-ja nuk ishte një ushtri e organizuar, por kishte grupe luftëtarësh në nivel rajonal dhe lokal “që ishin mbledhur për të mbrojtur komunitetet e tyre”.

14:17

Clark: Ka pasur përpjekje të serbëve për të spastruar etnikisht veriun

Gjenerali Clark u pyet për tensionet mes serbëve dhe shqiptarëve në korrik të vitit 1999 në qytetin e Mitrovicës. Ai tha se “nuk kam menduar asnjëherë që UÇK-ja” ka organizuar trazira, por pohoi se ka pasur presion që shqiptarët të nxirreshin nga pjesa veriore e lumit Ibër.

“Nuk mendoj se ka qenë e organizuar. Nuk e kam pasur kurrë përshtypjen se kjo ka qenë e organizuar nga UÇK-ja. Këto ishin grupe individuale”, tha Clark.

Ai kujtoi se ishte ankuar te sekretari i atëhershëm i NATO-s dhe ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm të Francës, pasi atje ishin të dislokuar trupat franceze të KFOR-it, për shkak, siç u shpreh, përpjekjes së serbëve për ta spastruar nga shqiptarët pjesën veriore të Ibrit.

“Jam takuar me ministrin [e Mbrojtjes të Francës, Alain] Richard që më tha jo u kemi dhënë urdhër trupave franceze që të mbrojnë serbët në atë zonë dhe të mbështesin ata. Kemi pasur vështirësi për këtë. Por kështu funksionojnë trupat e NATO-s. Më vonë kam çuar përforcime atje në mënyrë që shqiptarët të mund të jetojnë atje”, tha Clark.

14:09

Clark: UÇK-ja nuk kishte zinxhir komandues

Më shumë lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Clark theksoi se nuk ka pasur kontroll civil mbi UÇK-në.

Ndërsa i pyetur nëse ka qenë e mundur që UÇK-ja të ketë pasur zinxhir komandues funksional me hierarki të plotë e NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara të mos e kenë ditur, Clark tha shkurtimisht: “Jo”.

13:56

Takimi me Thaçin

Clark tha se në takim me delegacionin shqiptar në bisedimet e paqes në Rambuje më 1999, e kishte takuar edhe Hashim Thaçin disa herë.

Ai tha se Thaçi nuk ishte komandanti ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kur u takova me të herën e tretë, unë kërkova ndihmë, por nuk mora asnjë ndihmë sepse ai nuk ia kishte idenë fare se çfarë po ndodhte”.

Ai tutje tregoi se e kishte pyetur Thaçin t’i shpjegonte se në cilat pika ndodhej ushtria serbe dhe në cilat UÇK-ja, për ta shmangur shënjestrimin e civileve gjatë bombardimeve.

“Unë e pyeta ku janë ata dhe ku jeni ju? Ku duhet të sulmoj unë në terren, cilat janë caqet e mia? Ai nuk më dha asnjë përgjigje”, tha Clark.

Clark foli edhe për përshtypjet e tij të para për Thaçin, duke e cilësuar si person bindës.

“Ai ishte vetëm njëri nga personave atje. Ishte personi më me autoritet, më i riu dhe më bindësi. Pra, ishte personi që ishte i veshur më së miri, i kishte flokët e palosura në mënyrën më të përshtatshme. Më sa kuptova jetonte në Zvicër dhe fliste gjermanisht, nuk fliste shumë anglisht asokohe, ndërsa unë flisja pak gjermanisht dhe ishte e vështirë të komunikonim”.

Avokati i njohur serb: Ka mjaft dëshmi se Vuçiç ishte pjesë e “turizmit të snajperëve” në Sarajevë

Avokati serb Cedomir Stojkoviç ka paraqitur disa dëshmi me të cilat thotë se dëshmohet që presidenti i tashëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ishte pjesë e “turizmit të snajperëve” gjatë rrethimit të Sarajevës.

Stojkoviç në rrjetet sociale  ka postuar një deklaratë të Vuçiçit dhënë në vitin 1994 për gazetën “Duga” e ku thoshte: “Shkova në Sarajevën serbe si vullnetar. Isha në varrezat hebraike për një kohë”.  Stojkoviq ka postuar edhe videon e Vuçiçit.

Ai ka thënë se varrezat hebraike po përmenden aktualisht si vendi ku “turistë” ishin sjellë nga ushtria e Radovan Karaxhiçit prëmes Beogradit për të vrarë civilë me snajperë, në atë që është quajtur “turizëm snajperësh”.

“Kjo po ndodhte pikërisht kur Vuçiqi, sipas rrëfimit të tij, ishte në luftë atje”, ka shkruar Stojkoviç.

Ai ka thënë dëshmi tjetër është edhe deklarata e Vojislav Sheshelit gjatë gjykimit në Hagë se “Vuçiçi kishte qenë vullnetar me Slavko Aleksiçin te varrezat hebraike”.

Stojkoviç ka thënë se është dëshmi se ky “safari snajperësh”, duke paguar për të vrarë civilët, po zhvillohej në kohën kur Aleksiqi po drejtonte atë zonë dhe Vuçiç ishte nën komandën e tij.

Ai po ashtu tha se ka xhirime ku Vuçiq shihet me atë që duket se është snajper. Thotë se video është e vitit 1993 dhe atë video e ka postuar.

Prokurorët në Milano kanë hapur një hetim ndaj italianëve që dyshohet se kanë paguar anëtarët e ushtrisë së serbëve të Bosnjës për të shkuar në Sarajevë, në mënyrë që ata të vrisnin qytetarë gjatë rrethimit katërvjeçar të qytetit në vitet 1990.

Më shumë se 10,000 njerëz janë vrarë në Sarajevë nga bombardimet e vazhdueshme dhe sulmet me snajper midis viteve 1992 dhe 1996, në atë që ishte rrethimi më i gjatë në historinë moderne, pasi Bosnja dhe Hercegovina shpalli pavarësinë nga Jugosllavia.

Hetimi filloi nga një ankesë ligjore e paraqitur nga Ezio Gavazzeni, një shkrimtar me bazë në Milano, i cili mblodhi prova mbi akuzat, si dhe një raport të dërguar prokurorëve nga ish-kryetarja e bashkisë së Sarajevës, Benjamina Kariq.

Gavazzeni ka thënë se kishte lexuar për herë të parë raportet rreth “turistëve të dyshuar snajperistë” në shtypin italian në vitet ‘90, por vetëm pasi kishte parë “Sarajevo Safari”, një dokumentar i vitit 2022 nga regjisori slloven Miran Zupaniq, filloi të hetonte më tej.

Në dokumentar, një ish-ushtar serb dhe një kontraktor pretenduan se disa grupe perëndimorësh qëllonin popullsinë civile nga kodrat përreth Sarajevës. Pretendimet e tyre janë mohuar me forcë nga veteranët serbë të luftës.

“’Sarajevo Safari’ ishte pika e fillimit”, ka thënë Gavazzeni.

“Fillova një korrespondencë me drejtorin dhe që andej e zgjerova hetimin tim derisa mblodha materiale të mjaftueshme për t’ua paraqitur prokurorëve të Milanos”, ka shtuar ai.

Gavazzeni pretendon se shumë italianë dyshohet se janë të përfshirë, pa dhënë një shifër.

“Kishte gjermanë, francezë, anglezë… njerëz nga të gjitha vendet perëndimore që paguanin shuma të mëdha parash për t’u çuar atje për të qëlluar civilë.”

“Nuk kishte motive politike apo fetare. Ata ishin njerëz të pasur që shkonin atje për argëtim dhe kënaqësi personale. Po flasim për njerëz që i duan armët dhe që ndoshta shkojnë në poligone qitjeje ose në safari në Afrikë”, ka thënë ai.

Ai pretendon se të dyshuarit italianë takoheshin në qytetin verior të Triestes dhe udhëtonin për në Beograd, nga ku ushtarët serbo-boshnjakë i shoqëronin ata në kodrat e Sarajevës.

“Kishte një trafik turistësh lufte që shkonin atje për të qëlluar njerëz”, ka thënë ai.

Gavazenni ka shtuar se kishte identifikuar disa nga individët italianë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë dhe të cilët pritet të merren në pyetje nga prokurorët në javët e ardhshme.

Erozioni i heshtur i sovranitetit shqiptar: Pesë rreziqet që po afrohen njëkohësisht- Nga Endrit Reka

Në Ballkan, sovraniteti territorial po kthehet në një nocion abstrakt me pasoja tepër të rënda për ata popuj që do ta fillojnë të parët ta konsiderojnë të tillë. Shprehja “Ballkanizim” tashmë përdoret gjerësisht në fushën e marëdhënieve ndërkombëtare dhe asaj të sigurisë si një sinonim i ndarjeve e copëtimit të shteteve dhe konflikteve të përhershme. Në raport me sipërfaqen, nuk ka zonë me intensitet më të lartë konfliktesh territoriale sesa gadishulli Ballkanik.

Sovraniteti është dhe mbetet themel i sigurisë shtetërore, i pavarësisë politike dhe i kohezionit kombëtar. Megjithatë, në Shqipëri, sovraniteti po trajtohet gjithnjë e më shumë si një formalitet –  diçka e garantuar automatikisht tashmë edhe nga anëtarësimi në NATO, nga protokollet diplomatike dhe nga një varg supozimesh optimiste për stabilitetin rajonal, për të cilin po sakrifikohet demokracia, të drejtat e njeriut dhe funksionimi i institucioneve shtetërore.

Disa zhvillime të cilat po ndodhin paralelisht – kolapsi demografik në përgjithësi dhe ai në jug në veçanti, propozimet territoriale-administrative me pasoja strategjike, ndikimet e huaja në proceset politike dhe trajtimi i diskutueshëm i negociatave për detin – tregojnë një dobësim strukturor të qëndrueshmërisë territoriale të Shqipërisë. Të marra të ndara nga njëra tjetra këto çështje ndoshta nuk do të përbënin arsye për t’u alarmuar, as për të shkruajtur këtë artikull. Por së bashku, në harmoni me njëra tjetrën, si gurët e vegjël të një mozaiku të madh, ato krijojnë një dobësi që asnjë shtet apo drejtues përgjegjës nuk mund ta shpërfillë.

Le t’i trajtojmë këto rreziqe faktike.

Reforma territoriale pa përfillur sigurinë kombëtare

Debati mbi reformën territoriale në Shqipëri është trajtuar kryesisht si një çështje e rendimentit administrativ dhe si një ndikues i drejtëpërdrejtë tek rezultatet e proceseve zgjedhore. Ta shikosh territorin e kombit dhe shtetit tënd vetëm përmes optikës administrative dhe asaj zgjedhore, është një lojë e rrezikshme të cilën kombi ynë nuk mund ta luajë.

Çdo shtet serioz e kupton që kufijtë administrativë janë instrumente strategjike aftagjata të cilat mund të sjellin pasoja fatale për një shtet. Ato formësojnë demografinë, modelet zgjedhore, përqendrimet e minoriteteve dhe levat politike afatgjata të cilat mund të përdoren nga të gjitha palët konkuruese në gjeopolitikë.

Në kuadër të reformës territoriale, së fundmi është propozuar bashkimi i zonave me përqendrim të lartë minoritar, të cilat ndodhen në brendësi të territorit, me zona pranë kufirit grek. Në këtë mënyrë krijohet një njësi e re territoriale me vazhdimësi të pandërprerë të vendbanimeve minoritare, të cilat kanë shprehur shprehur koherencë të njësuar politike, sociale dhe gjuhësore. Me këtë riformatim dhe dinamikë, ky territor më vonë mund të përkthehet në një platformë më të fortë zyrtare për pretendime kolektive.

Sipas manualeve shoviniste dhe fakteve historike, kemi plot zona të tjera në Ballkan e rajone të Europës ku konsolidimet e tilla administrative më pas evoluan në kërkesa autonomie dhe ku më pas është nevojitur edhe ndëryrja e organizatave ndërkombëtare dhe forcave shumëkombëshe. Shqipëria nuk ka arsye që të përbëjë përjashtim për këtë rast.  Hartat administrative janë mjete gjeopolitike – dhe kur vizatohen gabim, ato mund të kthehen në armë. Një reformë territoriale që kryhet pa vlerësim të sigurisë kombëtare krijon hapësirë për gabime strategjike.

Në parlament, disa deputetë të minoriteteve tregojnë interes të shtuar për çështje territoriale – administrative, ndërkohë ky interes mungon ndaj komisioneve të tjera, pavarësisht rëndësisë së tyre për jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë. Kjo është e drejta e tyre kushtetuese në një vend demokratik – por lind pyetja: sa të gatshëm do të ishin  ata deputetë të vendosnin në plan të parë sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë duke anashkaluar çështjet tek të cilat kanë konflikt të drejtë-përdrejtë në lidhje me sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë?

Çështja detare: një zgjedhje juridiksioni që dobëson pozicionin shqiptar

Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord ta çojnë çështjen e delimitimit detar në një gjykatë ndërkombëtare për të shqyrtuar mundësinë e një marrëveshjeje paraprake. Në parim, ky është një hap civilizues. Por, Shqipëria ka zgjedhur Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë – dhe jo Tribunalin Ndërkombëtar për të Drejtën e Detit në Hamburg, organi i specializuar i UNCLOS-it me standarde më të rrepta teknike.

Në Hagë, parimet e “barazisë së palëve” mund të zbehin argumentet teknike të Shqipërisë, duke i dhënë Greqisë më shumë hapësirë manovrimi.

Ky nuk është “kurth” në kuptimin figurativ të fjalës, por është disavantazh strategjik. Shtetet me kapacitete njerëzore teknike dhe juridike shumë më të mëdha dhe me diplomaci më agresive, shpesh dalin më të favorizuara në forume ku peshohen edhe konsideratat politike dhe gjeostrategjike. Kapacitet e Shqipërisë lënë shumë për të dëshiruar në këtë lëmi dhe kjo zgjedhje për të shkuar në Hagë për të arritur një marrëveshje është alternativa më e pafavorshme për Shqipërinë, e cila me gjendjen aktuale ka çfarë të ruajë nga ajo që ka, duke mos pasur frikë të humbasë diçka që nuk e ka.

Erozioni demografik: rënia e heshtur e sovranitetit

Në parim, një territor pa popullsi është më pak i mbrojtshëm dhe territori shqiptar pa popullsi shqiptare bëhet më lehtësisht i negociueshëm.  Jugu i Shqipërisë po përjeton një nga krizat demografike më të rënda në rajon: fshatra që zbrazen e të rinj që largohen, duke lënë pas vetes vetëm të moshuar e kafshë shtëpiake. Nëse rënia demografike vazhdon, jugu bëhet i cënueshëm jo nga forca, por nga mungesa e njerezve dhe në këtë mënyrë sovraniteti cënohet shumë më herët sesa të lëvizen kufijtë. Sa më shumë të piqen kushtet e lartëpërmendura, aq më e lehtë dhe e mundur bëhet lëvizja e kufijve.

Nga ana tjetër, një pjesë e madhe e shqiptarëve të cilët jetojnë në Greqi kanë marrë shtetësinë greke dhe gjatë këtyre 30 viteve kanë përjetuar një proces shtetëror asimilimi sistemik. Ata janë qytetarë grekë dhe pjesëmarrës në politikën greke – dhe kur është nevoja, mobilizohen për të ndikuar në zgjedhjet shqiptare. Kjo nuk është e paligjshme por është strategjikisht e rëndësishme.

Rikonceptimi i bazave ushtarake në zona turistike

Turizmi është një mekanizëm i rëndësishëm i fuqizimit të ekonomisë shqiptare e cila ka burime të kufizuara. Ky sektor duhet të zhvillohet sa më shumë që të jetë e mundur në të gjithë vijën e tij bregdetare, ku rreth 7/8 e saj mbeten ende të pashfrytëzuara. Pavarësisht kësaj hapësire ende të pashfrytëzuar, bie në sy fakti që ish-instalimet ushtarake në jug po hiqen nga inventari i mbrojtjes me vendime qeverie. Ato po rikualifikohen si hapësira dhe objekte me destinacion turistik. Ky veprim ka dy pasoja negative në lidhje me sigurinë kombëtare:

  1. Demilitarizimi i këtyre zonave nënkupton, reduktim të thellësisë operacionale, ngadalësim të reagimit ushtarak, ulje të pranisë shtetërore dhe rritje të varësisë tek aktorë ekonomikë privatë ose të huaj. Nëse nesër ka tensione politike, shteti do të përballet me pengesa strukturore për të ri-militarizuar që është normalizuar si aset civil ekonomik. Asnjë shtet serioz për sigurinë kombëtare nuk heq dorë nga asetet strategjike pa analizë afatgjatë. Shqipëria nuk duhet të jetë përjashtim; dhe
  2. Shkëputja e një territori të caktuar nga një shtet për t’iu bashkëngjitur një shteti tjetër (qoftë edhe me referendurm), është më e lehtë nëse në atë territor nuk gjendjen ojekte të rëndësisë së veçante ose instalime ushtarake.

Heqja e nenit për tradhti të lartë ndaj atdheut

Ndryshe nga kodet penale të 32 shteteve europiane, Kodi Penal i Shqipërisë nuk ka një dispozitë të qartë për tradhtinë e lartë ose tradhëtinë ndaj atdheut. Nenet 209-218 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë  parashikojnë dorezimin e ushtrisë, dorëzimin e territorit, provokimin e luftës, marrëveshje me shtete të huaja për ndërhyrje të armatosur, etj. Nga një analizë e thjeshtë e këtij grupi nenesh, shikon që neni 210 i cili parashikon “Marrëveshjen për Dorëzim Territori”, ka edhe dënimin më të vogël me burgim nga 5 deri në 10 vjet.

Për të qenë më të saktë:

“Neni 210

Marrëveshja për dorëzim territori

Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të huaja për dorëzim pjesërisht ose tërësisht të territorit apo të forcave të armatosura e materialeve mbrojtëse, me qëllim për të cenuar integritetin e vendit, dënohet me burgim nga 5 gjer në 10 vjet.”

Jemi në një situatë ku, sipas ligjeve në fuqi, është e mundur që një tradhëtar i kombit i cili dorëzon territore, mund të dënohet më pak sesa dikush i cili dorëzon një qese me hashash, Neni 283a i Kodit Penal, “Trafikim i Narkotikëve” nga 7 deri në 15 vjet burgim.

“Nëse nuk siguron një karrige në tryezë, shumë shpejtë do ta gjesh veten në meny”

Si përfundim, mund të themi se Shqipëria gjendet përballë një krize ku rrezikohet sovraniteti territorial, i cili nuk shembet brenda një dite apo me një akt të vetëm. Ai sabotohet me faza përmes: rënies demografike; shkatërrimit të traditave e zakoneve; reformës sabotuese territoriale vetëm për interesa të ngushta partiake; heqjes të pengesave civile dhe ushtarake për shkeputje të mëvonshme të territorit; mungesës së një strategjie detare; lejimit të ndikimit të huaj; dhe dënimeve të buta penale për ata që synojnë dëmtimin e këtij sovraniteti.

Kufinjtë e vendit tonë nuk po cënohen as me tanke e as me raketa, por me vendime të brendshme të cilat, të marra së bashku, në terma afatmesëm, e bëjnë sovranitetin territorial më të cenueshëm. Nëse elita politike nuk e trajton integritetin territorial, arkitekturën administrative, strategjinë detare, politikat demografike dhe kornizën penale si një paketë të vetme të interesit jetik kombëtar – dhe nuk ndërton rreth tyre një konsensus minimal shtetformues përtej cikleve zgjedhore – Shqipëria rrezikon të shndërrohet nga subjekt në objekt të gjeopolitikës rajonale. bw


Send this to a friend