Në Shkodër, numërimi i votave për Këshillin Bashkiak po fakton rolin kyç të PSD së Tom Doshit në fitoren e Benet Becit të Partisë Socialiste.
PSD numëron deri në këto momente 9572 vota, duke siguruar 13 mandate në Këshill, ndërsa progresionet e tregojnë në rritje.
Partia Socialiste ka marrë 13 272 vota me 18 mandate të projektuara, ndërsa koalicioni Bashkë Fitojmë ka 9785 vota, duke zhgënjyer edhe në votat për Këshillin Bashkiak.
Këto janë të dhënat për 190 QV nga 247 në total. syri.net