Aristotel Mici u lind më 5 qershor, 1935, në fshatin Shën-Pjetër, që ndodhet pranë qytetit antik të Apolonisë të rrethit të Fierit. Shkollen e mesmr e bëri në qytetin e Shkodres, më 1954. Vitet e para punoi si mësues në Shën-Pjetër, në Seman dhe në Fermën “Çlirimi”. Pasi mbaroi Universitetin e Tiranes, pa shkëputje nga puna, më 1860, u transferua në gjimnazin e parë të Fierit, duke qenë ashtu midis mësuesve të parë, që themeluan atë institucion. Ndër kohë, qysh atëherë, ai ishte marrë edhe me krijimtari lerare. Më 1968, kur në Fier u hap filiali i Universitetit të Tiranës, Aristoteli u emrua atje pedagog i letërsisë. Ndër kaq, në këto vjetë, ai do të botonte disa librat të tij si : Anës detit, Kërrabat me bilbil, Gjoli i rosave, Kopshti i lepurushve, Elektricistja e betonierës, Lulet e pyllt, Blerina në malësi, Lulet e pyllit, Drizana ,Vera midis nesh, Legjenda e zogut Gjon(me titull Gjini, Gjoni dhe Motra), Kur këndojnë gjinkallat, Ariu i pyllit të madh; vëllimi me fabula “Gardalina në fole” po atëherë ai kishte përkthyer librin “Kalimero në plazh” si edhe një libër me tregime mitike nga antikiteti me titull ”Tezeu dhe Minotauri”.
Në vitin 1981 Aristotel Mici do te dekorohej nga Kryesia e Kuvendit Popullor me me Urdherin Naim Frashëri.
Në vitet ’80 dhe ’90 të shekullit të kaluar A.Mici do të punonte në Shtëpinë Botuese Naim Frashëri, ku do të merrej me redaktimin dhe përgatitjen për botim të veprave seriale të autorëvve të traditës si ishin veprat e Naim Frashërit në shtatë vëllime, te Pashko Vasës, të Foqion Postolit, Lasgush Poradecit, Faik Konicës, Migjenit, Mitrush Kutelit e të tjerë.
Ndërsa në vitin 1998 ai do të emigronte në Amerikë dhe do të vendosej në shtetin dhe qytetin, ku kish pas punuar si immigrant ekonomik i ati para Luftës së Dytë Botërore. Atje, në emigracion, ai rinisi mësuesinë në disa shkolla, ku vazhdoi të punonte me zell dhe përkushtim sidomos me fëmijët emigrantë, që fillimisht kishin vështirësi për arsye të gjuhës. Dhe atëherë, për punën e tij me cilësi (Highly Quality) në procesin mësimor – edukativ, Aristoteli do të nderohej me çertifikat nderi, dokument ky i firmosur nga kryetari (Major City) i baskisë së Worcesterit, Timothy Murray, si edhe Superintendenti (Shefi) i shkollave James Caradonio. Po ndër këto kohë ai vazhdoi edhe studimet për zgjerimin e njohurive të tij. Në fillim ndoqi Kolegjin Quinsigamond në degën e gjuhës angleze për të huaj. Pastaj përfundoi studimet në Worcester State University (Major Program) në departamentin e historisë. Më vonë u gradua “Master in History” po në Worcester State Uiversity.
Ndër kohë që vazhdonte studimet, ai gjente rast për të folur dhe propaganduar në auditoret e Universitetit traditat tona kombëtare e patriotike siç duhet përmdndur eseja e tij “Skenderbeu në poezinë e Longfellout” – (Scanderbeg in the poetry of Longfellow) e edituar nga Prof D. Hochstettler. Me anë të këtij studimi autori përpiqet të theksoi vlerat e poemës së Longfellout për Heroin tone kombëtar, po edhe të sqarojë për audiencën e pranishme në sallë, rrugët e shtigjet, që mund ta kenë shpurë Longfelluan drejt gjetjes së subjektit të Skënderbeut, 160 vjet më pare, kur nuk kishte as telefon dhe as mjete të tjera komunikimi, poemë e rëndësishme kjo, që e ka përkthyer mjeshtërisht Noli i Madh.
Kurse studentja për Master në Boston University, Krisela Karaj, do të perfundonte përkthimin në anglisht të monografisë së Aristotel Micit “Origjina e emrit etnik shqiptar” (The Albanian Ethnonym Shqiptar) botuar në disa gazeta elektronike si edhe në “Amazon”.
Gjatë gjithë viteve të jetës në Amerikë, A. Mici do ta ndjente veten të angazhuar me aktivitetet kulturore dhe patriotike të diasporës. Kështu, kur shoqata “Kombi” organizoi një tubim me shqiptaro-amerikanët e qytetit Worcesterit, ku qe i ftuar ish kongresmeni me origjinë arbëreshe Joseph Dio Guardi, ai mbajti kumtesën e titulluar “Shtegëtimi i armëve të Skënderbeut”, ligjërimi i tij u prit me shumë interes. Vetë ish Kongresmani e përgëzoi.
Në kuadrin e 550 vjetorit të Heroit Kombëtar, Skënderbeut, Aristoteli shkroi esenë “Mesazhi i Memories së Gjon Muzakës për Skënderbeun”, që do të botohej në “Dielli”, në “Milosao”, në Gazetën Shqiptare dhe në disa gazeta elektronike. Në këtë studim, përveç ideve që dalin nga analiza e veprës së Gjon Muzakës, autori mban qendrim kritik kundër historianit Oliver J. Schmitt, i cili synon në mënyrë tendencioze të denigrojë dhe deformojë të vertetat për heroin tonë kombëtar. Ndër kohë ai ka realizuar disa lloj studimesh të publikuara në organe të ndryshme shtypi si në Shqipëri dhe jashtë, po edhe në botimet elektronike:
Midis këtyre botimeve bën pjesë monografia “Zanafilla e romanit ‘Lumi i Vdekur”. Disa nga këto shkrime të shkruara në Amerikë do të ishin pjesë perbërëse e librave të tij me motive historike dhe gjuhësore, siç mund të përmendim novelen “Karvani i Pavaresise”, qe evokon udhëtimin historik të Ismail Qemalit, kur u ngrit flamuri ne Vlorë me 28 Nentor,1912. Një pjesë e subjektit të kësaj novele pasqyron pritjen e Ismail Qemalit nga populli i Libofshës si edhe përcjrcjelljen e shpurës së tij me lundrën “Gjemi” në fshatin Petovë.
Në këtë periudhë të jetës në emigracion, A.Mici do të botonte edhe librat:
“Prejardhja e emrit shqiptar”, Himni i Flamurit simbol mbarëkombëtar”, “Meditime letrare”, “Apolonia dhe hinterlandi i saj”. Me rëndësi është të përmendim veprën “Presidentët Amerikanë në Memorialin e Malit Rushmore”, e cila vepër përfshin katër portrete historike, Gj. Washington, Th. Xheferson, A. Linkoln, Th. Rusvelt, që evokojnë katër presidentët më të famshëm të Amerikës, të cilët janë përjetësuar në një vepër arti, që është skulptura më e lartë në botë në Malin Rushmore në shtetin e Sauth Dakota.
Në vitin 2020, Aristoteli botoi edhe librin – monografi, titulluar “Pellazgët në Optikën e Herodotit” qe trajton çështje të etnogjenezës të kombit tone sipas Herodotit.
Ai sapo ka përfunduar gjithashtu dhe një përmbledhje me motive nga antikiteti, siç janë shkrime tashmë të botuara në Dielli dhe në Milosao: Orakulli i Apolonisë dhe Frakulla sot, Akili i falej Zeusit të Dodonës Pellazgjike, Kënga “O e bukura More”, Kulti i Aleksandrit të Madh në trevat Iliro-Arbërore, Spinarica si Port i Apolonisë” e të tjera.
Dhe tani në vazhdim të shkrimit tonë rreth personalitetit të Aristotel Micit, arrijmë në idenë se gjithë veprimtaria e tij intelektuale si pedagog dhe shkrimtar është një eksperiencë, që duhet njohur dhe studjuar nga ana didaktike dhe letrare. Le të kujtojmë se për shtatë dekada ai, duke dhënë mësim, ka praktikuar gjithë programet mësimore të shkollës sonë, nisur që nga programet e shkollës fillore, nëntëvjeçare, shkollës së mesme(gjimnazit), si edhe programet e lëndëve të fakultetit, pra të universitetit.
Po për veprimtarinë letrare dhe pedagogjike Aristotel Micin e ka vleresuar edhe kryetari i Bashkisë së Fierit, i cili e ka ndeuar atë në tetor të vitit 2022 me Çerifikatë Mirënjohjeje për kontributin e tij në fushat e arsimit, letërsisë dhe publicistikës. Edhe shoqata kulturore “Myzeqeja” e ka vlerësuar atë, duke i dhënë Çerifikatë Nderi.
Ndërkaq është mirë të theksojmë se reporteri bibliografik i Aristotel Micit ka mbi 100 materiale të publikuara në gazeta dhe revista të ndryshme, disa lloj studimesh si monogafi, kumtesa, ese, trajtesa, kritika letrare të botuara brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Si konkluzion, tërë përvoja e tij është një traditë me vlerë që e vendos atë midis studiuseve pasionantë të arsimit dhe të kulturës sonë.
Që nga viti 1998 Aristotel Mici jeton familjarisht në qytetin Natick, të Bostonit, ku është anëtar i shoqatës panshqiptare Vatra dhe ku herë pas here aktivizohet në jetën patriotike dhe kulturore të komunitetit shqiptaro-amerikan.