Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në Kuvend për gjenocidin serb në Kosovë.
Berisha akuzoi mazhorancën se po mohon gjenocidin serb.
“Të mohosh gjenocidin serb në Kosovë do të thotë të jesh qenie pa ndërgjegje. Kjo është jashtë çdo lloj koncepti”, tha kryedemokrati.
Sali Berisha: Në Kosovë u bënë masakra, u vranë fëmijë. Të mohosh gjenocidin serb në Kosovë do të thotë të jesh qenie pa ndërgjegje. Kjo është jashtë çdo lloj koncepti. A mundet një shqiptar të shkelmojë mbi këtë gjak. Kreu juaj është argat i Vuçiçit, ai është shërbëtor i Aleksandër Vuçiçit. Ndaj gjenocidit duhet të mbajmë qëndrim. Vrasja për shkaqe etnike e civilëve është gjenocid. gsh