Kryetari i PD Sali Berisha, ka apeluar nga Elbasani për të mos votuar ata kandidatë për deputetë të opozitës që nuk iu bashkuan koalicionit. I pyetur për deputetin Dashnor Sula që dha dorëheqjen nga PD për t’ju bashkuar koalicionit të “Nisma-Shqipëria bëhet” të Adriatik Lapaj, Berisha u përgjigj se ai ka kohë të mendohet sërish.
“Dashnor Sula bëri zgjedhjen e tij, midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun dhe iku në punën e tij, ka kohë ta mendojë”, tha Berisha.
“Do t’u them qytetarëve, asnjë votë për patericat e Edi Ramës, sepse ata u ftuan botërisht, pavarësisht nga mendimet e ndryshme, nëse e ndjeni veten opozitarë, bashkohuni me ne në aleancë.
Mirëpo ata nuk i lejuan problemet e tyre ndaj dhe votat për ta janë vota për Edi Ramën, de facto. Përveç kësaj, ne kemi programin më të shkëlqyer, programin e Shqipërisë Madhështore, një program që Shqipëria nuk e ka pasur kurrë më parë, por që u garantoj se do jetë realitet i padiskutueshëm.
Tani, të them të vërtetën, kemi edhe kryemagjistarin, bashkëkryestrategun e fitores më të madhe në historinë e njerëzimit, siç ishte rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë me datën 20 janar. Chris LaCivita është një fuqi natyrore elektorale në vetvete”, tha kreu i PD.
Lideri demokrat bëri thirrje gjithashtu se “asnjë votë nuk duhet të shkojë për patericat e Edi Ramës”.
“Të gjitha partitë opozitare u ftuan në koalicion, por ata që nuk pranuan çojnë vota janë për Ramën”, tha kreu i PD.
Mbyllja e TikTok- Berisha premtim nga Elbasani: Më 12 maj aplikacioni rikthehet në telefona! Rama, censor që ka frikë nga fjala e lirë
Kreu i PD Sali Berisha ka premtuar se aplikacioni TikTok, në rast se do të mbyllet do të rikthehet sërish.
Ndërsa ndodhej në Elbasan me rastin e Ditës së Verës, Berisha i premtoi një djali i cili ishte mes qytetarëve se më 12 maj aplikacioni do të kthehet në telefonët e shqiptarëve, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama është një “censor” që ka frikë nga fjala e lirë.
“Me datën 12 TikTok vjen sërish në telefona dhe Rama arkivohet si censori më i keq në histori pas babait të tij. TikTok-un do ta rikthejmë sërish. Ai ka frikë dhe tmerr nga fjalët tuaja”, tha ai.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një takim me deputetët e Elbasanit, u ka lënë porosi atyre në lidhje me fushatën mbi zgjedhjet e 11 majit.
Kryedemorksati u shpreh se duhet t’i shtrihet dora çdo opozitari, dhe çdo qytetari i cili e sheh largimin e Ramës nga pushteti si shpëtim të Shqipërisë.
“Do të bëni gjithçka të bashkoni çdo fluks opozitar, do t’i shtrini dorën çdo opozitari, do pranoni bashkimin në diversitet, është prova e toleracës. Do të përpiqeni të bindni çdo person që do të jetë opozitar dhe e konsideron largimin e Ramës nga pushteti si shpëtimin e Shqipërisë. Në tërësi klima është shumë pozitive”, tha ai.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një takim me deputetët e Elbasanit, e quajti fitoren më 1 maj si një mënyrë për t’u treguar shqiptarëve dhe sipas tij edhe botës, se me votë të lirë PD do të përmbysë diktaturën e dytë në 3 dekada.
Berisha u ndal edhe në faktin që qeveritë socialiste në 12 vite nuk kanë investuar në të mirë të qytetarëve, por është menduar gjithë kohës se si të vidhen.
Nga Elbasani, kreu i PD, Sali Berisha, ka deklaruar se pas 11 majit, një nga projektet me urgjencë infrastrukturore që do të nisë PD me ardhjen në pushtet do të jetë ndërtimi i Bypass të ri në Elbasan.
“Shqiptarët dhe qytetarët e Elbasanit presin fillimin e ndryshimit të madh, kurorëzimin me sukses të plotë të fitores së 11 majit. Fitore e një rëndësie të pakrahasueshme, me të cilën duhet të faktojmë se arritëm që me votë të lirë në mënyrë të civilizuar, të përmbysim në 3 dekada një diktaturë të dytë.
Kur mendon se kjo qeveri në 12 vite ka administruar 65 mld euro dhe ka sjellë shqiptarët nga më të mirë paguarit në më të keqpaguarit në rajon,. Këto miliarda nuk u përdorën për jetën e qytetarëve, rrogat e pensionet, nuk u përdorën për një transformim madhështor të infrastrukturës, por u vodhën dhe u zhdukën, u investuan në skema se si të vidhet më shumë. E kemi lënë në 2013 me rrugën Tiranë-Elbasan, vepra e vetme më e rëndësishme që prisnin qytetarët për ta gëzuar ishte bypass-i.
Këta investojnë përtej Elbasanit sepse kështu u kërkon klientela dhe bypass që e ka projektin dhe çdo gjë gati nuk e ndërtuan.
Kushton mesatarisht të paktën 30 min më shumë rrugë qytetarëve…
…Nga Elbasani, kreu i PD, Sali Berisha, ka deklaruar se pas 11 majit, një nga projektet me urgjencë infrastrukturore që do të nisë PD me ardhjen në pushtet do të jetë ndërtimi i Bypass të ri në Elbasan.
“Kushton si vepër, por është e rëndësishme për frymëmarrjen e qytetit të Elbasanit. Ne si PD i mbajmë gjithnjë premtimet dhe kjo vepër do të jetë ndër të parat që do të nisë pas 11 majit”, tha Berisha.
Kryetari i PD Sali Berisha, në një takim të zhvilluar me deputetët e Elbasanit është ndalur tek listat e dorëzuar në KQZ për zgjedhjet e 11 majit.
“Listat janë mirëpritur gjerësisht. Por një gjë është e sigurt, nuk kanë asnjë krahasim me listat e palës tjetër. Dhjetëra prej tyre me dosje të rënda vjedhjesh, hajnish dhe përvetësim pronash. Ja ku jemi ne opozitarë për 12 vite, montuan procese politike dhe nxorën sepse janë persekutorë politikë. Ky është një avantazh i madh për kandidatët tanë. Kemi dhe ne të metat tona por nuk kemi mëkatet e tyre. Dalim dot para shqiptarëve të betuar që do të punojmë për ta, që do të ndryshojmë jetën e tyre në qytet, fshat e kudo”, tha ai.
“Kanë disa ditë që merren me Dash Sulën dhe mustaqet e Kujtim Gjuzit”, Berisha për deklaratat e Ramës: Duan të na eklipsojnë programin!
Kreu i PD Sali Berisha, i ka konsideruar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Dashnor Sulën dhe Kujtim Gjuzin, si një përpjekje për të eklipsuar programin e PD për zgjedhjet e 11 majit.
“Kanë tërë këto ditë që merren me Dash sulën dhe mustaqet e Gjuzit. Duan të na eklipsojnë programin e të merren me tema të tilla,. Nuk duhet të biem në këtë spirale të tyre. Ata le të flasin për këto gjëra, ne do të flasim për programin”, tha ai.
“Ata që njerëz që na përshëndetën sot këtu në qytet, kanë 30 vite që na ndjekin, na mbështesin, sakrifikojnë, nuk janë as deputetë as kanë marrë ofiqe por pse? Sepse ata i qëndrojnë besnikë idealeve të tyre”, tha Berisha.
Sa i takon listave të mbyllura, Berisha tha se është një padrejtësi e krijuar nga ndryshimet që iu bënë kodit zgjedhor në 2021 nga mazhoranca socialiste. Por Berisha premtoi se pas zgjedhjeve do të kërkojë sërish ndryshime në kodin zgjedhor, për ti dhënë frymëmarrje partive të vogla politike.
“Një padrejtësi e diktuar në mënyrë absurde që ky (Rama) synoi të shfarosë partitë e vogla, sic është rasti i LSI, e cila me 108 mijë vota mori 4 deputetë.
Ndërsa partitë e mëdha me 7 mijë vota morën 1 deputet. Këto janë praktika antidemokratike dhe ne, në rastin e parë që do na jepet mundësia do i japim mundësi atyre. Partitë e vogla janë 1/3 e elektoratit shqiptar, mentalitet diktatorial, pse it heqësh partitë e vogla kur ata kanë elektorat”, u shpreh Berisha.
bw