Berisha: Peng Basha votoi dje 2 ligje të turpshme! Do përballesh me drejtësinë shqiptare dhe atë amerikane
Nga ‘foltorja’ e Devollit, ish-kryeminsitri Sali Berisha ka sulmuar votimin në parlament të dy ligjeve me 110 vota ku PD ka bashkuar votat me PS, duke e quajtur ‘ditë e rëndë për demorkacinë’.
Ish-kryeminsitri Berisha ka hedhur akuza në drejtim të Bashës dhe Ramës si pengmarrës të tij, ku i ka lajmëruar se shumë shpejtë do japin përgjigje para drejtësisë shqiptare dhe asaj amerikane.
Berisha: Basha ka 5 muaj që ka takuar vetëm kryetarin e PD Durrës me dy anëtarë dhe nuk takon asnjë tjetër përveç atyre që i shkojnë në zyrë. Dhe tani në një akt papërgjegjshmërie, përderisa firmat po flasin vetë çdo ditë dalin dhe lexojnë emrat e delegatëve, i tmerruar nuk thotë më nuk firmat janë, por nuk i njof firmat dhe tenton të thërrasë antikuvendin në datë 18 për shoqatën Basha-Bardhi.
E gjithë propaganda e qeverisë është turrur në mbrojtje të peëngur të kreut të meduzës. Të gjithë analistët dhe qeveritarë me në krye Baton ‘Staniqiçin’, nga mëngjezi në darkë merren me mbrojtjen e tij. Është dhe një grup i vockël të cilët ja kanë shitur shpirtin djallit pra xhepit të tyre, dhe tërë javën vjellin vrer dhe të premten shkojnë në xhami për të larë mëkatet por në fakt futen mëkatar dhe dalin mëkatar. Janë në grahmat e fundit të Ramës dhe peng Bashës për të shuar pluralizmin, por dje ka qënë një ditë e rëndë për demokracinë. Votuan me 110 vota të gjithë bashkë me urdhërt të Bashës kontratën për vaksinën, një kontratë e kritikuar gjerësisaht nga mediat e huaja specifikisht për Shqipërinë. Kaq frikë ke të ruash interesin e vendit tënd, ti me para po i blenë. Por më i rëndë ishte ligji i dytë, ligji i Toyota Yaris apo dosjen Muzin, ligji pastrimit të parave. Në vend se ai ligj të shoqërohej me amendamente, ai detyroi grupin të votojë për ligjin. Por siç është e vërteta ai është akuzuar nga prokuroria për larje parash.
Shkoi në gjykataë të apelit, ndërhyri me tërë forcën Rama dhe e mbylli me turp, pasi dosja e kryetrarit të opozitës nuk shkoi në Gjykatën e Lartë, si çdo dosje e çdo qytetari, por duke shkelur ligjin. Ndaj dhe dje kryetari e mbylli gojën dhe votoi ligjin pasi Rama do ja përmendte siç i përmendi dosjen Muzin.
Por dua ti kujtoi zotrisë së tij se dosjen e mbyll duke lënë veten peng, por të sigurojë se në SHBA dhe Shqipëri do përballësh me ligjin pasi ke shkelur ligjin amerikan dhe atë shqiptar. Dhe të gjithë ata që kanë manipuluar do përgjigjen bashkë me ty.
Berisha: Basha shau demokratët, përdori fjalë që përdorin kundërshtarët rrugeçër
Ish-kryeministri Sali Berisha në Foltoren e Devollit, foli për faktin se Lulzim Basha ka përdorur fjalë fyese ndaj demokratëve.
Berisha theksoi se Basha shau demokratët, duke shtuar se përdori fjalë, që i thonë vetëm kundërshtarët rrugeçër.
Po ashtu, Berisha vlerësoi se në fakt, njerëzit që punuan në qeverisjen e PD-së arritën rekord që kurrë nuk ishin arritur më parë.
“Basha shau demokratët, përdori fjalë që përdorin kundërshtarët rrugeçër. Tha gjëra edhe për qeverisjen e mëparshme. Qeverisja e mëparshme kishte një gjë kryesore, e kjo ishte se në qendër ishte qytetari, sepse ne dyfishuam rrogat, pensionet, ne bëmë përpjekjet më të mëdha që të ngremë infrastrukturë të përshtatshme jo vetëm në qytete, por kudo që nuk kishte rrugë.
Ne ndoqëm parimin që në çdo fshat të kishte infrastrukturë të një lagjeje qyteti, ndërtuam kanalizime, ujësjellësa, që të ketë kudo internet. Ne financuam 45 mijë fermerë dhe ishte projekti më pa ankesa që kishte qeveria. Qëllimi ynë ishte përmirësimi i jetës tuaj. T’i cilësosh të tjerët llum, në një kohë që ka gjithë këta rekorde pozitive, duhet të flasësh se ku je ti. Ata që bashkëpunuan, ishin njerëz që transformuan vendin, mund të kenë bërë gabime, por në tërësi u punua shumë mirë dhe Shqipëria bëri përparime të mëdha”, deklaroi Berisha.
‘Toyota Yaris’, Berisha: Në 17 dhjetor, Bashën e presin në zyrë prokurorët belgë
Lideri historik i PD, Sali Berisha i kërkoi dorëheqjen Lulzim Bashës, pas zbulimit të letërporosive të autoriteteve belge ku ai është në ndjekje penale për ‘Toyota Yaris’.
Berisha tha se Bashën e kërkojnë prokurorët belgë në zyrë në datën 17 dhjetor.
Nga Foltorja e Devollit, Berisha deklaroi se Basha është thirrur 5 herë për të dëshmuar për autoritetet ndërkombëtare.
“Edi Rama të ka kursyer e të ka mbajtur peng me dosjet në Shqipëri, por jo në Belgjikë. Unë jap vetëm kaq, ai prishi operacionin dhe këtë ia kam thënë pa ardhur ‘Toyotat’ në Shqipëri dhe kjo tregonte implikimin e tij me njërën apo tjetrën palë dhe kam zero njohuri se drejtësia belge e ka kërkuar për ndjekje penale dhe këtë e ka fshehur Edi Rama. Ai ishte thirrur 5 herë dhe në 1 tetor është thirrur sërish dhe në datën 17 prokurorët belg e presin në zyrën e tyre”, u shpreh Berisha.
Ish-kryeministri shtoi gjithashtu se dosja e ‘Toyota Yaris’ në prokurorin në shqiptare u mbyll me urdhër të Edi Ramës, i cili tha ai e mori peng Lulzim Bashën me këtë dosje. Në këtë drejtim, Berisha i kërkoi Bashës të japë dorëheqjen dhe të përballet me akuzat e drejtësisë belge, por edhe në SHBA për dosjen e lobimit.
“Në fillim të kësaj lëvizje ju deklarova dhe e quajta atë peng-Basha, peng-kryetari. Kurrë nuk e etiketoja pa patur bindje absolute se ai i tillë ishte dhe faktet dëshmuan të njëjtën gjë. Faktet po dëshmojnë vetëm këtë. Nëse në Shqipëri është vendosur narkoshteti, për fat të keq kryetari i dosjet e tij të krimit është aksioner i këtij shteti. Në ‘Foltore’ të ndryshme kam denoncuar dhe i kam kërkuar të japë shpjegime për ‘Toyota Yaris’, për dosjen ‘Muzin’. E garantoj se me radhë do të dalin dosje të tjera dhe e garantoj se projekti i Emirateve në Durrës nuk do të realizohet kurrë sa të jeptë PD forca më e fuqishme e vendit.
Ish-ministri ynë i Brendshëm deklaron një ditë në Parlament se do të vijnë me Toyota 5 mln euro dhe do t’i presë Taulant Balla. Deklaratë që të dukej fantazi në pamje të parë. E pyes si e bërë ti zotëri këtë deklaratë. Tha është e sigurtë që do të vijnë… Nëse është e sigurt, si mund të dekonspirosh operacionin, i thash, se ti futesh në vorbullën e organizatës kriminale, se kjo deklaratë është paralajmërim për ata që do të vijnë. Janë me GPS tha. Ato erdhën, por ata që i prisnin nuk dolën. Ata ikën. Hapet dosja, merret në pyetje peng kryetari dhe për të gjithë atë aferë dënohet vetëm një njeri. Edi Rama i mbylli dosjen peng kryetarit. Por dosja i kishte rrënjët në Belgjikë.
Kishin nisur hetimet atje dhe atë dosje nuk ia mbyllte dot Edi Rama. Këto kohë gazetarët zbulojnë dokumente autentike në të cilat Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë jep dritën jeshile për ndjekjen penale të Lulzim Bashës me kërkesë të autoriteteve belge. Ka ndodhur në 2019, ka vazhduar në 2020 dhe 2021. Tani fjala është e drejtësisë belge, të cilët e kishin marrë në pyetje njëherë e kishte thënë do të flas përpara drejtësisë belge. Por drejtësia belge nuk kontrollohet nga Edi Rama dhe kanë kërkuar marrjen me forcë dhe ndjekjen penale. I them jep dorëheqjen dhe mos u fshih pas dosjeve të tua. Edi Rama të ka mbajtur peng me dosje në Shqipëri, por me dosje në Belgjikë rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale”, deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha.
Komentet