Ne një postim në rrjetin social Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dënon thirrjet antishqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë më 2 gusht. Lideri i PD-së i cilëson akte nacionalizmi primitiv dhe të papranueshme.
Ai theksoi se këto thirrje janë një dëshmi e racizmit dhe nacionalizmit ekstremist që ka targetuar etninë shqiptare për shekuj e mijëvjeçarë në trojet e saj, si dhe një sfidë ndaj rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Partia Demokratike e dënoi fuqishëm këtë incident dhe vlerësoi qëndrimin e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve shtetërore të Maqedonisë së Veriut, duke mbështetur angazhimin e tyre për të kundërshtuar çdo formë të diskriminimit.
Postimi:
Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, një akt nacionalizmi primitiv.
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe thirrjet barbare primitive antishqiptare në Kumanovë si dëshmi e racizmit dhe nacionalizmit primitiv kundër etnisë shqiptare në shekuj e mijëvjeçarë në trojet e veta, por edhe kundër vetë rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Partia Demokratike, duke dënuar me forcën më të madhe këto akte, vlerëson dhe mbështet qëndrimin e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj tyre.