VOAL- “Votoni për ndryshimin, për ndershmërinë dhe për një Bashki që i shërben qytetarëve, jo pushtetit.” Ky është mesazhi që kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Berat, Pavlo Shkarpa, iu bën bashkëqytetarëve të tij në këtë ditë të votimit:
Të nderuar qytetarë beratas,
Sot është dita juaj! Qendrat e votimit janë hapur në të gjithë territorin e Bashkisë Berat.
Ftoj çdo qytetar të ndershëm, çdo familje beratasi që e do qytetin e vet, të dalë dhe të shprehë vullnetin e lirë me votë.
Votoni për ndryshimin, për ndershmërinë dhe për një Bashki që i shërben qytetarëve, jo pushtetit.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 18:00.
Mos e lini votën për në fund çdo votë është zëri juaj, forca juaj, dhe e ardhmja e Beratit!
Votoni, votoni, votoni!