Ben Affleck dhe Jennifer Garner ndonëse kanë dhënë lajmin për ndarje janë duke i kaluar pushimet së bashku me fëmijët në vilën e tyre në Bahamas.
Duke qenë në qendër të vëmendjes që nga lajmi për divorc, çifti po qëndron bashkë që kjo periudhë të jetë më e lehtë për fëmijët e tyre.
Pushimet që do duhej të ishin festë e 10 vjetorit të martesës, në fakt janë tema diskutimi për arsyet që sollën ndarjen, transmeton Koha.net.
Ata janë fotografuar të ulur në një kënd të fshehtë në plazh duke biseduar me njëri tjetrin me fytyra të tensionuara.
Mediet vazhdojnë të raportojnë që Garner nuk mundi të durojë më pakujdesitë e Affleckut i cili gjatë tërë kohës akuzohet se ishte i varur nga alkooli, bixhozi dhe femrat.




Komentet