Versioni i sakte ngjarjesh…
( Ne nderim te Normes, Marias , familjareve te vjehrres time nga Portole, ne nderim te vjehrrit tim Stellio dhe gjithe viktimave te partizaneve titine )
Nana ime ( e burrit) , sa here qe flitet per foibet ( varre te perbashketa) ne Pisino, province e Pola ( Istria) i len te gjitha punet e ngulet para televizorit.Menjehere i nderron ngjyre e fytyres,dhe i leviz proteza e dhameve. Ndersa baba (i burrit),drite paste ,e kishte zakon e mbushte goten e veres ,e rudhat ne balle i dyfishoheshin. Une vone e mora vesh aresyen .
Nje kushrire e nanes,nga Istria,qe sapo kish mbaru universitetin ne Padova,Norma,ashtu si shume italiane te Istrias,e kishin marre me force titinet, mes motrave ne shtepi,vetem sepse ishte shkollu ne nje universitet Italian, e bashke me te tjeret , e kishin varrose te gjalle ne varret e perbashketa ( foibet) .Kur ata varre jane hape,asht kuptu ,qe ajo kishte qene gjalle, kur asht gropose dhe eshte gjetur ne nje gjendje te llahtarshme…
Norma Cossetto lindi në 17 maj 1920 në Santa Domenica di Visinada (sot Labinci) në Istria. Më 1939 regjistrohet në Fakultetin e Letrave dhe Filozofisë në Padova. Ajo njihet nga të gjithë si një vajzë sportive, e gëzuar dhe shumë e aftë për të folur gjuhët e huaja – flet frëngjisht dhe gjermanisht – luan piano, luan basketboll dhe gjuan me hark.
Te njejten gje ,te llahtarshme titinet kane bere me Marian ,shtatzene , te cilen pasi e kane marre zvarre ,e kane vendos mas shtepise,ku dhe e kane there 7 here me thike ,ate dhe foshnjen pernjiheresh. Ne Portole, varrin e saj ,as sot e kesaj dite askush nuk guxon ta preke me dore…
Asht i paprekshem……
Asht nje varr me tre tuba te prere ne maje ,aty ku dhe prehen familiaret e tjere te vjehrres time.
Keta pra ishin titinet ,ose partizanet clirimtare jugosllave.Nuk u fol deri vone per keta ngjarje ne Itali, as nga PKI partia komuniste Italiane, ndoshta,per te evituar nje hakmarrje te mundshme ,midis familjeve ne dy anet e kufijve .( Itali,Jugosllavi)
Por nje tjeter ngjarje ,qe se harroj kurre eshte ,fakti i grabitjes me dhune nga titinet ,ne mes te Triestes ,ne stacionin e autobuzit ne lagjen Barriera, ,i vjehrrit tim bashke me 5 shoket e tij ,dhe dergimi i tyre me urgjence per ne Tuzla te Jugosllavise , ne pune vullnetare….
Diten punonin si qen ,te ruajtur nga ushtare te armatosun ,naten dergoheshin ne kazerme ,ne kapanone prej druri ,po te rrethuar nga ushtare te armatosur.Rastesisht nje komision amerikanesh qe kontrollonin veprat e Titos,me deshiren e mire per ti ndihmuar, zbulon grupin e te rinjve ne Tuzla te Jugosllavise.
Kujtojme qe pasi u larguan nga ruset , Tito u afrua me amerikanet ,te cilet ne vite 60 investuan ne bregdetin Jugosllav.
Normalisht qe amerikanet do te benin presion dhe marveshje te vazhdueshem me Titon per likuidimin e pronave te Italianeve te Istrias, si pronat e braktisura
Titinet kishin bere akte terrroriste ,te cilat i kishin detyruar italianet te emigronin ne vende te tjera.
Ne ate kohe zyre e kadastres ishte ne Zagreb ,ku dhe perpunoheshin te gjitha dokumentet e demshperblimit.Sic e dime ,edhe ato prona qe mbeten pa u demshperblyer ,u kthyen me presion te nje grupi intelektualesh istriane qe jetojne ne Amerike,ne momentin e hyrjes se Kroacise ne Evrope.Ne Istria jetonin figura emblematike italianesh intelektuale,ndermjet tyre edhe familja e Markion ,ish pronari i Fiat.
Nejse ,vazhdojme me historine tone te cilen e lame tek komisioni amerikan ne Jugosllavi. Per fatin e mire ,njeri nga personat e komisionit qe kuptonte italishten, hyn ne komunikim me te rinjte dhe kupton , qe ata nuk jane vullnetare ,por i kan mare me force nga Trieste.Me nje shpejtesi te jashtezakonshme,komisioni i amerikaneve ,qe kishte edhe mbrojtjen nga ajri ,ngarkon ne makine 5 te rinjte italiane,dhe i nis urgjentisht per Trieste.
Titinet e denuan vjehrrin tim ,nuk i dhane asnjehere lejekalim per te pare ate pjese te familjes ne pjesen B ,te Istrias. Pjesa A e Istrias ,ne ate kohe,ishte ne kontrollin amerikan,pjesa B nen kontrollin e Titos.Ne pjesen B kishin ngele familiare te tjere.Pas disa vitesh ata sigurisht u takuan .Nderkohe amerikanet kishin ngritur kampe per italianet e Istrias ,nga ku nje pjese e madhe emigruan ne Amerike.Pas disa vitesh ,nen presionin e presidentit Segni dhe Aldo Moro u ndertuan me financim te amerikaneve,shtepi popullore per italianet e Istrias.Ne Pordenone Aldo Moro ,u dha toka dhe shtepi,ne zonen San Quirino ,per vitikulture si dhe kultivimin e kiwit
Sot kjo zone eshte shum famoze per vererat.
Pra, komunizmi nuk mundi kurre te njihej si clirimtar apo si shpetimtar ,as per familjen Urbano e as Facchin, perkundrazi.Ishte nje llahtar per te cilen edhe vete ata nuk flisnin deri vone…Si munden titinet te fusnin te gjalle ne dhe, nje vajze nga familja e nderuar e ish drejtorit te bankes se Istrias ? Si munden te thernin nje grua shtatzene pa asnje faj ?
.
Eh kjo Istria ! Gjithmone lufte ne token e saj.E donte Italia,Austria,e donin titinet .
Por sot jane ca titine te tjere ,qe bejne si shpetimtare te TRIESTES ,portes se Evropes.
Jane Kinezet ..Ata qe bejne sikur po e ndihmojne …
Dhe me kangen bella ciao ciao, kerkojne dashuri e krushqi te reja ,ne kohe korona virusi.

Komentet